top of page

Ruzhdi Gole: AJËR I NGJETHUR

1 hour ago
1 min read

AJËR I NGJETHUR


Aty këtu 

të gjithë sëbashku 

shpesh ndarë veç e veç,

Kryeqyteti 

ajër ngjethur

na dëgjon 

me timpanin e plasur

na sheh me sy të mardhur   

Ne atij kryet ia rrahim mes nesh.


Aty-këtu triumfet rrëzohen nga majat

veç flamuj të djegur 

të një kombi 

të ashpër,

Ne, ngahera, tragjikë 

edhe nga shakaja

vesh

me parzmoren 

e çdo thëllimi 

të ngratë.

Tirana 

flakëronjëse e ftohtë

jeton një vjeshtë të acartë...

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page