top of page

Rrezatime befasuese nga hemisferat e poezisё ndryshe




( Një analizë pёrsiatёse mbi librin “ Festivali i pasioneve” të poetit Skënder Sherifi, botim i ILAR, Tiranё 2020)


Ishte një ditë e nxehtё korriku, thjeshtё vetëm para disa ditёsh kur mё erdhi mesazhi nga i mirёnjohuri Skёnder Sherifi. I hutuar dhe i befasuar nga teksti i mesazhit u ndieva i tronditur. Tronditje ngase unё nuk isha lidhur me veprёn e kёtij shkrimtari e poeti kaq produktiv e kaq i pёrhapur nё gjeografinё e trojeve shqiptare e shumё mё tej.

E kisha dёgjuar komentet e mikut tim tё ndierё Moikom Zeqo pёr poezinё avangarde të Skёnder Sherifit, për punёn e tij titanike nё dobi tё shqiptarizmёs, pёr shumё nga veprat e tij…

Por hutimi dhe befasimi ia lanё vendin njё vullneti dhe dёshire pёr tё lexuar ( studjuar) poezitё e librit tё kёtij poeti me titullin “Festivali i pasioneve”.

Tek lexon kёto poezi tё titulluara si “tablo” po mё dukej sikur e shihja njё bard tё kohёs sё ilirёve nё amfiteatrin e Durrёsit duke recituar pa asnjё lloj pengese e plot indiferencё ndaj ndonjё zhurme sado e vogёl qё vinte nga shkallёt e gurta tё amfiteatrit. Monologje tё pёrsosura plot me ngjarje e me njerёz…

Nё tё gjitha poezitё “Tablo” shihen qёndizma tё cilat njё dorё e padukshme i thur skenat me fije qё i merr nga historia, nga personazhe tё shquar shqiptarё e tё tjerё. Dhe, autori, poshtё titullit global “Tablo” jep me disa fraza pak a shumё pёrmbajtjen e tablosё, tekstit tё saj. E ndiej veten para kёtyre parafrazave sikur kam nё duar librin e Fransua Rablesё “ Gargantua e Pantagruel“ apo tё Servantesit “Don Kishoti i Mançёs” ku aroma e shekullit tё XV- bukur mirё ndihet nё “Festivalin e pasioneve”.

Metaforat dhe maksimat e poezisё sё Skёnder Sherifit janё ardhur nga një hemisfer tjetёr, qё edhe si tё tilla nuk e pengojnё, nuk i prishin punё poetit tё sjellё mes vargjeve ritmin e poezisё popullore shqiptare, ku rimat nuk janё si tё gjitha rimat, por janё rima tё njё poezie tjetёr lloj.

Ngjarje pa fund, personazhe mё shumё se nё romanin “Lufta dhe paqja” tё Tolstoit dhe metafora emblematike pa fund ku mes tyre dёshiroj tё pёrmend frazёn “Kazani i parave” qё ngacmon problemet mediatike – politike nё Shqipёrinё e sotme.

Poezia e Skёnder Sherifit ashtu e gjatё dhe me varg tё gjatё ёshtё origjinaliteti i tij i pa fre e i pandal… Poezia e tij ёshtё pikturё e modernistёve abstractё dhe kёto poezi- piktura lexuesi i lexon me qartёsi dhe merr kuptimin e tyre hyjnor e shpirtёror.

Pёr romanin e pёrfolur tё Laurenc Stern “ Jeta dhe opinion i Tristram Shandy, xhentёlmen” jepet nga kritika letrare ky koment:

“ Po u fillua tё shikohet me vёmendje fakti i tekstit, do tё vёrehet se ky çregullim ёshtё bёrё qёllimisht qё vepra tё ketё poetikёn e saj- kjo ёshtё e ligjshme si piktura e Pikasosё.”

Kështu vepron dhe Skënder Sherifi me tekstet e poezive tё tij tashmё tё pёrligjura nga shumё kritikё tё shquar shqiptarё dhe tё huaj. Ky roman ishte ai qё i parapriu “ Uliksit “ të Xhejms Xhojsit dhe u botua nё 1759 dhe sot pёrmendet dёndur nё hapësirat e kritikave letrare nëpër botë, pavarësisht kritikave jo normale pёr ekstravagancat e tij.


Ainshtajni nё artikullin e tij “ Mbi metodën e fizikës teorike” thoshte:

“ Atij që krijon, frytet e fantazisë sё vet i duken aq të nevojshme dhe të natyrshme sa që vetë nuk i merr për trajta mendimi, por si realitete të caktuara dhe dëshiron që të gjithë tok t’i konsiderojnë të tilla.”

E solla këtë përcaktim tё hollë të Ainshtajnit si një paralele me atë çka Skёnder Sherifi shfaq me poezitë e “Festivalit të pasioneve”. Në mesazhin e tij të korrikut që mё dёrgon ai shkruan me sinqeritetin që vetëm një poet bohem si Skёnder Sherifi mund të shkruaj:

“I nderuar mik, a je kritik letrar! A e don njё sfidё profesionale serioze... Provoje leximin dhe skanimin e veprёs mё tё pasur, origjinale, moderne dhe inovuese e poezisё aktuale shqiptare, çka ёshtё pёr mua njё evidencё. Ke dyshim, okay, provoje i nderuar mik.

Me respekt nga Skёnder Sherifi, njё anarshist marsiano shqiptar nё Bruksel!”

Eh, sa të çuditshëm e sa interesantë janë poetët bohemë e sidomos të ditëve tona. Duke lexuar librin “ Festivali i pasioneve ” vë re se poshtë çdo tablojeje se ka shënime ku shkruhet thjeshtë nё dukje të parë vendi ku ështe shkruar kjo tablo, por për një kritik letrar kjo ёshtё një një novitet që ka të bëj ,me shpërthimin e eseës sё rrugës e të tavernave jo vetëm të Brukselit. Aty nё këto shënime është shpirti i filtruar i poetit bohem, me këto shënime duket sikur Skënder Sherifi nё respekt të lexuesev miq tё tij apo jo miq tё tij, rrëfen si Prusti, rrëketë e përroit të tij psiqik. Dhe ja, kemi përpara një lloj të ri eseje, esenë alla “Sherif”.

Edhe pse emra tё njerëzve të shquar të artit dhe shkencës botërore, (pa harruar letërsinë që ndoshta ì ka më shumë emra), hynë e dalin nё vargjet e poezìve të Skënder Sherìfit pa program regjizorial nё skenën rrotulluese të theatrit sherifian, ata fare bukur e thonë fjalën e tyre dhe lexuesi e përshëndet poetin e nё fund të çdo tabloje e ky poeti merr duartrokitje të lexuesve- spektatorë .

Dhe… filozofia, kjo ushqyese e pashtershme e këtij libri e bën poetin të shkruajё:

“ Ylli i pasionit ndriçon dhe pafundësinë e UNIT.”

A thua të jetë një nga nëntitujt e mundshëm të librit “Festivali i pasionieve”?

E ç’ kërkojmë më tepër nga poezia e Skënder Sherifit?”

Por nuk është vetëm sjellja e qindra emrave njerëzish e vendesh si dhe enumeracioni i ngjarjeve nё këtë libër, ka shumë aspekte qё filozofia poetike e Sherifit merr krahё. Le të lexojmë një nëntitull që na çon nё Shqipëri ( të kuptohemi, ka shumë vargjet të tilla që na çojnë jo vetëm nё Shqipëri por nё të gjitha trojet shqiptare e nё diasporat e fuqishme si ajo e Brukselit etj).

“Mirdita e lirë e vonuar...të festojmë sё fundmi, këtë gëzim intuitiv!

Poezitë e ktëij libri janë Hymn i Shqiptarit erudit, janë kërkime shpirtërore nё Illirinë e vjetër për të nxjerrë nё pah farë e fisin e humbur nga komunizmi i Enver Hoxhës. Ky ёshtë problemi më i madh për shqiptarët nё Shqipëri të paktën aty ku nën teorinë marksiste leniniste u shkatërrua historia e shqiptare nёpërmjet shkatërrimit të fiseve.

Dhe bohemi i papërmbajtur, Sherifi shkruan për shqiptarët:

“Të zhytur nё absurdin e Joneskos dhe Beketit

Nuk do e gjejmë kurrë veten, e vaj medet!”

Eshtё e habitshme se si Sherifi intersekton Tiranёn me Prishtinёn dhe ku ndriçimi i Brukselit sikur e ndihmon kёtё intersektim...Tё mos harrojmё se Skёnderi ka lindur nё Kosovё e i ati ёshtё shqiptar...

Intermezo!

Poezia e Skënderit ishte një befasi dhe kjo befasi veç anës shpirtërore dhe poetikës sё përsosur së tij lidhet dhe me dy fakte shumë të dashura për mua.

Moikom Zeqo dhe mendimi i tij tejet pozitiv për poetikën e Sherifit ёshtё befasia e parё dhe befasia e dytë, krejt e veçantë ndoshta nё lloin e vet është nëna e tij, qoftë e lëvduar, shqiptare nga Vuthaj e Malit të Zi, sufiste dhe pjesmarrse né inagurimin e Teqes nё Shkodër me emrin e sheh Ahmet Shkodrës. Unë jam duke përfunduar librin mbi filozofinё e sektit bektashian shqiptar dhe kjo paralele ёshtё tejet mistike. Befasi pas befasish!

Skënder Sherifi nё poezitë e tij e shëtit lexuesin shqiptar dhe të huaj nëpërmjet artificave teknike të ndërtimit konceptual të poezisë duke e çuar lexuesin me sistemin e pingpongut sa nga faqet e romanit të Ismail Kadaresë, sa nё pastrimin nga marksizëm leninizmi e deri te rruga e famshme pariziene ku ndriçon “Le Mouline Rouge” dhe simotrat e saj.

Metaforat e Skёnder Sherifit ashtu si dhe rimat e poezisё tё tij janё tjetёr metaforё. Unё do t’i quaja metafora lёvizёse si nё rastin e mё poshtёm:

“Pilivesё qё merr gjithё botёn e paskaj.”

Nёn pushtetin e kёtyre metaforave lёvizin “fantazmat e tё gjallёt, zombit e tё paditurit...” qё herё pas here vetёm tё gjallёt pёrfundojnё nё skena erotike herё tё lehta e herё tё fuqishme.

Kёshtu lind menjёherё mendimi fill mbasi e ke lexuar tёrёsisht “Festivalin e pasioneve” se ti ke lexuar historinё e filozofinё e jetёs e qё mё tej lind tek ty dashuria pёr veten, pёr shqiptarёt, pёr tokёn amtare, e gjitha kjo nёn vellon e njё magjie poetike. Magjia tjetёr ёshtё struktura e poezive qё sado tё gjata janё kanё njё kokё, njё zhvillim e njё mbyllje elegante.

Sistemi filozofik i kёtyre strukturave mё skjell ndёrmend Volterin e madh dhe vetёironinё e tij.

Çuditёrisht, nё librin “Festivali i pasioneve” me gjithё kёtё ngarkesё informacioni kibernitik, librar, publicistik, letrar etj, ka njё rimё qё tingёllon krejt shqiptare. Edhe pse ai mes poezive fut fraza nё gjuhё tё huaj, nuk harron t’i sjellё lexuesit fraza nga zhargoni shqipes si andej e kёtej kufinjve tё sotёm tё Shqipёrisё.

Por... atje ku biologjikja ndeshet e mplekset me inorganiken shoh poetin Skёnder Sherifi tek lutet para gurit tё bardhё tё paganёve ilirё.

Mё pёlqen qё kёtё analizё timen ta mbyll me shprehjen e vetё poetit Skënder Sherifi:

“Çka u desh pёr ta thanё, u tha...”

Dhe ai i ka thёnё tё gjitha e libri i tij “Festivali i pasioneve” le tё jetё njё vademekum i poezisё tjetёrlloj.


Durrёs 7 gusht 2022

50 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page