top of page

Rreptësisht respekt


Rreptësisht respekt


Unë jam këtu në këtë hapësirë. Jam këtu vetëm sepse duhet të jem. Duhet! Ju keni diçka timen personale. Asgjë më shumë, asgjë më pak. Le ta quajmë respekt. Nuk do të isha këtu nëse nuk do të kisha nevojë për Ju. Nuk kam më nevojë për ty, që ke lënë një sy këtu e një vesh atje. Duart dhe mendjen e ke diku tjetër. Nuk jam për ty që ke harruar edhe veten. Nuk kam pasur kurrë nevojë për ty? Nuk kam nevojë që ti të jesh këtu? Thjesht më duhet të kthehesh për të parë, qoftë edhe me një sy, se ku është ndarë udha jonë.

Unë ende e kam në zemër fjalën e burrit. Fjalën që më ka dhënë çelësin e respektit. Por e shihni, ju e keni fjalën time ende dhe më duhet të kthehem për t'u larguar nga vetë ajo që është harruar. Por unë nuk e di si të largohem. Nuk e di?

Mund të largohem të lutem tani? Më duhet përsëri të jem në udhën time, në udhën që më ka projektuar Zoti i Madh. Më duhet të largohem. Unë kam nevojë për ty, si dhe për një të panjohur. Kam nevojë se në kohën time u ndhurua diçka nga jeta ime, por nuk mund ta kem atë nëse ti zotëron heshtjen time. Unë zotëroj respektin. Gama e gjerë e arsyeve të respektit nënkupton një gamë të gjerë përgjigjesh respektuese.

Prandaj të lutem ktheje në vetvete.

Thjesht ktheje dhe unë do të jem në rrugën time. Ju lutem! Kjo është arsyeja pse koha na ka hapur udhë të ndryshme. Kjo është arsyeja! Sidoqoftë të jeta arsyeja, unë jam këtu në këtë hapësirë. Jam këtu vetëm sepse duhet të jem. Duhet! Ju keni diçka timen personale. Asgjë më shumë, asgjë më pak. Le ta quajmë respekt.

Në literaturën e filozofisë moderne, nocioni i respektit për personat zakonisht nënkupton një lloj respekti që të gjithë njerëzve u detyrohen moralisht vetëm sepse janë persona, pavarësisht nga pozicioni shoqëror, karakteristikat, ose arritjet individuale, ose meritat morale. Në literaturën dhe librat e mi kam më shumë e më shumë në lidhje me këtë filozofi, se ajo përditësia ime, puna ime, më tej se ajo që na mësoi Kanti, se se qeniet njerëzore duhet të trajtohen në mënyra që respektojnë statusin e veçantë moral që kanë personat. Ata duhet të trajtohen si persona.

Të bësh këtë mund të kuptohet se nuk do të thotë të përdorësh qeniet njerëzore thjesht si burime, duke respektuar autonominë e tyre, duke respektuar të drejtat e tyre, duke respektuar zgjedhjet e tyre.

Unë jam me parimin. Parimi im nuk është i kufizuar në shtrirjen e tij dhe as nuk i referohet vetëm llojeve të veçanta të veprimeve, dhe kështu në këtë parim kërkoj nga vetja të kem një standard me përgjithësim të mjaftueshëm ,që mund të jetë në gjendje të shërbejë si parimi i vetëm, themelor moral në një sistem moral mendimi.

(F.T.)

25 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page