top of page

Robert Martiko: Urime të përzemërta, Iliriana!

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Robert Martiko: Urime të përzemërta, Iliriana!

 

Ka vlerësime që nuk janë thjesht tituj, por shenja të kujtesës që një qytet ruan për njerëzit e vet. Fjala, arti dhe kultura bëhen ura që e mbajnë njeriun të lidhur me vendlindjen, edhe kur jeta e çon larg saj. Elbasani, me këtë nderim, nuk vlerëson vetëm një krijuese, por edhe përkushtimin ndaj shpirtit të artistit, ndaj kujtesës dhe vazhdimësisë. Uroj që kjo dritë mirënjohjeje të shoqërojë gjatë misionin tënd fisnik.

1 Comment


Iliriana Sulkuqi
2 hours ago

Të jam thellësisht mirënjohese, i dashur Robert, për gjithçka shkruan pena jote parreshtur, sidomos për studimin unik për Haxhiademin tonë, me përmasa që kalojnë kufijtë e Vendit tonë! Elbasani im do të dijë patjetër t’i verësojë pena të tilla si ty, që edhe pse nuk jeni nga ky qytet, keni bërë kaq shumë për të gjithë autorët e Elbasanit, të engjëlluar apo të gjallë!

Nderi që më bëhet mua, është për të gjithë ju, kolegë bashkëkohës, që mësova të shkruaj më profesionalisht dhe me deduksione të thella filozofike dhe psikologjike!

Shëndet dhe PENË TË ARTË!

Like

Shkrimet e fundit

bottom of page