top of page

Reiz Abdiaj, udha e artë e një shkolle të madhe të sportit të mundjes


Reiz Abdiaj, udha e artë e një shkolle të madhe të sportit të mundjes


Prof Dr Fatmir Terziu



Jo rastësisht u ndodha në shtëpinë e tij. Ishte kohë tjetër. Shtëpia ndodhej fare afër Dyqanit me Artikuj të Përzier, të Lagjes Çelebi. Një Portë e Madhe lajmëronte se po hyje në shtëpinë e Abdiajve, por dhe një lehje e trefishtë të bënte të shtangeshe menjëherë. Tre qenër të fuqishëm, sa që të dukej se shkulnin zinxhirrët nga vendi pushtuan menjëherë rrugën dhe zhurma u ndje deri matanë ku nënshkruhej padrejtësia e kufinjve të vendosur në vitin 1913-të. E aty në atë Portë të Madhe pas disa vitesh ende diku në një ngarkesë emocionale kujtimesh të strukura në sënduqe të mbajtura mirë mbahej fotografia e djaloshit që bënte emër, jo vetëm me talentin e tij të sportit të mundjes, por dhe me zgjuarsinë e pamjen e tij fizike, muskujt e tij dhe një natyrshmëri estetike që gërryente mall të madh për të. Mall që shuhej vetëm me heshtjen dhe përcjelljen në heshtje të kujtimeve që i mabnin të afërmit dhe që lidheshin me atë emër të madh të mundjes, me mundësin kampion Rexhep Abdiaj. Ai tashmë kishte vite që pëshpëritej mes lotëve të familjarëve të tij të dashur. Arratisja e tij ishte edhe dhimbje, edhe rrugë e lënë në mes, por edhe ëndërra të tjera të këputura. Diku këto ëndrra lanë në mes udhën e një talenti tjetër.


Talenti tjetër ishte Reiz Abdiaj. Ai rritej në frymën e të parëve, në udhën e vëllait, në dritën e mjeshtërisë që ai i kishte dhënë dhe i kishte ndriçuar në mendje e në zemër. E kështu Reiz Abdiaj është një nga udhët e talentuara sportive që ndoqi emërmëdhenjtë e fisit Abdiaj në këtë sport. Reiz Abdiaj: “Mjeshtër i Sportit”, filloi mundjen me ekipin e të rriturve të ekipit “Labinoti”, të Elbasanit, në muajin nëntor të vitit 1967. Mundësi i talentuar, që tashmë ishte një sy më shumë në këtë fis, në tetor 1968, u bë pjesë në ekipin “Partizani”, por për arsye të arratisjes së vëllait të tij, Rexhepit, ish-mundës i Partizanit, nuk mundi të konkurrojë. Më tej Reiz Abdiaj në vitin 1972, kaloi me ekipin “Korabi“, të Peshkopisë, u shpall kampion kombëtar, në stilin klasik. Në vitin 1973 renditet në vend nderi, në vitin 1974, u shpall kampion kombëtar, pesha 62 kg dhe u vlerësua me kupën e mundësit më të mirë të aktivitetit.


Në këtë udhë, tërësisht i përkushtuar me shpirt e mezemër në këtë sport, vijoi me tituj të shumtë në kupa të Republikës, si ato në vitet 1975 e 1976. Mundësi tashmë me emër dhe talent të madh në kampionatin individual, të zhvilluar në Korçë, në vitin 1977, u shpall kampion i peshës 62 kg. Reiz Abdiaj në vitin 1978, u rendit në vendin e dytë, edhe në vitin 1979 është nënkampion kombëtar, në vitin 1980, u rendit në vendin e tretë, në vitin 1982 është nënkampion në peshën 62 kg, në vitin 1983, u shpall kampion në kupën e Republikës. Në vijim, deri në vitin 1987, vazhdoi aktivitetin sportiv në këtë peshë, duke u renditur në vende nderi. Në moshën 39 vjeçare shënoi mbylljen e karrierës në tapet. Njihet si mundës emërmadh edhe në tapet, por dhe në barin jeshil, ku sipas traditës sportive të zonës ky sport zhvillohet sa herë që ka dasma.


Reiz Abdiaj i përket një brezi të atillë mundësish që kanë lënë jo vetëm emër, por dhe një shkollë më vete, pasi pos emrit të tij, janë inspiruar mjaft të tjerë, në lidhje gjaku e në lidhje fisi, madje edhe më tej. Mjafton të shihen emrat që i përkasin Fisit të madh e të nderuar Abdiaj të Trebishtit të Gollobordës të kuptohet se ata nuk ishin thjesht talentë, por një shkollë më vete në këtë sport të bukur burrëror. Fisi “Abdiaj” në vite është përfaqësuar nga këta emra dhe kampionë të mundjes: Asllan Abdiaj, Nuredin Abdiaj, Fehmi Abdiaj, Mustafa Abdiaj, Muhamet Abdiaj, Rexhep Abdiaj, Jashar Abdiaj, Reiz Abdiaj, Idriz Abdiaj, Ali Abdiaj, Fadil Abdiaj, Ismail Fehmi Abdiaj, Beqir Fehmi Abdiaj, Halil Abdiaj, Hamit Abdiaj, Ramazan Fehmi Abdiaj, Skënder Abdiaj, Lutfi Fehmi Abdiaj, Mustafa Abdiaj, Alket/Fred Reiz Abdiaj, Dritan Abdiaj.

Në udhën e kësaj shkolle doli më pas edhe nipi i Reizit, Uran Shevroja. Uran Adil Shevroja, i lindur më 5 shkurt 1976, në Trebisht-Muçinë, më i vogli i vëllezërve të tjerë të nderuar të asaj familjeje me emër, kreu arsimin e mesëm në shkollën “10 Dëshmorët”, në Trebisht, me rezultate shumë të mira, por nuk pati mundësi të vijonte arsimin e lartë. Qysh në moshën 10 vjeç u përfshi në mundje me bashkëmoshatarët në shkollë. Sikurse dihet tashmë publikisht ai pati si idhull në mundje dajën e tij, kampionin Reiz Abdiaj, të cilit donte t’i ngjasonte në tapet e në barin jeshil, ku zhvillohej mundja tradicionale. Ka qenë pak kohë pjesë e ekipit “17 Nëntori” të Tiranës, dhe disa herë është përballur në barin jeshil në dasma e gëzime familjare, madje, së bashku me Alket Abdiajn, ka garuar edhe në dasma në disa fshatra shqiptare fqinjë, në Gostivar e Tetovë. Kreu shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Divizionin e Këmbësorisë në Librazhd. Pas përfundimit të ushtrisë emigroi në Greqi ku u angazhua në profesionin dhe zanatin tradicional të zonës, në ndërtim. U shua aksidentalisht në vitin 2010, duke lënë jetim dy fëmijë të vegjël, por me një emër të madh të ndikuar nga ajo që e bën krenar tërë këtë udhë të bukur e të ndjeshme të mundjes tradicionale, si sporti më burrëror e më i vjetër i njohur në historinë e tij.


Duhet theksuar se këta burra të fuqishëm, këta talentë, këta mjeshtra të nderuar e të respektuar, kampionë dhe krenarë në vite e në vite, kanë qenë dhe mjeshtra të zanatit të tyre të cilin e ka tërë zona, atë të ndërtuesit, por dhe të blegtorisë dhe agrokulturës. Sikurse e thamë Reizi ishte dhe një pasionant i mbajtjes së qenve, të cilët në atë kohë natyrshëm kërkonin përkushtim të madh. Por me sa kuptohet, njërëz të tillë, të shtypur nga mungesa e lirisë së lëvizjes së asaj kohe, nga mungesa e mjaft gjërave të tjera në një fshat kufitar, japin një arsye më shumë të mirëkuptojmë respektin dhe talentin e këtyre njerëzve të mëdhenj. Kështu ky sport i vjetër i bënte emra të mëdhenj këta njerëz fisnikë e talentë të lindur, por dhe u jepte krah dhe forcë në zanatin tjëtër të ndërtimit. Mundja bashkëjetoi me ta dhe ata bashkëjetuan me mundjen.

Mundja, që është një nga sportet më të lashta që praktikohet ende në kohët moderne, natyrisht tashmë ka filiza të rrinj që ushqehen në atë gjak. Kohë më parë një kampion tjetër në një lidhje rrjedhë fitoi Kupën e Zonës, e kështu Elton Zepaj fiksoi jo pak fotografi me të madhin e këtij sporti, Reiz Abdiajn. Këto i përkasin sa historisë aq dhe vetë betejës në këtë sport e në këtë histori të këtij sporti. Detajet e betejës shfaqen në librin e Zanafillës të Dhiatës së Vjetër dhe në epikën e lashtë sumeriane të Gilgameshit. Në një fragment nga "Zanafilla", patriarku Jakob lufton me një përfaqësues të Zotit - një engjëll, pas së cilës emri i Jakobit ndryshohet në Izrael (duke luftuar me Zotin). Mahabharata - një nga epikat më të famshme indiane gjithashtu ka referenca për praktikën e mundjes - përshkruan një ngjashmëri të stilit të lirë modern midis dy prej heronjve të eposit. Dëshmia e parë e dokumentuar e mundjes në një rajon tjetër përveç Lindjes së Mesme është nga viti 2300 para Krishtit - pikturat e pikturuara në varrin e filozofit të lashtë egjiptian Pahotep tregojnë dy njerëz në situata që ngjajnë me stilin klasik modern. Pikturat nga Mbretëria e Re e Egjiptit përshkruajnë një luftë midis mundësive egjiptianë dhe numibianë.

Mundja e praktikuar nga grekët e lashtë në periudhën 1100-146 p.e.s. është më afër mundjes moderne (stili klasik). Grekët e lashtë e përfshinë mundjen si disiplinë në Olimpiadën e parë të lashtë në 1100 para Krishtit. Në përleshjet sportive, pikë i jepeshin atij që e hodhi kundërshtarin në shpinë.

Mundja u përdor gjithashtu si një art luftarak për vetëmbrojtje. Dy mundësit më të famshëm grekë të lashtë janë dy nga figurat më të mitizuara - Herkuli dhe Tezeu.

Pasi Perandoria Romake pushtoi Greqinë, mundja greke filloi të praktikohej nga romakët dhe u riemërua mundja romake. Në kohët moderne njihet si mundje greko-romake ose klasike. Në mesjetë, mundja vazhdoi zhvillimin e saj kryesisht në Britaninë e Madhe, ku irlandezët dhe skocezët praktikuan një stil të përleshjes me një kapje nga beli dhe këmbët dhe një transferim mbi kokën e kundërshtarit, që ishte prototipi i stilit të lirë të mundjes.

Historia moderne e mundjes filloi në vitin 1896, kur mundja greko-romake (stili klasik) u përfshi si disiplinë në Lojërat e para Olimpike moderne. Në vitin 1904, stili tjetër i zakonshëm i mundjes - stili i lirë - u përfshi në Lojërat Olimpike të St. Që atëherë e deri më sot, të dy stilet - klasike dhe stil i lirë - kanë qenë pjesë e pandryshueshme e programit Olimpik. Në vitin 1921, me krijimin e Federatës Ndërkombëtare të Mundjes, mundja amatore u nda nga ajo profesionale, e cila u bë më e njohur si mundje.

Ka disa lloje të mundjes në ditët e sotme - klasike, stil i lirë, përleshje, mundje në plazh dhe sambo. Stili klasik i mundjes është një sport ndërkombëtar dhe olimpik. Në këtë variant, është e ndaluar të kapni kundërshtarin poshtë belit dhe të përdorni këmbët për ta rrëzuar atë. Freestyle është gjithashtu një sport ndërkombëtar dhe olimpik. Me të lejohet kapja e kundërshtarit në zonat poshtë belit, si dhe përdorimi i këmbëve për ta rrëzuar. Ky stil e ka origjinën në Britaninë e Madhe dhe është disiplina në të cilën gratë garuan edhe në Lojërat Olimpike të Athinës 2004.

Pra sikurse shihet kjo udhë e gjatë e këtij sporti të madh e të hershëm është dhe një krenari e një zone të nderuar, spikurse është Golloborda, por dhe e një fshati mjaft të madh e të respektuar sikurse është Trebishti, me të tre lagjet e tij, Bala, Muçinë dhe Çelebi, që në histori ka bërë dhe që historia me të bën emër. Emra të shumtë nga kjo rrjedhë kanë bërë emër në histori në fusha të ndryshme e historia gjithnjë është krenuar me emrat e tyre. Diku në një sfond të dere të vjetër të një shtëpie të madhe deri vonë mbahej memorjeve ndoshta një skicimet e para djaloshare, që i përkiste Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, të Piktorit të Madh Nexhmedin Zajmi e mjaft e mjaft të tjera, që natyrshëm i shkojnë përshtat popullores së famshme, „Mendja e shëndoshë në trup të shëndoshë“.


Trebishti, lista e mundësve sipas fiseve:


Fisi “Abdiaj”: Asllan Abdiaj, Nuredin Abdiaj, Fehmi Abdiaj, Mustafa Abdiaj, Muhamet Abdiaj, Rexhep Abdiaj, Jashar Abdiaj, Reiz Abdiaj, Idriz Abdiaj, Ali Abdiaj, Fadil Abdiaj, Ismail Fehmi Abdiaj, Beqir Fehmi Abdiaj, Halil Abdiaj, Hamit Abdiaj, Ramazan Fehmi Abdiaj, Skënder Abdiaj, Lutfi Fehmi Abdiaj, Mustafa Abdiaj, Alket/Fred Reiz Abdiaj, Dritan Abdiaj;

Fisi “Açka”: Rexhep Açka;

Fisi “Ademi”: Hasan Ademi;

Fisi “Alushi”: Demir Alushi, Astrit Alushi, Dëfrim Alushi, Ilir Alushi, Shkëlqim Alushi;

Fisi “Alla”: Ramadan Alla, Ramush Alla.

Fisi “Azizi”: Demir Azizi;

Fisi “Balla”: Mehmet Balla, Tahir Balla, Ramiz Balla; Fadil Balla.

Fisi “Bekteshi”: Mehmet Bekteshi, Njazi Nekteshi, Baftjar Bekteshi, Petrit Bekteshi, Fatmir Bekteshi,

Fisi “Cenaj”: Dilaver Cenaj, Demir Cenaj;

Fisi “Haxhiaj”: Maksut Haxhiaj;

Fisi “Hoxha”: Hilmi Hoxha;

Fisi “Isufi/Halili”: Fadil Isufi/Halili;

Fisi “Kadriu”: Ramadan/Dançe Kadriu, Xheladin Kadriu, Rakip Kadriu, Xhevat Kadriu, Adriatik Kadriu;

Fisi “Kamberi”: Asim Kamberi, Nasip Kamberi, Qani Kamberi, Shuaip Kamberi, Rexhep Kamberi, Ejup Kamberi, Letim Kamberi;

Fisi “Muçina”: Sulë Muçina;

Fisi “Osmani”: Nezir Osmani, Arif Osmani, Rustem Osmani, Asllan Osmani;

Fisi “Piraj”: Hiqmet Piraj;

Fisi “Pupuleku”: Mustafa Pupuleku;

Fisi “Seferi”: Qani Seferi;

Fisi “Meta”: Qerim Meta;

Fisi “Sadikaj”: Xhemal Sadikaj, Eqerem Sadikaj, Avni Sadikaj, Safet Sadikaj;

Fisi “Salla”: Lefter Salla;

Fisi “Selimaj”: Rakip Selimaj;

Fisi “Sinani”: Muharrem Shaban Sinani;

Fisi “Shevroja”: Sulejman Shevroja, Hysen Shevroja, Uran Shevroja;

Fisi “Shahinaj”: Januz Shahinaj, Naim Shahinaj, Lulëzim Shahinaj, Fatmir Shahinaj;

Fisi “Tafaj”: Xhevdet Tafaj, Asllan Tafaj, Dilaver Tafaj, Rexhep Tafaj, Remzi Tafaj, Hilmi Tafaj, Hasan Tafaj, Lefter Tafaj;

Fisi “Terziu”: Shuaip Terziu, Elmaz Terziu, Dail Terziu, Fadil Terziu, Shaban Terziu;

Fisi “U/Oruçi”: Eqerem Uruçi, Hamit Uruçi, Ruzhdi Uruçi;

Fisi “Xhelili”: Esat Xhelili, Dail Xhelili;

Fisi “Zenuni”: Kadri Zenuni, Ylber Adem Zenuni.

349 views1 comment

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page