Gënjeshtra e një shprese të zbehtë. E zbehta e jashtëzakonshme. Ende shkëlqen në sallën e ftohtë. Ende mbetet e pafalshme brenda kujtimeve. Kujtime që ngasin përpara me ambicje. Ambicje edhe brenda thellësive të trishtimit. Të tilla edhe nga agonia e shpërthimit të dëshpërimit. Dhe nga ata që thajnë lotët e derdhur nga mjerimi. Mjerimi që kërkon dritën e dorës tjetër. Kurrë mos e lini atë dritë të kapet nga kapja juaj. Kurrë. Derisa gjithçka të mbarojë. Derisa të pushojë. Ju tani mund të pushoni në krahët e tillë. Dhe e gjitha derisa të mbarten hallet. A mbarojnë hallet?
Subjektiviteti është një aspekt i pashmangshëm i gjendjes sonë njerëzore. Nga natyra, ne jemi të kufizuar në një pamje subjektive të realitetit. Objektiviteti më i lartë është i mundur, por varet nga një proces mësimi që kërkon një zgjerim dhe integrim të njohurive. Themi se pikëpamja jonë nuk është vetëm subjektive, por natyra njerëzore është e tillë. Ne zakonisht e shmangim. Dhe, ndonjëherë madje edhe refuzojmë. E mishërojmë me objektivitetin, ndërsa ne ndjekim në mënyrë aktive pikëpamjet subjektive të botës që i përshtatet nevojave tona.
Nga natyra, jemi dembelë dhe priremi të kërkojmë ngushëllim tek rehatia. Me dembelizëm nuk nënkuptojmë mosgatishmërinë për të punuar (e cila është një shfaqje e veçantë e sensit të saj më të përgjithshëm), por tendencën për të minimizuar përpjekjet dhe për të maksimizuar shpërblimet. Përtacia nuk është aq shumë dobësi e karakterit, por një predispozitë natyrore. Ka kuptim biologjik të jesh dembel. Një sjellje që minimizon përpjekjet dhe maksimizon shpërblimet është një sjellje që maksimizon efikasitetin e energjisë. E kundërta do të nënkuptojë një sjellje që përdor energji në mënyrë joproduktive. Dhe energjia, gjatë evolucionit, gjithmonë ka përfaqësuar një burim të pakët. Gjithashtu ka kuptim biologjik të kërkosh ngushëllim. Ndjekja e rehatisë vjen nga parimi i dhimbjes dhe kënaqësisë. Ky është një mekanizëm primitiv, por një efektiv i ruajtjes së vetvetes.
Në përgjithësi, investojmë shumë më shumë kohë, energji dhe burime në pranimin e gësnjeshtrës, dhe e e qasim atë si argëtim, si formë ngushëlluese për t'i shpëtuar, ose shmangur realitetit, sesa për të fituar objektivitet mbi të. Realiteti është shpesh i dhimbshëm, dhe nga natyra kemi tendencë të kërkojmë ngushëllim nga dhimbja. Për ta bërë këtë ne ndonjëherë shpëtojmë nga realiteti. Dhe kështu mendojmë se i rregullojmë pikëpamjet tona të botës me halle, në gënjeshtrën e lyer nga ato më komode. Pra, jo vetëm që ne priremi të jemi pasivë në fitimin e objektivitetit ndaj Natyrës, por në të vërtetë jemi aktivë, ose të shpëtojmë nga realiteti, ose t'i rregullojmë pikëpamjet tona subjektive në ato më ngushëlluese. Kështu vetëpajtohemi me atë që do ta quajmë rehati. Thuhet se edhe hallet të shpien në rehati. Rehati nga përqafimi i ngrohtë, i butë. Dhe pastaj mes kësaj butësie të gënjehstërt fitojmë zemërim.
Zemërim shpërthyes. Tronditës. Drithërues. E tillë pra shitet ajo që thuhet se është rehatia. E tillë është thirrja e zemërimit përtej kuptimit. Me këtë shall propogandistik vetë gënjehstra të mbështjellë mendjen, duke humbur kontrollin, qetësisht, butësisht, dhe ashtu vetëm butësisht, pa e ndjerë. Pa e ndjerë as në sallën e politikës. Pa e ndjerë as në përvjelljen poitike të ditës.
Nuk e ndjen as dhe në rrugën shkatërruese. Ajo kërkon të shkatërrojë. E bënë atë një virus që përhap urrejtje të pakontrollueshme. Ashtu si helmimi i shpirtit të vetë, ajo tërbohet, pjell trazira dhe inat. Dhe thuhet, sikurse është, pra siç e sheh të arsyeshme. Dhe kjo vazhdon për pak kohë. Pastaj të braktis. Të braktis atëherë kur pjesa e fundit e fuqisë së saj të përfundojë si një prush i shuar në një stuhi. Dhe ajo pastaj quhet rehati.
Megjithëse dëmi është kryer tashmë. Dhe era e pendimit vazhdon të gjëmojë. A ia vlen të shpëtosh atë që humbi? Një emocion i fortë që jehonë brenda të gjithëve. Duke u dridhur, duke u përdridhur, duke qarë si përgjigje ndaj asaj që dëshirojmë të mos e hasim. Një shqetësim i tillë e përvuan shpirtin. Zvarritet ngadalë, dhe shukatet me vrull në ato mendje të destinuara nga rehatia, derisa ta posesojnë plotësisht. Ndonjëherë pa ndonjë arsye, ose shkas. Makineria e riprodhon në moment. E stilon si gënjeshtër të besueshme. Gënjeshtra të ndryshme në sallë, në rrugë, në ekran, në sofrën e shtruar me bukë, ashtu duke ju larë në ujë. Kjo ndodh pa e kuptuar. Ndodh derisa të shuhet në djersë të ftohtë dhe të zbehtë si drita e butë e hënës.
Me një fatkeqësi dhe dhimbje të tillë më në fund do të thyhet vertiga e saj. Ky është emocioni që të njeh më mirë ty, se veten e tij. Punon brenda ndjesisë duke u pështjellur butësisht të padukshmes, rreth të pakuptueshmes.
Dhe pastaj edhe në ëndërr ripërsërit me bindje të plotë, e konsumova mendjen time brenda saj. Mjerim i tillë, është për të gjithë i barabartë, është i mbushur me ankth. E megjithatë ajo vetëm shpall dëshpërim, duke ju verbuar në agoninë tuaj. Derisa nuk mbetet asgjë. Derisa ti mbetesh i vetëm në vetmi. Dhe ata e quajnë rehati.
תגובות