top of page

Rebelim


Rebelim

Astrit Lulushi


Spartaku konsiderohet hero grek nga grekët modernë; “emri i ngjan disi një greku” thonë ata. Spartaku ishte nga Thraka. Nga një përzierje e shkronjave “trakas + p” marim “Spartak”. Dhe kjo i ngatërron gjërat.

Kishte qytete greke në Thrakë në kohën kur erdhën romakët. Thraka kishte qenë pjesërisht nën sundimin grek; ishte e kolonizuar nga grekët. Dhe pyetja që lind është: Si mund të quhen Thrakët grekë, kur lidhjet thrako - Ilire -maqedonase ishin të pranishme?

Është interesante të mendosh mbi fisin Maedi, nga i cili thuhej se Spartaku ishte, edhe pse nuk ka aq shumë të dhëna për origjinën, ose kush ishte në të vërtetë Spartaku.

Fisi Maedi (Madhi) ishte nënshtruar shumë kohë më parë nga Aleksadri i Madh, duke u bërë populli i parë që ai pushtoi. Plutarku, që jetoi pas kohës së Spartakut, flet për Maedin si “një fis barbar”, ndërsa Aleksandrin e quan “grek”. A ishte beteja e Maedit në vitin 340 pes kundër fisit thrak Maedi beteja e parë e Aleksandrit të Madh? Çfarë ndodhi në këtë betejë? Vetëm del se Spartaku duke qenë thrakas nuk ishte grek, por për disa arsye disa njerëz, përfshirë grekët, mund të mendojnë se ishte.

Spartaku ishte gladiator thrakas, një nga udhëheqësit e skllevërve të arratisur që luftoi kundër Republikës Romake. Historitë e mbijetuara ndonjëherë janë kontradiktore. Të gjitha burimet bien dakord se ai ishte gladiator dhe udhëheqës ushtarak i kompletuar. The Death of Spartacus nga Hermann Vogel (1882) thotë se ai vdiq në vitin 71 pes pranë lumit Sele në Lucania, Itali. Rebelimi i tij, i interpretuar si shembull i njerëzve të shtypur që luftojnë kundër një oligarkie skllavopronare, ka dhënë frymëzim për shumë mendimtarë politikë dhe është paraqitur në letërsi, televizion dhe film.

Filozofi Volteri e përshkroi Luftën e Tretë Servile si "të vetmen luftë të drejtë në histori". Edhe pse ky interpretim nuk kundërshtohet nga historianët klasikë, asnjë nuk përmend se qëllimi ishte t'i jepej fund skllavërisë në Republikë.

Eseisti grek Plutarku e përshkruan Spartakun si "një thrak me origjinë nomade", një referencë e mundshme për fisin Maedi. Apiani thotë se ai ishte "një thrak nga lindja, i cili dikur kishte shërbyer si ushtar me romakët, por që atëherë kishte qenë i burgosur dhe ishte shitur si gladiator". Florus e përshkruan atë si "mercenar thrakas, i kthyer në ushtar romak, që kishte dezertuar, ishte kapur, ishte bërë skllav, dhe më pas, nga konsiderata e forcës së tij, gladiator". Plutarku i referohet fisit thrak të Maedi-ve, që zinte zonën në skajet jugperëndimore të Thrakisë, përgjatë kufirit të saj me provincën romake të Maqedonisë – Bullgaria e sotme jugperëndimore. Plutarku shkruan gjithashtu se gruaja e Spartakut, një profeteshë e fisit Maedi, ishte skllavëruar me të. Emri Spartak manifestohet edhe në rajonin e Detit të Zi. Pesë nga njëzet mbretër të dinastisë thrake të Bosforit dihet se e kanë mbartur emrin Spartacus. Një "Spardacus", baba i Seuthes të Odrysae, është gjithashtu i njohur.

Marksi, i cili i konsideronte puntorët proletarë (skllevër), e ktheu Spartakun në simbol të luftës kundër kapitalit.

Si kundër peshë për Lojrat Olimpike, Stalini krijoi Spartakiadat. Gjashtë u mbajtën edhe në Shqipëri gjatë sundimit komunist.

Spartaku ishte rreth 30 vjeç në kohën kur filloi revoltën, dhe 32 kur vdiq, që do ta vinte vitin e tij të lindjes në 103 para erës sonë.

23 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page