top of page

QYTETI QË ZGJON LEGJENDAT !


QYTETI QË ZGJON LEGJENDAT !

NGA SPASSE THANASI


“Në horizontin jetësor të brezave, një histori e plotë mbi qytetin dhe banorët e tij”

Njё qytet me moshё tё re ku ёshtё si “epope” koha e minatorёve dhe shkёlqimi i mineralit, zhurma e mbytur e nёntokёs dhe puset e galerive, fytyra e punёtorёve tё vjetёr qe ende ka ngrirё si njё shqetёsim i mendueshёm dhe njё botё tё zymtё nёntokёsore me kurajo tё paburrёrisё dhe rendje nga fryn era, ku zonat e errёta tё kujtesёs “ndricojnё” me zbardhimin e ditёs, qё ka ngelur si atёhere me njё pёshtjellim ndjenjash e ngjarjesh jetёsore qё kanё qёnё unike nё ketё vend, ku vrulli i papёrsёritshёm nё errёsirёn e nёntokёs dhe miniera mbeten dёshmitarё tё tё gjithё jetёs me gёzime e hidhёrime, ku ende regёtijnё me mbresa tё pashlyeshme fuqitё e vrullshme nё kohёra tё vёshtira me sentencёn proverbiale tё KADARESЁ :“Tё urtё gjer nё dhimbje, tё thjeshtё gjer nё madhёshti !”, e meriton tё ketё jetshkrimin e vetё historik nё kohё e dekada pёr tё gdhendur nё horizontin jetёsor tё brezave njё HISTORI tё plotё mbi qytetin dhe banorёt e tij.

Ky mundim nuk ёshtё i thjeshtё, do pasion dhe energji pёr tё mposhtur heshtjen e zakonshme. Dritёn e historisё e sjellin njerёzit dhe ketё “romantikё tё patriotizmit” kemi nevojё ta ndjejmё tё gjithё…

I artikuluar si “ QYTEZA E MINATORЁVE” ( ёshtё njё epitet i nderuar qё duhet tё zerё vend nё masёn e librave ), PЁRRENJASI ende jehon me fjalёn e atyre qё kaluan tёrё jetёn nё miniera, me jetёn intelektuale qё punon e sakrifikon vёrtetё si njё ngadhnjim pёrparimtar, me forcёn e ndryshimit ku bota e biznesit ёshtё motori i zhvillimit dhe i ndёrtimit, me gjurmёt e sё ardhmes qё do tё zgjerojnё bulevardin e qytetit plot jetё e gjallёri ku tё gjithё njerёzit janё tё barabartё, tё lirё dhe kёrkues….

Besojmё nё etjen e lexuesit dhe nё prirjen e bukur shpirtёrore pёr tё pasur nё duar njё libёr pёr qytetin e vetё, njё pёrshkrim tё ndjeshёm njerёzor pёr njё jetё tё pandёrprerё nё 60 vjet, qё nga krijimi i qytetit tё Pёrrenjasit nё vitin 1962 nga jeta dhe puna e minatorёve tё guximshёm !...



Pёrrenjasi njё qytet i vogёl, por ka njё natyrё tё kёndshme….

Ka shumё kujtime pёr qytetin….Janё shprehur mendime dhe konsiderata pafund. “ Kёtu kalojon njё rrugё antike, por edhe njё Qafё ku ka njё tunel tё famshёm”,-ёshtё shprehur dikush qё udhёtonte nga Tirana pёr nё Korcё…. Njё udhёtar tjetёr, duke parё disa kthesa elegante tё rrugёs nacionale, ndjeu i habitur se si kёtu lartёsitё malore kishin lule rozё e tё bardha, qё ua shtonin aromёn qytetit…


Brenda kёtij peizazhi me forma te pafundme shkёmbore, jeton me figurat pёrrallore e tё mitologjisё sё çuditshme,me shkumёn kreshtёbardhё tё ujit nё tunelin e Qafё Thanёs dhe me jetesёn joshёse nё ketё fushёgropё rrethuar nga kodra e male, me ajёr e klimё tё shёndetshme….

Nёn tingujt e gjallё tё kujtimeve ndjen shpeshёherё edhe dukuri tё çuditshme e tronditёse, dёshira tё pёrziera dhe trillime tё gjyshёrve apo baballarёve tanё….Legjendat e malit, tё ujit e tё bukurisё me hije tё pёrçudnuara qё shёtisin maleve, rrinё mbi flatrat e ndezur tё kohrave…Origjina e tyre s’mund tё ndryshohet dhe ёshtё si fara e mbjellё nё tokё….Ato janё si pastoriale qё duan tё ndriçojnё ndjenjat dhe dashurinё nga shtigje tё harruara….

Kёtu rruga gjarpёron nё luginёn e fushёs dhe nё lartёsitё e maleve shkёmbore. Pamja ka ngjyrёn e dritёs vezulluese dhe ndjenja e thellё e paqes ёshtё e pranishme nё natyrёn e bukur.Doktori Muhamet KADIA, njё mjek i pasionuar dhe shumё praktik, e ndёrtoi SPITALIN rrёzё kodrёs sё qytetit dhe shpesh herё thoshte : -“ Kёtu gjysmёn e sёmundjes e shёrojnё pishat ! ”…

Kёtu u fashitёn rrahjet e zemrave nё minierat e ndjenjave. Vizitorёt e parё“pёrkёdhelin” imagjinatёn e mendjes duke u “zhytur” nё njё masё vetmie brenda vetes . Punёtorёt e dashurisё heshtin me ngadhnjimin e shpirtit Kujtimet janё veshur me njё aurelё shenjtёrie dhe mbi njё faqe mali kapin konture tё fiksuara qartё nё miniaturё. Rituali i Kishёs ёshtё njё mjeshtёri e veçantё e KRISTOS qё i hapte qirinjtё e thurur me forma tё ndryshme dhe çonte tek njerёzit bekim e dashuri shenjtёrore. Vitet nё gjimnaz kanё plot ёndrra dhe nё qiellin e pastёr e tё shёndetshёm, rrezatojnё shkencё, art dhe forcё njerezore… Tё gjitha janё vite, qё s’duhen lenё tё heshtin !...

Kemi njё“pasuri kujtimesh e mbresash” si pasqyrё e dekadave tё lulёzimit tё jetёs intelektuale tё qytetit. Janё 60 vjet tё jetёs sё banorёve qё kanё shumё per tё treguar. Duhet dikush ta marё pёrsipёr kёtё detyrё tё vёshtirё pёr tё dhenё prologun e simbolit “minerar”,qё dallon shumё nga qytetet e Zonat e tjera minerare tё vendit tonё…

DUKE KALUAR FUSHЁS SЁ DOMOSDOVЁS

Nё tё dalё tё QUKЁSIT, pasi kalon disa gryka tё ngushta shpaloset pёrpara FUSHA E DOMOSDOVES, e cila fillon me Pёrrenjasin-Fshat dhe valёzon rrёzё qytetit deri nё lartёsinё e Qafё Thanёs. I entuzizmuar nga pamja dhe shtrirja e kёsaj fushe nё njё nga tregimet e tij tё hershme shkrimtari Dhimitёr S.Shuteriqi do tё shkruante si njё thirrrje solemne njerёzore se : “Ata qё s’e kanё parё atё fushё tё mos e lenё pa e parё, se ёshtё njё nga fushat mё tё bukura tё Shqipёrisё. Ёshtё si njё pllajё jo aq e madhe, e rrethuar prej malesh tё larta tё gjelbёruara dhe disa tё pёrhirta dhe shkёmbore…”E bukura e Fushёs sё Domosdovёs qendron jo vetёm te arat e misrit e tё grurit, por edhe nё ato shelgjishtet nёn tё cilat rrjedhin ose burojnё nё mёnyrё tё padukshme ujёra tё kristalta. Rrёzё maleve zbardhojnё shtёpitё e disa fshatrave po kaq tё populluara e tё bukura si tё fushёs sё argjendtё. Rruga nacionale kombёtare TIRANE – KORCE, qё kalon mes pёr mes regjionit veri - lindor tё qytetit tё Pёrrenjasit, e ndan Fushёn e Domosdovёs nё dy pjesё bujqёsore duke krijuar njё formacion natyror tepёr elegant pёr punёn e fermerёve pёr aktivitetet nё lavazhe, lokale sherbimi dhe ndёrtimet e panumёrta tё banesave tё reja me modele tё kohёs qё popullojnё Zonёn prej rreth 20 mijё banorёsh. Edhe kjo pamje krijon pёr çdo kalimtar njё imazh poetik tepёr relaksues nёn rrezatimin e Fushёs nga ngjyrat humusore tё pllajave aq prodhimtare tё shoqeruara me kёngёt e baladave e tё legjendave tё historisё. Monumenti i Skёnderbeut nё kodrinёn e butё tё kёsaj fushe, si njё simbol i luftёs sё Torviollit (siç ёshtё quajtur kjo pllajё fushore nё kohёn osmane ) ёshtё gjithashtu njё fletё luftarake” e bukur,qё vjen prej thellёsisё sё shekujve dhe i jep krejt zonёs sё Domosdovёs, vendin e njё historiku tё veçantё qё meriton vemendje e nderim. “Shkalla e Skёndёrbeut” nё pllajat malore tё fshatit SKЁNDERBE, me simbolin e shkembit tё çarё nga shpata luftarake e heroit tonё kombёtar,ёshtё gjithashtu njё emёr dhe njё vend qё e ka zgjedhur vetё natyra bujare e kёsaj Zone…


OBELISKU “ ODESA” NЁ QAFЁTHANЁ

Udhёtimi pёrmes Fushёs sё Domosdovёs tё ngjit nё majё tё lartёsive tё Qafё Thanёs, bile nё njё vend dominant ku ndihesh si nё njё çardhak ose ballkon me pamje piktoreske….

Vёshtrimi tё bёn kureshtar. Kompleksi i njё godine tё bukur tё bёn tё ndalosh pak, tё çlodhesh nё ketё peizazh malor Maja e ndritshme e qafёmalit kёtu shikon bukur syrin e liqenit ?!Apo kaltёrsia e liqenit nuk ngopet dot me freskinё e peizazhit tё malit ?!...

Tё dyja ndjesit formojnё bukurinё !....Si pamje, si kёnaqёsi, si peizazh, si model pёr njё ambjent tё kujdesshёm pёr jetёn.

Cili poet nuk krijoi ketu mes njё hapёsire tё mrekullueshme natyre, kёngёn e diellit qё ndriçon, apo edhe hijen poetike tё malit qё freskon !. Cili shkrimtar nuk solli nё pёrshkrimin e vetё “Tragjedinё e Nastradinit” kur ngjitej dhe zbriste nёpёr vargmalet e Qafё Thanёs !.Se tё gjithё jemi nga pak “Nastradina” tё llojit tjetёr, qё nuk e kthejmё hapin kur shkelim nё majё dhe shikimi na “fluturon” rrёmbimthi nё njё hapёsirё tjetёr tё gjerё e tё pёrhumbur deri nё horizontin e ujrave e te maleve tё larta…Tё gjithё çuditё artistike janё mbledhur tek kjo “Qafё” dhe nё kёtё godinё me yje ndjenjash !...

Mes pamjesh tё freskёta mali dhe ambientesh tё bukura ndihesh gjithmonё i ngarkuar me ndjenja dhe emocione, por nё ketё rast ndjeshmёria ime pёrshkruese bёhet edhe mё tunduese, mё e justifikuar se nё 22 Ha tokё tё Qafё Thanёs ka 136 familjetё Zonёs sё Rrajcёs dhe tё Perrenjasit, qё kanё tokёn e tyre dhe mund tё bёjnё mrekulli tё tjera ndёrtimore siODESA” e bukur qё e pёrfaqёson me dinjitet Kompania “KRISTAL”….Por edhe vargjet kёtu kanё refleksin e dritёs dhe madhёshtinё vezulluese tё yjeve….Vetё pamjet e ndёrtesёs turistike kanё yje pambarim qё ndrisin nёpёr kate !.

NDЁRTESA ME YJE….

Nё qafё tё malit

U lartёsua njё ndёrtesё

Do tё bёj emёr, sipas Tonit

Mrekulli, do tё mbetet nё kujtesё.


Ndёrtesё me yje

Rrezatim ngjyrash lidhur si nyje

Shohim sot nё Qafё Thanё

Qё shpёrndan bukuri anemban !


Me ngjyrat e natyrёs

Veshur me ylberet e dritёs

Ngjet sot i madhёrishёm kompleksi

Nё fytyrё tё vjen i gjithё refleksi.



Plot dritё dhe yje

Ёshtё nё natyrё ky pallat

Projekt i berё me dije

E bёn “ODESЁN” me fat !.


Kёtu kalon Evropa

Turistё edhe nga Bota

Do tё flasin heshtur historitё

Me rrёfimet dhe bёmat e Nastradinit.



Brezat rresht do tё thonё

Ky ёshtё vendi perlё - autokton

Ndёr male u ndёrtuan pallate

Me yje qё ndrisin nёpёr kate !....

( Botuar ne gazeten “ Domosdova”)


SPITALI I PЁRRENJASIT

Janё bёrё 35 vjet qё Spitali i Pёrrenjasit funksionon si njё ndёrtesё komplekse shёndetёsore nё shёrbim tё 50 mijё banorёve tё Qytetit, tё Bashkisё Pёrrenjas, Qukёs, Stravaj, Hotolisht dhe Proptisht tё Mokrёs. Ai ёshtё ndёrtuar nё vitin 1986 nё njё mjedis tё pastёr e tё gjelbёruar rrёzё lartёsisё malore plot pisha tё qytetit.Ai ka personelin e kualifikuar prej 34 punonjёs dhe repartet e shёrbimit e tё urgjencёs, tё pathologjisё, tё pediatrisё dhe Shtёpinё e Lindjes.Numuri i mjekёve ёshtё 3 veta, personeli infermjer-mami e sanitare arrin rreth 23 veta dhe numuri i punonjёsve jomjekёsor nё shёrbim tё infrastrukturёs sё Spitalit (laborante, guxhinier, shofer, pastruese ) arrin mbi 8 veta… Me ketё sistem funksional nё vendndodhje dhe shёrbim, SPITALI I PERRENJASIT ёshtё klasifikuar dhe zyrtarizuar si njё institucion i pёrshtatshёm mjekёsor nё Zonёn verilindore tё vendit, ne nje pikё kyçe tё rrugёs nacionale Tiranё- Korcё pёr tёrё krahinёn me gjendjen demografike mё tё madhe tё popullsisё…

Herё pas herё mjekёt kanё pёrfituar trajnime, kualifikime dhe specializime tё veçanta nё profilizimin shёndetёsor. Objekti i Spitalit ёshtё ripёrtёrirё pёrherё me investime plotёsuese nё sistemin e ngrohjes, nё izolimin e tarracave dhe pajisjen me aparatura modeste mjekёsore tё kohёs pёr njё trajtim bashkёkohor tё pacienteve dhe ёshtё shtuar numuri i mjeteve tё ambulancave nё shёrbim tё Spitalit. Dhёnia e ndihmёs sё parё mjekёsore duke shpёtuar jetёn e dhjetra e qindra njerёzve nё situate aksidentale nё rrugёn nacionale dhe ato rurale tё Zonёs siç ka qёnё rasti i aksidentit tё autobusit tё mёsuesve tё Proptishtit, ngjarja e rёndё autombilistike e Bitumit dhe ajo e Pёrrenjasit Fshat etj, tregon qartё mobilizimin mjeksor e qytetar tё kёtij spitali nё shёrbim tё jetёs sё njerёzve nё rrezik.

Gjithashtu trajtimi ambulator i tё sёmurёve paraplegjik, telesemik dhe me sёmundje profesionale( pasi Zona e Pёrrenjasit ka qёnё zonё e minierave), ёshtё mё i madhi dhe mё i shumti se tё gjitha krahinat e Shqipёrisё nё zonat verilindore. Ekzistenca funksionale e SPITALIT ёshtё njёherёsh edhe ekzistenca e ndjenjёs njerёzore pёr shёndetin, nёnёn dhe fёmijёt. Ёshtё dashuria jetike e trashёgimisё sё brezave tё shёndetshёm dhe pasuria mё e madhe shpirtёrore ku njerezit gjejnё shpresёn e shpёtimit nga sёmundjet dhe rreziku i momentit nё luftё me “kufijtё e jetёs”!. Ai ёshtё aspiratё e shtrenjtё e mjekёsisё me rendёsi komunitare nё shёrbim tё njerezve nё kohёn e duhur dhe nё vendin e pёrshtatshёm.

Nuk ёshtё pak qё qyteti ynё ka njё Spital me njё veprimtari intensive nё 24 orё shёrbimi nё mjedise tё qeta e tё pastra nё tё gjithё Rajonin verilindor deri nё Qafё Thanё. Ёshtё institucion kompleks buzё rrugёs nacionale kombetare ku krijohen shumё aksidente autombilistike ku Zona e Quksit deri nё Qafё Thanё ёshtё quajtur dhe rruga me “kilometrat e vdekjes”.Kёtu drejtohen pёr kurim dhe mjekim 50 mijё banorё qё nga Pёrrenjasi e Rrajcё e deri ne Proptisht tё Mokrёs, njё “nyje”e madhe kjo e jetёs komunitare me probleme dhe tё sёmur..Shumё fshatra dhe zona kanё njё largёsi 20–40 km nga Spitali i Pёrrenjasit dhe kёtu ёshtё mundёsia e parё jetike e trajtimit mjekёsor dhe e rasteve urgjente, ёshtё mundёsia e transportit mё tё shpejt nga “kryqёzori” i tё gjitha nyjeve tё rrugёve tё Zonave te veçanta sic ёshtё Rrajca, Qukёsi dhe Proptishti.

Spitali i qytetit Pёrrenjas pёrbёhet nga kёto reparte :

1- Reparti i Patologjisё

2- Reparti i Pediatrisё

3- Reparti i Urgjencёs

4- Reparti i Gjinekologjisё

5- Reparti i Shtepisё sё Lindjes.

Ka gjithsej 26 shtretёr pёr shtrimin dhe kurimin e tё sёmurёve me regjim shtrati. Vit pas viti e kohё pas kohe nё kёtё Spital ka shёrbyer njё plejadё mjekёsh tё dёgjuar e tё pasionuar pas profesionit human nё shёrbim tё njerёzve, shёndetit dhe jetёs sё tyre nё ketё qytet. Emrat mё tё spikatur kanё qёnё Muhamet Kadia, Ladi Shkoza, Hysen Kontrolli, Drita Kadia, Bujar Kllogjeri, Idriz Balla, Neki Jahollari, Vasil Kacorri, Tatjana Petriti,etj. Mё pas ata ia kanё hapur vendin ardhjes sё mё tё rinjve nga vetё qyteti si Mehmet Karriqi, Sami Agolli, Bashkim Vasku, Izet Karriqi, Kiço Stojani, Reshit Hena etj .Nё respekt tё kohёs sё kaluar pёrmendim se mjeku i parё i shёndetёsisё nё qytetin e Pёrrenjasit ka qёnё SABRI SALLA nga Peqini, qё ka shёrbyer nё Spitalin e Vjetёr tё kёtij qyteti. Kurse shoferi veteran qё nga viti 1976 e qё vazhdon tё punojё nё strukturёn e Spitalit Pёrrenjas ёshtё SALI KARRIQI, qё tё gjithё e thёrrasin“Sarri”.Ёshtё njeri babaxhan dhe i papёrtueshёm me ambulancёn e tij tё vjetёr e tё pandrushueshme qё funksionon rregullisht gjatё 24 orё shёrbim urgjence…

Nё kujtesё ka mbetur gjithashtu edhe grupi i mjekёve nё shёrbim tё minierёs Pёrrenjas si Hysen Kontrolli, Jeta Kurti, Latife Qytyku, Katina Vangjeli, qё pёrbёnin pёr njё kohё tё gjatё 30 vjecare ,“bёrthamёn” e shёrbimit specifik ambulant nё sektorin avaro- shpёtues tё Minierёs. Tek ata punёtorёt minatorё tё lёnduar gjenin paqe nё shpirt dhe mirёsi pёr shёndetin…Bluza e bardhё i jepte pluhurit minerar tё trupit tё tyre shndritjen vezulluese tё jetёs !...

Nё funksion tё Spitalit Perrenjas funksiononte Klinika Dentare Pёrrenjas, qё ishte njё objekt i kompletuar me pajisje, pavarёsisht mungesave tё kohёs. Mjaftё stomatolog si Koco Daka, Destan Tarushi, Vjollca Shkoza e Hiqmet Mekshi kanё punuar nё Klinikёn Dentare tё qytetit Pёrrenjas me pёrkushtim e talent mjekёsor tё admirueshёm. Shumё qytetarё, fёmijё e tё moshuar nuk harrojnё asnjёherё dentarin vertёtё mjeshtёr Destan Tarushi, qё nuk la njeri pa i kuruar dhёmbet e dhёmballёt nga duart e tij tё kujdesёshme dhe intuita mjekёsore mjaftё delikate dhe humanitare. Ai ishte kuqoja” qё e njihnin tё gjithё pёr pёrkujdesjen njerёzore dhe shёrbimin pa orar nё klinikё…Por edhe pёr aligrinё miqёsore pa asnjё kompleks, pa asnjё distancё fshatar - qytetar…Njё objekt tjetёr nё varёsi tё Spitalit Pёrrenjas ka qёnё edhe Farmacia e qytetit ku punuan pёr afro 40 vjet Shefit Hasa, Kadife Latollari e Lubjana Stojani qё administronin tё gjitha ilaçet dhe medikamentet pёr mjekim dhe shёrbenin pёr tё gjitha recetat mjekёsore tё pacientёve qё rekomandoheshin nga mjeku. Farmacia ishte model nё ambjent dhe nё pastёrti. Ishte e vetmja nё tё gjithё Zonёn, duke pёrfshirё edhe fshatrat. Shefit Hasa, i ardhur nё qytet nga Stёbleva e largёt, kishte krijuar njё raport tё afёrt me tё gjithё banorёt e njё komunikim “non grada” me klientёt e largёt qё vinin vetёm nё rast nevoje tё ngutshme. Dhe gjithmonё ishte i njёjti, buzёgaz dhe i papertuar nё çdo rast urgjent.Ja jepte recetёn e firmosur tё ilaceve me shpjegimet e veçanta me shprehjen plot shpresё“ Na ruajt Zoti !” mua dhe juve… Qoftё e shkuar !.Edhe sot ruan tё njejtin reputacion nё biznesin e vetё privat po me ketё objekt human qё i dha krenari profesionale, vlerё shoqerore e dashuri njerёzore…Ilaçet mbeten ilaçe dhe njeriu mbetet njeri….Kjo xhaketё e bardhё nuk mund tё njolloset kollaj….Shefiti ёshtё ndёr tё paktёt farmacist profesionist me norma njerёzore qё nuk e njollosi kurrё bluzёn e bardhё tё mjekut e shёrbёtorit tё shёndetit.Vёrtetё kёnaqёsi, le tё thonё çfarё tё duan disa….Cёshtje vetjake. Aq mё shumё qё sot vepron konkurenca e gjallё e tregut .

Eh, mjekёsia sa e vёshtirё, sa me stres dhe plot ankth e dashuri !.Edhe pena ime nuk mё tradhёton pёr shprehjen e merituar…Nuk ja ha aspak hakun edhe kolegeve tё tjerё farmaciste nё qytet qё kanё ngritur biznesin e vetё privat, qё gjithsesi ёshtё me plot fjalёn profesionale, njё shёrbim qytetar. Tё gjithё nderohen e respektohen. Dhe nuk janё pak, por ndёr ta pёrmendim emrat e Zana Gegёs, Berti Karriqit apo dhe farmacia “Collaku” etj. Po kёshtu edhe shёrbimi stomatologjik ёshtё pjesёrisht privat dhe njё pjesё e shёrbimit publik me profilaksi dentare tё kohёs…Nё qytet veçon Klinika Dentare e Juliana Karriqit ( Brace) qё ka pajisjet stomatologjike moderne tё kohёs dhe njё ambjent klinik tё pastёr e tё qetё ku njerёzit nuk i mundon stresi apo frika e dhёmballёs.Kёtu ёshtё nё funksion katalogu mё i fundit i shёrbimit dentar ku pacienti merr informacionin e nevojshёm tё kujdesit pёr dhёmbёt dhe mjekimin e pёrshtatshёm nёpёrmjet eko-grafisё dentare.

Struktura e sotme e shёrbimit mjekёsor nё qytet ёshtё e rindёrtuar sipas programeve e projekteve qё pёrfshin mjekёsia lokale dhe rajonale. Kёshtu shёrbimi bazё ku perfshihen mjekёt e familjes dhe infermjerёt, ёshtё strukturё shёndetёsore qё varet nga Drejtoria Rajonale e ISKSH-sё. Shёrbimi spitalor ku perfshihen mjekёt, infermierёt dhe punonjёsit ndihmёs tё Spitalit, ёshtё nё varёsi tё sistemit tё Ministrisё sё Shёndetёsisё dhe kryen pranim urgjence, shёrbim i Nёnёs dhe fёmijёs, shtrim e kurim spitali ne repartet e Pathollogjisё dhe Pediatrisё etj. Janё rreth 20 infermjere qё shёrbejnё nё shёrbimin spitalor si Alma Rira , (Shahinlliu), Sonila Cako, Lume Omeri, Atixhe Turtulli, Fatmira Rira, Selvie Balla, Diturie Beqo, Minushe Karriqi, Celike Abeshi, Lumturie Bardhi, Violeta Myzyri, Fatime Bushi, Skёnderie Hyzellari, Vjollca Llojku, Trane Albrahimi, Xhije Xhelo, Hamide Ozuni, Sonila Latollari, Vitori Belba, Flutura Karriqietj. Njё punё tё kujdesёshme kryen mikrokirurgu NAZMI KARRIQI, i cili ka mbi 25 vjet punё pranё Spitalit Pёrrenjas. Po kёshtu dhe laborantet Diana Hana, Afёrdita Hasa e Petrit Dashi, janё njё grup i kualifikuar qё mundёson ekzaminimin e shpejt tё diagnozёs sё tё sёmurit nё kushtet e emёrgjencёs klinike.


Pёr doktor Sami AGOLLI, tashmё njё mjek i unifikuar nё tёrё Zonёn, Spitali i Pёrrenjasit ёshtё“ njё ndёrtesё e klorofiltё” qё i jep frymёmarrje e jetё gjithё qytetit, njё“pamje e gjelbёrtё” qё sjell ajrin e pastёr tё pishёs dhe flladin e malit…Puna e tij nuk ёshtё nostalgji, por jetёsore, embrionale dhe edukative me pacientёt e shumtё pёr profilaksin e vёrtetё tё vetes. “Nuk ka gёzim mё tё madh,- thotё ai i buzёqeshur ,- se njeriu i shёndosh…Pamja e tij tё krenon e tё jep adhurim…”

Koha do ta pasuroj kujtesёn, do tё le “gjurmё” tё tjera njerёzore tё bluzёs sё bardhё…Por e rёndёsishme ёshtё qё ne tё ruajmё traditёn mjekёsore me shpirtё e me zemёr, pavarёsisht ndryshimeve esenciale tё teknologjisё mjekёsore e reformave strukturore tё kohёs. Ne duhet tё evidentojmё kohёn e kaluar, tё sistemojmё pamjen e sotme e tё mendojmё transmetimin e traditёs nё brezat e rinj….Pёr ketё Spitali i Pёrrenjasit e merriton tё ketё historikun e vetё tradicional tё kompletuar, pse jo dhe njё pёrmendore tё mjekut tё paharruar MUHAMET KADIA, qё mban titullin “Anetar Nderi i Qytetit” dhe meritёn personale tё ndёrtimit tё Spitalit nё njё vend kaq tё bukur e piktoresk rrezё malit…

Ngjarja e fundit, vёrtetё e hidhur, e vdekjes sё doktor Mehmet Karriqi, ose “Meta i fёmijёve”, siç quhej shpesh, na obligon tё shtojmё disa rreshta mirёnjohje tё punёs sё tij mbi 30 vjecare nё Spitalin e Pёrrenjasit. Ai ishte njё pediatёr qё njihte deri nё detaje racionalitetin e jetёs. Kishte lidhje tё ngushta me pacientёt e tij tё shumtё nga qyteti dhe fshati. Cdo njerit i buzёqeshte lehtё, i rrihte shpatullёn dhe i jepte zgjidhjen pёr hallin qё kishte. Kjo veti ishte edhe me kolektivin e punёs nё Spital. Bёnte humor dhe kafenё e pinte me kolegёt nё Spital. Asnjёherё nuk solli ndonjё “siklet” tek ata. Ai mbeti me tё gjithё punonjesit miqёsor, korrekt dhe i gjithndodhur.Vdekja e tij e papritur njё ditё Korriku 2015 trishtoi gjithё miqtё dhe dashamirёsit, mjekёsia e qytetit Pёrrenjas humbi njё nga mjekёt “veteran” qё i kushtoi gjithё jetёn. Edhe me daljen nё pension ai dёshiroi tё vazhdonte punёn, tё shёrbente nё Spital pa e mbyllur asnjёherё derёn e dhomёs sё vetё tё shёrbimit…Me këtë ndjenje fisnike iku edhe nga jeta!.

Me respekt e dashamirёsi do tё kujtohet kurdoherё ky mjek pasionant, qё nё njё jetё aktive 50 vjeçare dha gjithçka tё bukur prej shpirtit human dhe zemrёs bujare. Familja e tij ёshtё krenare qё ai realizoi deri nё fund qёllimet e jetёs sё tij : pasioni i profesionit tё pediatrit dhe rregullimi i jetёs sё familjes.

KLUBI SPORTIV “ DOMOSDOVA”

Futbolli ёshtё sporti mё i dashur edhe nё qytetin e Pёrrenjasit. Kёtu ndiqet me shumё pasion skuadra e futbollit me emrin “DOMOSDOVA”,njё ekip qё ka plot djem tё talentuar, energjik dhe me te ardhme premtuese pёr sportin e qytetit.Pasioni i rrёmbyer i topit ka sjell vrullshёm djem tё rinj nё fushёn e blertё….Kastriot Rira, Edri Bogdani, Ylli Murati, Lulezim Rira, Nesti Marolli, Naim Curra etj kanё nisur pёrherё siparin e ndeshjeve sportive pёr ta klasifikuar ekipin nё kategorinё e dytё..Nё shpirtin sportiv tё qytetit tё Pёrrenjasit nuk mungon pasioni dhe ngjyra e kompleteve sportive tё HEKTOR BARDHOSHIT, BARDHI CENOLLIT, ADHURIM DOSTIT, SOKOL SULЁS, SHPETIM LACKЁS, qё shkelmojnё topin me ёndrrёn e pёrtёritjes sё njё tradite dhe dёshirёn e pёrfaqёsimit mё tё mirё….

Loja sportive e kёtij qyteti ka njё traditё tё hershme. Breza sportistёsh si Engjell LULATI,vёllezёrit “HYSENLLARI”, “MACOLLI” , “TOPI”, “DUKAJ” etj dhe deri te familja “JANAQI” i kanё dhenё emёr tё dёgjuar ekipit sportiv nё qytetin e Pёrrenjasit dhe e ka pёrfaqёsuar atё nё ndeshje te shumta futbolli nё rreth dhe nё aktivitete kombёtare.Trajneri i parё i ekipit sportiv ka qёnё Kujtim Telollari, tё cilit i takon merita e ngritjes dhe konsolidimit tё pёrberjes sportive nё njё kohё tё vёshtirё. Ai jo vetёm punoi me pёrkushtim e sakrificё, por edhe la trashёgimi njё “Ditar” me shёnime, plot mbresa e kujtime.Ato faqe pёrmbajnё shumё punё, sakrifica profesionale dhe pasion… I takon brezave ta shfletojnё, tё mos lenё fjalёn tё hesht, tё punojnё qё tradita tё pasohet kohё pas kohe, nё rrethana tё reja, kur kёrkesat janё rritur. T’u shtojnё dicka tjetёr kёtij pasioni tё hershёm, qёёshtё mjaftё domethёnёs nё jetёn e njeriut

Pastaj ekipin e drejtoi Enver Caushi, i cili ka qёnё pёr 10 vjet trajner i “Domosdovёs” sё Perrenjasit ku ishin angazhuar lojtar tё tillё si Jordan Macolli, Arjan Hysenllari, Skender Duka, Haki Duka, Viktor Bardhoshi, Ismail Dervishi, Genci Topi, Stefi Janaqi, Dhori Janaqi etj. Nёn drejtimin e tij Perrenjasi zuri vendin e parё nё kategorinё e dyte me ekipet sportive tё Bilishtit, Pёrmetit, Tepelenёs,Sarandёs, Delvinёs etj….Enveri edhe sot ka nostalgji pёr ato vite tё vrullshme qё e angazhonin atё edhe nё sport dhe thotё me krenari se “sporti ёshtё njё magji e artё nё shpirt”.

Puna sistematike e trajnerit tjetёr sportiv HAKI DUKA me sportin dhe sportistёt ka sjell gёzim dhe krenari pёr ekipin e qytetit. Me emrin e tij lidhet ristrukturimi i skuadrёs, rrethimi i fushёs sё blertё, pёrfaqёsimi nё grupe e kategori kualifikimi mё tё larta etj. Mosha e tij ka ecur paralelisht me moshёn e ekipit sportiv me njё imazh gjithnjё tё ri. Ndjehet komod kur i flet pёr sportin, se edhe shpirtin e ka sportiv,shume tё gjallё dhe mendjen tёrё fantazi mbi topin e rrumbullaket te fushёs. Ai ka formuar edhe njё kёnd historik me fotografi nga breza lojtarёsh tё ekipit dhe mendon se botimi i njё libri tё vecantё me imazhe sportive tё ekipit “DOMOSDOVA” nё vite, do tё ishte njё“guide”e bukur pёr pasionin e sportit , qё pёrjeton “fusha e blertё” e kёtij qyteti 60 vjeçar.

Emrat ripertёrihen gjithnjё, bashkё me kohёn. Trajnieri mё i ri nё fushё me ekipin “Domosdova” ёshtё tani LULEZIM RIRA. I ka hije qendrimi me tё rinjtё. Mosha e ekipit eshtё nёn 20 vjeç. Talente tё rinj vijnё gjithmonё. Kontigjenti i ekipit vetёm rinohet. Sic kanё shkruar dhe gazetat sportive tё vendit : “ Pёrrenjasi me djema tё rinj e te serte i pathyjshёm nё fushё tё blertё….”

Lulёzimi ёshtё energjik dhe tepёr entuziast. E ka krenari veshjen sportive me mbishkrimin “Domosdova”. Veçon edhe pёr pamjen e tij tё urtё me buzёqeshje plot dritё… Lufton shumё pёr veten, pёr sportin e qytetit tё tij, pёr talentet qё pushtojnё lojёn e topit, pёr traditёn nё imazhin njerёzor tё 60 vjetёve traditё sportive.


PЁRRENJASI,edhe qyteti me median e vetё Radio-Televizion….

- Njё kohё e shkurtёr 10 vjeçare e mbushur me histori, krenari e dashuri fisnike.

Prania e medias ёshtё njё gjё shumё e bukur. Aty ёshtё zёri dhe figura qё tё gjithё i dёshirojmё, aty ёshtё fjala e lirё qё duam tё shprehim, aty ёshtё hapёsira njerёzore ku nuk ka “censura” dhe “pushtet”.

Pёrrenjasi e ka kёtё fat pёr “pushtetin shpirtёror”. Qё nga 20 Korriku 2003 kёtu funksionon Radio“Erta” nё valёt 105.9 Mgh dhe Televizioni “Antena -1” nё valёt 101.1 Mgh, duke mbuluar me transmetim njё Zonё prej 50.000 banorё deri nё Stravaj dhe Mokrёn e largёt. Falemderimi i parё i shkon DRITAN CAUSHIT, qё nuk pёrtoi dhe diti tё ngrejё njё godinё mediatike tё pёrmasave tё kohёs me radio dhe televizion. Nga njё vend i vogёl nё cepin e Parkut, sot RTV “Antena - 1” ёshtё njё ambjent kulturor tepёr i admirueshёm ku nuk mungon hapёsira transmetuese, pasioni dhe fryma qytetare. Pёr hir tё sё vertetёs themi se ky zё mediatik me formatin dixhital tё kohёs i dha gjallёri qytetit me emisione televizive, reportazhe, intervista e koncerte. Vetёm emisioni “Pёrrenjasi ,50 vjet” pati plot 50 intervista me njerёzit e qytetit, duke u nisur qё nga banorёt e parё. Aty folёn e sollёn kujtime Maliq Ruka, Vangjel Duni, Ligor Demolli, Kiço Kalami, Jordan Macolli, Haki Polisi, Bashkim Vasku, Rushan Koçibelli, Stavri Gostivishti, Hamit Cota, Myslim Karriqi, Stefan Petkoetj. Interesante e argёtuese ishin emisionet “Asnjё nuk fle” me grimca humoristike , Arusha “ XHINA”, reportazhi “Takim pas vitesh” me ish-nxёnёsit e shkollёs 7-vjecare Pёrrenjas qё u iniciua nga Ilirjan Selimollari, Shefqet Caushi dhe Flori Kokonozi etj. Nё kёto transmetime tё bukura kronisti Kujtim Cami ёshtё njё “gjurmues” serioz dhe i imёt nё jetёn njerёzore tё qytetit dhe tё fshatit. Ai intervistoi edhe mёsuesin e parё nё shkollёn 7-vjecare tё Pёrrenjasit MASAR MEDINI, i cili ёshtё 85 vjet. Ai solli nё kamerёn e televizionit pasionin e gjahtarit tё Flori BOGDANIT nga fshati Bardhaj, qё mban e rrit nё shtepi arushёn “Xhina” tё marrё nё pyll. Gjithashtu i ka sjell ne vemendje banorёve edhe fjalen e teknikut tё parё tё Minierёs Pёrrenjas Maliq Ruka, qё edhe nё kёtё moshё afёr tё 90 –ve ёshtё energjik dhe i pranishёm nё median lokale tё qytetit...Plot episode te tjera edhe nga arsimi, shёndetёsia, shёrbimet e postёs e albtelekomit, me njerёz dhe kohё intensive pune… Nё sheshin qendror tё qytetit televizioni “Antena– 1” ka iniciuar dhe transmetuar rreth 15 koncerte me kёngёtarё tё Zonёs dhe tё ftuar.Kёtu kanё kёnduar Aleksandёr Gjoka, Redon Makashi, Gjergji Jorgaqi, Ylli Baka, Doktor Flori, Indrit Gjoni, Ronela Hajati, Eni Koci, Rozana Radi, Nertila Vreto, Sabjani, Zaimina, Ciljeta, Najsi etj, etj, qё me zёrin e tyre dhe interpretimin artistik sollёn gjallёri, kёngё e dashuri.

I suksesshёm ka qёnё gjithashtu bashkёpunimi i televizionit lokal “ Antena-1” me televizionet e tjera kombёtare si “Ora Neës”, “Albania Skrim”, “ Top Chanel”, me “Folkun Plus” etj pёr videoklipe tё ndryshme muzikore, qё e kanё pasuruar forcёn qytetёse dhe repertorin profesional…Aftёsia profesionale dhe perfeksionimi i transmetimit , te gёrshetuar me pasionin dhe shpirtin qytetar kanё gjetur nё predispozicionin e Dritan Caushit nё Pёrrenjas “shtratin” e ngrohtё dhe “pushtetin” e duhur, larg politizimeve partiake e ndasive tё fiseve, larg klaneve planprishёs dhe cmirёs sё keqe. Investimet madhore qё ai ka berё nё funksion tё godinёs mediatike , me tipare tё dallueshme buzё rrugёs nacionale, janё vetё “shpirti artistik” i kёtij njeriu artdashёs dhe qytetdashёs…Qyteti i dikurshёm pa histori tё shkruar, sot bёhet qyteti i zёshёm me median e vetё, qyteti i kёndshёm me historinё e vetё ku shndrrisin 60 vjet punё e dashuri qytetare nё njё libёr tё veçantё…

Prandaj dhe RTV “ Antena – 1” e quajmё me plotё gojё “pushtetin shpirtёror” tё qytetit, “njё dritare” artistike me pamje madhёshtore ku nuk humbet as edhe detaji mё i imёt i jetёs qytetare.Ai mbetet “udhetari” plot dritё i brezave, dashuria e shprehur e mirёnjohjes njerёzore, pushtetshmeria pa kufi e zёrit tё lirё!..Pajisjet transmetuese televizive, teknologjia dixhitale me pёrsosmёri e bёjnё portretin e kёtij televizioni lokal shumё ekspresiv, tё larmishёm dhe kudondodhur. Njё portret mediatik qё plotёsohet çdo ditё e çdo vit me konfiguracione e amjente tё reja. Njё ripertёritje e dashurisё njerёzore pёrmes fjalёs dhe pamjes fisnike tё shpirtit. A ka “podium” mё tё bukur se kjo paraqitje e hapur televizive me gjuhёn e paqes dhe tё dёshirёs ?....A ka ndjeshmёri mё tё madhe shpirtёrore se kjo ndjenjё dashurie pёr shpirtin e njeriut dhe fytyrёn e qytetit ?...A ka madhёshti mё tё madhe se kjo atmosferё artistike e shoqerore qё krijon ekrani televiziv me forcёn e fjalёs dhe audiencёn ngacmuese me tepёr sharmё ?... “Kёshtjella” mahnitёse e kameras nuk ka asnjё mposhtje, asnjё trazim dhe sjellja e duhur ndaj rezatimit tё saj ёshtё krenari, qytetari e modernitet tё dimensionit njerёzor. Kёsaj rruge tё gjatё ёshtё drejtuar edhe ideja e dёshira kuptimplote mediake e Dritan Caushit, nё njё kohё tё volitshme pёr zhvillimin e qytetit dhe ripёrtёrritjen e vlerave tradicionale tё njё Zone me histori tё lashtё e tё re dhe kjo punё ёshtё e paçmuar dhe pa kufijё…

Urime dhe rrugёtim tё mbarё nё “qiellin njerёzor” tё jetёs RTV “Antena -1”, kёtij mediumi popullor kёtu nё Prrenjas !




LEGJENDA

E JETЁS DHE

DASHURISЁ

QYTETI PA MINATORЁ DHE MINIERA. LEGJENDA E UJIT……

Qyteti me “jehonё fitoresh” dhe “gjuhё legjendash”,ёshtё njё peizazh ku “kohёt e dikurshme” komunikojnё me pёrballjen e re, ёshtё njё gurrё e çmuar e mineralit, e ujit dhe e bukurive mahnitёse tё maleve. Shtypi dhe media kanё qёnё larg kёtij qyteti dhe shpeshёherё ёshtё dukur njё natyrё harrese dhe shpёrfilljeje qё ka sjellё njё farё indiference nga ana e banorёve…Ky boshllёk ёshtё plotёsuar tani me televizionin ANTENA-1”,qё ёshtё ngritur nё kёtё qytet dhe me gazetёn LIBRAZHDI, qё pasqyron detaje tё jetёs sё qytetarёve dhe veprimtari tё Bashkisё Pёrrenjas.

U mundova tё shfletoj njё pjesё tё shtypit tё pёrditshёm tё disa viteve pёr tё sjell nё ketё libёr pёrshkrime e ilustrime mediatike pёr qytetin tonё…Diçka mё interesante kishte gazeta “Ndryshe” ku disa autorё i janё referuar gjendjes sё qytetit pas prishjes sё aktivitetit tё minierave dhe mё pёlqeu se kёta gazetarё janё treguar realistё kur konstatojnё njё qytet me legjenda interesante dhe pa miniera tё punetorёve. Ja çfarё thonё ata nё “gjuhёn”e tyre profesionale :

Nё Pёrrenjas, flitet me gjuhёn e legjendave…

….Ka banorё tё mirё dhe njё bukuri natyrore qё tё ngjall krenari. Ёshtё pёrmendur pak nё shtypin apo median tonё…Por Pёrrenjasi tё josh pёr faktin e njё demokracie qё po rritet e brishtё dhe me vёshtirёsi. Ai flet me gjuhёn e legjendёs….

Nga larg dallohet fusha e Domosdovёs. E kush nuk ka dёgjuar pёr tё !. Kёtu ka zhvilluar sa e sa beteja me turqit heroi ynё legjendar SKЁNDЁRBEU, dhe malet rreth e rrotull pёrcollёn nё vite veç jehonё fitoresh….

Rreth fushёs, si njё pikturё e bukur dhe madhёshtore, duket sikur natyra ka vendosur me njё dorё tё kujdesshme nё formё unaze tё gjashtё fshatrat :Pёrrenjas – Fshat, Rrashtan, Katjel, Kotodesh, Urakё dhe Rrajcё-Fushё dhe qyteti i bukur i Pёrrenjasit. Pёrball vazhdojnё dy zona tё tjera Rrajcё-Sutaj dhe Rrajcё Skёndёrbe…Edhe kёtu , pёrsёri flet legjenda, se si njё fshat i largёt mori emrin e Skёndёrbeut dhe ku vendkalimi i ri u quajt “Shkalla e Skёndёrbeut”…

Atje ku pёrfundon fusha e Domosdovёs, nis Tuneli i Qafё Thanёs. Ёshtё bёrё njё punё kolosale dhe brezat qё vijnё duhet ta kujtojnё e do ta respektojnё djersёn dhe talentin e derdhur nga paraardhёsit e tyre. Sheh punёn kolosale, qё ka bёrё dora e njeriut, dhe prapё legjenda tё vjen nё ndihmё duke krijuar konturet e njё peizazhi mahnitёs, ku pёrzihet me mjeshtёri realja me fantastiken.

Uji i kristaltё i Tunelit tё Qafё Thanёs…

Kur filluan punimet pёr hapjen e tunelit tё Qafё Thanёs ishte viti 1976. U ngritёn baraket e para dhe erdhёn punёtorё me mjetet e tyre qё do tё ndesheshin me malin. Nje plak me trup tё imёt iu afrua minatorёve dhe teknikёve : “ mos guxoni tё shponi shkёmbin, o trima,- u tha plaku,-se brenda nё tё kalon njё lumё i madh e nuk dihet ku e ndal vrapin. Kam dёgjuar nga tё parёt se nё brendёsi tё shkёmbinjve dilte uji i rrёmbyer dhe thithte ujё fusha e Domosdovёs. Erdhёn disa pogradecarё dhe desh ta kthenin me forcё ujin nё anёn tjetёr. Plasi sherr i madh e u vranё njerёz…

Perёndia u zemёrua me tё dyja palёt dhe nё shenjё hakmarrje ua mori ujin. Uji u rikthye mbrapsh dhe humbi pёrsёri nё brendёsi tё shkёmbit. Ai zien atje brenda dhe kёrkon shpagim.Mos e ngacmoni mё shkёmbin, se do tё na pllakosni gjёmёn…”.

Dhe vёrtetё nga ky tunel gjigand shpёrtheu uji i freskёt, i pastёr si kristali e i ftohtё si akulli. Por ai nuk u kthye nё gjёmё, siç thoshte legjenda, por nё gёzim e jetё tё hareshme tё kёtyre banorёve. Nga ky tunel buron njё gurrё me ujё tё rrjedhshёm me mbi 200 litra/sek. Dhe sot vadisin me kёtё uje tё gjithё fshatrat rrotull fushёs sё Domosdovёs. Kanali qё zgjatet deri nё Rrashtan nё njё gjatёsi prej 15 km u jep jetё arave e bimёve bujqёsore.

( Pjesё nga reportazhi : “ Nё Pёrrenjas flitet me gjuhёn e legjendave”

botuar nё gazetёn “Ndryshe” datё 26 Maj 2009 shkruar nga Ramazan Sherja dhe Nuri Kllogjeri )



Minierat “ flenё”……

Mund tё duket e rrallё qё njё qytet tё“flejё” i varfёr mbi pasuri, por Pёrrenjasi jeton nё kёtё mёnyrё qё prej 30 vjetёsh, qё kurse minierat nёn themelet e tij u mbyllёn si tё ishin kioska. I vendosur nё fushёn e Domosdovёs, rreth 60 vjet mё parё, do tё ngrihej ashtu nё mёnyrё artificiale pёr hir tё minierave tё nxjerrjes dhe tё pёrpunimit tё hekur-nikelit dhe tё kromit. Sot 10 mijё banorёt e tij pёrpiqen tё mbijetojnё dhe herё-herё ndihen keq, kur kujtojnё me nostalgji “kohёt e dikurshme” tё zhvillimit tё industrisё minerare dhe tё mirёqёnies qё sigurohej nga puna nёn tokё…

Qyteti mbijeton me tё ardhurat qё vijnё nga emigracioni. Ish – shkolla e mesme gjeologjike tashmё ka 600 nxёnёs, ndёrsa qyteti nuk ka mё nevojё pёr minatorё, sepse janё tё mbyllura minierat. Sipas specialistёve, mineral hekur – nikeli ka edhe pёr 50 vjet, po tё zhfyrtёzohet me kapacitetet e dikurshme…

Pёrrenjasi mbetet i varfёr pёrball diellit…Minierat “flenё” e mbi gjumin e tyre drobitet varfёria e kёtyre banorёve….

Sot nuk ka minatorё. Minierat janё mbyllur. Galeritё e tyre qendrojnё tё heshtura e tё betonizuara. Nё galeritё rreth 300 m tё thella, arteriet e tyre zgjaten horizontalisht pa mbarim me dhjetra e dhjetra km nёn tokё, tё pёrforcuara me beton….Gjatё 30 viteve qё kanё qёnё nё funksionim, mёsohet se janё nxjerrё mbi 150 milion m3 mineral hekur-nikeli…Sipas statistikave nё ketё qytet kanё punuar rreth 2 mijё minatorё, teknikё dhe inxhinierё tё minierёs sё Hekur-Nikelit Pёrrenjas dhe tё Kromit nё Katjel…

( Pjesё nga reportazhi “Pёrrenjasi, qyteti i varfёr mbi pasuri”, shkruar nga

Besim Dybeli ).


VALЁT E KALTRA TЁ LINGAJCЁS. . .

- Valё shpirti, valё fёmijerie dhe rinie, valё dashurie ylberore me njё tufё lulesh mali dhe njё diell tё artё jete…..

Tashmё nё Shqipёri po ballafaqohemi me njё fakt tё bukur dhe mjaftё domethёnёs : arti dhe letёrsia e bukur nuk ёshtё mё provё e metropoleve dhe qyteteve tё mёdha, njё kulturё e re dhe njё qytetёrim i ri po hyn dalёngadalё edhe nё trevat e ashtuquajtura “periferi” apo dhe tё “aneksuara”….Janё tё shumtё ata poetё dhe krijues, qё duke u ndjerё si pjesё pёrbёrёse e kёsaj treve tё bukur plot balada e legjenda, marrin e japin me visaret e saj, duke krijuar nёpёrmjet vargjeve portrete tё mrekullueshme artistike. Sami BOGDANIN, poetin e njohur tё Zonёs sё Rrajcёs dhe Lumin e Lingajcёs, qё e pёrshkon si njё fjongo e kaltёr valёzore fushёn e Domosdovёs, duket se i lidhte me njeri – tjetrin njё histori e gjerё dashurore. Po kёshtu krijimet e bukura tё disa prej nxёnёsve tё Shkollёs sё Mesme tё Pёrgjithshme “Sali Halili” nё Rrajcё dhe tё Shkollёs sё Mesmё tё Pёrgjithshme “ Halit Bёrzeshta” nё Pёrrenjas, na bёjnё tё emocionohemi dhe tё ndihemi krenarё. Ёshtё njё muzё qё rrjedh nёpёr breza me origjinalitet shpirtёror. Nё kujtesёn tonё vjen Derveni plot lёndina e livadhe, vijnё gojёdhёnat dhe pёrrallat e mrekullueshme tё Rrajcёs, vijnё lulet – valё tё Lingajcёs si njё refren melodioz nё buzё. Drita shumёngjyrёshe e kohёs ngjan si njё shpirt i madh, me degё tё lulёzuara baladash e pёrrallash nё shekuj, me dhimbje tё pafundme dhe sfida jetёsore…Nektari i shpirtit i mbledhur lule mё lule ёshtё derdhur me bujari nё sofrёn e mrekullueshme njerёzore me bukё e zemёr, mes burrёrisё dhe historisё sё ngarkuar tё ketyre njerёzve…

Njё mёsues, njё prind, njё krijues plot vlagё i kёndoi me krenari vendlindjes sё tij, RRAJCЁS ku gjithçka buron nga rrёnjёt :

- “Nuk kam tё bukura vetёm vallet

Nuk kam tё bukura vetёm kёngёt

Unё kam tё bukura gjithcka

Qё ka buruar e buron nga rrёnjёt !....”

Sami Bogdani me zemrёn e tij tё ndjeshme zanё mbi zanё tek bregu i kalasё (siç e quante ai vendin mbi Pocivallё) vёshtronte valёt e Lingajcёs(lumi qё e pёrshkon mes per mes Rrajcёn dhe Fushёn e Domosdovёs) si njё lule valёsh nё buzё, si njё lule valёsh nё gushё, si njё nuse drenushe qё valёvitet nёpёr fushё…. Dhe gjithё atё valё dashurie qё i ndjellte kjo pamje e Lingajcёs kaltёroshe ai e quajti njё thёllёzё luqinje me njё buzёqeshje fine.Tё gjithё hapёsirat e vendlindjes ngjajnё si vise tё valёzuara, si vende shtruar-shtruar dhe tё futen befas nё kraharor. E shpreh bukur kёtё gjё tё veçantё poezia :“ Shpella e Pёllumbave” :

“ Shpella e Pёllumbave

Pёllumba tё bardhё

Fluturonin nё ajёr

Me krahё tё artё !....


Te shpella e pёllumbave

Plot pёllumba rrajce

Valёt e pёllumbave

Si valё lingajce….”

Tek poeti janё derdhur nёpёr vite e kohё valё gurёsh, valё vallesh, valё zemre dashurish, valё ёndrrash tё bardha. Ishte njё shpirt i bardhё valё-valё me degё tё lulёzuara poezish nёpёr vite, me afshe shpirtёrore dhe lule rrajcare, lule dashurore e hyjnore, me dhimbje e pafundёsi dhe gёzim tё madh nё jetё!...

“ Valёt e ylberta tё Lingajcёs

Qё tunden si nuse me vello tё bardhё

Mё sjellin ndёrmend lulet

e bjeshkёve tё Rrajcёs

Qё nga Derveni deri nё Dardhё….”

Interesante ёshtё poezia Majё tumёs nё Urakё ku pamja e Fushёs sё Domosdovёs merr pamjen e njё lule–manushaqeje ku ndizen mallet e Rrajcёs, siç i cilёsonte vetё poeti, malle tё gurёve tё lirё, tё mrizave tё zanave, tё vrullit tё valleve, tё kёngёve me vesё ….Dhe vijnё e zenё vend nё zemёrёn njerёzore shkёmbinjtё e kuq tё zemrёs, sytё shkёndija si ereza behari, ёndrrat e bardha si rruaza gjerdani, lulet e manushaqeve dhe lulet e malit eremirё qё i kёndojnё dashurisё dhe natyrёs me gjelbёrim tё ripёrtёrirё:

- “ Bien daullet e Rrajcёs

Zgjohen valёt e Lingajcёs

Zgjohen baladat e Krastёs

Qё u bё fli honeve tё natёs !....

Valёt e Lingajcёs zgjohen si lotёt e lёngatёs, si valёt e majёshpatёs, si zymbylat e Rrajcёs - zymbyla gjerdani , qё zbresin nga Bezhani dhe Vёlcani, si lule Kostricani , tё bukura si flutura !...

A ka ngazёllim mё tё madh dhe frymёzim mё tё fuqishёm ndёr kёngёt e vendlindjes ?...A ka pёrkushtim krijues mё tё ndjerё se sa fytyra e pastёr e poetit nё bardhёsinё e viseve tё bukura e krenare tё vendlindjes ?...A ka dashuri mё tё nxehtё tё shprehur nё balada e legjenda sa kjo dashuri-rinie , qё buron vrullshёm nga Kuradesa ku afёr kroit qendiste shpresa apo nga gjithё Domosdova ku na kishte parё gjithё njerёzia e vajzёria, kur e putha dhe e pёrqafova ?!...

“Unё e di

Mbeta njё meteor

Zure vend ti

Si njё xeheror !....”

Lule valёsh pambarim…Valё shpirti, valё rinie, valё pranverore me njё palё fustanellёzash porsi lulemollё, valё bukurish si krahёt e fluturzёs, si njё tufё me lule malime njёdiellzё tё artё, valё poezie me dashuri ylberore si njё lulebletё !....

( Botuar nё gazetёn “ MOKRA”, Dhjetor 2006 )


KU GJЁMOJNЁ KЁTO DAULLE…

Duke u ngjitur shpateve e majave tё ashpra tё Qafё – Policёs, nga ku njё panoramё e hapur e natyrёs shpaloset pёrpara me male e lugina me“sfondin e artё”, nuk harrova dhe nuk hezitova tё krahasoj pamjen e bukur natyrore me ritmin poetik, qё krijon gjithmonё nё lartёsitё malore gjёmimi i njё feste tradicionale tё Zonёs. Nё çast risolla nё mendje traditёn e vjetёr tё Rrajcёs ku gёzimi shoqerohet me “gjёmimin” e daulleve….Nё meditim e sipёr m’u pёrsёritёn nё mendje vargjet e librit “HARLISJE” tё Ferit Ramёs : “DAULLJA ”

Njё daulle qё shurdhon njё botё,

Tek gjёmonte e s’e pёrmbante gazin

E dёgjon njё curle dhe i thotё : - “Llafazane !”

Mё krekosesh edhe kur tё rrahin….”

Janё vargje domethёnёse pёr ketё ditё ku e gjithё Zona e Rrajcёs dhe Prrenjasit janё nё njё fushё tё bukur ku gjёmojnё daullet. Shumё breza e ndjekin me interesim kёtё festё tradicionale nё pllajat e gjelbёruara tё VALTHIT….Ёshtё gjithmonё njё dёshirё e madhe dhe e hareshme nё shpirtё qё lidh “nyjet” e kujtesёs nё kёtё “hymn popullor” tё gjёmimit tё daulleve sa herё qё njerёzit zgjohen nё festa e gёzime…

Sofra rrajcare, ajo qytetare dhe tradita folklorike ёshtё mbushur plot me shpirtin e bukur tё njerёzve. Sadi HALILI, koreograf i njohur i trevёs sonё dhe i gjithё rrethit tё Librazhdit, ka sjell me shpirt kostumet popullore tradicionale tё grupit tё valleve. Pёr arsye shёndetёsore, Sadiu nuk ngjitet dot nё malet e Shebenikut, por me shpirtё e ndjenjё artisti, ai ёshtё kёtu me njerёzit e tij tё gjakut, me ritmin e valleve, me ison e kёngёve, me gjёmimin e daulleve, qё ai vetё tё gjitha kёto çaste i ka si njё simfoni tё vёrtetё artistike nё çdo kohё. Burimi i ujit tё ftohtё nё Valth ёshtё tёrheqёs, joshёs pёr etjen e shumё njerezve qё ngjiten kёtyre shpateve tё largёta nё kohё vere. Nuk mungon dhe ushqimi i bollshёm i pёrgatitur me kujdes sipas traditёs sё Zonёs nga shumё tregёtarё e familjarё….Festa e bukur qё ka grumbulluar edhe aq shumё emigrant nga Greqia, Italia dhe Anglia, ka ndjeshmёrinё e njёharku tё tendosur popullor qё sjell pranё nё natyrё melodinё njerёzore dhe mallin pёr vendlindjen….

Tashmё po bёhen 70 vjet qё valltarёt, kёrcimtarёt dhe kёngёtarёt e Zonёs Rrajcё dhe Pёrrenjas, kanё ngritur njё“monument” pёr gurёn trdaicionale tё folkut tё valles. Cdo vit nё VALTH janё tё pranishme 7 orkestra me kolorit tё rrallё…Gjёmojnё 10 daulle tё ritmeve tё ndryshme.Ndjehet e fuqishme melodia me fyell, gajde e klarinetё bashkё edhe me cyrlat qё i bёjnё iso tё bukur !....Ёshtё njё pamje shumё e bukur, nё njё vend malor shumё piktoresk, me ujё tё ftohtё, lёndina dhe male tё veshura me lisa shekullorё….

Valth i bekuar

Me lёndina e kroje tё kulluar

Aty vjen njerёzia

Me mendje e shpirt “dehur” nga melodia…



Ёshtё njё vend, ёshtё njё mal

Larg, shumё larg

Ngjitja ёshtё e lehtё si njё galё

Rrethuar nga bukuria, me ngjizje e me mall !...


( Botuar nё gazetёn “DOMOSDOVA”, Nёntor 2007)



FESTIVALI POETIK : “ PЁRRENJAS 2OO8”

Dikur njё vend i zhurmshёm minatorёsh me kёngё jete tё hareshme nё galeri, sot QYTETI i PERRENJASIT ёshtё njё vend i bukur dhe ka nё vetvete melodinё e vargjeve poetike dhe dashurinё e bukurisё me balada e legjenda tё ndjeshme pёr brezat. Ёshtё njё qytet qё ruan valёzime jete, kёngё poetёsh dhe simfoni kёngёsh tё lindura nga thellёsia e cmuar e nёntokёs. Si prej rrёnjёsh tё Nёnёs erdhёn dhe u ngulёn kёtu njё ditёpoetёt nga e gjithё Shqipёria. Erdhёn buzagaz nga larg, sollёn gjallёri nё ndjenjat e njerёzve. Me vargjet e poezisё ringjallёn histori, risollёn nё imazhin e qytetit tё vogёl portrete emrash tё paharruar dhe plotёsuan hapёsirёn e njёtradite festive tё poezisё, qё e formojnё bukur vetёm poetёt dhe artistёt… Edhe nё ketё qytet poezia rritet e brishtё nё fletёzat e kohёs dhe nё rrёnjё bukurie qё nuk e humbasin kurrё tingёllimin e vjetёr nё historinё e qytetit….Gjithkush e dёshiron kёtё faqe tё bukur jete qё tё çlodh shpirtin nё mes gjёrave tё dukshme qytetare, me rrugёt e asfaltuara dhe ndёrtesat e larta shumekatёshe tё pallateve qё kanё sensualitetin shumёngjyrёsh dhe shijen e natyrёs nё harmoni me peizazhet pa formё e mjeshtёrinёe pёrkryer tё ndёrtuesve…Gjithkush e ka ёndje tё ruaj tё paprekur ndjeshmёrinё shpirtёrore, sado tallaze qё lёvizim furishёm nё “ekranin e kohёs”. Mitingu poetik “ Pёrrenjasi 2008”, qё u zhvillua me iniciativёn e Kryetarit tё Lidhjes sё Shkrimtarёve tё Qarkut ELBASAN Z.Milianov KALLUPI dhe me mbёshtetjen financiare tё Bashkisё Pёrrenjas, pati njё “jehonё artistike” tё jashtёzakonshme nё atmosferёn e qytetit dhe u shoqerua nga grupi i valleve dhe recitues tё pёrgatitur nga stafi i Shtёpisё sё Kulturёs Pёrrenjas dhe Shkolla e Mesme e qytetit.Nё ketё aktivitet morrёn pjesё poetё e artistё nga Korca,Kavaja,Lushnja, Elbasani, Durrёsi, Pogradeci, Berati e Vlora.Nga poetёt e trevёs sё Pёrrenjasit ishin pjesёmarrёs aktivё Bashkim BUSHI, Besim BASHLLARI , Mimoza VASKU e Spasse THANASI , qё me vargjet e tyre sollёn vlerat mё tё mira tё poezisё qё buron nga ky “vend ngadhnjimesh” tё punёs, jetёs dhe dashurisё… Vjersha “Pallati X” prishi rehatinё e banorёve dhe solli marrёzi…,kurse poezia lirike “ Kam ngrirё si monumenti yt” solli trazime shpirtёrore pёr humbjen e “imazhit punёtor” nё galeritё e minierёs dhe ngjalli shpresёn pёr njё “rikthim” tek fytyra e artё tё mineralit tё kuq….

Si njё “magji nё shpirt” erdhёn kёngёt popullore tё Trevёs artistike si “Trendafili i bardhё”,“Celi lulja nё kuti”, “ Fikun e egёr e mori lumi”dhe“Zunё gjelat po shpeshojnё”.Janё “thesare” qё nuk heshtin nё jetёgjatёsinё e tyre dhe “zgjojnё” me kranari “ngadhnjimin e shpirtit”…

FESTA E FJALЁS POETIKE NЁ LIBRAZHDIN E POETЁVE

Nё qytetin e Librazhdit, aty buzё SHKUMBINIT, me mikpritjen e ngrohtё tё punonjёsve tё Qendrёs Kulturore tё qytetit, u zhvillua njё “festё poetike” e mundёsuar nga BASHKIA e qytetit dhe kryetari i saj Kastriot BEGA.Ishte Dhjetor, binte dёborё dhe frynte njё erё e ftohtёSkenari i takimit u pёrgatit nga Skender KARRIQI dhe regjia nga Naim GJOSHI qё i emociononte tё gjithё….Punonjёsja e Bibliotekёs sё qytetit Albana,duke pёrshёndetur pjesёmarrёsit prezantoi tё ftuarit, me kryetarin e Lidhjes sё Shkrimtarёve Konstadin Kristforidhi Elbasan Z. Milianov KALLUPI dhe mё pas shfletoi kopertinat e librave duke recituar vargje nga librat e autorёve tё zgjedhur…Si legjendё vijnё nga larg vargjet e poetit KOCI PETRITI

- “ Unё vij nga urat

Nga ura e Bushtricёs

Ja ura e Qabesё

Ja e Drashovicёs….”

Mё pas u recituan vargje nga poetёt Qazim D. SHEHU, Vullnet MATO, Celik PETRITI, Fatmir MUSAI, SPASSE THANASI, Violeta MEKSHI, Mefail GANIU, Artur SHKIRA, Nazmi HAJDINI, Feride KACA, Feride ALIMETA, Kujtim BUZRA, Rexhep POLISI etj….

Vargjet e poezisё nga libri “ Valёt e Lingajcёs” tё tё ndjerit Sami Bogdani u recituan me dhembshuri nё skenё nga vajzat e Shkollёs sё Mesme dhe u transmetuan nё monitor….Nё recitalin e kёtij takimi festiv, njё vend tё veçantё kishin vargjet e poetёve martirё Vilson BLLOSHMIe Genc LEKA, qё iu pёrgjigjёn pёrndjekjes e denimit tё regjimit me “ngadhnjimin e shpirtit”. Nga gazeta “DOMOSDOVA” u prezantua poetja MIMOZA VASKU dhe bashkёpuntorёt me ketё gazetё Ferit FIXHA, Spasse THANASI, Besim BASHLLARI, Shpёtim BOZHA, Ali COKA etj. U recituan edhe vargjet e goditura kundёr diktaturёs tё autorit GANI SKURA, i cili ishte njё autor aktiv i gazetёs“LIBRAZHDI” dhe njё“patriot” i flaktёi ndjenjёs kombetare shqiptare nё Kosovё….Vargjet e frymёzuara tё poetit dhe gazetarit KUJTIM BORICI u duartrokitёn pёr bukurinё dhe origjinalitetin e figurёs artistike.

Ky takim poetik, i dha njё frymёmarrje tё re jetёs artistike dhe punёs krijuese nё rreth me aktivizimin e intelektualeve tё tё gjitha fushave. Merita kryesore e kёtij aktiviteti ishte e kompozitorit tё njohur NAIM GJOSHI dhe koreografit SADI HALILI qё kanё kontribuar dhe vazhdojnё tё kontribojnё me profesionalizёm dhe dashuri njerёzore tё denjё….Ata janё artistё jo vetёm nё shpirtё, por edhe iniciatorё tё produkteve kulturore qё gjallёrojnё mё shumё hapёsirёn krijuese dhe ndjenjёn e jetёs. Ata ndriçuan prozhektorёt e ndjenjave poetike edhe pёr talentet e reja qё i vijnё trevёs sonё me shumё ngrohtёsi dhe entuziazёm…Ky ёshtё takimi i dytё poetik brenda njё viti, pas mitingut solemn “PERRENJASI 2008” qё u zhvillua nё muajin Nёntor nё qytetin e Pёrrenjasit me “vёrshimin” e 70 poetёve e artistёve nga qytete tё ndryshme tё vendit, e qё ishte njё mikpritje qё mbahet mend gjatё.


79 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page