top of page

QESH E VUAJ!...


MYSLIM MASKA


Pse ma bëre shpirtin kaq rrëmujë

Dhe nga vetja ime

Jashtë më flake

Dridhem , përpëlitem, qesh e vuaj

Mes dy “varresh”

Bëhem shkrumb mes flakëve.

Le të digjem, të bëhem hi fare,

E vetmja vdekje

Ku shkoj duke qeshur.

Zor të gjenden në botë varre

Si dy gjinjtë e tu

Gonxhe paçelur.

144 views1 comment

1 commentaire


Kozma Gjergji
Kozma Gjergji
12 oct. 2020

Poezi me një gjetje origjinale dhe fortë të goditur. E pranon kjo temë të bëjmë dhe pakëz humor: Cili i dashuruar nuk u bë trim të vdiste atje?! Si ia ka bërë i shkreti Sulltan që ka patur një hektarë me të atillë varre?! Kushedi sa herë do ketë vdekur!

Urime dhe përqafime me mall! Kozmai.

J'aime

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page