top of page

Pёrqasjet e reja kritike tё njё eseje

Updated: Mar 10, 2020


Vladimir Muça



(Mbi esenё “ Shtatë ditë para dhe pas vdekjes” tё Bardhyl Maliqit)


Nё vёshtrimin tekstual tё njё vepre letrare, detyra e kritikut ёshtё qё pёrmes asaj qё fshihet nё nёntekst tё nxjerrё nё pah jo vetёm vlerat krijuese, por edhe tё rejat e sjella pёrmes njё estetike tё re, raportet e lexuesit me veprёn letrare, duke ofruar njё zbёrthim sa mё tё hollёsishёm, duke vёnё nё dukje vlerat e reja, mesazhet. Eseja e Bardhyl Maliqit “Shtatë ditë para dhe pas vdekjes” nё rrafshin e gjerё psiko-analitik eksploron ide e novacione tё njё romani modern, nё njё substance nёntoke e mes qiellit dhe tokёs. Shqyrtimet nё kёtё kaleidoskop psiko-analitik i hapin shumё shtigje interferimit, imazhinizmit lexuesve, tё cilёt pёrmes kёsaj dioptrie do gjejnё pasazhet nga ku kalon e ndёrthuret linja e zhvillimit romanesk. Me pёrshfaqjen e mendimit kritik, autori i kёsaj eseje, lexuesit i hap dekorin e skenave dhe tё mizanskenave, duke pёrshfaqur tabllotё konkrete tё njё jete shoqёrore. Duke pёrqasur vlerat krijuese me inovacionet e saj estetike, autori i esesё i ofron lexuesit linja transmetuese tё mesazheve dhe ideve, me qartёsinё e domosdoshme, pёr tё kuptuar qёllimin e romanit e mesazhet qё ai pёrcjell tek lexuesi. Nё bazё tё interpretimit eseisto- kritik, vlerat e romanit “Shtatё ditё pas vdekjes” tё autorit Mexhit Mehmeti vinё pёrmes viteve si qenёsi e prozadorisё moderne tё romanit tё sotёm. Subjektiviteti narrativ, ndonёse i groposur nёn dhé mbetet nё shpirtrat njerёzorё, si njё paradigmё jete dhe mbijetese. Bardhyli ka botuar shumё vёzhgime dhe ese tё karakterit psiko-analitik, por siç thotё dhe njё miku im poet, pёr tё provuar cilёsinё dhe fortёsinё e njё botiljeje me raki, ёshtё e mjaftueshme tё provosh njё teke gotё pёr cilёsinё e saj. Nga kёto kёndvёshtrime eseisto- analitike kam lexuar mjaft, por mua mё mjafton kjo ese sipёrore tё cilёn po e vlerёsoj, pёr tё shprehur disa mendime tё kёsaj psiko-analize qё i bёn Bardhyl Maliqi romanit tё Mexhit Mehmetit nё kuadёr tё letrarizimit eseistik tё ideve e mendimit frojdian, nёn frymёn e Jung e Lakant. Ky vёshtrim kritik i autorit Maliqi ёshtё trajtuar bukur nё kёtё kontekst tё ideve frojdiste, siç ёshtё trajtuar dhe nё roman tekstualisht. Autori i esesё, nёn rrjedhёn e lumit tё psiko-analizёs, nё nёntekst, nxjerr vlerat e psiko-terapisё qё ka romani nё shoqёrinё jo vetёm shqiptare, por nё hapёsira mё tё gjera tё shoqёrisё njerёzore. Kjo psiko- terapi, letrarizuar bukur nё ese, ndikon ndjeshёm nё subkoshiencёn e etnisё sё kombit; rrit gradientin e kujtesave historike tё memories sё popullit, si njё “materie” amorfe e pavdekёsisё e cila shtresёzohet nё trupin e kombit si palimpsest. Ndaj dhe legjendёn mbi frymёn e pёrjetёsisё, tё ringjalljes, vёzhguesi eseist, Bardhyl Maliqi e ka evidentuar bukur, si njё mistiçizёm personal biblik, tjetёrlloj, tё shpirtёzuar me frymёn e kohёs, si njё pёrjetim nga vetё autori i romanit dhe psikologu eseist, Bardhyl Maliqi. Nё kёtё kёndvёshtrim nё ese njehsohet dhe veçoria e kёtij vёzhgimi eseistik, ku figurat kanunore, biblike, janё trajtuar me elegancё nё substance tё re kohore duke i veshur me rroben e metaforёs nё aspektin kohor, si njё proçes antraktiv shoqёror, nё sinkron me personazhet emblematikё tё shoqёrisё tё sotme. Gjithçka vjen si njё fikshёn njerёzor mbi gabriolёt e sotёm, tё cilёt, siç thotё eseisti Maliqi, “Janё engjujt e fushatave zgjedhore e nё paszgjedhje shndrohen nё djaj”. Kjo pёrballje ekzistencialiste e kthen jetёn shoqёrore nё njё skёterrё “Kont Ugolinёsh” tё vёrtetё gjer nё ato pёrmasa sa qё vdekja merr dukurinё e njё parajse tё vёrtetё. Nё kontravers me kёtё jetё tё nёntokёs, tё qenёsive vdekёtare, nё luftё me gabriolёt, pёrballet nё mёnyrё ekzigjente jeta mbi tokё, me dashurinё pёr familjen e harmoninё shoqёrore, me dinjitet e “kryeneçёsi” nё “qenien e tij vertikale” e jo zvarritёse. Nё tёrёsinё e narracionit e tё dramacitetit shoqёror nё roman, autori i esesё mbёshtetet fortas nё trajtimin dhe gjykimin tekstual, duke nxjerrё si definicion pёrballjen mes substanciales tё dёshirueshme dhe represionit shoqёror, shpirtёrorё nga djajtё mbitokёsorё, tё cilёt glorifikojnё vetёveten, mistifikojnё gёnjeshtrёn, duke fshirё tё vёrtetёn. Intiutivisht Bardhyl Maliqi zbulon efektin e ingranazheve tё shpifjeve, si njё artikulacion i tjetёrsimit psikologjik e moralist tё njeriut duke e bёrё inaktiv ndaj pafytyrёsisё tё kёsaj bote gjer nё shndrimin nё puthadoras, zvarranikё. E sipas kritikut kjo arrihet gjer nё atё shkallё, sa qё mё mirё preferohet vetёmohimi si njё faktor i elementёve dialektikё i njё degresioni nё zhvillimin shoqёror. Me çfarё pёrftova nga kjo ese psiko-analitike mbi romanin “ Shtatё ditё pas vdekjes” tё Mexhit Mehmetit, dakortёsohem me autorin Bardhyl Maliqi, se nga pёrqasjet:” Dilemat provokuese mes jetёs e vdekjes, nё tё vёrtetё janё vetёm njё mjet pёr ta pёrjetuar si tё gjallё mjedisin letrar tё tekstit romanesk.” Kjo vepёr:” Pёrveç leximit si akt mekanik, pёrveç mendimit si akt botёkuptimor, ka dhe pёrjetimin si akt shpirtёror.” Nё mendimin tim, nё gjuhёn e nёnteksteve me anё tё metaforave e simboleve, aludimatit, alegorisё, vjen nё dritё tё jetёs e vёrteta mbi tokё, si dramacitet e konflitualitet i shoqёrisё sё sotme jo vetёm shqiptare, por mё gjerё.

Castelnuovo Di Sotto Itali Vladimir Muça Shkrimtar, kritik

56 views5 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page