Përparim Hysi: Shoku Leka dhe mysafiri
- Prof Dr Fatmir Terziu
- 49 minutes ago
- 4 min read

Shoku Leka dhe mysafiri
(tregim)
Nga Përparim Hysi
Për mua dhe të gjithë ata që e njohin,ky është LEKA S. nga fshati ku unë jam mësues. Është një fshat i madh,qendër e kooperativës ku aderojnë 6-fshatra dhe LEKA S. është brigadier. Kooperativa ka 10-brigadierë,por as LEKËN nuk po e sjell në tregim si brigadier,se, në fund të fundit, ky tregim,sado që është i vërtetë,nuk ka të bëjë fare për punët në brigada apo në tërë kooperativën. LEKËS të gjithë i thërrisni LEKA dhe,fare pa pandyer,u gëdhi me këtë ndajshtimin "shoku".
*
Një korrier solli lajmin që nga çdo brigadë,vetëm të rinjtë,duhet të vinin në qendër,se kishte ardhur nga rrethi,i madhi i rinisë dhe do sillte mesazhe të partisë,enkas për të rinjtë. Fshati,sado i varfër qe(pragvitit '60-të të shekullit që iku),mori masa që mysafirin ta priste siç duhej. Takimi bëhej në mbrëmje (ende nuk kish dritë elektrike),por organizatorët kishin varur rreth e përqark "petromaksë" dhe,krejt sheshi i lëmit si një pjacollë e shtruar me çimento,ndriçohej sikur të mos dukej fare mungesa e dritave. Rreth e përqark,ulur të rinjtë nëpër stola të gjatë dhe mu ballas që të shikohej nga të gjithë dhanë ballë,kryetari,sekretari i partisë dhe mu në qendër të tavolinës së gjatë, i madhi i rinisë së rrrethit, një vajzë e re bjonde që qenkësh instruktore rinie,siç thanë. Mbledhjen e hapi sekretari i partisë që ia dha fjalën, këti:të madhit nga rrethi.
Ky,sa mori fjalën, foli për"arritjet madhështore" në fshat dhe pasi e torri dhe e torri,tha:"Këtë mbrëmje e orgnizojmë vetëm e vetëm për të përshëndetur,veçanërisht,çiftet e të rinjëve që janë fejuar brenda fshatit. S'ka më bukur se si vihen në jetë mësimet e shokut Enver dhe në emër të partisë i uoj:TË trashëgohen!." U bë një duartrokitje dhe drejtuesi i mbrëmjes tha:-Tani për të kërcyer do dalin vetëm çiftet që janë të fejuar. Zariku i vetmi muzikant në fshat filloi me violinë një "tango" dhe çiftet qenë(nja 6-çifte me sa më kujtohet) zunë e vallëzuan. Mandej,u bënë dhe kërcime të tjera dhe,kur po bëhej pak pushim,tha ky,"msafiri".
Kjo që shihni(tha për bjonden) nga fshati është,por në saj të mësimeve të partisë,u bë veprmitare e madhe dhe partia e dërgoi për të marrë eksperiencë në Bashkimin Sovjetik dhe do t'ju flasë pak për çka parë atje. Foli,por ajo nuk qe për të folur e trapiti larg në Luftën kundër gjermanëve,ku një e re,ZOJA KOSMEDEMJANSKA, kur u kap robe nga gjermanët,u paska thënë atyre: "Stalin s'nami! Stalin pridjot" * Dhe prapë duartrokitje. Ndërhyri mysafiri:"Stalini me ne dhe po vjen"... Po hë,se desh plasa,- tha Lam Shuli që ishte kuzhinier në mensën e kooperativës. Kur u mbyll,prapë "Mysafiri", ju falnderojmë dhe iku me ata të tavolinës,
*
Akoma nuk kishte një dhomë ku të kalonin natën mysafirët. Këta e kalonin natën nëpër familje të ndryshme.Por partia e pushteti në fshat,për këtë "mysafir" si të"rëndë" nga rrethi, e drejtuan tek familja e LEKËS që,për të thënë të drejtën, kishte një nivel më të mirë jetese. LEKA S. jetonte me të shoqen dhe kishte vetëm një çupë të parritur. Qe nga të vetmet familje që flinin në krevat me susta,ndryshe nga të tjerët që shtronin përdhe. Miqtë i priti siç di të presë një MYZEQAR dhe,nëse e shkruaj me gërma të mëdha, e njoh këtë lloj pritjeje jo vetëm bujare,por me shpirt në dorë. Hyri"Mysairi i rëndë" dhe në krah të tij dhe ajo,BJONDJA. LEKA i uli mysafirët ballë për ballë dhe,sakaq,hyri e shoqja. U tha mirëse erdhe dhe pa vonesë,shtroi tavolinën. Mysafiri ca nga rakia e manit,zierë dy herë dhe ca e mezi priste të"çeplendisej" ca me atë,BJONDEN që e kish dërguar dhe në Rusi,tha,pas një ore që hëngrën dhe pinë:- Shoku LEKA, sa më vjen mirë që nën dritën e partisë ke arritur këtë nivel të lartë jetese. Jemi pak të lodhur dhe është mirë që të flemë.
LEKA që,për herë të parë e dëgjonte atë "shoku" para emrit të tij, sikur e nuhati këtë "përkëdheli" të mysafirit, i tha:- Për ngritjen nga tavolina dhe për gjumë,këtu në shtëpinë time,si në gjithë MYZEQENË,vendos miku. E kjo "cuca" që ke me vete është myzeqare dhe i di zakonet tona. Po,kur tha"cuca",mysafiri u skuq paksa. Kjo nuk është cuca,por është X... dhe është komuniste.
Qofshi shëndosh e faqebardhë në detyrat që kini,bëri sikur e hëngri bodecin LEKA. Epo,- tha LEKA,- e mysafirëve të bëhet!
Hapi derën e dhomës dhe i thirri të shoqes. Sa mbrriti ajo,LEKA tha:-Miqtë duan të flenë.Merre këtë"cucën" dhe mbështilluni andej,se unë me mikun i kemi krevatët. Mysafirit sikur i ra tavani mbi kokë.
Shoku LEKA! Unë dhe kjo jemi komunistë dhe komunistët dhe në luftë,shtronin bashkë,se shquhemi për moral të lartë.
Mik,-tha LEKA, në shtëpinë tim e kam rregull.Kurrë nuk e lë mikun vetëm. E sos natën mu aty me mikun.
Shoku LEKA... por "cuca" sosi matan.
Të nesërmen,duke qeshur,LEKA më tregoi se si u bë "Shoku" LEKA. Më tej,e shtoi të qeshurit:tërë natën miku nuk fjeti.Mend hante jorganin me dhëmbë. Mbasi i përcollën në mëngjes,e shoqja i tha LEKËS:" Ore ç'kishte ajo"laço" që kthehesh sa një anë në anën tjeër dhe na"kllap" synë. E LEKA,pa atë nofkën"shoku" ishte nga ata që t'i këndonte teskeretë nga xhepi. Dhe LEKA:-Kujton ato që ka parë andej nga Moskovi...
Tiranë, 5 dhjetor 2025









Comments