top of page

Përparim Hysi: Për  bukë, të rrahë dhe unë!

49 minutes ago
3 min read

        "... bukë,them, të hanë"

                              Qemal   Stafa

 

       (tregim  i jetuar)

 

Nga  Përparim  Hysi

 

  Nëse i kthehem përsëri, këij tregimi të jetuar, kam një arsye shumë madhore, Para tri ditësh,në një rubrikë me "okelion":" Pohojnë me gojën  e tyre",pashë  një pohim shumë tronditës në raport,me atë  ç'kam përjetuar në vitet e  atij regjimi gati 50-vjeçar të pasçlirimit. Ai ,që fliste,kish qenë si unë,mësues për  41-vjet.  Edhe unë:po për 41-vjet.

Ai mësues diku në veri të vendit dhe unë,në MYZEQE.

Pohimi i tij,përkonte dhe me një"cilësi" pak si negative:-Ai pohonte:-Kam qenë i rreptë! Më ka"kopjuar lëvizjet":edhe unë,kam qenë i rreptë. Por unë nuk e sjellë këtu,për të treguar këtë cilësi,përkundrazi...

Po, para se të dalë tek tregimi im,pjesën e parë të pohimit të tij, po e vë si prolog.  mandej do vë tregimin tim. Së fundi,pjesën e dytë të pohimit të tij,si epilog. Mbetet vlerësimi  juaj,pas epilogut.

                                            Prolog

Mua që më shihni në këtë pohim,  kam qenë mësues për 41-vite në veri të vendit. Kam qenë i rreptë. Ngaqë punoja larg shtëpisë, imeshoqe në trastë më fuste bukën e drekës:gjithmonë një copë bukëmisri.  Një ditë,ndërsa hapa trastën,pashë që mungonte buka. Në klasë,ku jepja mësim, qeshë vetëm unë dhe nxënësit e mi. Menjëherë,futem në klasë dhe u them nxënësve:-  Kush ma ka marrë bukën? Të gjithë thanë:- Jo mësues,asnjë prej nesh nuk e ka trazuar trastën tuaj.  Shoh,njërin prej tyre, që uli kokën. U sula nga ai, Ia hapa trastën dhe i thashë: - Pa dil këtu para klasës. Doli dhe dridhej. I thashë:- Hajdut!!! I ngjan babait që është i internuar  dhe si ai do bëhesh dhe i bie me  vizore mbi majat e gishtave.  Për çudi: nuk qau.

Pas  29-vjetësh, më vdiq imeshoqe dhe,ngaqë kisha plotësuar moshën e pensionit,mbetur vetëm,erdha pranë djalit,këtu,në Tiranë.  Jam 83-vjeç. Dihet që  në  moshë të vonë,fillojnë  "telegramet" për shëndetin. Një ditë u bëra keq dhe përfundova në spital.  Mjeku që më vizitoi.më dërgoi drejt e në sallën e operacionit.  M'u afruan dy mjekë kirurgë. I pari më pa dhe, disi larg  meje, diçka i tha kolegut. Mirë,- tha tjetri,- lëre se e operoj unë. -Jo jo,-këmbënguli i pari,- dhe më operoi ai.

Operacioni  doli me sukses.  Pasi më doli narkoza,kirurgu që më operoi, më tha:

- Shikoi pak majat e gishtave të mi. Ende janë të bardha nga ajo vizorja jote. Unë ta mora copën e bukës së misrit,se kisha motrën e vogël sëmurë. Por a e di pse të operova unë? Se për 29-vite me radhë,mu në derën e shtëpisë sonë gjendej varur një bukëmisri. Atë e sillte jotshoqe,sa mori vesh atë "trimërinë" tënde...

                                                            *

... dhe tregimi që kam jetuar unë.

Jetoja në fshatin MBROSTAR-URA,një fshat i madh,gati si qytezë,rreth  4-km larg  FIERIT. Fshati qe sektor ferme.

Banorët e fermave,në raport me kooperativistët,kishin një nivel jetese,disi më të mirë. Së pari, në gjithë fermat,banorët  konsumonin bukëgruri,ndërsa kooeprativistët,sado që prodhonin grurë,hanin veç bukëmisri dhe ky misërhibrid.  Buka qe me raciion për çdo familje,sipas banorëve. Ndodhte që vinte në  dyqanin ku shitej buka, lutej ndonjë nga fshatrat e tjerë,qoftë dhe për një bukë,por e dëbonin.nuk je nga fshati dhe në qytet,ca më keq:- Ik,je nga fshati! Si në kohën e MIGJENIT:- Hajt,more,ZOTI të dhashtë!

                                                                 *

  Kisha ardhur në shtëpi,pas mësimit,  dhe më trokiti dera. Kur e hapa derën,një nxënës më tha:- Profesor,të kërkojë tek zyra e këshillit. U vesha dhe,kur hyra në zyrë,pashë që në tavolinën qëndrore, qe Shefi i Hetuesisë së FIERIT,  Reshat Leskaj, sekretari i partisë së sektorit,kryetarja e këshilit dhe.në kënd të zyrës, në këmbë, një nxënësi im i klasës së tetë.  E kishin prangosur dhe ngjitur me të prangosurin ,i plotfuqishmi.

- Erdhe,- m'u lëshua tërë mllef hetuesi,-  more profesor,- shpotiti dhe,po me mllef. më tha:- E njeh atë që kemi arrestuar?

- Si nuk e njoh? Ky është nxënësi im i klasës së tetë,Xhevahiri

-Xhevahiri ,- shpotiti shefi. Na paska dhe emër të bukur.

- Po,-pohova unë. Siç ka emrin,është. Është 14-vjeç dhe nuk është zënë qoftë dhe me një çupë,se me djemtë jo që jo.

-Jo,more. Po siç  është profesori,do jetë dhe nxënësi,- shfryu hijerëndë shefi.  Ky,xhevahiri yt,profesor, ky i urti yt. e di se ç'na ka bërë?  Na ka rrahur kryetaren e këshiliit; na ka rrahur një komuniste!  Dhe,pa pritur më shpjegime nga unë, ashtu i rëndë,i rëndë e me sokëllima,  iu lëshua të prangosurit:- A e rrahe kryetaren?  Dhe  XHEVAHIRI,ai urtësia vet, e shkrepi:- E rraha!

- Si? SI?Thotë dhe e rraha!!!

-Pse e rrahe?

- Se më la pa bukë.

-Si?  Si? Për bukë e rrahe.

-Polic,hiqja prangat!

-Kryetare, për bukë, të rrahë dhe unë !!!

Dhe kaq qe e gjithë ajo"shfaqje".

                                      *

                        Epilog

Unë, në çdo përvjetor të simeshoqe,tha"mësuesi i rreptë",kur shkoi tek varri veç luleve ndez një qiri dhe lë  një bukëmisri,

                                         *

E kishte ligji i asaj kohe:- Kur gjykohej një fëmijë,thirrej një  mësues.  E,sa për të tjerat,lexuesi le të gjykojnë vet.

                                                        Tiranë,25 nëntor 2026

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page