top of page

Përparim Hysi: Një "qyqe" qan mbi monumentin e heroit     In memoriam, HAVZI NELA

  • 29 minutes ago
  • 2 min read



Përshtypja ime për librin:Diktaturat i kanë frikë POETËT!  Gjatë diktaturës komuniste në SHQIPËRI,janë burgosur dhe janë pushkatuar POETË;që nga TRIFON XHAGJIKA e më  tej:GENC LEKA e VILSON BLLOSHMI. Lista e të burgosurëve edhe më e gjatë: FREDERIK RRESHPJA,PANO TAÇI;VISAR ZHITI e për mos vazhduar më tej.I vetmi POET që u var në shekullin XX-të në botë,është HAVZI NELA. Litari nuk vari Poetin,por lirinë e fjalës së lirë,nga e cila frikësohej.Lexuesi që nuk di plotësisht se kush ka qenë HAVZI NELA,duhet të lexojë këtë libër,të shkruar me shpirt nga BAJAME HOXHA(ÇELIKU). Tek e lexoj vetëm për informim, arrij në një përfundim. Lexoj këtë dhe më duket se ajo"qyqja" mitologjike që bën"ku-ku" duke shprehur dhimbjen për vëllan,është kjo BAJAMJA që vë kujen dhe e qan melotshpirti. Se poezia del nga shpirti dhe mos kujtoni se janë pak lotë.një det i tërë me plot 268 faqe. Kushdo që lexon,mbushet me mornica dhe ndjen dhimbje. BAJAMJA qan me lotë për"vëllan",se ka të njëjtën ADN shpirtërore me HAVZI NELËN. BAJAMES ia vranë fëmijërinë;ia vranë rinin; ia vranë dhe dashurinë,por jo vetëm nuk u përul,por bijë e një familjeje me gene ATDHETARI,jo vetëm çau midis vuajtjeve dhe persekutimit dhe si ajo fara elite që çan gurin e buis,jo vetëm buisi,por lulëzoi fuqishëm duke u bërë një zë i fuqishëm në LETËRSINË SHQIPE,sa me poezinë dhe po aq me prozën.Nëse do dëgjohej mendimi im për librin, duhe të ndodhë kështu: mu tek  busti i MARTIRIT HAVZI NELA.duhe "betonuar" dhe maketi i këtij libri, si dëshmia më madhore për të treguar  se HAVZI NELËN e kemi"gjallë" dhe na frymëzon me guximin e paepur.BAJAME! Ato"kotët" e tu përmjet vargjeve, ma rrritën tensionin  dhe veç të uroj vetëm të mira!Të përqafojPërparimi

                               Tiranë,26 gusht 2026

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page