Përparim Hysi: Një libër i mbushur me mbresa jete

Një libër i mbushur me mbresa jete
"Kujtime rinore me flladë nga Elbasani nga PIRO MILLONA (MINELLA)"
(ese)
Nga Përparim Hysi
Kam shkruar dhe herë tjetër për librat e PIROS dhe vazhdoj të shkruaj për librat e tij,se janë të mbushura me mbresa nga jeta. Me PIRON ka ndodhur (dhe vazhdon të ndodhë) ajo që me kohë e ka thënë FAN NOLI:-Përpiquni të shkruani ato që kini provuar në jetë,por pa fshehur asgjë,sepse librat më të mirë që janë shkruar deri tani,janë pikërisht librat autobiografikë". Kur boton një libër (ky është i pesëmbëdhjeti për PIRON),çliron apo ndjen një lumëgëzimi,- thotë STEFAN MALARME:
Ky libër i PIROS, është pak sinjifikativ për mua,se ka"fllad nga Elbasani" dhe unë e kam thënë edhe diku tjetër: pas FIERIT,ELBASANI është qyteti që dua më shumë. Nëpër faqet e librit,më duket që PIRO MILLONA sikur shkel dhe mbi "gjurmat e mia" të atyre katër viteve ku kam ngrënë bukë në ELBASAN si konviktor në shkollën Pedagogjike "LUIGJ GURAKUQI" nga viti 1955-1959. Janë të njohura për mua rrugët (atëherë me kalldrëm),Kalaja dhe lagjet e Elbasanit. E njoh mirë erën e KRASTËS apo elbasanen në terminologjinë popullore dhe,tek lexoj librin e PIROS,më bëhet sikur jam atje. E dini pse ndodh kështu? Ndodh kështu se PIRO vë shpirtin e tij si peng në libër. "Çdo libër ka shpirtëruar shpirtin e njeriut që e ka krijuar dhe atij që e lexon dhe ëndërron me të". Këto fjalë,të futura në thonjëza, janë të CARLOS RUIZ ZABAN. Pra,PIROJA më ka kapur "rob" me librin e dhe për t'u" çliruar nga këto pranga të tij",po mundohem të rreshtoj të tjera vlera të librit.
*

PIRO e ka hobi të shkruarit. Ai ka gati mbi 5-vjet në pension dhe nuk ka ditë që mos shkruaj. Një hobi në ditë,e mban larg plogështinë. Tek lexoj njërën pastjetrës skicat e me kujtime të PIROS,më vjen ndërmend aktori i HOLLIWUDIT me origjinë shqiptare JOHN(XHON) BELUSHI që ka thënë:"Unë jap aq shumë kënaqësi për kaq shumë njerëz,pse mos kënaqem pak për veten time?". Dhe,me të vërtetë: sa pasazhe,gati të gjalla,saj një kujtese përfekte,na ka dhënë PIRO MILLONA MINELLA? Jo vetëm na ka dhënë,por vazhdon të na japë,pa kërkuar asgjë.
Shkruan, boton (gris xhepin,se botuesit kanë çmime të kripura) dhe i dhuron gratis. Lexon dhe relaksohesh, se PIROJA u jep shpirt skicave, Ish Presidenti i FRANCËS,NIKOLA SARKAZY;ka thënë:"Nëse nuk thuaj gjëra personale në një libër,ku qendron interesantja"?
Në gjithë shkrimet e tij, ruan etikën dhe qoftë në ato,ku mbresa është intime,kurrë nuk lakon një emër dhe,për ta patur faqen të bardhë, vë shënimin:përkimi është krejt i rastit.
Poeti i madh nga SPANJA ,LORKA që Franko e pushkatoi,ka thënë:"Çdo libër është një oborr.Lum ai që di të mbjellë lule me të cilat ushqen shpirtin e vet".Tej sentencës së LORKËS,dua të shtoj:"PIRO MILLONA(MINELLA) jo vetëm ushqen shpirtin e vet,por dhe lexuesëve të tij,një,prej të shumtëve jam dhe unë."
Së fundi, urime mik dhe me libra të tjerë!
Tiranë, 21 gusht 2026








Comments