top of page

PROTESTA E VLONJATËVE ...




PROTESTA E VLONJATËVE

PËR VRASJET PER MOTIVE POLITIKE TË ADEM GJINISHIT DHE HAXHI ISUF KAZAZIT


Nga Enver MEMISHAJ


Pas Kongresit të Lushnjës dhe Luftës së Vlorës, 1920, filloi të funksiononte realisht shteti shqiptar, por shqiptarët nuk e ndalën luftën ndërmjet njeri tjetrit. Ndërsa përgatiteshin zgjedhjet e 27 dhjetorit 1923, ndodhën vrasjet politike që tronditën vendin.

Atmosfera politike në këtë periudhë, ishte shumë e tensionuar. Grupimet politike ishin kristalizuar, duke u ndarë në dy parti të mëdha: Partinë “Përparimtare” dhe “Popullore”. Kryeministri Ahmet Zogu shihej nga kundërshtarët e tij politikë si rival kryesorë. Për të kontrolluar situatën, ai kërkoi shkarkimin e Komandantit të Përgjithshëm të Xhandarmërisë, Shefqet Korça që në prapaskenë intrigonte, duke bashkëpunuar me opozitën. Kjo e fundit e nxiti atë të refuzonte urdhrin e kryeministrit.

Në nëntor 1923 Sul Koni nga Rrogozhina dhe Mustafa Hysen Saraçi nga katundi Saraçaj të paguar nga aleati i Zogut Shefqet bej Verlaci, vranë në Peqin Adem Gjinishin, ish delegat në Kongresin e Lushnjës dhe ishte zgjedhur senator i Peqinit dhe, në këtë qytezë gëzonte influencë të madhe.



Adem Gjinishi ishte babai i komunistit nacionalist Mustafa Gjinishi që u vra pas shpine nga banda terroriste e Liri Gegës me urdhër të Enver Hoxhës dhe varri tij humbi përgjithmonë.

Pas vrasjes së Gjinisht më 25 dhjetor 1923 u vra në Kavajë tregtari antizogist Haxhi Jusuf Kazazi së bashku me bashkëshorten e tij.

Mendohet se organizatorë i kësaj vrasje ishte Irfan Ohri, nipi i Aqif Pashë Elbasanit, i cili në këtë periudhë ishte një nga kundërshtarët më të mëdhenj politik të Ahmet Zogut.

Kjo vrasje kishte si qëllim që ta paraqiste Zogun si kriminel që të eleminonte për një votë, dhe ta kompromentonte atë në sytë e shqiptarve. Irfan Ohri pasi kishte rënë dakord me toger Duro Dinon, njeri i Komandnatit të Përgjithshëm të Xhandarmërisë major Shefqet Korçës, me djallëzi ngarkuan një person për të qëlluar Haxhi Jusuf Kazazin që njihej si mbështetës i opozitës antizogiste.

Në fillim i gjithë populli dhe dy djemtë e viktimave besonin ashtu siç propogandoi opozita dhe Irfan Ohri se, autorsinë e kësaj vrasje të dyfishtë e kishte Ahmet Zogu. Por hetimet provuan të kundërtën. Me nxitjen e opozitës dhe personave të lartpërmendur vrasja në fjalë ishte realizuar nga Qamil Xhani, që do të deklarohej fajtor dhe do të ekzekutohej me vendim gjykate.

Vrasjet për motive politike, me atentat, e dy kundërshtarve politik të Ahmet Zogut u pritën me indinjatë nga populli shqiptar, pasi acaroi marrëdhëniet ndërmjet qeverisë së Ahmet Zogut dhe opozitës. Acarim që do të vinte duke u thelluar deri sa mbrijmë në prill të vitit 1924 kur vritet në Tiranë, pas krahve Avni Rustemi që do shërbente si shkak i fillimit të kryengritjes kundër Ahmet Zogut, që në histori do të quhej revolucioni demokratiko borgjes i qershorit të vitit 1924.


Është me interes që vrasjet politike të Adem Gjinishit në Peqin dhe Haxhi Isuf Kazazit në Kavajë janë kundërshtuar nga vlonjatët duke shprehur protestën e tyre me telegramin e datës 27 dhjetor 1923:

“Renia dëshmor njeri pas tjetrit e Adem Gjinishit dhe Haxhi Isuf Kazazit viktima të ides kombëtare demokratike, gjendjes së Vlorës përgjithësisht i ka bërë përshtypjen më të madhe.

Qeveria në qoftë se përfaqëson popullin ashtu siç e reklamon, presëm provën për me nxjerrë në shesh jo vetëm gjaksorin por edhe gjishtin e feudalizmës, e cila kombin tonë e ka mjeruar gjer tash dhe duket që është në kulm ta rënojë gjithë këtë godinë kombëtare që populli e ka vënë me gjak dhe me mundime.

Alarmi i popullit qetësohet jo me fjalë e me shkresa por me fakte që përmbushin këtë qëllim.

Në emër të të zgjedhurve të dytë të Partisë Kombëtare Demokratike Nako Qirko. Bajram Qamili, Gani Iliazi, Rrapo Çelo”.

Protesta e vlonjatve me anë të këtij telegrami shpreh kundërshtimin e vrasjeve politike, shpirtin dhe bindjet demokratike të vlonjatëve.

Kuvendi Kushtetues që kishte dalë nga zgjedhjet e 27 dhjetorit 1923 u mblodh për herë të parë më 21 janar 1924. Petro Poga u zgjodh kryetar i përkohshëm dhe sekretar Nush Bushati. Ali Këlcyra dhe Luigj Gurakuqi mbajtën një fjalë për rëndësimë e kësaj dite.

“U pranua propozimi i bërë prej Ali Begesë të bahen pesë minuta pushim si shenjë nderi për shpirtnat e të ndyerve atdhetarë Adem Gjinishi dhe Haxhi Jusuf Kazazi. Mbasandaj simbas rregullores së vjetër u ba beja e zakonëshme dhe u formuen komisionet...”

7 views0 comments

Commentaires


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page