Hasan Muzli Selimi: EKZISTENCIALE
- Prof Dr Fatmir Terziu
- 10 minutes ago
- 1 min read

EKZISTENCIALE
Ju them të drejtën
Një natë fjeta në stanisht breg detit
Kujtoja të vdekurit, të gjallët i harrova
Në heshtje ngjit me Butrintin, çati me vrima, numëroja yjet
Të nëndheut shëtisnin mbi ne, llafosnin për bëmat
Deti irritueshëm u ngjit në strehën e fjetores time
Të përtej dheut u treten, kapërcyen pragun e galaktikës
U largua ujë, të vdekurit n`dukje pa gjurmë, udhë boshe
Mëngjesi erdhi si zakonisht, kullonte çatia, tavani i zhdukur
Të gjallët heshtje, s`shikonin, as nuk dëgjoheshin
Më fytyrë prej qiellit, retë parakalonin, shtypnin mbulojën time
Ëndërroja të jem re, të ec qiellit, të kthehem i gjallë
Një gumëzhitje mbi mua, mendova erdhën të më marrin ato
Vdektinat e panjohura as në të gjallë
Prej lart një pëllumb, mbi jargan shkundi pendët
Nën krah ngjit me brinjë mbante një kartë
Përkëdhela shpendin si një foshnje mjerane
Qava për të, sikur të ishte ..., në gjirin tim e thava, lëvizi
Dilem e radhës, të lexoj letrën a ta tres, nuk ishte porosi,
Hereoglife të zakonshme, histori
Pulëbardha shikonte, lëvizte kokën, sytë
Donte të tregonte sa herë është përplas në brigje, sa herë është gdhi
Lotët e mia derdhen, thajnë detin
S’kam një varkë, ta ndërtoj nuk di
Në fund të botës, të shënoj këtë kartë
Njerëzia të shoh sa kam udhëtuar,
Cilat ishin brigjet, shpend si ky, ku kam takuar
Dielli ngjitej drej diellit, lexoja letrën, përsërisja veten.
Comments