top of page

Profet, gjeli im


Profet, gjeli im

-cikël me poezi-






Nga Panajot Boli


MENGJES NE ATHINE



Hap dritarën në Akropol Perikliu

Ulet në një stol të ngurte

Dhe diçka shenon në ditar…

Eskili me flokë të ngritur përpjetë

Vrapon si i çmendur në amfiteatrin e madh te Athinës


Pitagora ben kalkulimet e fundit

Për kostumin e qytetit

E Safoja si nimfë,

Me nje degë borziloku

I spërkat sytë e bukur në këtë mengjes me re të roztë


Maratonomaku shfaqet mes mjegullës

Dihat ky ushtar i Prometeut

Kah lindjes se diellit trokon

Olimpi e shikon dhe buzeqesh

Mbledh perenditë në pallat dhe fjalën ia jep Afërditës



BEFAS.... SOT


Befas,sot,ra fleta e kalendarit

Si një gjethe e zverdhur vjeshte

Janari mjekrosh, i thinjur,

E shtyu tutje ,

Tutje,në një pellg


Çakërriti ajo sytë e trembur

Pastaj...

Qetësisht humbi

Në turbullirën e mungët.


Në kalendar,

Një shenjë plage ngeli

Spërkatur me aromë nostalgjie

Një syth bulëzoi papritur

Si gjiri i vajzes


...Dhe sytë e tu pak të hutuar

Me një hije të trishtë buzëqeshje

Por ..të ëmbël.....të ëmbl ...


PROFET, GJELI IM


Gjeli në kotecin tim mbremë

Këndoi në orën dymbëdhjetë

Dy minuta para nderrimit të vitit

Për çudi, me zë ndryshe krejt...


Gjithë ditët ishin me shi

Sot mengesi luante me diellin

E unë thosha ky dreq gjel

Ka lidhje me qiellin


Diçka patjetër di gjeli im

Për vitin dymijë e njezet e tre

Në gjoks i ka shkruar profecitë

Më thoshte gjyshi im.....


Ndofta sjell një henë të re..


PULA E PANDERSHME E KOMSHIUT


Një ditë,

U zunë keq komshinjtë e mi

Sherr të madh benë

Zemërimi nga goja nxirrte shkumë të bardhë.


Nuk priten,

Ngriten armët,

Njeri lopatën,

Tjetri cfurkun.


Pula mekatare kish kaluar zonën e ndaluar

E na paska takuar gjelin e komshiut


Tani me lot në sy

U fut në mes:

-Më kryqëzoni mua

Ju jini të pafajshëm-


Gijotinë e ngriten shpejt

Aty te gardhi

E cfurku e lopata ranë mbi të...


Kurban e bënë, pulën e pandershme..


U ZGJUAN PERRENJTË...


U zgjuan ashtu papritur perrenjtë në fshatin tim

Mbi katarakte hedhin valle e zbardhin dhëmbët

Vrapojnë ato si çamarokë e llomotitin si rrugaçë

Si fëmijët e vegjël nëpër gropa llokoçitin këmbët


Në gojë vënë fyellin e iso mbajnë me gurgullimë

Gurët behen femijëri e fërkojnë sytë me përmallim


E hutuar rri fëmijëria me flokë kaçurrela të ashpra

Djegur nga dielli e gjunje të gervishur në shkembinj

Tek doja t’i tallja me jehonën qe më kthente mali

Tek vrapoja t’i kaloja,paçka se rrezohesha në brinjë


U zgjuan perrenjtë e kokën nxjerrin tinëz mbi gurë

Me femininë mbi kalin e bardhë qe humba dikur



 
 
 

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page