Prof Dr Eshref Ymeri: Ushqimi shpirtëror i Agim Vincës
- Mar 20
- 1 min read

Më 06 mars, në faqen e internetit “Kosova Sot,” ishte botuar artikulli “Vinca: kryqëzata e kalorësit kallp”.
Edhe në këtë artikull, Agim Vinca, që në titull, vazhdon të më sulmojë me etiketime plot fyerje, përçmime dhe poshtërime. Në librin “Kadareja në truallin e politikës”, unë kam folur vetëm me gjuhën e fakteve, duke u bazuar në 97 materiale burimore, të cilat Agim Vinca i quan absurditete. Sigurisht, Agim Vinca nuk mund të mos mbrojë truallin politik të Kadaresë, si servil i kryediktatorit Enver Hoxha, sepse vetë Vinca ka qenë po aq servil i atij kryediktatori. Domosdo, sepse korbi korbit s’ia nxjerr sytë. Në reagimet e mia ndaj Agim Vincës, unë nuk i kam lejuar vetes absolutisht as ta fyej, as ta përçmoj, as ta poshtëroj, sepse kjo është e papranueshme për kodin tim moral. Unë kam cituar vetëm fakte, të publikuara në mjetet e informimit masiv, në të cilat zbulohet figura e Agim Vincës, si servil i Enver Hoxhës dhe si spiun i UDB-së. Me sa duket, në mjedisin ku është rritur dhe është edukuar, fyerjet, përçmimet dhe poshtërimet, Agim Vincës i kanë pasë shërbyer si ushqim shpirtëror. Kjo është edhe arsyeja, që, në qenien e tij, ka ndodhur një ndryshim i çuditshëm. Organi i tretjes së ushqimit, stomaku, i është zhvendosur në tru. Për këtë arsye, goja i shërben Agim Vincës si mjet për përballimin e shqetësimeve biologjike.
Kaliforni, 19 mars 2026








Comments