top of page

Prof Dr Eshref Ymeri: Qeni leh atje ku ha

  • 4 hours ago
  • 4 min read

Roland Qafoku, gazetar i emisionit “Dekalog” të kanalit televiziv ”Dritare TV”, sot, më 23 korrik, kishte ftuar në studio veteranin e UÇK-së, zotërinë Astrit Huskaj.

            Gjatë atij emisioni, gazetari i bëri shumë pyetje të ftuarit, midis të cilave të bënin përshtypje sidomos pyetjet për Hashim Thaçin, për Baton Haxhiun dhe për Edi Ramën.

            Në përgjigjet e veta, Astrit Huskaj u shpreh me vlerësimet më të larta për të tre këta persona.

            Le të flasim me gjuhën e fakteve, për të cilat “nuk kanë dijeni absolutisht as Roland Qafoku, as Astrit Huskaj”:

            1. Hashim Thaçi

Thaçi e Kadri Veseli ndaluan protestat e ’99 kur ndahej Mitrovica (VIDEO + FOTO)

Artan M. Haraqija & Liridon Llapashtica Publikuar: Faqja e internetit Zëri.info26.03.2014     

 

Besfort Video M1, para pak ditësh ka publikuar një video, në të cilën shihet se si forcat ushtarake franceze e dërgojnë me veturë të tyre në Mitrovicë, Hashim Thaçin, për të ndaluar protestën e stafit të Spitalit të Mitrovicës, që donte të shkonte në vendin e  punës.

Ky është një nga momentet, me të cilin edhe fillon ndarja e qytetit të Mitrovicës.

Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, dërgohet dhe kthehet me makinë, në të cilën shihet se shofer ishte një ushtar francez.

Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi largohet nga Mitrovica me veturë të KFOR-it francez

 

I shoqëruar nga Kadri Veseli, atëkohë Shefi i Shërbimit Informativ i Kosovës, tash nënkryetari i PDK-së, Hashim Thaçi ju thoshte protestuesve që të besojnë te bashkësia ndërkombëtare. Së bashku me ta ishte edhe Rrahman Rama, tash me gradën e gjeneralit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Thaçi, i cili që më shumë se gjashtë vjet është kryeministër i Kosovës, derisa tentonte të qetësonte protestën, iu premtonte banorëve të Mitrovicës se të gjithë do të kthehen në shtëpitë e tyre.

Më shumë se dhjetë vjet pas kësaj proteste, Hashim Thaçi, në pozitën e shefit të qeverisë së Kosovës, ka më shumë së një vit që negocion me Serbinë për çështje të brendshme të Kosovës, përfshi edhe jo pak çështje me veriun e vendit.

Kryeministri i Kosovës, Thaçi, shtrëngon duart me homologun serb, Ivica Daçiç.

 

Stafi shqiptar i spitalit të Mitrovicës vazhdon të mos shkojë në vendet e veta të punës, ndërsa banorët e Mitrovicës ende nuk kanë mundësi të kthehen në shtëpitë e tyre.

Gjykatat në veri të këtij qyteti vazhdojnë të jenë “OFF LIMIT” për gjykatësit shqiptarë gjithashtu.

Hashim Thaçi, spiun i francezëve

Kohë më parë, gazetari francez, Pierre Pean, autor i librit, “Kosova - lufta e drejtë, për një shtet mafioz”, kishte deklaruar se kryetari i PDK-së dhe shefi i qeverisë kosovare është trajnuar nga shërbimi inteligjent francez.

Gazetari francez, Pierre Pean

Në librin e tij Pean ka shkruar:

“Shërbimi inteligjent, duke vepruar në mënyrë të fshehtë nga Ushtria e Francës, ka trajnuar anëtarë të UÇK-së, por duhet thënë se inteligjenca ushtarake ishte e orientuar pro Serbisë”.

Shërbimi i inteligjencës, sipas tij, ishte përgjegjës për Hashim Thaçin dhe kishte punuar për trajnimin e bashkëpunëtorëve të tij.

    “Në të njëjtën kohë, stafi i Ushtrisë, nuk ishte në të njëjtën linjë. Ata, sikurse ka ndodhur tradicionalisht, ishin në anën e serbëve, gjë të cilën e dëshmoi edhe me respektimin e përpiktë të marrëveshjes së Kumanovës dhe implementimin neutral të Rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara”, thotë Pean. / Zëri  

2. Baton Haxhiu

Baton Haxhiu, spiuni i Serbisë

Kush e caktoi Baton Haxhiun dëshmitar në Gjyqin e Hagës, kur gjykohej Milosheviçi, askush nga shqiptarët nuk di ta sqarojë as pas 17 vjetësh. Nuk e thonë as në Tiranë, ku Haxhiun e bënë “kosovarin” kryesor kur duan të na fyejnë në inteligjencë e në arsim, nuk e thonë as në Beograd, ku ai shkon shpesh.

Kasapi i Ballkanit e frikësoi keqas Batonin, duke ia bërë me dije publikisht se ishte bashkëpunëtor i Sigurimit Serb, prandaj s’kishte ç’të dëshmonte pos qyqarisë së tij.

Ende nuk më shqitet thënia e Milosheviçit, drejtuar Baton Haxhiut:

- Ti ke qenë bashkëpunëtor yni, apo jo? Dëshiron të ta dëshmoj?”

Ndërsa dëshmitari Haxhiu, që duhej të dëshmonte krimet e serbit, ul kokën, sikur ta kastronin. Ish-kreu i Beogradit e paralizon dëshmitarin, si gjarpri bretkosën (Citohet sipas: Gani Mehmetaj. “Baton Haxhiu, spiuni i Serbisë po bëhet faktor në Prishtinë e në Tiranë”. Faqja e internetit e gazetës “Bota Sot”. 25 janar 2020).

3. Edi Rama

Më 12 Dhjetor 2015, kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga disa ministra të besueshëm që i fyen ditë e natë, që nuk bëjnë zë, bëri një vizitë në Jeruzalem dhe gjatë asaj vizitë ata u ndalën në Patriarkanën e Kishës Ortodokse Greke. Kryeministri Rama u betua si Kalorës i Kryqit të Madh, të Urdhërit të Kalorësve të Varrit të Shenjtë. Ky titull u jepet personaliteteve të Greqisë, pra, me kombësi greke të besimit ortodoks, në raste të veçanta u jepet edhe personaliteteve me kombësi jo greke që kanë dhënë një kontribut të çmuar për ortodoksinë greke. Marrja e atij Urdhëri të Ortodoksisë Greke në atë kohë nuk iu bë me dije publikut të gjerë, por u mbajt i fshehtë. Askush nuk e shpjegon përse gjithë kjo fshehtësi nga Edi Rama? (Citohet sipas: Perse Edi Rama e mbanë të fshehtë Urdhërin “Kalorës i Kishës greke”? Faqja e internetit e gazetës “Dielli”. 15 tetor 2017).

Rama është takuar me Vuçiçin në Nish në vjeshtën e vitit 2016 dhe atje kanë biseduar në fshehtësi për ndarjen e Kosovës. Atë bisedë të fshehtë e ka denoncuar kryetarja e Komitetit të Helsinkit të Serbisë, Sonja Biserko, e cila ka deklaruar si më poshtë?

“Në 2016, në Nish, Vuçiç filloi bisedimet me Ramën për ndarjen e Kosovës…” (Citohet sipas: Sonja Biserko: “Jo Bolton, as Grenell, ja kush filloi bisedimet më 2016 për ndarjen e Kosovës”. Faqja e internetit e gazetës “Bota Sot”. 06 korrik 2020).

Pra, në emisionin e Roland Qafokut, veterani i UÇK-së, Astrit Huskaj, u thuri lavde të jashtëzakonshme tre tradhtarëve të kombit shqiptar - Hashim Thaçit, Baton Haxhiut, Edi Ramës. Dhe Roland Qafoku, në zbatim të misionit të tij prej një servili shembullor të pronarëve të kanalit mediatik “Dritare Tv” - Rudina Xhunga dhe Dritan Hila - i miratoi ato lavde, madje me buzëqeshje dhe entuziazëm të theksuar.

S’mund të ndodhte ndryshe, sepse pronarët e këtij kanali televizi, ashtu si edhe të kanaleve të tjera televizive, si Tch, Klan, Report Tv etj., s’janë gjë tjetër,veçse sahanlëpirës të pështirë të Ramës, të këtij tradhtari me damkë të mbarë kombit shqiptar. Pronarët e këtyre kanaleve televizive dhe kopeja e gazetarëve kurrizshtruar, vazhdojnë t’i bëjnë hosana Ramës edhe gjatë kësaj periudhe gati dymujore të protestave të fuqishme për shporrjen e tij nga pushteti. Sigurisht. Sepse qeni leh atje ku ha.

Kaliforni, 23 korrik 2026

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page