top of page

Prof Dr Eshref Ymeri: Mercenari grekoserb Mustafa Nano me komplekse inferioriteti

  • 3 days ago
  • 6 min read

 

           

Në faqen e internetit PTC FLOMED të datës 25 mars, lexova analizën me titull “Polemikë pa doreza: Akademik Prof. Dr. PHD Flori Bruqi, AAAS”.

Në këtë analizë, Akademiku Prof.dr. Flori Bruqi polemizon me mercenarin grekoserb Mustafa Nano, një figurë e urryer kjo për të gjithë shqiptarët me vetëdije të lartë kombëtare. Ky mercenar i neveritshëm grekoserb, i ftuar në emisionin “Fol me mua, fol me ata” të gazetarit Enkel Demi në TVSH, paska deklaruar:

“Nuk është provuar që ne jemi ilirë”.

Sigurisht, mercenari grekoserb Mustafa Nano nuk mund të deklarojë ndryshe, sepse, sipas fjalës së urtë të Shqipes Sonë Hyjnore, qeni leh atje ku ha. Mercenari bythëlëpirës i Athinës dhe i Beogradit, si pjellë e trashëguar e Megali Idesë dhe e Naçertanies, është kaq i verbuar nga mercenarizmi i vet në shërbim të dy armiqve tanë shekullorë, saqë me deklaratën e vet idiote ka zbuluar vetveten, si një injorant i kultivuar. Sepse, në kundërshtim të hapur me deklaratën e tij marroke, në Enciklopedinë e Madhe Greke thuhet:

“Stërgjyshët e shqiptarëve të sotëm, pellazgët, në periudhat parahistorike, kanë jetuar në pjesën më të madhe të botës që njihej atëherë, duke zhvilluar një qytetërim shumë të rëndësishëm e duke ngritur vepra me vlerë të tejzakontë”  (vëll. 19, f. 873).

Mustafa Nano, si një njeri pa dinjitet personal, pa shtyllë kurrizore, le të shkundet sadopak nga mercenarizmi i tij grekoserb dhe të marrë mundimin të lexojë studimin e anëtarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Diokles, Nikë Gashaj, me titull “Prejardhja ilire dhe autoktonia e shqiptarëve”, të botuar në gazetën “Dielli” të datës 18 korrik 2023. Në atë studim, autori i ka njohur lexuesit me një aradhë të tërë personalitetesh botërore me autoritet të lartë shkencor, të cilët kanë nxjerrë në pah prejardhjen tonë pellazgoilire dhe lashtësinë e gjuhës shqipe.

Gaius Plinius Secundus, i njohur si Plini Plaku (23-79 e.r.), natyralist i famshëm romak, në vitin 77 botoi serinë madhështore prej 37 vëllimesh për historinë e natyrës, të titulluar “Naturalis Historiae”. Këtu, në vëllimin VI, f. 95, ai shkruan:

“Ilirët kanë krijuar të parin alfabet dhe romakët shkrimin e tyre e morën nga ilirët” (Citohet sipas faqes së internetit “Dardania Sacra”. 28 mars 2016).

Filologu dhe  albanologu i shquar francés, Lui Benloeu (Louis Benlæ (1818-1900), profesor i Universitetit të Dizhonit, ja çfarë shkruan për gjuhën shqipe:

            “Në fillim të punës sime mendoja të trajtoja thjesht një çështje gjuhësore dhe etnografike; dhe veç kur shoh se po prekja një çështje të gjallë, madje gjithë regëtimë, një çështje kombi. Dhe ç’komb! Më i vjetri i kontinentit tonë me atë të baskëve... Në një seri konferencash që u organizuan në fillim të verës së vitit 1878, munda t’i parashtroj këto konkluzione në Akademinë e Mbishkrimeve dhe të Letrave të Bukura. U përpoqa t’i mbështes e t’i shpjegoj me ndihmën e shqipes të disa emrave të përveçëm pellazgjikë (emra perëndish, vendesh, malesh etj.) dhe të disa dokeve të çuditshme të shqiptarëve...” (Citohet sipas: Fotaq Andrea. “Pena të arta franceze për shqiptarët”. Grand Prind. Tiranë 2007, f. 332, 333-334).

            Shkrimtari Moris Dryon (Maurice Druon - 1918-2009), anëtar i Akademisë franceze prej vitit 1967 dhe Sekretar i saj në periudhën mes viteve 1985-1999, përballë mashtruesve dhe mitologëve grekë, si edhe në kundërshtim me politikën armiqësore europiane ndaj etnisë shqiptare,  shkruan:

“Albanians belong to people older than its history, and the grandparents of Albanians took part in the ëar of  Troy, led by Achilles (… on one side) and Hector (on the other)” -  “Shqiptarët u përkasin popujve më të vjetër se vetë historia dhe gjyshërit e shqiptarëve merrnin pjesë në luftën e Trojës, të udhëhequr nga Akili (…në njërën anë) dhe Hektori (në anën tjetër)” (Citohet sipas: “What others say about the Albanians? Maurico Druon”. Facebook. 20 shtator 2016).

Ky personalitet i kulturës franceze i jep një leksion të mirë shpifografisë dhe mitologjisë greke për ata të ashtuquajturit grekë të lashtë.

Në një studim shkencor, me titull “Studim i ri i ADN-së konfirmon prejardhjen ilire të shqiptarëve”, të botuar në faqen e internetit “visit. tirana. com” në vitin 2023, thuhet:

“Një ekip ndërkombëtar gjenetistësh, ka ofruar dëshminë më të fortë deri më tani, që shqiptarët e sotëm janë pasardhës të drejtpërdrejtë të ilirëve të lashtë - një nga popullsitë më të hershme dhe më të qëndrueshme të Ballkanit. Studimi me titull “The Genomic History of Southeastern Europe from the Bronze Age to Present”, analizoi mbetje skeletore nga vende arkeologjike në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoni. Krahasimi i ADN-së së lashtë me atë të shqiptarëve të sotëm, tregoi vazhdimësi të pandërprerë gjenetike në këtë territor, që nga epoka e bronzit dhe e hekurit”.

Vetvetiu lind pyetja:

Cila është ajo arsye e fortë që e ka degjeneruar aq keq mendërisht Mustafa Nanon, saqë i ka lejuar vetes të pajiset me një “diplomë tradhtie” në shërbim të Athinës dhe të Beogradit, për të mohuar prejardhjen tonë nga pellazgoilirët?

Në të vërtetë, janë dy arsye.

Së-pari, është Athina ajo, të cilin duhet ta ketë peshkuar me kohë, prandaj edhe e ka blerë me 30 mijë euro. Emri, si i blerë nga Athina me 30 mijë euro, figuron në një informacion me titull Lista e shqiptarëve që janë paguar nga Greqia, në mesin e tyre edhe Shpëtim Idrizi i partisë çame”. Faqja e internetit “Ina”. 22 tetor 2018. Listën e kryeson mercenari veteran i Greqisë dhe tradhtari faqezi i Çamërisë dhe i mbarë kombit shqiptar, Shpëtim Idrizi, turpi i Kuvendit të Shqipërisë, i cili ndot sallën e tij, si i blerë me 340 mijë euro. Mustafa Nano figuron  i gjashti në atë listë.

Së-dyti, Mustafa Nanon, ashtu si edhe udhëheqësin e tij shpirtëror, Edvin Ramën, e bluan përbrenda kompleksi i inferioritetit.

Psikologu, psikiatri dhe mendimtari austriak, Alfred Adleri (1870-1937), njihet si krijues i sistemit të psikologjisë individuale. Është i njohur kontributi i tij në fushën e studimit të   kompleksit të inferioritetit. Në ketë fushë kanë pasë dhënë kontributin e vet edhe tre personalitete të shquara, si Zigmund Frojdi (Sigismund Schlomo Freud - 1856-1939), psikolog, psikanalist, psikiatër dhe neurolog me prejardhje hebraike, Karl Gustav Jungu (Carl Gustav Jung - 1875-1961), psikolog dhe psikiatër, filozof, pedagog dhe kulturolog zviceran, themelues i psikologjisë individuale, dhe Çezare Lombrozo (Cesare Lombroso 1835-1909), psikiatër dhe kriminalist italian, i cili vlerësohet si themelues i shkollës antropologjike të së drejtës penale. 

            Në studimet e tyre, këta shkencëtarë të shquar kanë zbuluar arsyet kryesore në vijim, të cilat mund  të ndikojnë në formimin e kompleksit të inferioritetit. Të tilla arsye janë periudha e fëmijërisë; mënyra e edukimit të fëmijës mund të lërë gjurmë të thella në formimin psikologjik; faktorët gjenetikë dhe trashëgimia, mjedisi sociokulturor dhe ndikimet e jashtme, traumat psikologjike, shmangiet fiziologjike dhe sëmundjet, mungesa e stabilitetit emocional dhe situatat stresive, mënyra e jetesës dhe ushqimi dhe mbizotërimi i interesave materiale.

            Njeriu me komplekse inferioriteti, për të kompensuar të metat në formimin e vet, mundohet ta ushqejë veten me një vetëbesim të tepruar, se ai di më shumë se të tjerët, se ai është më i përgatitur se të tjerët, se ai ka epërsi mbi të gjithë, çka sjell si pasojë qëndrimin e tij arrogant, mashtrimin ose përbuzjen ndaj të tjerëve, të cilët ai i vlerëson si inferiorë.

            Me deklaratën e vet absurde për mohimin e prejardhjes së shqiptarëve nga ilirët, mercenari Mustafa Nano kërkon të bjerë në sy para opinionit publik shqiptar, duke e hequr veten si njeri me shumë “peshë”, me shumë “autoritet” në radhët e elitave intelektuale shqiptare, si edhe për ta bindur Athinën dhe Beogradin se vazhdon të mbetet sahanlëpirësi i tyre besnik.

            Akademiku Prof.dr. Flori Bruqi thekson me shumë të drejtë se mercenari grekoserb Mustafa Nano “ka hedhur një tjetër tezë, që, me shumë gjasa, do të ngjallë edhe më tepër debate publike”.

            Domosdo, një deklaratë e tillë do të nxisë më shumë diskutime në opinionin e gjerë, sepse në këndvështrimin  e shqiptarëve me dinjitet kombëtar, ajo përbën një shqetësim të madh, ajo helmatis ndërgjegjen atdhetare të nxënësve, të studentëve dhe të asaj pjese të opinionit publik, që nuk e ka informacionin e duhur shkencor.

Kësisoj, mercenari Mustafa Nano kërkon “të lërë gjurmë” në histori, pikërisht ashtu si edhe sivëllai i tij Edvin Rama, i cili, sapo erdhi në pushtet në vitin 2013 me patericat e Ilir Metës, në një interviste për gazetën “Le Courrier des Balkans”(Korrieri i Ballkanit), pati deklaruar se “synon të bëjë politikë për të lënë një emër në histori” (Citohet sipas gazetës “Panorama”. 30 qershor 2013).

            Me sa jam në dijeni, gazetari Enkel Demi e ka prejardhjen  nga trualli ynë amtar,  Çamëria. Prandaj është e çuditshme se si është e mundur të ftojë në emisionin e vet një bastard të kombit shqiptar, një tradhtar në shërbim të grekosllavizmit.

            Kaliforni, 26 Mars 2026

1 Comment


Guest
2 days ago

Unë e përshëndes prof. Ymerin  për këtë replikë dinjitare, të cilën vetëm mendja e Tij akademike mund ta bëjë. Me rudicionin e vet, me prova dhe origjinalitet,Prof. Eshref Ymeri, çjerr maskën e një ish-diplomati shqiptar. Aq më  shumë lemeri ngjall kjo, kur kështu flet një njeri, që pranoi të “vishte kostumin” e Ambasadorit Shqiptar në Zvicër. E ç’mund të presë diplomacia shqiptare nga njerëz të tillë që shiten e blijen, xhvishen e zhgërrehen në skuta të errëta të Ballkanit? Nano ka të drejtën e fjalës, por kjo nuk mund të pritet nga një ish-ambasador, që “lëpiu” pushtetin për një post. Kjo dihet se është publike. Po sa gjëra të tjera mund të jenë bërë “nën rrogoz”. Ndaj zëri i Ymerit…

Like

Shkrimet e fundit

bottom of page