top of page

Poezia e Ibrahim Vasjarit


Poezia e Ibrahim Vasjarit si shpëthim i heshtur ndjenjash e meditimesh

Pas dy romaneve "Kristale në errësirë" dhe "Zjarre të brendshme",si dhe vëllimin e parë poetik"Mozaik nate " Poezitë e të cilit janë shpërndarë dhe rioganizuar në tri cikle përbërse të kësaj përmbledhje,Ibrahim Vasjari me këtë botimtë plotë paraqitet para lexuesitme një ndjesi të brendshme,që vlon thellësive të mendimit dhe brendashkruhet në rrathë mendimorë të sinqertë Rrugëtimi poetik i Ibrahim Vasjarit është i gjatë dhe vijmisht i pandërprerë që nga bangat e shkollës në gjimnazin "Ali Demi" Vlorë e deri në vitet e pleqërisë. Një sy i kujdesshëm e dallon lehtë ngritjen graduale të cilësisë shprehëse artistike ,që nga poezitë e hershme me tematikë dhe frymë folklorike e në vijim me ato të botuara në faqen letrare të gazetës "Zëri i rinisë"në vitet 1960,si :"Ne erdhëm në jetë","Gjethe të këputura" etj. Më tej iu ndërpre e drejta e botimit për arsye biografie. Mendoj se kaq informacion paraprak për autorin e bën më të plotë rrugëtimin e tij poetik Poezia e Ibrahim Vasjarit është nje prurje e këndshme,krejt orgjinale dhe ngërthen e përhap çaste intime e të zbuluara me syrin e sinqertë të një artisti befasues.Ai e zotron mirë penën,është i sigurt në ndërtimin e një arkitekture solide të vjershës,në percaktimin dhe mbajtjen e një ritmi që të kujton atë bisedën e shtruar e plot intonacione të këndshme duke iu afruar një tonaliteti tërheqës. Për këtë arsye, ligjerimi poetik i poetit Vasjari është cilësi e një poeti të mirë,që nuk e tradhëton kurrë bukurinë e fjalës dhe lëmimin e saj. Ky ligjërim përthen nga një "Un" i trazuar,i thellë ,ashtu si burimi që vjen prej kushedi ç'thellësi e tokës e ,për këtë,e ruan ende freskinë edhe në ecjen mbi tokë.

Ky ligjërim i shtruar që i përketë një qasjeje liriko-meditative na kumton çaste,brenga,vuajtje,përjetime ,hove te brendshme,të cilat përbëjnë një botë njerzore jo aq të qetë,mban në prehrin e vet të kristaltë kohën dhe rrjedhën e jetës,të një jete që shkrihet e ravijëzohet në dimensione të ecjes dhe që ka lënë shumë gjurmë te poeti . Pika më e fortë e këtij ligjërimi është mendimi,i cili ngjizet dhe frymon brenda një shqetësimi poetik që shpëthten pa bujë.Ky mendim u jep jetë fjalëve,ai nuk eshte artificial,i kërkuar,përkundrazi buron nga një përvojë e madhe,nga kultura poetike që të kujton gjithmonë dhe të mban në një tension të natyrshëm gjatë leximit.Për këtë, ky ligjërim rrjedh e buron nga thellësia e shpirtit dhe merr formë prej mprehtësisë së mëndjes.E mund të thuhet se këtu poetit i vjen në ndihmë ,peisazhi,natyra

Nëpë muzgje konture malesh Ngjethur mbrëmja në të ftohtë Ke diçka...po befas ndalesh E përptyp e s' e tret dot.

Në shumë poezi të poetit Vasjari do të ndeshesh peisazhe të tilla kaq mbresëlense dhe të qëndisura me një natyrshmëri që të befason . Gjendja shpirtērore dhe peisazhet janë aq afër dhe të brendashkrira sa nuk mund ta ndash këtë kufi.Bie në sy këtu eleganca e fjalës ,përpunimi i saj ,lakonizmi i saj dhe kumti jetësor.Si e tillë poezia e Vasjarit i përmbahet me natyrshmëri dhe bëhet burimisht e tejdukshme, e pastër si pika e vesës në njē mëngjes tē kthjellët. Vëllimi eshtë i ndarë në tri cikle:1.Jehonë rinore,2 Mozaik nate,3 Mall e mbresa,në të cilat poeti shtrin e shtjellon ide e çaste në një këngëtim të bukur. Duket se poeti ndërton këtu një pjesë të grafikut të ëndrrave dhe i çliron ato prej mundësive kufizuese. Të tria këto cikle udhëhiqen nga një prolog"Vorbulla jete",me të cilin poeti thur testamentin poetik me nuancë faustiane.Jeta është një brëndapërfshirje e detyruar nga faktorizimi që i bënë asaj fati.Dhe brenda këtij koncepti buron mësimi dhe kuptimi i mundshëm i kumteve të saj .E shpesh në këtë kumt vjen ajo:orgjina dhe vendlindja që krijojnë kujtesën e vrapit çmendurak të kohës .Në këtë vorbull poeti thotë:

Seç më del një shtjellë befas më zë prit, Më përthith një vorbull kohësh ,më robit.

Nëse në ciklin e parë vijnë dhe parakalojnë çaste per jetën rinore dhe natyren ,në ciklin e dytë nis "Mozaik nate"një titull befasues që ka si qasje paradoksin,pasi natës së humnertë është e vështirë t' i gjesh mozaikun.Poeti arrin ta konturojë momente e zbulime të hidhëta përmes" "fluturave të shpirtit" ,"xhindeve" e "maktheve" ,por edhe duke udhëtuar nē antikitet,për të na sjell vizionin Circes,Polifemit,Hadit,dhe Uliksit,duke bërë kudo analogjinë me ngjarje të realitetit tragjik shqiptar,të cilat e bëjnë të plotë mozaikun e kujtesës ,gdhëndur nga dalta e mjeshtërisë së tij.

Nata nuk është thjesht terr,as unike,në gjirin e saj pjesë -pjesë zbulohet mozaiku me gurë përbërës vezullues,që rrezatojnë shqetësime,zhgënjime,ëndrra e makthe të jetës . Net pa gjumë,net vetmie me re pikëllimi . Cikli mund të lexohet në këtë ideogramë si një paradigmë e fuqishme e mendjes dhe shpirtit të hovshëm poetik.Mozaik të pafund ka jeta në luftë me harresën .Cikli mbyllet me poezinë "Në perëndim" Cikli i tretë "Mall dhe mbresa " vjen si një nostalgji e shënjuar dhe nga vetë titulli.Nëna ,babai,niper ,mbesa e miq ,pendë të këputura ditēsh,gëzime të rralla e shumë trishtime jete shkëndijojnë një poezi me lirizëm të thellë ,pa bujë,jashtë çdo patetike . Poeti përvijon çaste,dilema,shkund kujtesën dhe derdh shpirtin poetik në vargje emocionuese.Poezia e Ibrahim Vasjarit lexohet me ëndje,ajo eshte e qetë,me një muzikalitet që rrjedh lirshëm e plot ëmbëlsi .Ajo buron së thelli ,ka një inkandeshencë të brendshme,nje përndezje të natyrshme si të xixëllonjave në muzg.Poeti i verbit të thjeshtë dhe i frymës së lirë ,i larmisë tematike dhe i begatisë së fjalës artistike,Ibrahim Vasjari fton lexuesin me bujari për tē shijuar nektarin poetik të ketij botimi

Me shumë respekt dhe konsiderate Artur Shemaj

24 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page