top of page

POEZI ME FOLE ...


POEZI ME FOLE KANARINASH DHE GUNGA DEVESH mikroese

Ja si ndodhi: zgjodha një poezi timen dhe e përktheva në rusisht me automatin google. Pastaj, nga rusisht në shqip dhe përfitova një variant të ri, krjet ndryshe nga origjinali. Pavarësisht nga dozat e larta të përçartjeve, d.m.th. çorbë ruso-shqiptare, sikur më fjeti mendja se, fundja të tilla janë poezitë moderne botërore: t'i lexosh disa herë dhe mos kuptosh asgjë!... Për shembull, vargu origjinal në shqip "pema e ngarkuar me fole kanarinash" doli në tjetër variant "kanartinat ngarkuar me foletë e pemëve"....E hodha për ta përkthyer në gjuhën arabe dhe nga arabishtja në shqip doli varianti i ri poetik, kurse vargu me fole ishte kthyer në "Foletë kanë krahë të forta..." Nga arabishtja në rusisht, nga rusishtja në frëngjisht dhe çdo variant sërish në shqip. Doli poezia e kodrave të ngarkuara me gunga devesh. Kanarinat i mer era e i përzjen me rërë të verdhë... Po këtë poezi nga shqip në anglisht e anasjelltas dhe përfitova një poezi moderne Perëndimore që të kruaje kokën e të shkulje mustaqet nga optimizmi dhe krenaria poetike...D.mth. nga njëj poezi ,përfitova variante të shumta, ku foletë e kanarinave bëheshin fole grerash, pastaj grerat bëheshin mushkonja, shkretëtira kthehej në kënetë, gungat e deveve ktheheshin në pjepra... eeeeee roftë e qoftë kompjuteri, nga frëngjishtja në italisht, shqip po e po, nga Italisht në armenisht, mançurisht, indiançe, një variant i ngarkuar me piperka djegëse, ku luanin valle kanarinat dhe vajza të fisit të Hundzakëve në Afganistan....Pastaj persisht, nga persishtja në gjermanisht, e doli një varint i Llojit të Pastër me Limfë Poetike. ku mungonin kanarinat, se ishin kthyer në raketa nukleare... etj. përçudnime me tematikë luftarake D.m.th. mund të bëhesh poeti më prodhimtar botëror në sajë të përkthimit kompjuterik: në pesë sekonda të jep një poezi të re, moderne, d.m.th. nga të llojit të shumëpëlqyer "kodra pas bregut" ose ! nga të llojit " që ta bëjnë trurin çarçaf"! Pas një ore zotëroja tridhjetë poezi moderne në gjuhën shqipe...D.mth. ato 200 poezitë e dobta, për të cilat më vjen turp që i kam shkruar e publikuar....D.m.th. që jam munduar gjysëm shekull, e që nuk shiteshin në Socializëm, kompjuteri i rishkruan në qindra variante, nga të sojit që i përlajnë në Kapitalizëm...

E ja kështu, kompjuteri, për një javë mund të shkruajë një libër me më shumë se 1000 poezi moderne. Punë e madhe se kur i lexon kokën duhet ta mengenosësh me rrathë pe hekuri, edhe ta pështjellësh me peshiqr të lagur me ujë nga Burimi i Devollit, ose fundja daroviti me likushka, thirr "urime e suksese" edhe pa i lexuar fare...Ama, këto poezi moderne kopmjuterike kanë të mirën se janë afife, sa fillon të lexosh të dytën, nuk të kujtohet asnjë varg nga e para, dhe kur të lexosh të 1000-tën, do të çapitesh në shkretëtirë i ngarkuar me gunga devesh...

32 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page