top of page

POEZI


MYSLIM MASKA

POEZI

KARRIGIA

S’të mbyt litari

As karrigia që të heqin poshtë këmbëve

Por FAJI…

KRIMBAT…

KRIMBAT JANË TË NDYRË, TË NEVERITSHËM

Te pistë janë krimbat!

Ata na e hëngrën,

Dhe po na e hanë tërë jetën…

Edhe kur të vdesim,

Krimbat do të na hanë

Por këta,

Janë krimba TË NDERSHËM…

BLETA

Bleta vdiq mbi një lule,

Duke thithur nektarin,

Për t’ua çuar të tjerëve.

Këtë herë

Nuk mundi t’ua çojë:

Vdiq me mjaltë në gojë…


***

Zogjtë fluturuan pa e ditur për ku!!!

Foletë u kalbën,

Pemët u thanë;

Qielli u bë tokë:

Sa fëmijët loznin me yjet si me prushin.

Toka u bë qiell;

Ngjyre meiti,

Dyll:

Kur hodha sytë lart,

Qava hidhur,

Se s’pash asnjë yll…

135 views4 comments

4 Comments


mich.maska
Dec 10, 2020

Faleminderit i nderuar z.Athanasiu per komentin! Sic thote proverba: " Me mire nje Prift i mencur, se sa njezete cobane qe kane veshur "MANTELIN " e Priftit"... Me respekt, Myslimi.

Like

sotir.mimi
sotir.mimi
Dec 10, 2020

Xing.

Krijime poetike jo vetëm tejet të ndjera, por edhe me një ide

ku mendimi dukshëm reflekton. Urime i nderuari Myslim!

Xing.


Like

mich.maska
Dec 09, 2020

I nderuar miku im Komi. Te falnderoj perzemersisht per vleresimin e poezive te mia. Me rralle e per per malle, thone... Te perqafoj, Myslimi.


Like

Kozma Gjergji
Kozma Gjergji
Dec 09, 2020

Urime i dashur Myslim, edhe për këto poezi më të reja, që ashtu si urori me eshkën bëjnë xixa dhe ia ndezin ndjenjën e mendlmin lexuesit. Më vjen shumë mirë që me muzën vijon të jesh në të njëjtën situatë si të dhëndrit me nusen në muajin e mjaltit.

Shëndet e gjithë të mirat! Kozmai.

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page