top of page

Po afron Festivali i XIII-të Ndërkombëtar i Poezisë “Sofra poetike 2024” në Borås


Po afron Festivali i XIII-të Ndërkombëtar i Poezisë “Sofra poetike 2024” në Borås

 

Prof Dr Fatmir Terziu


Ky është muaji që ringre „Migjenin“ në Borås të Suedisë. E këtë piedestal poetiko-kulutor e bën i palodhuri Sokol Demaku me ekipin e tij të mrekullueshëm dhe tejet dashamir. Në fakt Sokoli është një ekip mbi ekipet vetë. Ai është organizator, ideator, kultutorologjist, ndërlidhës i kulturave dhe njerëzve krijues, kameraman, dokumentarist, arkivist edhe krijues i të gjitha zhanreve. Me tërë këtë vizion „Migjeni“ e ndërtuar prej tij do të organizojë edhe këtë vit promovimin e Antologjisë të titulluar bukur: “Kurorë fjalësh“ në gjuhën shqipe dhe në suedisht „En krans  av ord”. Promovimi do të bëhet në datat e këtij muaji të bekuar në atë vend, pra më 25, 26 dhe 27  maj 2024 në Borås.

Dhe si një traditë e bukur e ideuar nga Demaku me bashkëpuntërorë shiptarë dhe suedezë  gjatë Festivalit të XIII-të Ndërkombëtar të Poezisë “Sofra poetike 2024” në Borås dhe gjatë Festivalit të II-të Ndërkombëtar të Poezisë “Ura-Bron” në Uddevalla ku do të jetë një tjetër ndërthurrje e mendimit dhe idesë mes dy krijuesve Sokol Demaku dhe Rizah Shaqiri. Sikurse dihet ata kanë një bashkëpunim të hershëm dhe mjaft të suksesshëm, qëkur shkrimtari dhe poeti Shaqiri iu bashkëngjit ideve të Demakut.

Duhet thënë se gjatë promovimit shumë nga poetët pjesëmarrës në këtë antologji do të lexojnë poezitë e tyre në të gjitha gjuhët që ata janë paraqitur dhe kanë shkruar, ku spikasin 147 poetë nga shtete dhe vende të ndryshme që shkruajnë në 18 gjuhë të ndryshme dhe që përfshihen në këtë Antologji. Sikurse është cituar dhe nga shkrimtari Rizah Sheqiri, një mik i mjaft krijuesve, „në këtë antologji do të gjeni poetë nga shumë vende të ndryshme që shkruajnë edhe në gjuhën e tyre amtare; shqip, suedisht, anglisht, kroatisht, bullgarisht, çekisht, arabisht, boshnjakisht, turqisht, spanisht, italisht, kirgizi, moldavisht, tai, nepali, indisht, maqedonisht dhe portugalisht. Poezitë e tyre përveç në gjuhën amëtare janë të përkthyera edhe në suedisht, ndërsa një numër i madh poetësh shqiptarë përvec në gjuhën shqipe janë përkthyer edhe në suedisht nga poeti e përkthyesi Rizah Sheqiri. Poetë shqiptarë që janë përkthyer edhe në suedisht në këtë antologji janë: Lulzim Tafa, Nase Jani, Eva S. Ceca, Shefqet Dibrani, Visar Zhiti, Fatmir Terziu, Xheladin Mjekiqi, Yllka Sheqiri, Sokol Demaku dhe Rizah Sheqiri.“ Duhet shtuar se një meritë të madhe ka poeti dhepërkthyesi, Rizah Sheqiri, i cili ka përkthyer edhe disa nga poetët suedez në gjuhën shqipe p.sh Billy Bengtsson, Viktor Rojas, Eva Ermez, Louise Halvardsson dhe Markus Einarsson.



Me këtë rast festiv dhe të nderuar në llojin e tij po përcjellim pjesëmarrësit në këtë antologji janë renditur sipas paraqitjes së tyre në konkursin e “Sofrës poetike 2024” në Borås të Suedisë:

Lulzim Tafa, Nase Jani, Eva  S. Ceca, Shefqet  Dibrani, Visar  Zhiti, Fatmir Terziu, Xheladin Mjeku, Sokol Demaku, Billy Bengtsson, Yllka  Sheqiri, Victor  Rojas, Mirela  Leka Xhava, Mubera  Šabanovic, Monica  Mazzitelli Moiner, Ismet  Tahiraj, Niloy  Rafiq, Binod Daëadi, Liber Emini, Jasmina  Sfiligoj, Esmeralda Bregaj, Manuel  Santos, Eralyeva Umutkan Polotovna, Magnus R  Lindgren, Kasam Shaqir Vela, Adelina Mina, Gonxhe Letmi-Begisholli, Vjola  Braho, Ali  Peker, Migena Arllati, Vaso  Papaj, Ibrahim Gashi, Marjeta  Shatro Rrapaj, Islam  Olluri, Valbona Ahmeti, Trandafile Molla (Baja), Eva  Ermez, Anubhav Tulasi, Majlinda Pajaj, Abdushukur Muhammet Qumtur, Alfons  Zenelaj, Drita  Ademi,  Hidajete  Hasani, Jonida  Cuko, Наталия   НЕДЯЛКОВА, Sadije Aliti, Anton   Marku, Dhurata  Lezo, Liza  Brozi, Yllka  Merkuri, Rexhep  Shahu, Lirdon  Mulaj, Nurie Baduni, Nikolin Sh. Lëmezhi, Arjola  Zadrima, Zylfije  Gervalla, Henric  Mimersson, Lou Fu, Alma  Zenellari, Ndue  Lazri, MEHMET KURTOĞLU, Jana  Ëitthed, Gjelina  Maçi Keci, Esma   Muratović, Gabriela Mujaj, Peter Nyberg Mollung, Розалия Александрова, Радка Атанасова – Топалова, Primo  Shllaku, Лила  Тодоровска, Vjollca  Nord, Ymrije Beqiri, Ingeli Aalto, Artan Gjyzel Hasani, Remzi  Basha, Zahra  Hassan, Elica  Markovska, Ahmet Emin Atasoy, Nexhi  Baushi, Rovena  Shuteriqi, Bukurie   Maloku, Kumrije Avdyl Shala, Gëzim Ajgeraj, Besa  Shkoza, Valbona Rexhepi Hadri, ASLIHAN ÇİFTGÜL, Fatmir Neli, Viron  Kona, Emine Hoti, Gladiola  Jorbus, Bardh   Nengurra, Ylldije   Sulka, Manushaqe Toromani, Prenda Sejdia, Ligor Stafa, Nikolin Sh. Lëmezhi, Besa Lami Bofja, Mimoza Ajdhoni, Linda Shaqiri, Vjollca Aliaj, Lindita Fejzo, Magnus Grehn, Сагын Беркиналиева, Shyrete  Demaj, Eli Kanina, Miftar Gjonbalaj, Rajmonda Qose Shkopi, Nezi Plaku Velaj, Agron Calliku, Bajame Hoxha - Çeliku, Slavka Ivanova, Стефания Цанкова, Rakela Zoga, Joakim Becker, Djina Dundova-Pancheva, Kadri Tarelli, Shire Caka Kasapi, Namik Selmani, Gina Kapej Xhaferaj, Louise Halvardsson, Elona Tabaku, Njazi Kastrati, Fatbardhe Hasi, Fatmira Beqja-Veseli, Mervete Dragaj, Flutura Maci, Людмила Дубковецкая, Ibadetete Livareka, Vera Avdyli, Rovena Tosku  Kocu, Murat Ajvazi, Elvirë Kryeziu, Bahtir Latifi, Merita Kuçi- Thartori, Mimoza Gjetaj, Ismet Krasniqi, Behare Shaban Neziri, Adem Pllavci, Anxhela Ziso, Marisa Ashiku, Toufiq Zohur, Spiro Kondi, Erinda  Medolli, Said Kan, Marcus Einarsson dhe  Rizah Sheqiri.

23 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page