
Viti 2020 risolli ndryshim themelor në historinë globale për mbarë njerëzimin , një sfidë spontane e paparashikuar… A ishin të gatshëm ne për një “murtajë” të radhës të shekullarizimit? A jemi të gatshëm për një filozofi tre njerëzore? A jemi të gatshëm për një sfidë epoke ndërmjet qenies njerëzore dhe qenies robotike? Dilema nis që në fazën fillestare, atë të vënies së maskës : Të vësh apo të mos vësh maskë?kjo e thënë ndryshe në një concept më gjerën sinjifikimi I “të kesh liri apo të mos kesh liri” Një pjesë e njerëzimit janë në kundërshtim me idenë e vënies së maskës, pasi duan të jenë të lirë dhe nuk janë mësuar me idenë e imponimit. Këto imponime I kundërshtojnë me forcë sepse modeli I tyre I ka rritur e edukuar me një frymë të re që të mbrojnë lirinë për shkak të vetë historive që ka kalu njerëzimi mbi lirinë. Vlerësimi I kësaj të fundit e kanë baraz me jetën. Guxojnë dhe e mbrojnë me devotshmëri të drejtën e tyre shëndetësore, psikolojike dhe juridike. Vazhdimësia e kësaj rrjedhoje si do zgjidhet? Pikërisht murtaja e radhës na mësoi se ne jemi të ndryshëm ndaj njëri tjetrit, ashtu siç e vërteton shkenca se ADN – ja e çdo njeriu është unike për secilin dhe kjo tregohet nga mënyra si e përballon secili epideminë në mënyrë të ndryshme kjo na bën divers. Nuk mund të specifikoj në përgjithësi a ishin të gatshëm apo jo për këtë situatë pandemike, por mund të shpreh se duke patur parasysh se njerëzimi në mbarë botën e kuptoi më së miri se shëndetësia dhe pse ka arritur në avanca të larta, të teknologjisë moderne mjekësore, nuk ishin në nivelin kujdesit parësor të shëndetësisë për këtë pandemi. Medikamentet rezervë ishin të pamjaftueshme për sa I përket murtajës së radhës. Ishin jo paraprirëse. Ato thjesht mund ta stabilizonin momentalisht por nuk ndikoi në zgjidhjen e plotë të parandalimit të sëmundjes. Makinëritë e duhura, aspiratorë, respiratorë, etj. nuk ishin të mjaftueshme pasi numri I pacientëve kaloi parametrat e normalitetit. Filozofia e re lindi nga një risi e re, ate te “Online”. A është zgjidhje filozofike, kjo çështja postplandemisë? Njerëzimi e ka të vështirë ta përballojë këtë situatë dhe këtë gjë mund ta argumentoj në shumë aspekte: Një artist nuk jeton dot pa spektatorin, një mësues nuk mëson dot pa nxënësin, një shef nuk mund të punojë pa punonjësit e tij, një mjek nuk mund ta kurojë pacientin e tij “online”, një jurist nuk mund ta mbrojë klientin “Online”, një gjykatës nuk mund të marrë vendimin pa prezencën fizike të shumë palëve. Një psikolog nuk mund ta kurojë pacient/klient “Online”. Një polic nuk mund ta ruajë Rendin “Online”. Çdo njeri ka të drejtë zgjdhjeje legjitime të sanksionuara sipas ligjit të Konventës së të Drejtave të Njeriut. Secili ka të drejtë zgjedhjeje të stilit të jetës, mënyrës së të menduarit, të vepruarit, dhe filozofisë së vet. Njerëzimi na lindi si qënie njerëzore me veçanti morale si: humanizëm, ndjenjë, dëshirë, afeksioni, solidaritet, empati, emocion, dashuri, besim. Të gjitha këto që përmenda janë karakteristikat e veçanta, duke na bërë unikale. Kjo karakteristikë na lë të kuptojmë se qënia njerëzore është ekzistenciale, në mbijetesë e gjtihë sistemi nuk mund të zhduket globalisht dhe planetare. Këto karakteristika nuk I përkthejmë, deshifrojmë, apo kalkulojmë me makinën. Kjo na bën qënie prodhuese. Njeriu lind makinerinë, makineria nuk e lind njeriun. Kjo Plandemi na mësoi ardhjen e kthimit të vlerave njerëzore që dita ditës u zbehën. Njerëzimi ndër dekadat e fundit harroi humanizmin, për shkak të mbivendosjes së “makinerisë”, ndjenja u zëvëndësua në materializëm, afeksioni në zili, solidariteti në indiferentizëm, empatia u shndërrua në antipati, egoizmi zëvëndësoi dëshirën. Emocionet u zbehën gjatë jetës së përditshme të rutinës njerëzore. Dashuria u kthye në urrejtje ndaj njëri tjetrit. Besimi humbi çdo pikë të vlere të njerëzimit. Në konkluzion njeriu nuk bëhet dot makineri. Plandemia na mësoi defektet e politikave globale për mosmenaxhimin e duhur të murtajës së paparashikuar. Gjithashtu na mësoi se njerëzimi mund të përballojë çdo sfidë sepse njeriu është unik dhe ka potencial njerëzor, që kapërcen e vetme çdo lloj plandemie të kohës. Na dha mësim se njerëzimi do mbijetojë për sa kohë do kthehet në vlerat primare njerëzore hyjnore I vetmi ilaç shërues I çdo murtaje të radhës shekullarizimit. Kura e vetme e kalimit të kësaj epoke dashuria njerëzore dhe ska asnjë kurë tjetër që mund ta helmojë dhe përballon çdo lloj murtaje. Njerëzit kanë nevojë mesazh dashurie në kohë pandemie dhe në kohë terrrori. Sfidat e radhës janë lufta kryesore e të rinjve ndaj kësaj pandemie. Të rinjtë e kanë më të vështirë përballjen me këto situata për shkak dhe të mospërgatitjes apo mospasje të eksperiencës për të qenë në gatishmëri të një situate të papritur si kjo që po ndodh dhe vazhdon të ndodhë. Rinia e sotme duhet të bashkohet më shumë me njëri tjetrin për tu solidarizu dhe luftu ndaj kësaj të keqe makabre që pushtoi rruzullin tokësor.