Petraq Pali: AFROVITI
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Dec 1, 2025
- 9 min read

Petraq Pali: AFROVITI
Dashuria, Miqesia, Miresia ?
(ngjarje prej verteti…e jetuar) pjp
E deshte kaqe shume te shoqen Kostaqi,sa nuk mund te rrinte
kurre as nje cast larg saj, ishin martuar me dashuri,qe,ne ato
kohera, ishte rast i ralle,flasim per vitet e para e para clirimit,ku
varferia dhe injoranca ishte e madhe dhe ngado qe te shkonte e merte
me vete,nuk mund te themi nga xhelozia se sa nga dashuria per te.
Bashke shkonin per cdo pune ne fushe ne te mbjella,ne mal per
dru,tek bagetia,per ullinj ,ne vreshta…por edhe ne festa e ne gezime
apo per vizita familjare, ata nuk ndaheshin asnjehere.Ketu qendronte
dhe e vecante e tyre,se ahere fanatizmi ishte i madh,ndersa keta
paraqiteshin me moderne,asnjehere kurre nga mendjemadhesia ose nga
egoizmi,por afrimiteti i tyre ishte vetem dashuria.Njerezit,nuk i
percmonin,perkundrazi ndjenin simpati per ta.
Nje dite prej ditesh, Afroviti,e shoqja e Kostes qe nuk ishte
as tridhjete e pese vjece ne ate kohe u semur nga nje pneumoni e cila
duke kaluar ditet po i merte frymen. U alarmua Kostaqi,dhe te afermit
e tij,bile u shqetesuan se ajo,filloi te peshtynte gjak,filloi te
venitej dhe cdo dite dobesohej dhe verdhej.
Semundja perparonte shpejt dhe me urgjence.
Afroviti,ishte shume e bukur dhe shume vajze e mire,si,kur
ishte vajze edhe me pas qe u be nuse.Fshati,kishte
konsiderate,pavaresisht,se kur u dashurua e u martua me
Kostaqin,njerezia e shikuan pak sa si shtrember por me kalimin e
kohes,u,shua urejtja ose syri i keq, bile e admironn per sjelljen e
saj .
Tani qe u semur ajo,te gjitheve u vinte keq,bile,nuk ndaluan
vizitat,qofe per ditet qe ishte ne spital qofte per ditet qe ndejti
ne shtepi e semure dhe lengonte…vizitoret nuk ju prene asnjehere.
Ishte dobesuar mjaft,oreks nuk kishte,i shkreti Kostaq i
rinte mbi koke,e donte shume Afrovitin,kishin gjashte shtate vjet te
martuar dhe ende nuk kishin femije,kjo s'perbente asnje problem per
te,bile shpesh here thoshte se ato jane pune te zotit,ndersa
Afroviti,me shume e ligeshtohesh nga kjo gje.
Tani qe u semur bile e lenduar ne shpirt e ndjente me shume
mungesen e nje femije,bile ne vet-vete thoshte e zeza une c'qe ky
fat,do vdes dhe nuk do le as nje shenje mbrapa,kjo e mundonte dhe e
ligeshtonte me teper. Shpesh,prekej dhe qante me denese…semundja e
saj zgjati muaj te tere.
Doktori u pat thene se duhej ushqim i mire vec ilaceve,dhe do
bente mire te shkonte ne mal te veronte,ne ajer te paster,dhe keshtu
bene,ate vere ata shkuan ne mal,atje ku veronin bagetite e cobaneve
te fshatit. Shenjat e para te turbekulozit ishin cfaqur tek ajo.
Merzia ,pezimizmi ishte i madh.
Ata,me porosine e mjekut u nisen te veronin ne mal.
Kostaqi,dhe Avroviti,u installuan tek kusheri i larget i
Kostaqit, xha Lluka, i cili kishte shume bageti te leshta, stani i
Llukes ishte nga stanet me te mira dhe me i madh,ai,i bujti Kostaqin
edhe Avrovitin i mbeshteti ata dhe nuk kurseu asgje qe Afroviti te
sherohesh.
Bulmeti ishte i llojeve te ndryshme djathe ,i bardhe
kackavall, , gjalpe,gjize,dhalle,salce,kos…mishi pjekur,ajri i paster
dhe i filtruar, uje burimi akull, e c'nuk kishte mali,apo
cajin,sfaken,trendelinen,lulekuqet…pemet e
larta,gjelberimi..fresklleku..!
Ky ambjent dhe kjo kamje njerezore e natyrore,qysh ditet e
para filloi te beje efekt tek e semura,ajo me kalimin e diteve nuk
peshtynte me gjak,fytyra po merte ngjyren e pare,per pesembedhjete
ditet e para ajo filloi te merte veten,ngjyra filloi te ishte e
gjalle e ndezur ne faqet te cilat kur erdhi verdhonin…avash po i
skuqeshin,nuk djersinte me si me pare,ngrihej ne mengjez dhe ecte ne
lendinat e malit te gjere, me ore te tera, Kostaqi,nuk bente tjater
pune, shoqeronte dhe e ndihmonte me cdo hap dhe ngjitur mbas
Afrovitit,Izmini,e shoqja e Llukes e ema e femijeve e tij, te gjithe
angazhoheshin me bagetite,ne stan rinin vetem keta te dy dhe dy qente
e stanit,ata,te kopese ishin me bagetine,deri me darke sa ktheheshin
bagetia.
Rituali i perditshem , mengjezi,nxjerja e bagetise,kthimi e
futja e tyre ne stan,mjelja,qumeshtin e ngarkonin ne mushka dhe e
conin ne baxho qe ishte gati nje ore larg,larja e bidonave dhe
darka,pak gjume dhe perseri e njejta pune. Jeta ne mal per cobanet
ishte plot tension.
Detyrat ishin te ndara "ushtarakisht",dy vajzat e medhaja te
Llukes, Kostanda,dhe Nora,dhe e ema bashke me to,vec kullosjes se
bagetise,kishin edhe mjeljen e 800 koke deleve,ato ishin shume te
shpejta dhe te stervitura,per rreth dy ore cdo dele do kalonte nga
shtrunga e tyre dhe milej,njera vajze ne nje shteg dhe tjetra ne
shtegun tjater anash, dhe ema ne mes, mbushnin vedrat nje e nga
nje,shkuma e qumeshtit shpesh nga nxitimi derdhej ne toke,me kete
ritem realizonin detyren cdo dite .Djali i madh dhe i vetem
Xhakua,ngarkonte llatat e bidonet,mbi mushkat te cilat ishin nja
shtate a tete dhe drejt baxhos nxitimthi, cdo mbremje,conte
prodhimin.Ishte nje organizim modern i mallit,nje here ne dy tre dite
theresh nga nje qengj…!
Bollek e superbollek ! Pune dhe vetem pune.
Perpiqej Kostaqi,edhe Afroviti te ndihmonte kete familje te
mrekullueshme por ishte e kote,xha Lluka dhe e shoqja Izimini kishin
dhene urdher te prere,qe ata te dy te mos perziheshin me asnje lloj
pune dhe te mos preknin asgje, ata,donin qe Afroviti te sherohesh
domosdo.Mali,do ta sheroje Afrovitin thoshte me cdo cast xha Lluka,do
ta shifni sa shpejt…!
Kostaqi,perpiqej shpesh e i thonte te zotit te stanit…,qe
Afroviti eshte mire,mund te ndihmoje te pakten te beje gjellen .te
laje enet po ku e linte ai,vecanerisht Izmini,e cila kujdesej si nene
per shendetin e saj. Cdo darke ajo para se te binte Afroviti do ti
bente caj mali me pak gjalpe te fresket dhe avullin e tij ta thithte
e semura ne hunde…! Gjoksin,kur binte Afrovita per gjume,Izmini ja
mbulonte me flete lepjetash,dhe ne mengjez ja hiqte vete,sa celej
dita,ne darke tjater merte flete te reja.Ato,flete mbulonin poret e
gjoksit te beshem te saj, thithnin nga ngrohtesia e trupit ilacin e
tyre magjik.
Keshtu qe ky behar atje ne mal,klima dhe ilacet popullore e
sheruan,plotesisht Afrovitin,bile,cudia e madhe dhe cudia e cudirave,
ishte se ajo ngeli edhe shtatezane,dhe ne mesin e muajit te trete,ajo
ndjeu se dicka ndodhte brenda saj…! Mereni me mend gezimin e te
gjitheve.
U mblodhen te gjithe te zotet e staneve per reth,kur moren
vesh se,perendia kishte bere dhuraten Afrovitit, cobanet e staneve te
tjera,ishin edhe fshatare te tyre, por edhe miq nga fshatra te
tjere,bile edhe me besime te ndryshme,ata ishin miq per koke,kishin
vite qe bagetite i shtegtonin bashke,xha Lluka,ishte si me i madhi
nder ta,por edhe me i madhi ne mall ishte burre me mend edhe
bukedhenes,kishte miq me cdo krah,ate e njifnin edhe nga rethe te
tjera te largeta,zeri i tij ishte degjuar per bamiresi e per bujari
mal me mal e krahine me krahine. Ishte nje fisnik i vertete,i beses
dhe i fjales,trim dhe hokatar,njeri plotesisht i kompletuar dhe plot
me vyrtyte.
Organizuan nje darke madheshtore te pese stanet per
rreth,u theren shtate a tete mishera,ishin gati 30 a 40 shpirt,me te
rritur e femije,dhe te gjithe me nje miqesi te mrekullueshme u
perpoqen si te kenaqnin Afrovitin,qe u sherua por edhe pse perndia do
ti jepte se shpejt nje femije, kjo,i kenaqi me teper malsoret dhe
cobanet,femijet dhe familjet e tyre,se ardh ja ne mal e saj, ishte
nje bekim i vete zotit,dhe solli me te vertete mbaresi ne ta. Bollek
e gjithe te mirat !
Kostaqi,u befasua nga vepra e ketyre
njerezve,Avrovitit i rridhnin vetem lot atje afer zjarrit te madh kur
e uronin….te shkuara te jene moj moter e moj bije,zoti te sheroi e do
te jape edhe nje femije…Lavdi allahut. Ku kishte kenaqesi me te madhe
per ta. Fytyra e perndeshes se bukurise Afrovitit aty afer zjarrit
kishte mare pamjen e nje hyjneshe,hjeshine e se ciles e madheshtonin
keta njerez te zotit,zjarri,e ambienti.
Kenduan e hodhen valle deri ne mengjez, zilet e
bagetive benin iso,blegerima e tyre u mbushte shpirtin te gezuarve
plot me gaz.
Qente lehnin lehte,dhe lepinin kockat te lumtur.!
Hena bente sehir,duke hedhur driten e saj magjistare
mbi fytyrat e tyre te hareshme,zjarri dhe afshi i tij u kuqonte
faqet,ata,ishin te gjithe bij te zotit, Afroviti ishte vete
perendesha e bukurise, se shpirtit te tyre.
Sic u gezuan vete u gezuan edhe cobanet,por edhe ne
fshat kur moren vesh mrekulline e malit te gjere,i cili ishte i
mbuluar me gjelberim e me drure te eger,bari jeshilone me cdo
stine,era dhe freskia e atij mali magjik kishte bere mrekulline.
Afrovitit,i kuqonin faqet cdo dite e me teper,nuk
ndiente asgje nga semundja,perendia dhe mali e kishte bere mrekulline…
ajo se shpejti do behej nene ! Kostaqi shikonte ne sy Avrovitin,dhe
nuk fliste,gezimin e kishte dhe e ruante ne shpirt. Lumturohej kur e
shikonte Afrovitin te gezuar e te begate,ja ndjente shpirtin dhe
gezimin e saj. Zemra e tij e perjetonte cudine e malit,si edhe ajo.
Nga fshati sa moren vesh, u nisen dhe erdhen ne mal
mbas nja dy ditesh per Afrovitin nje delegacion i tere te aferm dhe
farefis i saj dhe i Kostaqit por edhe miq te tyre….Ata kishin
ngarkuar hajvanet plot me byreqe e me tepsira,me fruta e me tamuzhana
me raki, vere,palafiqe, bajame,arra te thata afrato e te gjitha te
mirat,ishin gezuar fshace,por te ardhurit nuk ndjenin lodhje, shpirti
i tyre u ishte mbushur me dashurine njerezore .Ata,ecnin shpejt se ne
zemer kishin gezim.
Cobanet me ne krye xha Lluken i priten te ardhurit
perseri me nje darke te madhe,e me dashuri te vecante,ata,kur e
gjeten Afrovitin te gezuar te sheruar dhe shatazane,ja filluan kenges
dhe harese pa u ulur filluan vallen……pa pyetur per me pas,u perqafuan
dhe u gezuan,ne syte e tyre shprehej nje vellazerim dhe nje ndjenje
krenarie ,nje dashmiresi dhe harmoni,nje unitet dhe nje gje te
bukur,e hyjnore mbarnin mbi vete keta njerez te mire te asaj kohe.Te
ardhurit ndenjen nja dy tre dite ndihmuan kopete e me pas moren udhen
te gezuar per ne fshat,te ngarkuara kafshet e tyre me mishera ,
djathe e gjalpe,gjize e salce kosi ne kacub...!
Sezonit te verimit te bagetive po i vinte fundi,ishte
java e katert e muajit te trete qysh kur erdhen kopete e bashke me ta
edhe Kostaqi me Afrovitin,dhe mrekullia kishte ndodhur, mali e kishte
bere punen e vet,ata, te dy nuk dinin si te falenderonin perndine dhe
njerezit qe i ndihmuan.Ata,u kthyen se bashku me cobanet dhe me
bagetite e tyre per dimerim ne vendin e tyre,ishin kater a pese stane
bashke,kopete ishin te medhaja e te pa fundme,zilet e cjepve percores
ndiehshin deri ne nisite matane detit,ato, shperndaheshin sipas
fshatrave,mushkat ishin te ngarkuara plot,me sherqe e me velenxa,me
dybeqe e me vedra,llata,bidona e sufrane,shiltera e kembore….thua
ishte nje asambel i tere,era e rende e cjepve,perzihesh me pluhurin e
rruges e cila ishte mbushur cdo pellembe me kakerdhite,per te ardhur
ne fshat u duhej plot kater dite….e kater net,karvanet me kope,flinin
rruges,zinin rrezat e maleve te mos i zinte era,dhe per nje ore
ngrinin fushimin,zjarr,darka,dhe gjume…ne mengjez heret degjoheshin
dybeket per reth trecerek-ore…,perseri marshim..femijet e vegjel
kujdeseshin per qente,te medhejte per mallin, dhe mushkat e ngarkesat
e tyre,Afroviti si perendesha e bukurise qe ishte ne te vertete i
gezohej kesaj mrekullie,dhe asnje cast nuk hypi mbi mushkat,ku rinin
shpesh femijet dhe te moshuarit..nenat e cobaneve…ajo,perconte ne
krye te kopese se pare nje ZANE mali, bukuria e saj cudiste edhe vete
Zotin qe e kishte stolisur me ate nur e hijeshi,ne te dy anet e
rrugeve me cdo fshat pershendetnin kopete dhe te zote e tyre gjithe
fshataret,me cdo fshat qe kalonin,dilnin gra e bura dhe i qerasnin me
gotat e rakise plot,me uje te ftote, e me nga nje tufe me lule…ne
tabakate e tyre te shumta me arra e bajame palafike e bukefiqe
cobanet, femijet grate e tyre falenderonin dhe ne ecje e siper
pershendeteteshin dhe njatjetonin te lodhurit nga rruga.
Ishte,ne te perenduar te diellit,kur,kopeja e madhe e
xha Llukes,u fut ne kufit e fshatit te tij,mos kish dale per ta
pritur i madhe ei vogel,ishte nje feste e vertete kur ktheheshin
kopete nga mali,ishin te malluar njerezit,ishin te dashur,te
respektuar…ju turren Afrovitit gra e vajza,nuse,femije e te
rritur,pleq edhe plaka,e perqafuan dhe e mbushen me te puthura,i
uruan sherimin dhe mirseardhejen,cupat e shikonin nga barku Ajo vetm
qante nga gezimi…….xha Lluka,porosiste…dhe me ze bertiste…hapni
rrugen,hapni rrugen,i lini te gjallat te kalojn emos i shtrengoni se
vijne te lodhura..…femijet mbi mushkat e tyre te gezuar qe po
ktheheshin nga fushimi,u flisnin shokeve te kopeve me pas… ne emer…
Zaho…Kico….Vangjo, Tilo,Polo..…po ku jen a derebardhe…ata,shoket e
tyre,femije te gezuar i shikonin te vegjelit cobane si heronj…
Afroviti,ndaloi dhe nuk bente para,ajo qante me denese nga gezimi…
fshati, e priste me shume mall….xha Lluka, ecte me llullen ne goje
plot lezet si trumfator…nena Izmini,pershndeste shoqet dhe
bashkefshataret…duke u qafuar me ta,dhe nuk e ndante furken per as
new cast tirte e tirte…as new minut kohe e humbur…ne te hyre te
fshatit…ne menyre tinzare…Xhakos i shkeli syne e dashura e tij, e
mshefte, Sofika, e cila u skuq dhe Ju drejtua Afrovites,duke i uruar
mirseardhejn sherimin…dhe urimin per femijen qe do te sillte ne
jete….Xhakon e kishte pire malli per te ! Ata,u moren vesh me
shikimin e pare. Ishin te dashuruar !
Dielli,sa,po hiqte rrezet e fundit mbi suprinen e
detit,ne fshat,po binte muzgu e me pas eresira…kopete,moren rrugen e
tyre permbi malin e fshatit…!
Kostaqi,rinte si guak,Xhakua,fluturonte kur pa
Sofiken qe e priste…!
Xha Lluka,ndaloi ne qafe te burrave,nderkohe qe
kopeja vazhdonte udhen e saj,u takua me gjithe burrat e fshatit te
cilet i bene vend ne tavolinen dhe kariken afer rrapit. Tu lumte o
Lluke Trimi,i thane njeheresh bashkefshataret burra te fshatit …ike
erdhe shendoshe e mire,Afrovitin na e sherove….dhe do na sjelle edhe
djalin…me dasem te vajzave te tua dhe te Xhakos…!
Dy lot nga syte ju varen ate mbremje cobanit plak…u
ngrit ne kembe me goten e rakise e me llulen ne dore u tha dhe u
foli i permalluar…me dyer tuaja o njerez te mire,o vellezer…!
Beni ze Xhakos e te na there tani dy tre kater pese
mishera…urgjent…me dhate gezim…do bejme feste…do ta djegim fshace…
Beni gati zjarrin dhe hejat !
Dielli, kishte kohe qe kish perenduar,ne fshat ra
muzgu…dhe eresira.
Zjarret ndricuan fshatin,era e mishit te pjekur
ndillte nje jete te re.
Ate nate fshati ngeli pa gjume nga ahengu.
Afroviti pas tete muajsh lindi djale.
pJp
Shkurt 2,,,USA









Falenderime pa kufi i nderuar Prof Fatmir Terziu që na nderoni me publicitetin e krijimeve tona modeste ne Fjalën e lirë.