top of page

Perëndon...


Perëndon një diell i bujshëm maji para syve të mi. Syve të mi me pikla të mbetura nga ç' isha dikur. Fashos një plagë në brinjën e majtë. Nuk më dhemb. Nuk e di ku e kam vrarë Ma lëpin qeni kujton se ka ujë brenda. Aromë jasemini. Qielli një kupë ëndrrash të freskëta për ta pirë në gjumë. Nata ndrit. Nata ikën sysh. Ç' dashuri frymon kjo tokë! Barku i xixëllonjave shuhet e ndizet me ritmin e zhurmës së lumit. Janë yje, thua. Është koha e grurit, të them dhe në sytë e tu të butë pluskon lëndina një fëmijë gazmendet aty në mes, në pëllëmbën e hapur të dorës një flutur rreket të jetojë.


12 views1 comment

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page