top of page

Panajot  Zot:  STILI  SATIRIK  NË ROMANIN  “SHITËSIT  E REVE”  TË  SHKRIMTARIT  PAJTIM  ÇAUSHI

  • 2 days ago
  • 8 min read

  -Panajot  Zoto-

   Pajtim  Çaushi është një nga penat më të spikatura në “listën” e emrave  që qëndrojnë  në pararojën e letësisë së sotme  shqipe. Shkruan  në prozë dhe poezi dhe është autor i mbi 20 librave, ndër to  10  romane, 6 vëllime poetike dhe 4 novela.Romani i fundit “Shitësit e reve” botuar nga shtëpia botuese “2M” , një prurje  e suksesshme e këtij autori, u prezantua këtë fundjavë në  një aktivitet organizuar nga klubi i krijuesve “Jonian” të Sarandës, ku shkrimtari Çaushi ka kontriubuar  më se dy dekada dhe sot gëzon respektin e kolegëve  si  kryetar nderi i këtij klubi krijuesish.   

Ngjarjet në romanin  “Shitësit e reve”   shtrihen në dy sistemet politike të vendit tonë ku autori identifikon  thuajse të njëjtat fenomene negative në shoqëri.Ato mishërohen  nga të njëjtët personazhe,( individë )që, sikur të kenë kapërxyer ylberin, përshtasin të njëjtat metoda dhe ngrihen në karierë, duke manifestuar të njëjtat vese.

 Në qendër të  romanit është Lumo  Vula,  magazinjer në  ndërmarrjen tregtare , që, duke abuzuar me pronën  e shtetit (mallrat e magazinës), zë miq, bën orgji me femra dhe zbaton orientimet e  punonjësit (operativit) të sigurimit,në listën e të cilit  identifikohet me pseudonimin  “Peshku i Vivarit”. Magazinjeri Lumo është  në krye ( reshtor në listë)dhe ka në vartësi ndjekjeje  veprimtarinë  e disa lehësve (siç i qua autori spiunët e sigurimit)që i shërbjnë  interesave të sigurimit dhe  sistemit të kohës ,në rolin e spiunit.  Lumos i hapej çdo derë dhe ai shfrytëzonte  miqësitë, dredhitë,  ryshfetin ,për t’u ngjitur më lart në karierë.

 Ndryshoi, pas  vitit ’90, sistemi politiko- shoqëror dhe ai partiak.Po jeta e përditshme  dukej  e njëjtë. fenomenet negative po ato. Njerëzit  që shisnin “re me pantallona”,( shkurt pordhë),llapaqenë e sharlatanë, imoralët,hileqarët, ryshfetxhinjtë e karieristët meskinë,- ishin po ata, veç të kamufluar, të trasplantuar  në administratën e re.”E djeshmja dhe e sotmja janë një”-thotë  ,në një rast autori. Koçi  Stillo, operativi i sigurimit në qytetin bregdetar,njeriu që  ushqehej në magazinën e Lumos dhe që mbante të lidhur  skuadrën e lehësve (spiunëve), u punësua në ministri në Tiranë, drejtori -spiun  mbeti drejtor, Vait veterineri, u bë kryetar i partisë së Re. Lumo Vula,  përsosi metodat  e luftës së brylave ,për t’u  bërë dikushi. Nga një  ish magazinjer me arsim  tet- vjeçar ariti, përmes njohjeve dhe ryshfetit, të marrë të mesmen e të bëhej mësues, më tej  të merte  diplomon  pa  ia parë derën fakultetit, të zëvendësonte,me ndihmën e partisë së Re dhe të manovrave të pista, inspektorin e arsimit.Pastaj të bëhej drejtor në  Drejtorinë e Arsimit  në qark, të  dekorohej e të  bëhej “Qytetar nderi”, në pritje  të  kandidonte  edhe përi deputet.

Episodet ku shfaqen fenomene si: korrupsioni, ambicjet dhe smira, hiletë, prostitucioni, paaftësia  profesionale dhe aftësia për luftën e brylave , shtrihen në gjithë linjën  narative të  tekstit. Dhe ,ndonëse  autori  i kanalizon ato në një  pjesë të administratës  shtetërore, në atë të arsimit, këto fenomene  shfaqen gjithandej në administratë ku puna e ndershme dhe përkushtimi shpesh nuk vlerësohen ndërsa  u hapet rruga karieristëve të sëmurë, të paaftëve, diplomëblerësve ,imoralëve profesionistë, ambiciozëve që kërkojnë  vetëm përfitime personale ,të emëruarve nga partia e Re, siç thotë autori, i cili  ,këtë realitet e përmbledh në thënien: “gjithë ditën ngrohu në diell, partia të ngre në qiell”.

 Romani “Shitësit e reve” është një prurje e re në letërsinë satirike . Është një tekst rrëfyes letrar ku mbizotëron ligjërimi bisedor, përdoren të gjitha tipat e fjalive, gjuha e figurshme, frazeologji e zgjedhur ,  thënie popullore,dhe fjalor i pasur  përfshi fjalorin popullor të zonës  dhe shumë neologjizma.    

 Në shtjellimin e  ngjarjeve dhe situatave dhe në përfshirrjen e personazheve në to, dallojmë  disa veçori dhe një risi në  teknikën e rëfimit, ku janë persionazhet  që  flasin  mes tyre dhe mes veti. Dialogon” uni”, “vetja” dhe “qënia”. Autorë të ndryshëm kanë përdorur monologun për të shpërfaqur ndjenja, ndjesi, interesa e problematika të personazheve. Ndërkaq ,Pajtimi në romanin e tij “Shitësit e reve”,  e trasformon monologun në dielog  ku marin pjesë tre  zëra  brenda një identiteti: “uni”, “vetja” dhe “qënia”. Një tjetrër risi  e këtij romani  është ndërtimi i strukturës së tij, do thoshja  e  veçantë, e pa hasur në  vepra të tjera të këtij lloji, ku linja rrëfyese shpesh ndërpritet me  shënimet  e “ditarit të drejtorit”,shënimet nën okelion “fletë dalje”  dhe  nga  ndërhyrjet  në episode me shënimet dhe satirën  e gazetarit  Ilo   Hupe. Formë kjo që i jep rëfimit   më shumë dinamizëm dhe  skalit më bindshëm  karakterin e personzheve  kryesorë.  

Kur mbaron së lexuari romanin ,qëndron dhe  mediton mbi “ndërtesën” letrare  të  këtij autori,ngritur me  tulla fjelësh dhe  një morie të pafund   shprehjesh frazeologjike. Pastaj  nuk të mbetet gjë tjetër veç  vlerësimit se: ky roman  është një pasuri leksikore e frazeologjike, që  në dijet e mia  hast  rallë, ç’ka e bën autorin  krijues unik në këtë fushë.  Me mjeshtëri autori ka përdorur dialektalizma,fjalë të fjalorit  popullor të zonës  (e folmja çame),që i krijojnë lexuesit ndjesi të veçantë. Buzarosur, thotë ai për  atë që ikën  i mërzitur,Të sjellat (për  “dhuratat”  që i  çojnë në zyrë a shtëpi  kryetarit të partisë së Re)  dhe pafund fjalë  si: duarpërplasje, thirrma, xhunar, humbëtillë, kafetarët, lehësit, sikurvjehra apo sikurdrejtiori, etj. si sinonime të një veprimi  a qëndrimi.

  Frazeologjia e përdorur  ëshë për ta patur zili për  efektin estetik që ngjall te lexuesi. I gjithë libri është ndërtuar mbi  shprehje   shpotitëse  të karakterit popullor dhe  mbi  sprehje frazeologjike   në përputhje me ngjarrjet  dhe  të efektshme për të goditur  fenomenin negativ. Ja disa  sa për të hapur një dritare dhe për ta  shijuar brenda  faqeve të romanit këtë pasuri.

-Po qetësohem pak, që të medohem shumë. Po të zuri gjumi, bëhej si ujë i ndenjur lumi.  kur bëhet jevgu mbret, s’e njeh as nënën e vet. S’e  dini o të shkretë, sot dredhësi quhet i drejtë.  Jemi njëlloj dhe një sua, ndaj më do, ndaj të ua.Shumë  nga shefat e vënë, që herët lehës kan qënë. Kur  lehësit s’kanë cilin kafshojnë, njeri-tjetrin do coptojnë. Kujdes kur mburej e flet, se një çast i vetëm të hedh në det.  Kur bukuria shihet në pasqyrë bëhet tullumbac i  fryrë.Udha soset me të  vrapuar, borxhet me të paguar.Kapja  Lavdo xverkun dhe bëja furrë dyshekun.... etj, etj.

Çdo njëra prej tyre përbën  një temë më vete. Godet një fenomen a dukuri negative të caktuar.  Lufta e brylave ,psh. përmblidhet në thënien “Kur lehësit s’kanë cilin kafshojnë, njeri- tjetrin do coptojnë”. Në këtë  vështrim ndërtohet figura e Lumo Vulës,të cilit  autori i vesh  meritat e njeriut që di të ndërtoj gracka për kolegët, që përdor makinacione  pa fund dhe shet edhe nderin e familjes, përdor si ryshfet paranë  dhe   rrugë të pista pa mbarim për të ngjitur shkallët e karrierës. Autori,  e vë në gojën e drejtorucit  habinë për “suksesin” (në thonjza) e këtij  njeriu , kur thotë:  “Si ariti aq lart një shitës pordhësh e lehës gjahu?”. Ndërkaq    në gojën e    Lumo Vulës autori vë  shpiegimin: “Në këtë jetë të rrëpirë, u ngjita me të lëpirë se pranova çdo shije e ngjyrë”.

Romani është i pasur  me figura të shprehjes si metafora, epiteti, hiperbola, ironia, krahasimi deri te sarkazma dhe grotesku.

Sa për shembuj:  Shprehje metaforike: “U dha udhë mendimeve”. Ose “ do të shtoshë ujë dhe hirë sa të mbushet plot tenxherja”. Domethënë  shto akuza të paqëna që të mbushet dosja. Ose “Sot puna bëhet me  zarf jo me ngarkim shkarkime”,pra  puna mbaron me para (ryshfet) jo me mallin e magazinës. Epiteti në roman përdoret si mbiemra të  persoanzhve ,si: drejtoruc, Lopçar etj. Krahasimi është një  figurë tjetër e shprehjes e përdorur gjerësisht. Sa për shembull: “Zilia  është si krimbi i drurit”/ “Rastësia është mbreti në tokë” etj, etj.

Gjithshka lidhet me mënyrën se si shkrimtari  Çaushi i shpreh mendimet, ndjenjat dhe idetë e tij në këtë vepër letrare. Ai përdor stilin satirik  me përdorim fjalësh dhe shprehjesh hiperbolike, pra të ekzagjeruara , shpesh përtej kufijve të besueshmërisë, por dhe karakterin komik e ironik të personazheve.I parë në këtë këndvështrim, romani  “Shitësit e reve” ,për mendimin tim, nuk është thjesht një roman satirik. Lënda, episodet, teknika e rëfimit ,stili dhe  mjetet shprehëse të përdorura  i  kapërxejnë kufijtë e satirës.Ndaj do të  ndalem pak në këtë aspekt për të evidentuar faktin se  janë  sarkazma  dhe  grotesku  dy mjete shprehëse, të përdorura mjeshtërisht nga autori, që i japin  forcë mendimit  dhe qëllimit  për  goditjen e dukurive negative dhe  të veseve  të individëve në shoqëri.

Satira e kapërxen humorin,është më e mprehtë dhe kritike. Ajo synon  jo vetëm të argëtojë (në këtë rast lexuesin) por dhe të denoncojë e të nxisë ndryshimin. Autori  Caushi në këtë roman  nuk na bën të qeshim,por na bën të mendojmë  dhe të gjykojmë me sens  kritik për fenomenet negative. Po të mbetej  deri këtu,romani nuk do  ta kishte  të arirë qëlllimin dhe pëlqyeshmërinë.  Ai  përdor shpesh sarkazmën dhe groteskun si  mjete shprehëse.  Sarkazma në roman ndihet  gati në çdo episod në thëniet ,citimet dhe vargëzimet,  të cilat shpesh janë tallëse, me nënkuptime përçmuese deri dhe  fyese ,që përdoren për të goditur veset e  Personazheve: Salushes, Lumos, drejtorucit, nëndrejtores Lika, Kryetarit të partisë së Re ,etj.

Grotesku si një mënyrë artistike e paraqitjes së personazheve, ngjarjeve dhe dukurive në forma të shtrëmbëruara apo ekzagjeruara  , është përdorur  nga autori  mjeshtërisht si një mjet i satirës, ( jo të kufizuar vetëm te ajo) me synim goditjen e  të metatve në  individë të shoqërisë dhe për ta bërë lexuesin të mendojë thellë për realitetin. Vet’  titulli i  romanit “Shitësit e reve” është një figurë letrare groteske. A shiten retë? Jo. Po a bëhet fjalë për retë në qiell?Natyrisht  Jo. A ka “re me pantallona”, siç shprehet autori?  Përsëri themi jo. Po ç’janë këto re me pantallona?- Janë pordhë,thotë lexuesi dhe në shprehjen popullore  ne   njohim  thënien “mos na shit pordhë”. Pra, këta njerëz, tipa,  që vë në resht autori, shesin mend, shesin pordhë, shesin mashtrimin, shesin familjen, shesin pasurinë- vetëm e vetëm për të bërë karjerë, dhe të  jenë “mbi” (edhe kjo thënie e personazhit kryesor)   Shkurt  është një shtrembërim dhe ekzagjerim i tipareve të personazheve dhe situatave. Në mënyrë groteske psh, trajton autori dhe  episodet  e darkës që shrohet në shtëpinë e  ish magazinmjerit Lumo për  inspektor Filip Lapën. Arihet deri atje sa inspektori të kryej  mardhënie me nusen e  Lumos në sy të tij dhe të vjehrës . Pse kjo? Vetëm e vetëm për të marrë një favor karjere nga inspektori i cili i jep fjalën Lumos se do  t’ia garantonte  dekoratën nga presidenca.  E gjithë kjo skenë  është një  paraqitje e ekzagjeruar  e realitetit dhe  të ngjall neveri.Demaskon synimet dhe vesin karierist të  personazhit, që është pjesë e  kësaj shoqërie. Figurat dhe ngajrjet groteske në këtë  libër janë të shumta. Të pazakonta dhe shpesh absurde. Kujtojmë episodet  në zyrën e inspektorëve të arsimit, hedhja e shkrepses së ndezur për të djegur dokumente  dhe krijuar kaos  me qëllim marrjen e “ditarit” që drejtori mbante të fshehur në kasafortë.Gjithçka është  veprim  në kufijt e absurdit. Ndërkaq  e pazakontë dhe e trajtuar   me një ironi therëse në kufijt e  groteskut, janë episodet kur  mësues  lumo praktikon modelin  “B” në mësimdhënie kur u kërkon nxënësve të sjellin këmborë e zile në  shkollë dhe  kur në rënien nga fiku, ku ishte ngjitur për të  zhvilluar orën e mësimit,  i bëhet koka me xhungë, etj.

Ironia dhje tallja, si   karakteistika të  sarkazmës dhe groteskut,  ndeshen  thuajse në çdo episod, në  shprehje  e dialogë. Ja psh.  disa shpehje ku spikat ironia dhe tallja: “Të mbante  dajua fustan, do i flisnin  teto xhan”, ose “ “Me të kuqe ngjyem historinë, me blozë e lyem shtëpinë!”, ose  një monolog i Lumos  në ceremoninë e dekorimit të tij: “ E ëëë, të pushtuar kemi qënë, historinë e kemi bërë, e ëëë...E iii, veten tonë kemi ngrënë, kemi kënduar me gjëmë ...”. Po ashtu, në rastet kur vetja  ia përsërit shpesh  Lumo Vulës, pas marrjes së titullit “Qytetar nderi...”, kur thotë: “ E gëzofsh me plot  shëndet, nesër do bëhesh deputet. Po s’të bënë asnjë mos pyet, rrëmbe kolltukun e bëhu vet”.

Në përfundim dua të vlerësoj punën dhe përkushtimin e  autorit në këtë vepër cilësore, që krahasohet, për mendimin tim, me vepra të autorëve  të mëdhenj të letërsisë shqiptare në këtë fushë,që përmes humorit, ironisë, satirës,  sarkazmës dhe groteskut kanë trajtuar tema shoqërore duke vënë në thepin e shënjestrës kritike dukuri e vese negative. Romani “Shitësit e reve”, është i ngjashëm jo thjesht  në qëllimin, por dhe në stilin ,cilësinë dhe mjetet shprehëse të përdorura  në vepra të autorëve: Buxheli dhe  Agolli. Në romanin “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, psh, Agolli përdor ironionë dhe sarkazmën si formë therëse për të goditur burokratizmin,karierizmin , servilizmin, formalizmin dhe gjuhën  boshe të administratës së kohës. Pak a shum  këto fenomene vihen në shënjestrën e  penës së  shkrimtarit Çaushi ,i cili thjesht dhe pa sforcime  vë në dukje  faktin se  ndryshim i sistemit nuk do të thotë  ndryshim domosdoshmërisht  mentaliteti apo  fshirrje  të dukurive negative, e veseve. Ato mbarten,trashëgohen dhe  janë prezente   si fenomene të shoqërisë apo  vese të individëve. Ndaj lufta për eleminimin e tyre duhet të jetë e vazhdueshme. Dhe një nga  format e mënyrat për t’i goditur  është dhe letërsia  satirike, si në këtë rast.

 

 

 

 

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page