PANAJOT BOLI: MINORITARI QË NË FILLIM NUK DESHEN TA PRANOJNË NË PARTI
NGA PANAJOT BOLI
Mantelin partiak që u veshin njerezve, nuk mund t'ia ndrydhin shpirtin e bukur dhe të lirë disave.Shpirti i mirë dhe i lirë gjithmonë është human..Zakonisht shpirti human gëlon nga ngrohtësia njerezore, ai do harmoni, një shoqeri me fytyrë të bukur,ku të sundoj mirësia , dashuria, reciproriteti. Kadarenë e madh nuk e pëngoi manteli partiak,që të shpalos shpirtin e tij të lirë e demokrat, brenda një sistemi të egër të çensuruar, me mendime e ide progresiste. Ndaj themi se sistemet mund të venë pëngësa dhe pranga në lirinë e shopirtit të njerezve, por ato do të gjejnë menyra apo forma për t'u shprehur e luftuar me ideale të bukura që lindin në oazën e endrrave të tyre.
Këto po mëndoja, teksa kam përballë, të kthyer për ca kohë në vendlindjen e tij, Kosta Kallojerin, ish-kuadër i lartë nga Minoriteti Etnik Grek. Edhe ai , si shumë të tjerë, pas renies së murit komunist, mori rrugën e kurbetit, ku punoi në profesionin e tij si agronom. Iu përshtat punës , paçka se kishte punuar në poste të rendësisme në rrethin e Sarandës. Njerezit e nderojnë Kostën, se ka qenë i ndërshëm, punëtor dhe ka punuar me përkushtim.Është ajo që thashë me lart se kur ke një shpirt të pastër, endërron dhe lufton për gjëra të bukura,në sherbim të komunitetit, nuk i vë dot ''kufij'' shpirtit. Dikush mund të thotë '' Ka ndihmuar fshatin e vet, Ardhsovën, bëri të re shkollën, dyqanin e fshatit, rrugët, varrezat, rrugën, se kishte shumë gjera në dorë, kryetar kooperative, kuadër i lartë në rreth,dhe i degjohej fjala''Por kjo nuk mund ta justifikoj veprimin e Kostës. Se edhe atje në mergim që s'kishte gjë në dorë, ai ishte organizator me vëllazerinë , të mbledhin ndihma dhe të shtrojnë rrugët e fshatit me beton dhe të ndihmojnë bashkëfshatarët e tyre.
Kishte endrra të bukura Kosta. Si shumë të rinj e të reja asaj kohe.
..Isha transferruar në Sarandë dhe më emëruan agronom në NBSH e Vrinës.Në fshatin tim kthehesha zakonisht të dielave. Por në dimër përmbaltesha deri në gju në rrugët e fshatit tim.Më pikonte në zemër kjo gjendje, Ahere u lidha me pushtetin vendor dhe gjetem menyrën me punë vullnetare t'i shtrojmë me kalldrem. Kaq kishim mundësi, por bëmë diçka.
Kosta qe i vogël, nga një familje të varfër, kishte endrra për jetën. Një nxënës i shkelqyer në Shkollën e mesme Bujqesore të Delvinës.paçka minoritar ku gjuhën shqipe e kishte të dytë.
...Kur shikoja Vurgun,prapambetjen në bujqësi, zgjodha, agronominë, dhe me energjinë e një të riu thoshja se duhet bërë diçka, endërroja ta shikoja ndryshe gjithë këtë fushë të bukur, dhe fshatin tim me mirëqenie, me shtëpi të bukura mes pemeve frutore me ujë të bollshëm.Kjo deshirë dhe pasion e diskutuam një ditë kur mbaronim vitin e katërt dhe vendosem me nismën tonë, të shkojmë në zona të thella, të japim maksimumin për të percjellë kulturë e shkencë. Ishim kaq entusiastë. Isha në aksionin e hekurudhës, afër Lushnjës kur më erdhi emërimi, në Skrapar, në Gjerbës, në lokalitetin e Tomorricës. Prapambetje e madhe. Aq më shumë në bujqësi. Tre muaj siguronin bukën e gojës me kallamboq.Punova me shpirt.Duhet të bëjanjë 'revolucion' ose rrebelim. Duhet të zbatoja ato që kisha mësuar, paçka se më quajtën kokëfort;. Më shikonin më mosbësim se një i ri që i ka marrë koka erë.Ngulmova shumë Rendimente ishin të larta dhe arritem të sigurojmë bukën për 12 muaj, paçka me misër.Duke më parë të vendosur, dhe për arritjet vendosen të më fusin në parti. Kundershtova. Megjithë kundërshtimin tim, ata e bën; fakt të kryer.Por ndodhi diçka që më lehtësoi dhe thashë se shpetova nga ky siklet. Kur më plotësonin dokumentat dhe më pyeten për kombësinë dhe u thashë greke, ata u hodhen përpjetë të habitur dhe i mbyllen kartat 'Nuk mund të pranojmë në Parti një grek' U lehtësova, por kjo nuk zgjati shumë se u terhoqi veshët, Komiteti 'Ç'janë këto budallalleqe që bëni. Ne kemi qenë me minoritarë bashkë në luftë, bashkë ndertojmë socializmin'
Endrra e Kostës ishte shkolla e lartë Për aftësitë e tij organizative ,student i shkelqyer, paçka se ishte minoritar, për katër vite drejton rininë studentore të agronomisë ku numëroheshin mbi 1000 studentë.Pas mbarimit të shkollës së lartë Kosta , më i vendosur, më entusiast, iu përvesh punës për të krijuar Stacionin e Mbrojtjes se Bimeve në Vrinë. Se pa zbatuar teknologjinë bashkëkohore, nuk mund të ecesh para. Dhe arriti rezultate të larta.
Duke patur mbi supe mantelin partiak, Partia, e thirri të nxjerrë nga prapambetja, kooperativën e Vëllazerimit ku gjendja ekonomike ishte skandaloze.Brenda një viti, shperblimi i ditëve të punës u dyfishua, gjendja u përmirësua falë aftësive të tij organizative dhe zbatimit të metodave bashkëkohore në bujqësi.
Në një moment, duke dyshuar në mosbësimion tonë, se ka qenë në monoklaturën komuniste,thotë pak i trishtuar ''Po, unë jam i majtë..por jo me këtë të majtën sot .Jam për një të majtë që aspiron vertet për mirëqenien e vendit tonë, për interesat e njerezve të thjeshtë, punëtorë..Kjo sot nuk është e majtë''
Vertet , Kosta kishte endrra ..ideale për një shoqeri me fytyrë të bukur..
Megjithë mantelin e partisë që kish mbi krye, shpirt i tij human, dashuria për vendlindjen e tij, dashuria për njerezit, nuk pushoi se luftuari të kontribuoj edhe ai sadopak për njerezit e thjeshtë
Tani një melankoli dhe trishtim verej në sytë e tij
-Sa keq që nuk bëmë diçka më të bukur..
Comments