top of page

PAFAJSIA E SAMUELIT




Buzët e njoma, të thara, të shkrumbëzuara nga etja. Pranë nanës fort shtërnguar. Rrobat pas trupit djersa i kishte salduar. Hijen e saj orë të tana ai ndiqte. Padurimi, shpirtin t’a kishte trazuar. Mërzia mishin e trupit tand nomëzak t’a kishte drithëruar. Zemra djaloshare, fortë të rrihte në kraharor. Pengesën e fundit Samuel Ndoj mendove se e kalove. Malli andej e këndej kufirit fort të kishte torturuar.

Ditë e net pa gjumë, ngadal e dhimbshëm kishin kaluar. Syzet e diellit nxeheshin e ftoheshin sipas levizjeve të diellit përvëlues të gushitit. Njerëz fytyr ngrysur, të vyshkur, urrejtshëm shikonin gjithëçka. Revolta e shpirtit shpërthente nga fijet e muskujve e palcat e kockave që po mpikesishin nga tmerret e vuajtjeve. Ti engjellush i pafajshem dhjetëvjeçar një lloji i shikoje. Ndoshta nga nje copëz buzëqeshje mundoheshe ta shpërndaje. Fytyra e balli edhe ty po të rreshkeshin.

Vështrimin përqark fytyr bukuri, syziu njomshtak, hidhje me kureshtje. Gjithëçka që po ndodhte në trurin e njom e rregjistrove. Brezave që do vinin maskaradën e qeverive do të tregoje. Në rrudhat e trurit, miku, armiku, klithmat e fëmijëve që qanin për një pikë uje ti bukur mire i fiksove. Deshmitari i kohëve bastarde e të krimineleve politikë e qeveritar do të ishe. Të pregatiti vetë koha shpirt kazëm, e përgjakshmje e pa mëshirshmja për njeriun e thjeshte e punëtor. Sa mirë në dy gjuhë do t’i shkruaje e tregoje gjithëçka. Deshmitari i gjallë i persekutimit të të drejtave të njeriut. I qeveritarëve nga kavalishenca që qeshin, gëzohen për vete. Skena tragjedish makabre të berzit tand do t’i shkruaje mbi mermerin me pikla gjaku të kohës.

Por çuditërisht jo. Ambulanca do të tërhiqte zvarë, në kanal do të përplaste. Gjaku juaj i pafajshëm do të skuqte asfaltin, barin... Nana e mjera nanë lezhiane do të këlthiste me forcën ma madhore të dhimbjes së shpirtit. Me duar e kam të tremueme do të ndiçte e shkallmuar nga tmerri. Por ti therror u bëre. Jeta juaj, trupi juaj, shtatore pranë kulltuqeve qeveritare duhet të vihet. Shtatore e ngrime migjenijane e fillimeve të shekullit të 21. Në atë pellg vuajtjsh migjeniane por më therëse, më të përgjakshme, më shkatrrimtare jetësh në malsitë e qytete do të kthehesh.

U flijove nga shteti Samuele. Kurban njerëzor të bani koha. U sakrifikove nga pa aftësia e tij. U flijove nga bajrektarizmi e don kisho - tizmi i tij. U thermue shpirti e trupi yt i pafajshëm nga rriqnat e demoshkatrrimit tridhjetë vjeçar. Lotët ju rrjedhin të gjithëve faqeve për ndodhine e pas ditës të 15 gushtit 2020. Dhimbja është e madhe, për çdo shqiptar. Jeta e një vogëlushi u këput, sapo filloi të formonte boçet e luleve, të kuptoi botën kriminale të sotme. Atëhere të revoltohemi. Të ngrihemi të shembim shtetin. Të ngrihemi të bëjm pluhur e hi demokracine e rreme e kolltuk mbajtësit deputet. Duhet shembur nga themelet ky palaço shtet. Permendorja e Samuel Ndojit në Kakavi e Lezhë do t’iu vëzhgoi juve ne mijëra vjeçar, çfor do mundeni të bani.


Firence 16.08 2020 ora 12 e 45 ‘ I PERLOTURI S. MEZIU

51 views0 comments

Comentários


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page