PËRSE E SHKROVA LIBRIN “DIBRA, NGJARJE DHE LUFTËTARË “
Sakip Cami
Dibra , si e gjithë Shqipëria, me nandë malet e saj historikë, të shtrira në dy njësitë e sotme administrative, të Peshkopisë dhe të Bulqizës si dhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut në Dibër të Madhe, është një thesar etnokulturor. Ajo është edhe një histori e pashtershme, një gurrë frymëzimi e atdhedashurie. Historia e Dibrës është e pandarë. Ajo studiohet dhe shkruhet si monolite së bashku të nandë malet, bashkë me qytetin e saj historik, Shehrin e Dibrës.
Në pozicionin e gazetarit në gazetat “Veterani” dhe “Bulqiza”, të kryeredaktorit të gazetës “Stebleva”, aq më shumë si gazetar i historisë dhe traditës tek gazeta “Bulqiza” e ndjeva si obligim që këtë thesar dhe këtë frymëzim tua transmetoj brezave.
Miqtë e mi, ndonëse nuk jetojnë më, historianët Hazis Ndreu, Ilmi Sadiku, Moisi Murra, Iljas Kaca e Rakip Sinani kanë bërë shumë për historinë e Dibrës. Shumë kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë historianët Fatos Daci, Ramazan Hoxha, Gafur Zoto, Haki Pernezha, Zabit Lleshi, Metush Skeja e shumë të tjerë.
Ky libër nuk është enciklopedi, as histori e mirëfilltë, por një përpjekje për tu transmetuar brezave se jetojmë në këto troje ku ka luftuar Skënderbeu, në këto troje ku ka lindur dhe ka luftuar Zaharia Gropa dhe Vlladan Gjurica, Pal Kuka, Nikoll e Dhimitër Berisha, prijësa të Skënderbeut, në këto troje ku janë thyer hordhitë turke të Hajredin Pashës e të pashallarëve të tjerë osmanë.
Prijësat dibranë kanë qenë realë, jetësorë, të fuqishëm e të magjishëm. Ata mund ti quash legjendarë. Prijësa dhe udhëheqës shpirtërorë si Sheh Mustafa Zerqani, Sheh Fejzë Bulqiza, Sheh Sulë Zerqani, Hoxhë Hasan Moglica, Hoxhë Hazis Lila , Hoxhë Buci, Hoxhë Bodini, Sheh Shazumani i Vleshës etj., kishin devizën madhore:”Nuk ka fe pa atdhe” , “Nuk ka atdhe pa gjuhën tonë të bukur shqipe”.
Figura të fuqishme politike, rilindas dibranë si Iljas Pashë Dibra (Qoku), Vehbi Dibra, Nikoll Kaçori, Said Najdeni, Sherif Langu meritojnë nderim e njohje nga të gjithë brezat.
Figura të fuqishme atdhetare e ushtarake si Elez Isufi (Ndreu), Isuf Xhelili (Ndreu), Mersim Dema, Hazis Xheka, Dalip Karaj, Mehmet Duriçi, Dan Cami meritojnë jo thjesht ato medalje që qeveritë e kohës u kanë akorduar, por përmendore lavdie.
Heronj si Osman Paci, Ramadan Islami (Çerpja), Abdulla Cara, Beqir Shyti, Ibrahim Paci, Osman Met’hasani etj e kanë shkruar historinë me gjakun e tyre .
Gjatë periudhës komuniste shumë figura e luftëtarë u errësuan sepse nuk përkrahën komunizmin dhe vetëm pas vitit 1990 dolën në dritë, bile ka edhe shumë prej tyre që nuk e kanë marrë akoma nderimin që u takon.
Duke menduar se historia vendore nuk shkruhet duke përdorur shprehjen “e të tjerë, etj., kam dashur që në këtë libër të dalin në pah më mirë se deri më tani heronjtë dhe dëshmorët, komandantët dhe luftëtarët e luftës 9 vjecare të popullit dibran kundër serbve dhe me aq se është mundur edhe të luftës kundër pushtuesve osmanë.
Si metodë kam përdorur përvec shkrimeve të mija në shtyp edhe perifrazimin e autorëve të tjerë për ngjarje dhe figura të lavdishme. Kur për këto ngjarje dhe figura kanë shkruar më shumë se një autor, i jam referuar Uikipedias për të marrë shkurt dhe në mënyrë të përmbledhur veprimtarinë e tyre. Fotot janë marrë nga familjet, aty ku ka qenë e mundur, nga shtypi dhe nga interneti. Për ato ngjarje apo beteja që akoma nuk ka ende përfundime kam shënuar të gjitha variantet. Për të gjitha figurat historike i jam referuar periudhës deri në dhjetor të vitit 1921, kur pushtuesit serbë u larguan me luftë nga trojet tona. Periudha 1922 – 1939 nuk është objekt i këtij libri. Ky libër u kushtohet luftëtarëve për liri dhe pavarësi kombëtare. Periudha deri në vitin 1939 është trajtuar në librin :”Historia e Dibrës” të Akademikut Kristo Frashëri, ndërsa për periudhën 1939 – 1945 sic e dini unë kam shkruar librin:”Lufta antifashiste nacional clirimtare në Dibër”.
Nuk mendoj se e kam realizuar objektivin që i kam vënë vehtes dhe që duhet të arrijmë së bashku, për të nderuar plotësisht të gjithë luftëtarët që dhanë jetën për liri e pavarësi, për të zbardhur ngajrjet dhe betejat historike të Dibrës, prandaj u bëj një apel që të vazhdojmë që ta kërkojmë e ta ngremë lart mundin dhe gjakun e tyre. Vetëm në betejën e Dhjetorit 1912 , në 19 ditë luftime kundër serbve në Grykën e Vogël janë vrarë 170 luftëtarë dhe vetëm 17 prej tyre ose 10 % janë nderuar dhe shpallur dëshmorë. Po nuk nderove të rënët e kombit, nuk mund të pretendosh ta mbrosh atë.
Historia jonë është e mbushur me bëma të mëdha sepse jemi një popull i vogël me vuajtje të mëdha si rezultat i forcës së mbijetesës.
DIBRANË TË RËNË NË LUFTËRAT PËR LIRI E PAVARËSI KOMBËTARE (Sipas vendbetejave të zhvilluara)
I - Të rënë në luftë kundër ushtrive osmane, 1844 - 1912
1 Mustafa H Shehu Zerqan 1844, Bursa (Turqi) 2 Rizvan H. Alla, 1844, Gjoricë 3 Musa Izvira, Gjoricë 4 Ahmet Xh. Loka, 1882 Sopot 5 Sali M. Zeneli, Krajkë 6 Hasan Z. Bajrami, Sopot 7 Fasli Malja, Krajk 8 Selim Leka, Zogje 9 Mustafa S. Jakimi, Stushaj 10 Arif Sinani, 1800, Bllacë 11 Osman M. Izvira, Gjoricë 12 Cen Sinani, Bllacë 13 Sali Bajram Klenja, Zall Reç 1844, Manastir 14 Ibrahim Mezini, 1844, Gjoricë 15 Lam Kasem Uklala, 1844, Manastir 16 Liman Nel Nelhani, 1859, Gjolishtë, Mat 17 Fejz Sali Canka, (Sheh Fejzë Bulqiza), Vajkal, 1860, Martanesh 18 Selim Ali Duriçi , F.Bulqizë 19 Sali Nika , F.Bulqizë 20 Staf Ali Çakalli, Dushaj 21 Hysen Koçi, Strikçan 22 Ahmet Ali Koka 1830, Selishtë 23 Xhelil I.Dervishi, Krajkë, vrarë nga Hoxholli 24 Isuf Xh.Dervishi , Krajkë 25 Mehmet Dervishi , Krajkë 26 Ahmet Sali Elezaj, 1815, Zall Reç Manastir 27 Bajram S.Murati, Kalis, Kukës 28 Vosh B.Manaku Selishtë 1876, Karadak 29 Llan Mehmet Lezi, Mazhicë 1877, Nish 30 Bajram B Ceku, Topojan 31 Rahman F. Kazani, Gjuras 32 Bajram R. Shiti, Gjuras 33 Daut Ilias Pilafi, Dahoshisht 1882, 34 Allaman Kadriu 1835, Dahoshisht 35 Avdulla Kaçkini, 1845 36 Isuf Elez Murrja, Selane 1882, Grevë 37 Man Nar Nurçja, Herbel 1882, Qenok 38 Hysen Straka, Cetush, 1882, Qenok 39 Osman Zenel Gjoka, Tërnovë, 1910, Shkodër 40 Hajdar S. Lamollari, Vasie 1910, Manastir 41 Hasan Fali Nezha, Blliçe 42 Sul Xhafer Alia, Fushë Çidhën 43 Hysen Kazi Vladi, Kraj-Reç 1910, Kraj Reç 44 Ramadan H.Marku , Rec 45 Selman H.Marku, Rec 46 Ibrahim H.Marku, Rec 47 Ramadan S. Marku, Rec 48 Rahman I.Kazia 49 Hazis M. Xheka, Gjoricë 1910, Shehër, Dibër 50 Beqir Dani, Gjoricë 51 Dull Abas Alia, F.Çidhën, 1910, Manastir 52 Zenel Musë Cani, Shënlleshën
53 Çup Ahmet Çupi, Tartaj 54 Bajram Lam Ndreu, Soricë 55 Isuf H.Karahasani, Brezhdan, 1911 56 Sali D. Nikolli, Katundi i Ri, 1911, Shehër, Dibër 57 Rustem N. Stafa, Lishan Epërm 1911, 58 Musa I. Xhediku, Nezhaj 1912, Arras
II.Të rënë në luftime kundër ushtrive serbo- malazeze në Shkodër e Lezhë, 1912-1913
59 Isuf Kurt Bodini, Lukan 1913, Lezhë 60 Hasan R.Iskurti, Pollozhan, 1913, Shkodër 61 Jashar E. Karahasani, Brezhdan 62 Selë M.Selxhaferi, Zdojan 63 Hazis I. Ndregjoni, Lukan 64 Islam Sadik Reçi 65 Hasan Idris Kola 66 Hysen E. Elmazi, Trebisht, Çelebi 67 Selko Qerim Qerimi, Klenjë 68 Haxhi J. Jonuzi , Trebisht 69 Rushit Zenel Balla, Trebisht, Bala 70 Hakik Ismail Raska, Arras 71 Shaban B.Lusha, Arras 72 Imer Sulë Kukeli, Mustafe 73 Xhetan Fali Kola, Çidhën 74 Destan Sulë Kukeli, Mustafe 75 Tafë Lam Pashnjari, Sinë e Epërme 76 Shaban Hakik Tola, Blliçe 77 Xheladin M. Seferi, Arape e Poshtme 78 Tafë Llan Dashi, Muhur 79 Nezir Demir Lica, Selishtë 80 Selman S. Dervishi, Lukan 1913, Lezhë 81 Ramadan Proseku, Brest Poshtëm 1913, Shkodër 82 Tahir Çup Lleshi, Kastriot 83 Han Abas Bitri , Laçes
III. Të rënë në luftë kundër ushtrive serbe e greke në Manastir e Follorinë
në 1912-1913
84 Bajram Dali Buci, Lukan 1913, Petrino, Maqedoni
85 Selë Demiri, Topojan 1913, Ohër
86 Ram Duka, Stushen 1912, Manastir
87 Rahman Xheleshi, Mazhicë 1912, Manastir
88 Lutfi Rexha, Pocest 1912, Follorinë
89 Hasan Hidri 1912, Manastir
90 Qerim Shaqir Sala, Burim
91 Ram Sinan Çupi, Vojnik
92 Izet Hazis Dema, Fushë e Vogël
93 Ramadan H.Tollja, Strikçan
94 Rahman Nuz Dila, Fushë e Vogël
95 Ali B.Kostenja, Strikçan
96 Sadik Isuf Demiri , Strikcan
97 Xhabir Abas Sejdini, Strikcan
98 Jashar Disha, Sopot
99 Hamza Disha, Sopot
100 Hasan Hysen Lila , Sopot
101 Ismail Abas Qorri , Sopot
102 Sadik A Balliu , Sopot
103 Selim Liman Loka, Sopot
104 Imer Sh.Margjoka, Selishtë 1913
105 Sefer Jashar Bodini (Hoxhë Bodini), Selishtë
106 Mehmet Totraku, Lukan
107 Mustafa Bajram Buci, Lukan
108 Dalip Sadik Demiri, Sopot,
Nga Dibra e madhe
Jusuf efendi Skikuli
Imam Osman efendi Langu Aqif Selim Rusi Fuat Bej Kulla Xheladin Kuka Hasan Stërmilli Beqir Kuka Tefik Oshafi Izet Berberolli Adem Korumi Beqir Reka Pash Kobeci Destan Duraku
IV. Të rënë, në luftë kundër serbve në Kolosian, në nëntor të vitit 1912
109 Xhafer Doda, Tejmallë,(Reç) 1912 110 Beshir Dan Bushi, Rënzë, Kolosian 111 Ibrahim H. Beshiri, Radomirë 112 Selman Ali Lushi, Lugjaj 113 Sahit Fer Rina, Muhurr 114 Rexhep Abas Laçi. Gjurr Reç 115 Halil S.Elezaj, Zall Reç 116 Rexhep A.Troci, Draj Reç 117 Osman L.Karaçi, Grykë Nokë 118 Dan Salë Beshiri, Çidhën e Poshtme 119 Idriz Imeri, Zall Kalis 120 Rushit M.Proseku, Brest Poshtëm, Qafë Prush
V. Të rënë në luftë kundër ushtrive serbe gjatë kryengritjes
së Grykës së Vogël
121 Ilias Hoxha, Trebisht, (Rekë) 1912, Topojan 122 Rustem Lami, Homesh 123 Ismail Krosi, Bllacë 124 Hysen Dema 125 Avdulla H.Qoku, Topojan 1913, 126 Hazis Kurt Lasku, Selishtë 1913, Bllacë 127 Hasan Alla , Dushaj 1913, Bllacë 128 Riza Lleshi, Bllacë 129 Han Leka 130 Hysen S. Tasha 131 Zenel Ali Kaziu, Gjuras “ 132 Hysen Kaci 133 Sali Kurt Bodini, Selishtë 134 Sulë Shaba Dragu, (Bulqizë) 1913, Dragu 135 Bajram Zogu, Valikardhë 1913, Çerenec 136 Rizvan Mani, Gjuras 1913, Bllacë 137 Isuf Mani 138 Rabie Zeneli, Bllacë, 1913 Gjoricë 139 Avdulla Xhurxhi, Hotesh 1913,Topojan 140 Kurt Selim Çupi, Lishan Epërm, 1913,Topojan 141 Liman Kaziu, Gjuras 142 Selim Dumani, Shtushaj 1913, Bllacë 143 Nurçe Bodurri, Okshatinë 1913, Topojani 144 Avdulla Ceku, Topojan 145 Man Dem Leka, Bllacë 1913, Bllacë
VI.Të rënë në luftë kundër ushtrive serbe gjatë kryengritjes së shtatorit 1913
146 Sheh Hysen Kuqi, Shehër Dibër 1913, Shehër, Dibër 147 Sali Shaban Noka, Blliçe 1913, Ura e Lushës 148 Aishe R.Skepi, Blliçe “ 149 Nuz Rahman Çuni, Fushë Çidhën 1913, Sllova 150 Hazis Lusha Arras 1913, Peshkopi 151 Dali Mud Xhika, Mustafe 1913, Ura e Lushës 152 Met Osman Buci 1913 , Kuben 153 Hysen Sali Shehu, Limjan 1813, Renzë 154 Bajram Xh. Maha,1913, Laçes 155 Qerim I. Duraku 156 Daman Zemzadja 157 Sejfulla Zemzadja 158 Shame N.Ceku, Topojan 159 Hysen Çerpja, Lashkizë 1913, Lashkizë 160 Ismail Avdi Bara, Tartaj 1913, Tartaj 161 Hazis Tahir Çerpja, Lashkizë 1913, Lashkizë 162 Xhafer Hasan Sula, Zalldardhë 1913 , Staravec 163 Hasan Destani 164 Hysen D.Bushi, Bulaç 1913, Tomin 165 Maliq Goxhi, Maqellarë 1913, Maqellarë 166 Hajredin Gjoni, Maqellarë 1913, Maqellarë 167 Rushit Fejzë Sula, Zalldardhë 1913, Bushtricë 167 Halim R. Lasku, Borovë 1913, Pajovë (Berat) 168 Vasil M. Pleushku, Klenjë 1913, Jabllanicë 169 Zylyf Nezir Lleshi, Zabzun 1913, Zabzun 170 Shaqir S. Shutina, Gjinovec 1913, Gjinovec 171 Sali N.Ereqi, Gjinovec 172 Naslie Ereqi , Klenjë 173 Nasuf Balla, Trebisht-Bala Klenjë 174 Naslie Ali Shabani, Steblevë 175 Adem B. Shabani , Steblevë 176 Xhemile Abazi, Steblevë 177 Rabie Abazi , Steblevë 178 Xhel Alush Bande, Steblevë 179 Zenel Shapku, Steblevë 180 Alush Kurt Fejza, Steblevë 181 Sul Mehmet Sula, Muhurr 1913, Vllajnicë 182 Xhafer M.Çerpja, Zalldardhë 183 Ismail I Qosja, Dovolan 184 Nazif Jashari, Kovashicë 185 Nuz Vesel Dilja, Fushë e Vogël 186 Feta Rushit Qoku, Kllobçisht 187 Lik Osman Markja, Burim 188 Sefedin B.Ruçi, Lishan Epërm 189 Selman M. Skuka, Hotesh 190 Ramadan A. Ruçi, Lishan Epërm 191 Muharrem I.Colja, Katundi i Ri 192 Hajdar Xhil Noka, Blliçe 193 Muharrem Ç.Bitri , Bllice 194 Murat Skepi, Bllice 195 Beshir Meta, Vajmëdhej
196 Mehmet A.Ngota , Ushtelencë 197 Xhelil Saraçi, Bellovë 198 Adem Kaja, Zogje 199 Seit Miftari, 1913, Galiçnik 200 Can Xhari, Kandër 1913, Vllajnicë 201 Llan Pali 203 Emin Shahin Çela, Pollozhan 204 Lok Nuz Loku, Sinë e Epërme 1913, Skërtec 205 Xhafer Lok Loka 206 Xheladin Shehu, Peshkopi 207 Myslim Islam Zebi, Ushtelencë 208 Emin A.Cibaku, Sohodoll 209 Rustem H.Hafuzi, Ceren 1913, Ceren 210 Hysen H. Deda, Ceren 211 Ramadan A.Kadia, Ceren 212 Imer V. Hafuzi, Ceren 213 Jakup J. Hada, Ceren 214 Imer T.Caka, Ceren 215 Idriz Ajvazi , Ceren 216 Rexhep Sh.Domi , Ceren 217 Murat Hali Domi , Ceren 218 Elez Ahmet Shehu , Ceren 219 Idris Shehu , Ceren 220 Daut V. Kolgjini, Ceren 221 Islam A.Kolgjini , Ceren 222 Rahman S.Sufa , Ceren 223 Ismail H.Mehmeti , Ceren 224 Isuf Veli Babai, Radomirë 225 Shaban Gjorllaku, Ploshtan 226 Shaban R. Brika, Ploshtan 227 Abas Leci. Ploshtan 228 Gafur Selim Kroqi. Ploshtan 229 Daut Vesel Neziri . Ploshtan 230 Sejfulla Neziri . Ploshtan 231 Gafur Neziri . Ploshtan 232 Emin Hysen Laska. Ploshtan 233 Hidër S.Ferhati . Ploshtan 234 Rexhep Daut Flisi. Ploshtan 235 Rahman Ferhati . Ploshtan 236 Vexhi Brika . Ploshtan 237 Mustafa H.Hafuzi, Ceren 238 Rexhep Kadia , Ceren 239 Rexhep Ajvazi, Ceren 240 Hatib Veli Visha, Ceren 241 Kamber M.Shehu, Ceren 242 Nezir Sali Shehu , Ceren 243 Emin T.Ferhati, Radomirë 244 Abas Isuf Loka, Laças 1913, Prizren 245 Jashar A.Maleçka, Renzë 1913, Zhur, Prizren
VII. Dëshmorë të atdheut të rënë gjatë viteve 1914—1917
246 Veli Abas Cala, Sllovë 1914, Zhur (Prizren) 247 Hysen Jonuz Bitri, Blliçe 248 Qazim Maliqi, Vasie, Selanik 249 Vez Cuku Lurë e Vjetër 1917, Lurë 250 Mide Cuku, Lurë
VIII.Të vrarë nga austrohungarezët, 1915-1917
251 Polesh Ali Cerri, Çidhën 1915, Prizren 252 Abas Mud Krashi, Arras 253 Sefedin Kola, Mazhicë 1915, Zhur, Prizren 254 Abas Bajam Prençi, Draj Reç 1916, Zhur, Prizren 255 Misim Prençi , Rec 256 Emin Dull Troci , Rec 257 Rrëm Sadik Kuçi, Rec 258 Dogjan Shoti, Rec 259 Rexhep Lek Murati, Zall Reç 260 Islam S. Tanushi, Zall Reç 261 Selim Vesel Sufa, Bardhaj Reç 1916, Zall Reç 262 Xhafer Murat Lala, Zall Reç 1916, Zhur, (Prizren) 263 Ramadan Tanushi 264 Can Isuf Prençi, Bardhaj Reç 265 Hysen Halil Toshi, Hurdh Reç 266 Can Osman Leka, Zall Reç 267 Taf Taf Tola, Çidhën 1916, Prizren 268 Emin Liman Kola 269 Destan Cemeta, Sopot 1916, Zhur, Prizren 270 Hazis Adem Lami, Kraj Reç 1917 271 Hasan Ali Jangulli, Godvi 272 Xhezair S.Qoku, Kllobçisht 273 Hysen S.Parmaku 274 Hysen Ali Zhuka, Laças 275 Lil Mal Kukeli, Mustafe 276 Maliq Tahir Lleshi, Bllacë 277 Zenel Zenel Lleshi , Bllacë 278 Osman Xhafer Lala, Qafë Murrë, 1917,Lis (Mat) 279 Baftjar Sulë Çajku, Draj Reç 1919, Reç 280 Met Rahman Veliu, Kraj Reç 1916, Kraj Reç 281 Islam Kurt Leka, Zall Reç 1917, Lurë 282 Bajram Tanushi 283 Sulejman Troci, Hurdhë Reç “ 284 Fali Avdi Troci 285 Rahime Ali Marku, Kraj Reç 286 Abas Shehu, Bardhaj Reç 287 Beglie R.Marku, Kraj Reç 288 Bajram Cuku, Lurë e Vjetër 289 Hasan Cuku 290 Xhemile H.Gega, Gur Lurë 291 Hazis Muça, Grykë Nokë 292 Hike Halit Muça 293 Halil Hysa 294 Hysen O. Noka 295 Bajam Fali Pula 296 Hazis Sali Daci 297 Osman Sulë Muça 298 Hasan Çup Gjoni, Mustafe 299 Idris Sali Kukeli 300 Met Adem Demiri, Grykë Noka 301 Have Shaban Kaca, Tartaj 302 Selim Selman Cani, Zalldadhë 304 Hasan Kaci, Borie, Lurë 305 Haxhi Isuf Gega, Gur Lurë 306 Isuf Ismail Deda 307 Isuf Ibrahim Kalia, Gur Lurë 308 Vesel Ibrahim Kalia 309 Dan Ibrahim Kalia 310 Hasan A. Murati, Lurë e Vjetër “ 311 Hume Xhep Murati, Gurë Lurë “ 312 Met Dika, Lurë 1917, Kotor 313 Abas Cani 314 Can Tokrri 315 Arif Veliu 316 Han Hoti 317 Xhil Amet Hoti 318 Bajram Leka , Kisha (Lurë ) 319 Isuf Ismail Doda 320 Osman Hysen Hoti 321 Mer Kasem Hoti 322 Abas Skana 323 Sali Tollja
IX.Të rënë në luftë gjatë pushimit bullgar, 1916
324 Ramiz Z. Cami, Sepetovë, Tërbaç 1916, Jamë (Kërçovë) 325 Fetah Sh. Cami, Viçisht 1916,Viçisht 326 Shaban Mahmud Cami, 1918, Vicisht 327 Qazim A.Duka, Ostren Madh 1916, Vernicë 328 Elez Sadik Koçi , Ostren 329 Ajdin Iljaz Gruja, Steblevë Klenjë 330 Ismail B. Shabani, Bullgari 331 Rakip Murat Avda, Steblevë 332 Isuf Tafil Bala , Trebisht
X.Të rënë me armë në dorë ose të pushkatuar nga serbët, 1915 – 1918
333 Zylfi H.Haxhijahja, Trebisht 1915, Fushë Klenjë 334 Kapllan M.Kasa, Trebisht (Bala 1915, Cibrak 335 Hasan O.Muglica, Okshtun 1915, Okshtun 336 Avdi Sallaku , Okshtun, 1915 337 Hajdar Hysa, Borovë 1915, Qafë Përvallë 338 Idris Çeta, Borovë 338 Rahman Imeri , Borovë 339 Musa Hysa, Borovë 340 Hasan Koleci, Zabzun 341 Sulë Meta, Zabzun 342 Hasan Halili, Zabzun 343 Arif Xhafa, Zabzun 344 Hamza Tafa, Zabzun 345 Liman Gjini, Zabzun 346 Adem Gjini, Zabzun 347 Ndue Kolë Kola, Lajthizë 1918, Maja e Malthit 348 Mark Llesh Lleshi , Lurë 349 Llesh D.Margjini , Lurë 350 Pren Gjok Skana, Lurë 351 Preng Çup Deda , Lurë 352 Zef Nue Makaj , Lurë 353 Bibe Mark Markola, Lurë
XI. Të rënë në luftë kundër ushtrive serbe 1920, 1921
354 Osman Tahir Paci, Fushë Çidhën 1920, Salbatër 355 Halil B. Hyseni, Kraj Reç 1920, Gjegjaj Bushtricë 356 Alush M. Bunguri, Grevë 1920,Grevë 357 Mislim Rexhep Gjeci, Zdojan 1920,Kabe 358 Allaman Ali Salkurti, Rashnapojë 1920,Skertec 359 Arif Dalip Reçi, Zdojan 1920,Qafë Murrë 360 Xhemail Kanxha, Trebisht 1920, Zemun, (Serbi) 361 Veli Ismail Balla, Trebisht- Bala 1920, Trebisht 362 Zahide Xhil Tavani, Arras 19120, Çidhën 363 Osman E.Methasani, Sohodoll 1920, Arras 364 Halil Zenel Doçi Kastriot 1920, Skërtec 665 Shazuman E.Fishti, Vranjt 1920, Kabe 367 Sherif Ismail Bali, Sohodoll 1920, Rabdisht 368 Osman Fali Pitarka, Grykë Nokë 1920, Muhurr 369 Halil Shaban Gjeçi, Çidhën Poshtme 1920, 370 Rushit Xhelil Spata, Blliçe 1920, Rabdisht 371 Adem Selman Hoxha, Fushë Çidhën 1920, Mustafe 372 Xhil Bajam Tota, Blliçe 1920, Gradishtë, Gramë 373 Halil Shaqir Leska, Ploshtan 1920, Korab 374 Naxhie A.Murraku, Ceren 1920,Ceren, Sorokol 375 Shaban Ali Deda 1920, Sorokol, Ceren 376 Dali Ibrahim Koka, Ploshtan
377 Abas Jakup Baloshi, Radomirë 378 Selman Elez Rizani, Arapaj i Poshtëm 1920, Martanesh 379 Tahir Dalip Duriçi, Vajkal 1920, Shkami i Bobës 380 Adem Isuf Duriçi 1920, Vajkal 381 Hasan Banush Duriçi 1920, Shkalla e Tyçit 382 Abdulla Ibrahim Cara, Bardhaj Reç, 1920, Zall Reç 383 Murat B.Hysenaj, Kraj Reç 1920, Gjegjaj 384 Demir Çup Lleshi, Kastriot 1920,Martanesh 385 Kahraman I.Hoxha, Grazhdan 1920,Grazhdan 386 Bajram Xh.Lleshi, Kandër 1920, Zhur (Prizren) 387 Xhabir I. Pata, Peladhi, 1918, 388 Majre Hasan Noka, Grykë Nokë, 1920, Kukaj
Kjo listë u nxorr nga Arkivi e Muzeu Dibër si dhe nga Arkivi i Forcave të Armatosura
Comments