top of page

Mitro Çela: “IDHIOTIS”

ree
  1. “IDHIOTIS”

 

Dimër 1991. Në Tiranë,  mbërriti kryeministri i Greqisë, zoti Micotaqis.

Në pushtet ishte Partia e Punës me Ramiz Alinë në ballë. Sigurimi i shtetit bënte ligjin dhe Maliqin.

Ndërkohë ishte krijuar Partia Demokratike. Unë dhe Filip Çakuli punonim  në gazetën “Rilindja Demokratike”.

Kryeministri I Greqisë, kishte parashikuar një takim me liderin e opozitës, zotin Sali Berisha.

Takimi do të bëhej në hotel “Dajti”.

Hoteli ishte I mbushur me punonjës të sigurimit.

Dalloheshin lehtë. E kishin të shkruar profesionin në lule të ballit.

I dyshimtë ishte edhe përkthyesi shqiptar I kryeministrit grek.

Ishte ky sebepi, që Berisha parapëlqeu si përkthyes Filip Çakulin.

Për ta ndjekur sa më mirë debatin, duhet thënë se në atë mot, Filipi, ende nuk ishte njohës i mirë i greqishtes edhe pse ishte minoritar, nga fshati Dermisht - Sarandës.

Në takim ishte edhe Pashko, Azem Hajdari. Isha edhe unë me përkthyesin.

Me filxhanët e kafesë përpara, biseda rrodhi e lirë.

U fol për  miqësinë mes dy popujve. Micotaqi tha  që mes popujve tanë nuk ka pasur asnjë luftë. U përmëndën bëmat e  Marko Boiçari dhe Bubulinën.

Miciotaqi tregoi, se kur fitoi revolucioni grek në vitin 1821, u mblodh paralamenti.

U bë debat për të patur gjuhë të dytë edhe gjuhën avranite.

Normale.

Ajkën revolucionarëve e përbënin avranitasit.

Për pak vota, gjuha  shqipe nuk fitoi.

Pastaj u fol   për Ali Pash Tepelenën.

-Kini qënë në Janinë,-pyeti Micotaqi. -Aty është kalaja dhe ishulli  ku pashait ju pre koka.

Aty,- tha Micotaqi,- është varri I Pashait. Por vetëm trupi. Koka është varrosur në Stamboll…

Deri këtu, përkthimi I Filipit ishte na lartësinë e detyrës. Telashet dolën kur  biseda u përqëndrua në ekonominë e tregut.

Kryeministri  grek tha:

- Zoti Berisha! Kur të vini në pushtet, duhet të tregoni një kujdes të veçantë për idhiotis?

Filipi, kur dëgjoi fjalën “idhiotis” ngurroi.

Berisha e vështroi në dritë të syrit. I thotë Filipi:

- Kryeministri grek më duket i lodhur nga politika. Thotë të kemi kujdes për idiotët?!...

- Meqë pyet, thuaji se kemi tre spitale për trajtimin e  të sëmurëve psiqikë. 

Një në Tiranë, një në Elbasan dhe një në Vlorë...

- Doktor! Pasi i numërova tre spitalet, ky më thotë, se për idiotët duhet të krijoni kushte në të gjithë vendin...

- Thuaj: Do ta vëmë si pikë të veçantë në programin elektoral të PD-së.

Kthehet Filipi në shtëpi. Gjënë e parë që bëri, hapi fjalorin shqip-greqisht.

“Idhiotis” në greqisht do të thotë pronarë!?...

 

2. BIR KURVE?!

Mbrëmë. Mora makinën.

Shkova për kafe në Sauk.

Mora të tatëpjetën për në Tiranë. Një makinë më goditi nga prapa. Dola nga makina. I thartuar..

Zbriti edhe shoferi.Dy metra i gjatë.Kollos.  Buzqesha.  I them:

-Më fal se të godita! Mund të ma tregosh, si e bëra, që të mos e përsërit?!

-Qënke  bir kurve!... Po më pëlqen... Jam kosovar. E kisha me ngut...

-Jo, miku im. Mamanë e kam pasur pjellore, por jo kurvë. Por...je i gjatë mbi mesataren...

Hapi protofolin. Mbushur me evro.

- Mos është mungesë takti tu pyes: Ku punon?-Thashë unë dhe u skuqa.

-Shes e blej miell të bardhë?

-Për  simite!

-Ha, ha, ha. I paske dhëmbët  me qumësht...E zgjidhim punën dëmit  të makinës mes nesh. Merri këto 20 euro...

-Nuk pranoj para nga vëllezërit kosovarë...

- Paskam qëlluar në shënjë kur  thashë bir kurve... Me ngjan si deputet...

Na  një qese të vogël me miell...për simite...

Ma la në dorë. U largua duke thënë:

-Të gjithë  deputetët një feçkë kanë... Dhe…

Ha ha  e ku, ku, ku...

 

3. JEVGU ME KITARË

Natë.

Liqeni Artificial.

Një stol.

Ulur një burrë.

Nga surrati-si jevg.

Në duar mba një kitarë.

Para këmbëve -  kutia e kitarës.

E hapur.

Brenda, hedhur nga kalimtarët, disa monedha.

"Vate djalëria vate..."

Burri këndon me një zë të çjerrë...

-Sa shëmtuar,-tha Ezmerka.

Ndaluam. "...që kur vura brisk në faqe."....

“Të lutem më hidh një dhjeçkë të pi një gotë raki..."..."

“Thumbi i cicës si lajthi, do e pi o me raki..."

-Mua, larg, por shumë larg, zëri i tij, më kujton, Luis Amstrongun?...

Hodha një monedhë në kuti.

-Faleminderit.-Do porositësh një këngë?

-Përmetare!

-Jo! Përmetaret duan gërnetë.

Unë nuk u bëra dot si Laver Bariu.

Ishte artist i madh shumë.

U mundova ti bija gërnetës.

Mazalla! Ndryshe kitara.

Nisi një këngë të vjetër korçare.

Disa ndalonin...Hidhnin ndonjë koqe leku...

Ja bëhu një polic bashkie.

-Do mësosh të këndosh, ndryshe, se ta "burgosa" kitarën?!-Foli dhe qeshi poloja. I vetepelqeu batuta.

-Të ma rruash!

Qeveriu nuk futi dot në burg Ben Ahmetaj, ti paske pranga për këte timin?!

-Është vend publik,-vazhdoi avazin polici, -nuk të lejoj të këndosh si saharosh?!

-Me këto këngë unë mba me bukë familjen dhe kam shkolluar kalamanët?!

Për karshillëk  të policit, ja nisi këngës:

"Veshur çarape satapura dhe moj, /

dashurove një lustraxhi.../

nga abordi mos ki frikë, /

se të tatë e ke doktor..."

Ne, kalimtarët, u shtuam.

Polici iku me bisht në shalë....

Mbeti kënga...

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page