top of page

Në atë stacion të syve


Në atë stacion të syve

Nga Fatmir Terziu


E syri si sy. E sytë si sy: ndjekin, kaplojnë, fiksojnë, mbarështrojnë, pikturojnë, perceptojnë, skicojnë, shikojnë. E sytë shkojnë përtej… E përtej reve. Në heshtjen e tyre. Në gjerbjen tyre. Në finesën e tyre. Sytë depërtojnë me finesën e vetë syve.

Dhe sytë janë mes nesh. Janë mes atyre, mes të gjithëve. E ne jemi mes tyre, mes të dyve. E kështu dhe sytë e mi. Të shikojnë në heshtje të përlotur, të paaftë për të ribërë, të shkuarën, të paaftë për të derdhur të sotmen, të paaftë për të shkoqitur të ardhmen. Ata janë thjesht sy. Ata janë edhe atje, edhe aty, edhe këtu: të pafuqishëm për të bërë asnjë gjë për ju. Janë sy, janë me shikime të qarta, me shikime të ralla, janë sy që humbasin e mbeten si shenjëza të ndara në mes të mureve të bardha të dhomës e kornizës së hapur të celularit.

Sytë ndjekin atë që e prekin. Prekjen e largët, të shtrirë, duke kërkuar arsyen e një dihame të përmallur. Është zbardhur. E sytë tashmë kanë dalë në hapësirë, kanë flakur qetësisht humnerën e errët të dhimbjes. Duke si një mrekulli. Një bardhësi. E gjitha shfaqet plotë liri. Plotë liri në sy.

Kërkojnë papushim, kërkojnë lehtësim. Janë thjesht sy. nuk kanë asngjë për të afruar, ndërsa mendja është përqëndruara. Është fokusuar duke menduar. Në mendim… Duke menduar sjell një thirrje të brendshme për lehtësim. Një lehtësim që afrohet vetëm nga Zoti. Vetëm nga Fuqiploti!

Sytë imitojnë një buzëqeshje. Lehtësojnë një dhimbje. Përpiqen që ta bëjnë deri në bindje. Bindje që ia përcjellin trupit. Po përpiqet trupi. Po përqëndrohet të gjej mënyra për të shkundur heshtjen e largët, atë heshtje të padurueshme. E sytë mbesin si një shpoti mes nesh, duke shtrydhur forma të fryra resh.

Nuk shkojnë më përtej arsyes. Është e shkuara brenda arsyes në sytë e mirë, në sytë e ëmbël, që provokojnë e që gjerbin në baqthin e përskuqur në fytyrë.

Iki, arratisem nga sytë. Dëgjoj palitjet e qepallave. Dëgjoj qerpikët të struken në skutën e tyre. Edhe në këtë rast ka një shkas. Veshët nuk duan të dëgjojnë këtë brumbullimë zërrash të lodhur. Duan dhe ata të krijojnë qoshkën e tyre. E lojën sërrish ua lënë syve. Sytë ia afrojnë tërë ndjesisë formën më të mirë të buzëqeshjes. Tashmë është racionimi i plotë i heshtjes. Një racion që ka mbetur i vetmuar, i qetësuar, në atë stacion. Në atë stacion të syve, tashmë po skicon në brendësi të tyre, me botën intime.



********


At that eye station

By Fatmir Terziu


An eye like an eye. Eyes as eyes: follow, capture, fix, breed, paint, perceive, sketch, watch. And the eyes go beyond... And beyond the clouds. In their silence. In their grief. In their finesse. The eyes penetrate with the subtlety of the eyes themselves.

And the eyes are between us. They are among them, among all. And we are between them, between the two. And so are my eyes. They look at you in tearful silence, unable to redo the past, unable to shed the present, unable to unravel the future. They are just eyes. They are both there, and there, and here: powerless to do anything for you. They are eyes, they are with clear visions, with rare visions, they are eyes that disappear and remain as separated marks between the white walls of the room and the open frame of the mobile phone.

Eyes follow what they touch. The distant touch, lying down, looking for the reason for a longing dream. It has been revealed. And the eyes have already gone out into space, they have quietly thrown away the dark abyss of pain. Looking like a miracle. A whiteness. Everything appears completely free. Full of freedom in the eyes.

They look for rest, they look for relief. It's just eyes. They have nothing to approach while the mind is focused. It is focused thinking. In thought… Thinking brings an inner call for relief. A relief that only comes from God. Only from the Almighty!

The eyes imitate a smile. Relieve a pain. They try to do it to obedience. Beliefs that convey to the body. The body is trying. I am focusing on finding ways to shake the distant silence, that unbearable silence. And the eyes remain like a stick between us, squeezing puffy cloud shapes.

They no longer go beyond reason. It is the past within the reason in the good eyes, in the sweet eyes, that provoke and wither in the blushing face.

Go away, get out of sight. I hear the fluttering of the eyelids. I hear the eyelashes curl into their sockets. Even in this case there is a trigger. The ears do not want to hear this murmur of tired voices. They also want to create their own corner. They leave the game again to their eyes. The eyes bring the best form of a smile to the whole feeling. Now it's total silence rationing. A ration that has remained alone, becalmed, at that station. In that station of the eyes, it is already sketching in their interior, with the intimate world.

18 views1 comment

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page