top of page

Efikasiteti i festës së 12 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Updated: Feb 25, 2020





Efikasiteti i festës së 12 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Festimet e 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës mblodhën prindër, mësues, nxënës e të ftuar në ambientet e shkollës britanike të Kilburnit, “Shën Agustin”. E gjitha ishte festive. Flamuj kombëtarë të Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe dhe flamujt e Republikës së Kosovës u valëvitën përgjatë një hapësire të madhe në këtë terren mjaft të populluar e shumë të frekuentuar ditëve të tilla. Nën organizimin e disa shoqatave të komunitetit shqiptar, me një parantesë nga “Ardhmëria” dhe disa shoqata shqiptare të bashkuara me këtë qëllim, festa e 12 e Pavarësisë së Kosovës meritoi që në fillim interesim të jashtëzakonshëm. Dhe menjëherë festa shkoi në shtratin e saj. Programi i festës së pavarësisë së Kosovës u hap pas intonimit të hymneve nga fëmijët e shkollave të arsimit plotësues të “Ardhmëria” dhe “Arbëria”.



E gjitha i përkiste festimeve të mrekullueshme të 15 shkurtit 2020. Festime të cilat, në hapjen e tyre, me fjalën e tij, Lutfi Vata, një nga drejtuesit e Komunitetit shqiptar dhe Drejtor i “Ardhmëria” i quajti si një nga evenimentet që tashmë janë pjesë e bashkimit të shoqatave shqiptare, si një arsye më shumë për të qenë të bashkuar e të angazhuar për më shumë. Z. Vata foli në krah të drejtuesve të tjerë të shoqatave të shumta, që aderuan në këtë eveniment, sikurse ishin “Peja”, “Arbëria”, “Reading Albanian Community”, Krijuesit shqiptarë, shoqata që drejtohet nga Sami Islami e mjaft të tjerë.



Pas fjalës së Ambasadorit të Shqipërisë SH.T. Qirjako Qirko, i cili uroi dhe përgëzoi organizatorët dhe të gjithë, festivja e përgatitur nga mësueset, Aida, Klodiana, Kela, Anila, Rozana dhe Shukrija u dha kryefjalën e festës fëmijëve mjaft të talentuar të shkollave të shoqatave shqiptare “Ardhmëria” dhe “Arbëria”. Në fillim ishte Greta Zeneli që recitoi poezinë “Kosova republikë”, pastaj Rozafa, Zerina, Erisa, Omeri, Rei, Aria, Elmadina dhe Aimar sollën emocione me poezi si grup parashkollor. Poezia “Bagëti e bujqësi” u recitua nga Laura, dhe më tej kënga “Shqipëri o nëna ime” me tonin gazmor të të gjithë fëmijëve e ngriti sallën në këmbë.

Me një zë brilant, Greta Zeneli performoi bukur poezinë “E shtrenjta pavarësi” për t’ia lënë radhën më pas poezisë së Gjergj Fishtës të recituar nga Rozafa Shpendi. Poezia nga grupi i Abetares u interpretua bukur dhe emrat e tillë të talentuar për moshën e tyre, si Alba, Edona, Tiara, Amelia, kevin, Keneida, keti, Daniela, Justin, Drini, Frida, Rialda, Ledri merituan duartrokitje të fuqishme.

Me një emocion dhe temperament të gjallë erdhi interpretimi i këngës “Oj Kosovë sa shumë të dua” nga grupi i të rriturve me zëra të tillë të duartrokitur disa herë, Eleksa, Michele, Denis, Elma dhe Eni. Më tej grupi i të rriturve Denisi, Olta, Erjoni, Eni, Elma, Eleksa, Laura, Michele, Endriti, Adis, Alvi, Urani, David dhe Tiara, interpretuan poezi. “Vallja e Shotës” erdhi në skenë nga Urani dhe Michele.

Luftëtarëve të Kosovës, nënave dhe vajzave trime, në nderim të kujtimit të tyre me një ese dhe poezi e prunë Anila Kadija dhe një nga vajzat e shkollës. Alketa Ratkoceri, një emër dhe zë i fuqishëm, talent brilant këndoi dy këngët e saj të njohura “Mora fjalë” dhe “Suus”.



Shoqata “Arbëria” solli valle me motive nga Veriu, kërcimin “La La Land” nga Joni dhe Eliza, vallen e pipzave, recitimin “Ty Kosovë” nga Eliza, “Nga të parët trashëgim” nga Joni, dhe më pas “Vallja e Pavarësisë”.



Skena festive më tej u takoi pas disa recitimeve të Selman Lokaj, rapsodëve të Kukësit, Agron Sopaj, Kujdesi Muçmata, Hamdi Elezi, të cilët erdhën e nkas dhe sollën për herë të parë këngën e Pavarësisë së Kosovës në sallën plot e përplot. Më tutje interpretuan këngëtarët Arif Madana, Përparim Brati, Musa Dauti, Marlen Qelia.



Skena festive priti me duartrokitje organizatorët dhe drejtuesit e shoqatave, Lutfi Vata, Nevzat Agolli, Rezi Hykaj, Matilda Halilaj, Mursel Rexhepi, Sherif Bllaca, Xhavit Gasa, Sami Islami, Selman Lokaj, Hyda Ismaili, dhe sponsorin e evenimentit z Helidon Kastrati, Drejtues i televizionit “Alb-UK TV”, së bashku me stafin e tij dhe kameramanët që filmuan dhe paraqitën këtë eveniment për të gjithë shqiptarët.

Gjithashtu në sallë dhe në skenë u duartrokitën intelektualët e njohur dhe të respektuar si Lavdrim Krashi, Merita Isufi, Naim Hasani, Diamand Hidri, Aqif Neli, Fatmir Alushi, Milinda Zagragja, Fatmira Bodinjaku, Qemal Visha, Përparim Muça e mjaft të tjerë. I pranishëm me shërbim pune në Itali, një përshëndetje sublime nga andej e solli edhe Përparim Rama, një nga organizatorët që më para iu përgjigj angazhimeve paraprake të evenimentit festiv.


138 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page