top of page

Nesër mbush 80-vjeç!


PËLLUMB KULLA

DITËLINDJA   E  PËLLUMB   KULLËS         Nesër mbush 80-vjeç!                     (Poezi)

Nga  Përparim   Hysi

Ja i mbushe 80-vjeç! A nuk janë për ty pak? Dua si djalosh të jesh, ndaj e shkruaj timin varg. Nga FIERAKËT, më FIERAK, ti e ke PËLLUMB FIERI Dhe ç'shkruaj e ke hak, FIERI me ty u bë"EIFELI"

Mu në FIER e ngrite"kullën", aq të lartë sa është EIFELI Në teatër vure"vulën" ("vulë të thatë" me vlerë noteri) Në një kohë mbushur"alarme", (për një fjalë të humbte vula) Solle buzëqeshjen e madhe, o i madhi PËLLUMB KULLA!

Ti me "qesh e ngjesh" vërtet bëje humor dhe humori kishte"kripë" Por ,për pak,kthehej në"tumor" (jetën vije në rrezik) Qe humor me shumë dukë dhe mesazhi i"lexueshëm" Sado që vrisje me"pambuk", mrekullisht ti qe,"i padukshëm"

Qe  një kohë kur POLIFEMI  nuk përgjonte me një sy Se  me njërëz me"hije" POLIFEMI s'kish një,por kishte tri. * Ne,FIERAKËT, qemë me fat (erdhe si me porosi!!!) Me teatër, me estradë ti i bëre me lavdi.

"Kërcen prifti nga belaja" ( neve buza vesh më vesh) A harrohet LUFTAR PAJA( opo"hapi sytë e zesë") "Belul  Gjeraqina që e"ngjalli" FUAT BOÇI Po Malon nuk e martuan,ARQILEA dhe TODI!?

80-vjeç ti bën plot,edhe ende je vital 100-vjeç të bësh plot, vjen urimi iim, i bardhë. Humorist e publicist na kënaq me të tuajat shkrime Këto vargje po t'i shkruaj, si"peshqesh" për ditëlindje.

* ishte me"hije" në biografi.

Tiranë, 9 janar 2020

62 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page