
E shkruar kohe me pare.
Në një vit jete që s’e them dot
Ne të dy, n’at cepin e intimes
N,at cepin që s’lë mësyerje turpi horrash
Mblidhnim tek-tuk nektar të rrallë moshe
E çonim hir Zoti në vendin e vetë
Ti rezatoje më dendur se asaj pranvere
Pushtoje shpirtëra, ngrije ndjesi
E me qeshje fërfëritëse, hapje hijeshi.
Shpirtë Prometeu, shpirtë Feniksi, shpirtë Odiseje
Hedhi nën shkurre njënganjë ato vitet Vitet…!
E ti këtheve ritmisht nuse mu në kodrinë bukurie.
Ndrite hapsiren e mbretërisë sime me rreze dielli
Figuracion mahnites lulesh më mbushulloi ndjesinë
Endërr a vërteta kjo më qenka!
E më pas, e më pas…
N’atë cepin e intimes, largë djallit të turpit
Në cicrrime të qeta, në idiliken e shpirtit
Me një vazo orkideshë të bukur në sy
E nën tinguj serenade të djaloshi Shubert
Gjetem ate qe ngriten në lartesi qiellore ndjesi