Ndue Perlala: DARDANIA IME
- 35 minutes ago
- 1 min read

Me bukuri fisnike shtriheshe
nga Nishi ne Shkup,
me histori princeshash e trimash te rralle,
biri yt, Justiniani te ringriti nga germadhat,
me kisha te bukura, lulezoje si né perrallé.
U dyndën hordhitë barbare të lindjes,
të shpërfytyruan, ta prishën bukurine,
Ulpianën kryeqendër e kthyen në rrënojë,
me zjarr e me hekur të zhduknin historinë.
Dhe emrin ta ndërruan, i trembte emri yt,
se ishte më i lashtë se e tyrja histori,
shkëlqimi i tokës dardane ua errësonte sytë,
ndaj varre e kisha dogjën me mizori.
Kërkuan të te zhbijnë,
por me luftra s'ia dolën,
ti digjeshe e ngriheshe si Feniksi nga zjarri,
t'i vranë bijtë, ngado vdekje mbollën,
por breza te rinj rrite pas çdo varri.
Tani kërkojne të te zhbejnë me fe,
Anadolli strategjinë e tij pertëriu,
femrat t'i mbulojnë me burka e ferexhe
dhe xhamitë mbijnë si kërpudhat pas shiut.
Dardania ime,
emri yt e hijeshon tokën si një stoli,
si bozhure lulëzon në zemrat e brezit te ri.









Comments