top of page

Bernard Zotaj: Motivi patriotik në veprën e Naim Frashërit

  • 2 hours ago
  • 7 min read

Me rastin e 180-vjetorit të lindjes

 

Motivi patriotik në veprën e Naim Frashërit

Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj

Mjeshtër i Madh

Historia e lavdishme e popullit tonë është e mbushur plot me figura të shquara, që, pa marrë parasysh asnjë sacrifice, i janë kushtuar me mish e me shpirt çështjes së madhe të lirisë së Atdheut. Të dalë nga giiri i popullit, ata janë përpjekur t’i kuptojnë sa më mirë hallet dhe aspiratat e tii dhe t’u japin një zgjidhje sa më të drejtë problemeve të mëdha të kohës së tyre. Në përpjekjet e tyre vetmohuese ata janë frymëzuar kurdoherë nga patriotizmi i madh i popullit tone, i cili, edhe në kushtet e rënda të zgjedhës së huaj, nuk e ka humbur kurrë besimin në forcat e veta dhe është përpjekur t’i kryejë kurdoherë me nder, pa marrë parasysh asnjë sakrificë të giitha detyrat e mëdha që i ka shtruar historia.

Një nga këta burra të shquar është padyshim edhe poeti i madh i Rilindies, Naim Frashëri, i cili gjatë gjithë jetës së tij punoi me vetmohim për lirinë dhe përparimin e Atdheut. Duke i ndjerë thellë vuajtjet dhe mjerimin e popullit shqiptar, që lëngonte prej shekujsh nën thundrën e sundimit të huaj. Naimi punoi pa u kursyer dhe me një optimizëm të rrallë për t’u ndriçuar sa më shumë bashkatdhetarëve rrugën e shpetimit, rrugën drejt lirisë. E kjo është edhe arësyeja kryesore që në veprat e këtij poeti të shquar vendin kryesor e zë motivi patriotik, Gjithë krijimtarinë e tij e përshkon motivi i dashurisë së zjarrtë për Atdheun e robëruar dhe i vendosmërisë së patundur për t’i shërbyer atij.

Që në shkrimet e tij të para me karakter diturak e patriotik në revistën “Drita” (më vonë “Dituria”), që u botua në Stamboll gjatë viteve 1883-1684 me inisiativen tij dhe të disa patriotëve të tjerë, shihet qartë rruga, që do të ndiqte ky patriot, si edhe optimizmi i tij për të ardhmen e Shqipërisë. Që në vjershën alegorike “Shkëndij’e diellit ndaj manushaqes” (1884), ku manushaqja përfaqëson Shqipërinë e robëruar, duket qartë besimi i poetit se “shpendërat, hithërat, ferrat”, që i kishin zënë frymën manushaqes, një ditë do të zhdukeshin pa tjetër dhe më në fund ajo do të merrte frymë lirisht. Por malli dhe dashuria për Atdheun shprehen me një forcë e bukuri të rrallë në poemthin e tij aq të njohur “Bagëti e bujqësia”, ku poeti i drejtohet vendit të tij me krenari: Ti, Shqipëri, më ep nderë,/ më ep emërin Shqipëtar,/ zemërnë ti ma gatove plot me,/ dëshirë dhe me zjarr,/ Shqipëri, o mëma ime, ndonëse/ jam i mërguar,/ dashurinë tënde kurrë zemëra s’e ka harruar.

E do mbajtur gjithënjë parasysh se këto vargje u shkruan në një kohë, kur vendi ynë i robëruar konsiderohej nga Fuqitë e Mëdha vetëm si “një shprehje gjeografike” dhe kur disa shqiptarë, kryesisht feudalë të vënë në shërbim të pushtuesit turk dhe tregtarë të pasur të vënë në shërbim të shovinistëve të huai e quanin për turp të mbanin emrin shqiptar.

Malli për vendlindjen dhe dëshira për t’u ngjallur bashkatdhetarëve sa më shumë dashurinë për mëmëdhenë, e shtynë poetin ta përshkruante këtë me ngjyrat më të bukura. Atë nuk e bëri dot për vete jeta plot zhurmë e Stambollit. Atë e tërhiqnin malet fushat e Shqipërisë, ku tinguit e fyellit të bariut përziheshin me tringëllimën e zilevet të bagëtivet dhe ku derdhej çurk djersa e bujkut të varfëruar, që aso kohe më të shumtën e rasteve punonte në tokën e tjetër kujt. Është një meritë e madhe e poetit, që, me gjithë kufizimet e tij ideologiike, të kushtëzuara edhe nga koha kur jetoi, si në “Bagëti e bujqësia” ashtu edhe në vepra të tjera, i këndoi punës së njerëzve të thjeshtë, që rronin me djersën e ballit. Dashuria për Atdheun në veprat e tij gërshetohet me dashurinë për punën, Ai i nxiste bashkatdhetarët që të punonin pa u lodhur në të gjitha fushat për të marrë kështu rrugën e përparimit e të qytetërimit. Motoja e tij ka qenë “Punë, punë nat’e ditë, që të shohim pakëz dritë”.

Dashuria për Atdheun tek Naimi, ashtu si edhe tek rilindasit e tjerë, nuk mund të mendohej e shkëputur nga dashuria për gjuhën amtare, që populli ynë e ka ruajtur brez pas brezi si trashëgimin për çmuar nga të parët e tij. Për Naimin gjuha shqipe është: …sa e mirë,/ sa e ëmblë, sa e gjërë,/ sa e lehtë, sa e lirë,/ sa e bukur, sa e vlerë!

Por ai, nuk mbeti një hymnizues i thjeshtë i gjuhës amtare. Ai, ashtu si edhe rilindasit e tjerë, punoi shumë edhe për lëvrimin e saj duke e pastruar atë nga fjalët e huaja të panevojshme dhe duke e pasuruar me fjalë e tema të reja, shumë nga të cilat i kanë qëndruar provës së kohës si vetije, vetëdije, gjithesi, cilësi, sasi, miresi, etj.

Rëndësia, që i jepnin rilindasit lëvrimit dhe pasurimit të gjuhës amtare, është e lidhur ngushtë me rëndësinë e madhe, që ata i jepnin përhapjes së arsimit e të diturisë në masat e popullit. Ata e kishin të qartë se nje popull i paditur e i prapambetur mund të mashtrohei më lehtë nga armiqtë që synonin t’i mbanin shqiptarët të përçarë e të nënshtruar përgjithmonë. Kjo është edhe arësyeja që Naimi jo vetëm në veprat e tij me karakter thjesht diturak, po edhe në poezitë e tij herë pas here i këshillonte shqiptarët të merrnin rrugën e diturisë e të përparimit.

Për të ngiallur sa më shumë krenarinë kombëtare të popullit shqiptar në një kohë kur ky ishte i robëruar dhe përbuzur, patriotët tanë të Rilindjes i dhanë një rëndësi të veçantë kujtimit dhe hymnizmit të së kaluarës së tij plot lavdi, Ky motiv zë një vend të rëndësishëm edhe në krijimtarinë e Naimit, i cili, sidomos në veprën e tij të madhe “Historia e Skënderbeut”, i thuri lavdi heroizmit të popullit tonë në luftën e tji të pabarabartë kundër pushtuesve turq. Me veprën “Historia Skënderbeut”, ku përshkruhen betejat heroike të trimave shqiptarë nën udhëheqjen e urtë të Skënderbeut. Naimi synonte t’u rikujtonte bashkatdhetarëve të vet jo vetëm të kaluarën heroike, por edhe detyrën e tyre historike të përgatitjes për betejën vendimtare, për çlirimin e Atdheut nga zgjedha shekullore.

Veprën e përshkojnë ndienjat e dashurisë së zjarrtë për mëmëdhenë dhe të urrejtjes së thellë kundër pushtuesit. Dashuria për Atdheun sipas poetit, qëndron mbi çdo gjë tjetër, edhe mbi dashurinë e prindit për fëmijët e tij. Ja se ç’fjalë i vë në gojë Naimi, Gjon Kastriotit: Djemtë si shpirtin dưa,/ Po më shumë Shqipërinë.

Naimi e ka vënë në dukje më se një herë, se njeriu nuk mund të jetë kurrë i lumtur, kur Atdheu i tij vuan. Ja si shprehet ai në veprën “Mësimet”: “Një njeri, sado të mira të ketë për veten e tija, s’mund të jetë fatbardhë, po të ketë kombin e mëmëdhen’e vet fatzi”.

“Historia e Skënderbeut”, e shkruar në një kohë kur lëvizia kombëtare shqiptare kishte marrë hov, ishte një kushtrim i hapet kundër pushtuesit shekullor, cili mund të shporrej vetëm me luftë Ja si shprehet poeti për këtë nëpërmjet fjalëvet që i vë në gojë Kamanit, një personazh i trilluar poemës: ...Kurrë!/ Kurrë s’trëmbet Shqipëria,/ nuk vdiq, po është gjallë!

Thirrie të tilla, nëpërmjet të cilave shprehet qartë qëndrimi i Naimit kundër pushtuesit, nuk janë të rralla në këtë vepër. E gjithë krijimtaria e Naimit është një dëshmi e qartë e ndjenjave të tij të larta patriotike. Këto ndjenia spikatin jo vetëm në vepra të tilla si “Bagëti e bujqësia”, “Historia e Skëndërbeut”, etj., që përshkohen fund e krye nga motivi patriotik, por edhe në shumicën e veprave të tij të tjera. Edhe në veprat me karakter diturak, si edhe në ato me karakter shoqëror motivi patriotik zë një vend të rëndësishëm. Edhe në këtë të fundit ai nuk pushoi së këshilluari e së porosituri bashkatdhetarët e tij që të punonin pa u kursyer për të mirën e vendit të tyre të robëruar.

Ai kishte besim të madh në patriotizmin e populit shqiptar dhe në vendosmërinë e tij të patundur për të çliruar Atdheun. E ky besim i jepte poetit zemër e shpresë se Shqipëria do të çlirohej “me hir e me pahir”, siç shprehej ai që më 1886 në poezinë “Dëshira e vërtetë Shqipëtarëvet”.

Me rritjen e lëvizjes kombëtare shqiptare kjo shpresë erdhi duke iu shtuar dhe e bëri atë që qysh më 1894 të thotë në vjershën “Shpreh” (shpresoj) te Lulet e Verësë: Për Shqipërinë ditët e mira paskëtaj vinë,/ shkoi errësira Lum kush të rronjë,/ ta shohë zonjë!/ Se shqipëtari e gjuh’e tija venë së mbari,/ dhe Shqiperia/ Lum kush ta shohë/ për pakë kohë!

Naim Frashëri në poezinë e tij jep dhe një mësim të madh për historinë dhe shkrimin e saj. Sepse, siç thotë Naim Frashëri: Mos thuaj se vdes njeriu,/Se është fjalë çilimiu,/Tek i biri jetëgjati,/Është mbështetur i ati.

Kjo fjalë e urtë mbetet e pakundërshtueshme. Tek i biri jeton i ati; tek i ati jeton gjyshi; tek gjyshi stërgjyshi, e kështu me radhë. Mijëra breza kanë depozituar në ne vetitë e tyre, dhe ne, nga ana jonë, do t’ua përcjellim ato pasardhësve tanë.

Por ka një ndryshim të madh mes nesh dhe të parëve tanë. Ata admironin pallën dhe përbuznin penën e vogël, të padukshme, duke e parë si vegël të të dobëtve. Nuk shkruan. Dhe, duke mos shkruar, humbën bashkë me kohën edhe shumë nga veprat e tyre të ndritura. Prandaj sot dimë kaq pak për madhështinë e tyre.

Ne nuk duhet ta përsërisim këtë gabim. Duhet të mësojmë nga ai mësim i hidhur. Të mos lëmë asgjë pa mbledhur, pa shënuar, pa dokumentuar, që të mos i lëmë pasardhësit tanë në errësirë, ashtu siç mbetëm ne shpesh në padije për ngjarjet dhe virtytet e kohëve të shkuara.

Por, në këto shkrime, duhet të jemi të paanshëm sa të jetë e mundur, të ndershëm deri në palcë. Të mos shpikim, të mos shtrembërojmë. E vërteta duhet të jetë parimi ynë i patundur. Përndryshe, në përpjekje për të zbukuruar, rrezikojmë të dëmtojmë. Asgjë nuk mbetet e fshehur përgjithmonë; me kohë, kritikët dhe historianët e zbulojnë çdo pasaktësi. Atëherë jo vetëm që bie vlera e shkrimit tonë, por vihen në dyshim edhe veprat e vërteta të të parëve.

Dhe kështu, pa dashur, mund të bëhemi ne shkaktarë që të zbehet ose të humbasë flija e gjaku i tyre, i derdhur me qëllim të shenjtë për të mirën tonë.

Këtë, besoj, askush me mendje të kthjellët dhe me ndërgjegje të pastër nuk do ta dëshironte.

***

Por vdekja e parakohshme nuk lejoi Naimin ta shihte ditën e bardhë të lirisë, për të cilën ëndërrot e punoi tërë jetën. Ajo e rrëmbeu në një kohë, kur Shqipëria kishte shumë nevojë për fjalën e tij të zjarrtë. Megjithatë, vepra e tij si edhe veprat patriotëvet të tjerë të Rilindjes, i ndezën flakë zemra e trimave shqiptarë. Vepra e Naimit nuk pushoi së frymëzuari popullin tonë edhe në provat e vështira, që ky kaloi pas vitit 1912, si rrjedhim i lakmive grabitqare të të huajve dhe i tradhëtisë së klasave sunduese të vendit. Vepra e tij vazhdon ta ruajë freskinë edhe vlerën e saj të vyer edhe në kohën tone…

Comments

Couldn’t Load Comments
It looks like there was a technical problem. Try reconnecting or refreshing the page.

Shkrimet e fundit

bottom of page