top of page

Ndryshe



Astrit Lulushi


Liria dhe lumturia kanë nga një armik të fuqishëm në dorë; nga njëra anë është tirania, nga ana tjetër anarkia. Për t'u mbrojtur nga kjo e fundit, është e nevojshme për t'i dhënë kompetencat e duhura qeverisë; dhe për t'u mbrojtur nga e para, është e nevojshme që kompetencat të shpërndahen siç duhet. Kështu, në të gjitha punët është gjë e shëndetshme herë pas here

për të vënë pikëpyetje në gjërat që

janë marrë prej kohësh si të mirëqena; kur një brez i tërë lindur e rritur nën hijen e rëndë të një partie ekziston; dhe vetëm dy gabime janë që dikush mund të bëjë; duke mos shkuar gjatë gjithë rrugës; ose duke mos e filluar, sepse sa larg mund të shkosh pa shkatërruar nga brenda ato që përpiqesh të mbrosh nga jashtë? Kështu, për shembull, mund të njësohen rrënimet dhe vuajtjet e Luftës së Dytë Botërore me plagët dhe krimet e Luftës së Ftohtë por që kanë mbetur patrajtuara.

Ka në këtë planet ndonjë shoqëri që nuk zgjohet, dëshiron të jetojë e mbyllur në terr, dhe kush mendon ndryshe është specie në zhdukje, e cila sulmohet, përqeshet, përbaltet, mbulohet. Të tjerëve - me masë të ngrirë mendimi të vdekur - u mbetet të mbijetojnë, duke bërë që bota të lindë nga e para dhe njerëzimi të përsërisë të gjitha gabimet. Njeriu nuk dëshiron të vdesë i lumtur, dhe ka krijuar konceptin se vdekja është e hidhur - megjithëse buzëqeshja e tij e ngrirë tregon sa ironike është idea që e mban mbërthyer pa lëvizur pa folur për të treguar të vërtetën që e merr me vete. Deri këtu njeriu njeh e ka dije, përtej, çdo gjë është e errët, siç ndodh kur ecën përpara me kokën kthyer prapa.

Jeta është shfaqe; njeriu është aktor në dramën e shkurtër a të gjatë, siç e ka përgatitur Autori. Nëse është kënaqësia e tij që ti të luash rolin e njeriut të varfër, të pasur ose të një sundimtari, shiko të veprosh mirë, sipas skenarit, sepse kjo është puna jote - të luash mirë pjesën e dhënë, dhe jo të zgjedhësh atë që i përket një tjetri. Kur një mace e zezë të pret rrugën, ose një korb ndodh të fluturojë mbi çatinë tënde, mos u mposht nga paraqitja, por shpërfilli dhe thuaj: Asgjë nuk më paralajmëron. Për mua të gjitha vendet janë me fat nëse unë dua. Për çfarëdo që të ndodhë, më takon mua të nxjerr përparësi prej tyre; apo siç thuhet në një përrallë të lashtë, nga e cila vetëm kuptimi ka mbetur, se është njeriu që krijon vendin dhe jo vendi njeriun. Vendi është i bukur, por njerëzit janë të çmendur - titullohet një libër - sepse me ligje e kontrolle, radhë të gjata në kufi e shpikje virusi, njeriu pengohet të përmirësojë veten dhe t’i përshtatet bukurive të vendit.

7 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page