top of page

Nana – politika



Sibel Halimi

Nana – politika

Tutna me shkru veç për gratë se s`du asnjiherë me ju hi n`hak Kurrë njoftë lirinë s`ia kemi Veç kemi dërdëllitë e kemi ba nanën plagë të përvujtun e kemi shtri për toke e kemi naltësu në vargje ia kemi rritë dashninë, madhështinë prej rolit s`kemi mujtë me nxjerrë Kauzën ja kemi kriju, por zanin kurrë digju Se kjo shoqni ka zanë n`thu Nanën kauzë politike tue ba Liria e saj nuk asht dogma e jote - as e jemja Është veç liri ... qoftë edhe vdekja!

Vetes

Më mbuloni sikur të jem nga argjila Vepër e mallkimit tuaj Sikur të jem pëllëmba e fundit ku thundra hipur ka mbi barkun tim E unë marrë frymë dhe jetë tjetrit i jap

Më mbuloni, e botës frikë i shtini mbyllni dritaret e epshit tim lejoni që shikimi im të jetë vetëm juaji sisët e mia le të takojnë vetëm ty që i deshe gjithnjë edhe atëherë kur ma mbulove dëshirën me mushama

Mi mbuloni fërkemet në rrugën e vetmisë E lumturia ime le të mbetet e juaja, s`ka dert Po ua fal, se kiameti s`bëhet

Më mbuloni, me penel të zi m`i nxini qerpikët Që dita të më duket natë, e nata ditë Më mbuloni, që t`i vrasë fjalët Se nata dëshmitarë nuk ka E krim nuk është veç me vra

Më mbuloni, lirinë t`ua fal E kënaquni kur kuptimin e jetës nën vello ta zbuloni Kur turpi t`u dëftohet në të qarat e para të fëmijës Trishtohuni!

Më mbuloni, por, ti njeri, jo Le t`i falem dheut Përjetësisht!

Fundi i mbinjeriut

Kur njeriu u bë mbinjeri Kafshët u bën të zotët e botës E njerëzija përtoke të gjunjëzuem Të tillë, pothuajse gjithnjë ndje i kam Kurrë s`e kam kuptu, pse pakurrizorë janë ** Toka nuk është simbolikë e nënshtrimit As qielli i superioritetit Njeriu tue u ba mbinjeri, kontestoi ekzistencën e tij Ne mbetëm syhapun Mos po qahet qielli më dysh Prej nji toke- dy mu ba Nji ngjizje krishterore Prej vetes, prej tij, prej saj *** Po shoh diçka ma tepër Të shoh ty Të ndjejë rrallë Kohë dot s`kam N`hapësirë jetoj Por, pa ajër Të dyja janë aposteriori - une apriori Kanti krejtësisht matanë **** E sëkëlldisur në shtratin e botës Peshë diçka më qon Më lëvizë, më trandë Sikur vdekja të më ishte pranë ***** E ndjej thellë në mua nji madhështi, Një duhmë përjetësie Frymën se ç`ma zë Nga majat e gishtave te fija e flokut Mornicat thurin elegjinë E përjetësia lumturinë sakaq e bën fli

Të du

Të du pse je ti Asnjëherë andrru s`e kam Me jetu pa të pas ngat Në mes neve është një oqean I kthjelltë e i kaltër si na E kur e gëlltit diellin e fut n`bark

Të du

Se kur qesh unë, i gëzuem je ti E kur qaj, i trishtuem je Të du, se kurrë nuk e di deri n`fund kush je Asnjiherë s`kam dashtë me ditë Këtë betejë t`humbun e kam pas

Të du

Se kjo fjalë ka kuptim me ty I ka rezistu çdo hipokrizie ngatë saj

Të du

Se dashnia i pengon njerëzve Tuten se me dashtë asht me u ndi i vogël E kurrë s`u tuta mu ni e tillë

Të du

Se ti më ke mësu qysh asht me dashtë Ma ke mësu nji rrugë t`cilën se kam shiju tu nga sa ç`kam mujtë  E me ecë ditë kurrë s`kam

Të du

Se kur kam ra përtokë, ti mi ke njeh yjet M`ke thanë qoje kryet e shihe veten qysh po shndrit Si nur i bukurisë

Të du

Se ma ke thjeshtu jetën Mi ke tretë dilemat  E m`ke dhanë puthje të panumërta

Të du

Se njerëzia pak e përdorin këtë fjalë, prandaj besojnë në religjion

Të du Sepse me dashtë nuk asht veç një akt Asht esencë...

Jeta në të sosun

Në këtë vend jeta po soset, veç duhma e njerëzve po ndihet rrugës fosile njerëzish arkaik që t`shalakatun ecin tutje - tëhu në kërkim të hiçgjaje Dikush në facebook përjarget, tjetri gulçon Jeta është faculetë që n`shportë mbaron

N`kët vend thonë mirë ka mu ba Përgjigjen kurrë kush se di E nëse najherë ajo njëmend ndodh Mos besoni asht sall fatamorganë

Po sosen tana, po tkurren Atdheu çdo ditë po kputet S`du atdhe që prej vete gja s`ofron Eutanazist me qef për ta isha ba Poshtë atdheu, se i ligsht ma mirë mos me kanë...!

Lermëni

Mu hiq qafe burri i dheut Dashnoret kurrë rehat s`të bëjnë Të endin rrugëve të kryeqytetit Fytyrëskllav për gjynah Strehë s`të bëjnë Ftohtin në palcë ta shtinë Ti s`ke ku e futë Ato më parë dreqin në shishë e kanë shti

Dashurinë në kuti shkrepëse ta izolojnë Shikimi yt, i huaj ngjason Fëmijë të bëjnë e jargët rrëke të shkojnë Burrërinë as mustaqet s`ta shpëtojnë

Pluhun

Dikush botën me një lloz do ta përmbysë Me një sy, dy duar e një kry S`ka faj, sepse vjetruar tejmase është Si një balonë me helium që mbetet pa substancë

Përtej botës s`ka ma Nëse po, a thu pse s`u kthy kush me kallxue çka pa Jetës së përtejme besë nuk i za Sepse kur vdes, s`mbetet gja, as shpirt, as vampir, …veç pluhun në një urnë…

5 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page