top of page

Nafi Çegrani: Refleksion mbi veprën e Bajram Kabashit



 

Nga  Nafi  ÇEGRANI 

 

Në një kohë kur fjala shpesh humbet peshën, kur vërtetësia zbehet ndër zhurmat e botës së përditshme, libri mbetet një strehë për mendimin e kthjellët dhe për shpirtin që kërkon të kuptojë më shumë nga vetja, nga historia dhe nga njeriu. Kështu vjen edhe vepra e autorit Bajram Kabashi – një shqiptar i mërguar në Norvegji, në zemër të Europës, por i ngulitur thellë në rrënjët shpirtërore të Kombit të vet, i lidhur ngushtë me tokën e mëmëdheut dhe me etjen e përhershme për drejtësi, njerëzi dhe dinjitet.Botimi i dy librave të tij voluminoz nuk është thjesht një arritje letrare, por një akt i qëndrueshëm kulture, një rrëfim për jetën dhe rrjedhat e saj nëpër kohë, një ballafaqim me të kaluarën, me plagët dhe krenaritë tona kombëtare. Në çdo faqe të këtyre librave, lexuesi ndjen se autori nuk shkruan për të bërë letërsi, por për të treguar një të vërtetë – atë të popullit të tij dhe atë të vetvetes.

Shkrimet e Bajram Kabashit janë dëshmi e një udhëtimi të gjatë të brendshëm dhe të jashtëm – nga viset e shqiptarëve në Ballkan, drejt qetësisë së përkohshme në mërgim. Por ky udhëtim nuk është ikje. Është përballje. Është ruajtje kujtese. Është ngritje zëri përballë harresës.Në thelb të veprës së tij qëndron njeriu. Njeriu si qenie etike, si bartës i dhimbjes, i shpresës, i përkushtimit për të vërtetën. Shpesh, në rrëfimet e tij përndritet një mendim filozofik që e tejkalon përditshmërinë, një reflektim që sfidon sipërfaqësoren dhe hap rrugë drejt kuptimit më të thellë të ekzistencës. Ai shkruan për Kombin dhe Atdheun, jo si nocione retorike, por si shtylla të identitetit, si hapësira të shenjta ku njeriu shqiptar është formuar, është rritur dhe është përballur me sprova të shumta.

Humanizmi i Kabashit vjen i thjeshtë, pa shfaqje të zhurmshme, por me një ndjeshmëri të thellë për njeriun e zakonshëm, për vuajtjen dhe për sakrificën. Ai na kujton se të jesh i drejtë dhe i denjë është akt i përditshëm, është zgjedhje për të mos u mposhtur nga padrejtësia, është mënyrë për të ruajtur nderin edhe kur bota bëhet e padrejtë.

Në një epokë të konsumit të shpejtë dhe të shfaqjeve të zbrazëta, veprat e Bajram Kabashit janë ftesë për kthim në vlera. Ato nuk kërkojnë duartrokitje të shpejta, por reflektim të thellë. Janë libra që nuk lehtësojnë harresën, por e luftojnë atë. Janë libra që nuk e zbukurojnë të kaluarën, por e shpjegojnë me ndershmëri dhe me përgjegjësi.

Dhe pikërisht për këtë arsye, këto dy botime janë më shumë se libra. Janë dëshmi. Janë amanet. Janë fjalë e mendim që zgjat frymën e popullit tonë nëpër kohë dhe hapësirë. Ato janë një urë ndërmjet brezave, një zë që mbetet, një kujtesë që nuk shuhet.

Libri i autorit Bajram Kabashit, alias Gjergj Kabashi, me titull “Rilindja, Përkushtim e Trishtim” 1982-1999, është  një libër voluminoz dhe  me shumë vlera, shumë dimensional. Pasi lexova këtë libër ku autori përmbledh kujtime nga jeta dhe veprimtaria e tij si gazetar me përvojë, por edhe  i ndjekur dhe i përndjekur nga rrjetet e Shërbimeve sekrete antishqiptare të kohës, qofshin ata edhe si bashkëpunëtorë dhe informatorë, si kodosha e fakirë edhe  nga rrethi i kolegëve të tij që i shërbenin UDB-së famkeqe jugosllave dhe Beogradit, Bajram Kabashi u bëri ballë gjitha furtunave dhe rrëmeteve, u bëri sfidë duke ruajtur me dinjitet UNIN e tij si njeri, intelektual dhe shqiptar i denjë, duke  sjellë për lexuesin shkrime të ndryshme gazetareske gjatë viteve në profesionin e gazetarisë, dhe tani na vjen me një libër të thukët për kulturën tonë letrare në formën e rrëfimeve që janë të ngjeshura plot nuanca jete dhe sakrificash dhe nuk ka dyshim se kushdo që e ka lexuar qoftë edhe një vepër të vetme nga Bajram Kabashi ose nga shkrimet e tij, e kupton se ka të bëjë me një njeri të ditur, intelektual me një dhunti të mrekullueshme të  fjalës së shkruar, thellësisht i angazhuar me problemet dhe zhvillimin e ecurisë së individit dhe shoqërisë shqiptare , veçmas në Kosovë, ose pikërisht në redaksinë e të përditshmes RILINDJA ku ai punoi vitet e rinisë së tij si gazetar hulumtues, dhe i goditur me ashpërsi karakteri i tij personal, për hakmarrje, ku edhe vitet e më vonshme në gjë e tillë po ndodhin goditje anarkiste. Librin “Rilindja, përkushtim e trishtim” e kam lexuar me shumë dëshirë dhe kënaqësi. Kam ndjerë sikur Bajram Kabashi ende i ri, i buzëqeshur dhe krenar, si gazetar hulumtues, ishte aty pranë meje. Ai më fliste, unë e dëgjoja me vëmendje dhe herë-herë mbaja shënime për rrëfimet dhe udhëzimet prej një njeriu me vizion injtelektuali dhe patrioti, plot eksperienca jete kur ballin e tij ia kishin rrah stuhitë e kohës gjersa kishte punuar si gazetar në Rilindjen famëmadhe! Dhe fusha e kërkimit këtu, është vetë shpirti i tij prej njeriu të devotshëm, i cili përmes rrëfimit të tij gëdhend dhe pasqyron sistemin e rrënuar shoqëror e politik të një epoke të Jugosllavisë komuniste, kur ia vepronte si një gazetar i kompletuar… Por, përse ky libër dhe librat e tjerë si ai “ Me Hasan Mekulin” ose libri “Nacionalizmi” ku ngërthen bashkëbisedimin me ish diplomatin shqiptar në OKB Abdi  Baletën,  në përgjithësi janë të vlefshëm për lexuesin, e në veçanti për rininë e sotme shqiptare , sidomos në rrugën e zgjimit dhe ripërceptimit të rolit që duhet të ketë secili shqiptar në shoqërinë  bashkëkohore me mendim të mirëfilltë për fatumin personal, të kombit dhe Atdheut . Në tërësinë e librave dhe rrëfimeve të tij, janë mendime të përpjekura edhe në aspektin të edukojë rininë shqiptare dhe brezat që vijnë me një THIRRJE të shëndoshë, nëpërmjet së cilës të jetë i vetëdijshëm për vlerësimin e tij ndaj Kombit dhe Tokës që e lindi. Karakteristikë e shkrimeve të tij është përdorimi i shembujve logjikë dhe atyre personal nga jeta dhe eksperienca, nga përplasjet e ndryshme si gazetar, nga betejat që e përcollën në jetën e tij, nga orvatjet dhe sakrificat që bëri edhe në rrëfimet e tij për të mundësuar mbërritjen e idesë tek lexuesit. Bajram Kabashi , si gazetar  i gazetes “Rilindja” të Prishtinës që nga vitet e bujshme 1982 dhe më gjer në atë të vitit 1999,veproi duke ecur rrugës së drejtë, ashtu siç e kishte edukatën dhe kulturën e kombit që i takon, dhe mëpastaj , duke iu ikur furtunave dhe stuhive që i suleshin rrotull, u vendos dhe jeton në Norvegji. Me qëndrimin e tij disa ditësh në Prishtinë dhe në vendlindjen e tij, Gjurakos, për të cilët gurë dhe tokë ka shumë mallë, shumë nostalgji edhe për kalldrëmet e Pejës, autori më dhuroi edhe librin e tij të dytë me titull "Rrëfime nga Norvegjia" rreth të cilit edhe po shkruaj me këtë rast, duke bërë një qasje reflektuese, sepse , siç thotë Bajram Kabashi, nuk është lehtë të veprosh e të punosh si gazetar, as sot nuk e lehtë, kur intelektuali shqiptarë përballet me shumë stuhi e uragane edhe në mes të Europës, me shtetet ku graviton Norvegjia. Libri "Rilindja, Përkushtimi e Trishtimi" i ngjeshur  me rrëfime nga jeta e tij ka disa kapituj dhe ka një strukturë të gërshetuar me stil e prirje, ka një  parathënie dhe  hyrjen të veçantë. Por, ajo që të fut në mendime të thella, vlenë të përmendet kaptina kua ai bën një qasje me ndjenjën humane dhe njerëzore rreth rastit të likuidimit të gazetarit patriot dhe kolegut të tij gjatë punës në redaksinë e Rilindjes, Xhemail Mustafën, vrasja e të cilit bëri bujë të madhe, ose që mund të kuptohet edhe si VRASJE E NJË  INTELEKTUALI  shqiptar  që ende mbetet një mister, sepse të tilla janë rastet që kurdisin specialistët e Shërbimeve sekrete, në këtë rast, me theks të veçantë janë Shërbimet jugosllave të Beogradit si UDB-a dhe KOS-i ushtarak, të cilët në ballkan, e veçmas në Kosovë, ende davariten si hije për të turrbulluar ujërat mes shqiptarëve, me burrime paralele si nga Prishtina njashtu edhe Tirana, sepse kanë përvojë të stilit kriminal dhe inskenimeve , duke u ulur "këmbëkryq" në këto troje. Autori i këtij libri, si njeri që di të lexojë brenda reshtave dhe kupton situatën dhe filosovinë e jetës, e shtjellon aspektin e përndjekjeve ndaj tij, provokimet i ia kurdisin në mënyrë sistematike, pa lënl anash shtjellimin dhe apelin që bën për zbardhjen e rastit enigmatik të vrasjes së Xhemail Mustafës nga hajka e atyre të cilët e mashtruan duke e futër  tinëzisht në gracka sipas metodave konspirative, apo ndoshta si i papërshtatshëm për  KLANIN  E  KOSOVËS por  që bnë Shqipëri, ia kishin pregatitur edhe likuidimin para derës së banesës ku jetonte... Gjatë leximit të librin në fjalë dhe nga rrëfimet e autorit, kuptoj se betejat e nëntokës kriminale që fillet e kanë edhe nga zyrat e dikurshme të Rilindjes, ku disa persona ishin masha të ndryshkura në duarët e UDB-së dhe Beogradit, bënin luftë të fshehtë e tinëzare, të ashpër duke provokuar persona të cilët Shërbimet jugosllave i mbanin në lista të zeza, kurse ata që i takonin rrjetit konspirativ, kishin mision trishjtues, frike dhe tmerri, megjithatë, mbete e qartë, se edhe pas tranzicionit, nuk mund të shpëtonin nga kontradiktat brenin shoqërinë shqiptare. Një gjë mbetet e sigurtë, se puna që bën autori Bajram Kabashi, meriton çdo respekt dhe lëvdatë, sepse në saje të ndjenjës patriotike dhe atdhetare, reth kësak çështje ai edhe bën këtë libër, e që për fatin tragjik rrerth likuidimit të Xhemajl Mustafës, mund të shkruan një kaptinë të veçantë, sepse betejat e kuçedrës egzistojnë edhe sot në Kosovë dhe Tiranë, që lidhen me subjekte të veçanta që trajtohen edhe si ziliqarë mes tyre, apo ndjellakëqinjë që kanë instruktorët e tyre perfid të Shërbimeve antishqiptare dhe si të tillë që i takojnë asaj katefgorie njerëzish të pa ciptë, të pamoralshëm dhe me shpirt kriminelësh, që ecin edhe sot me hijet e tyre në frontin e fsheftë të cilit i përkasin. Por, do jetë e qartë, do kthjellohen gjërat si qielli me diell, sapo të zërë filli i gjëndjes faktike, se ata nhuk janë gjë tjetës, pos e keqja e kombit dhe shqiptarëve, të mbuluar rrejshëm me petkun e patriotizmit shqiptarë, që në fakt , janë vetëm të kamufluar si shërbetorë të Beogradit që detyrë parsore të tyre kanë intrigat, shantazhet, korupsionin,  që shërbvejnë në qarret e degjeneruara dhe të errta komuniste , si përvojë nga e kaluara. Dhe, nuk ka si të kuptohet ndryshe fakti, sepse, në përgjithësi, personazhet kryesor dhe urdhësdhënësit për likuidimine gazetarit Xhemajl Mustafës në Prishtinë, përfundojnë në tragjedi. Këtë e dëshmojnë edhe faktet se mënyra, format dhe metodat bashkë me taktikën e veprimeve të tyre, nuk ka dyshim, janë të Shërbimeve të informacioneve sekrete të Beogradit, të cilët  edhe gjatë kohës para dhe pas Rankoviqit, janë implikuar ne lufta të errëta dhe vrasje, në inskenime procesesh gjyqësore dhe akuza të kurdisura ndaj njerëzve me dinjitet për krime të pabëra, ku involvohen specialistë të spiunazhit kominternist serbo-sllavo-rus me qendër në Beograd dhe Moskë. Këtë duhet ta dijnë gjithë shqiptarët kudo që janë, edhe ata në shtigjet e diaporës nga shtete e Europës, e gjer në Amerikë dhe Australi. Andaj, lexuesi do të gjejë në faqet e librit të Bajram Kabashit, një sërë materialesh të vlefshme dhe jetësore ku autori pohon se me gjithë qëndresën heroike të tij si gazetar shqiptar në ato vite kur frynin shumë rrëmete, kur ai përjetoi dhunë edhe nga disa kolegë të tij të cilët shërbenin si masha të ndryshkura për interese të SDB-s (UDB-së) në Kosovë,  ka arritur ta dokumentojë me të dhëna të qëndrueshme të mbështetura në burime relevante të mendjes dhe memoareve të papublikuara deri më sot, duke sjellë një libër me shumë vlerë letrare , veçmas për kulturën shqiptare, për faktin se trajton një periudhë shumë të rëndësishme, por edhe shumë të rëndë për shqiptarët të atyre viteve të 1982 dhe më pas. Libri në fjalë, i cili për nga faqet është voluminoz, mbetet tejet me vlerë sepse është real, i bazuar në fakte e argumente që autori i ka hulumtuar duke sjellë një studim serioz të bazuar në argumentin e jetës së përjetuar nga vetë ai, përballë specifikave të asaj lufte tinëzare dhe antishqiptare të fatit tragjik të njeriut, ajo luftë e shëmtuar që zhvillohet edhe sot e sot, si luftë grupesh apo partishë brenda një shteti e cila asgjëson harmoninë njerëzore  me vite e dekada në Kosovë dhe më gjërë në trojet shqiptare. Dhe me këtë rast, dua të theksoj  se një histori tragjike e NJERIUT  apo edhe e njerëzimit, pavarsisht nga nuancat e ndryshme që merr, në thelbin e saj gjithmonë është karakterizuar nga fati i fitimtarëve dhe të mundurve... në të njëjtën kohë kur të mundurit apo viktima, ringjallet nga hiri si Feniksi ! Bajram Kabashi, përveç si  gazetar hulumtues dhe publicist, ka arritur të krijojë profilin e tij të dëshmuar edhe në aspektin letrar . Ai më mirë se kushdo tjetër i ka bërë një rrëfim të veçantë jetës dhe veprimtarisë që ka kaluar në vite, siç kam përmendur më lartë , duke  u marrë viteve të fundit kryesisht rreth veprimatrisë së tij në Rilinjdje dhe gjetiu, ku si rezultat i kësaj pune përkushtuese autori ka profilizuar edhe më tej angazhimin e tij në fushën e publicistikës letrare. Të gjitha këto, janë bërë me seriozitetin e të mundshmes, i vetëdijshëm se asnjë vlerësim kritik nuk arrin për t’i shtjelluar të gjitha vlerat që i posedon  ky libër kaq voluminoz si dhe veprat tjera të tij, ngërthejnë në esencën e përmbajtjes dhe qëllimit SOCIOLOGJINË AUTENTIKE TË RREFIMIT, prandaj edhe këto përpjekje, sado profesionale, duhet të kuptohen si vrojtime e këndvështrime personale apo rrëfime nga jeta e tij e përditshme gjatë viteve të bujshme në Kosovë, gjë e cila mbetet si një krijimtari jo vetëm në trojet ku flitet gjuha shqipe, por gjithandej në trojet tona dhe më gjërë. Vepra e Bajram Kabashit mbetet, padyshim edhe si një frymëzim që pasuron  rrëfimin publicistik në përgjithësi në analet e letërsisë shqipe, sepse aty hasim edhe thelbin rrënqethës në këtë kohë të çmendur plot përmbysje dhe ringjallje fantazmagorike. Libri ka 519 faqe me mjaftë ilustrime dhe fotografi, dhe është botim i Shtëpisë Botuese “Lena Grafik”, në Prishtinë 2020. Por, edhe libhri "Rrëfime nga Norvegjia" është i ngërthyer dhe i thurur me kujtime të thella dhe ndjenjë nostalgjike, ku autori derdh mendimet e veta reflektive edhe trotoareve të qytetit me shumë drita ku ai jeton sot, madje siç nënvizon në recenzimin e tij Prof sc. Abedin Sutaj, rrëgimet e Bajram Kabashit janë një pasqyrë e një meditimi të bukur për vendin dhe popullin norvegjez që kanë një traditë dhe kulturë të lashtë historike, ku begatohet edhe jeta e shqiptarit të survejuar nga kohërat e regjimit komunist jugosllav, në kushte kur shqiptarët në Ish Jugosllavi jetonin si në  kushte lufte për egzistencë, sepye ishim të ndaluar si popull ndhe të syrgjinosur. Andaj edhe them se  libri  "Rrëfime nga Norvegjia" ( si edhe të tjerat të cilat i botoi  autori kohët e fundit) , janë të thuktë, të shkruara me një stil të mrekullueshëm dhe mbetet si një vepër me vlerë shumëdimensionale për kulturën shqiptare, që kanë një vlerë të mendimit të interesit kombëtarë , qoftë se jetojnë në Kosovë apo në diasporë. Libri përfshihet në disa kaptina dhe nëntituj, ku në brendi shtjellojnë aspekte të jetës dhe dinjitetit të popullit që i takon autori, e ku bën një qasje reflektive me eksperiencën dhe qëllimin për mbijetesë, duke treguar një besim të lartësuar në nderim të aspekteve të atdhedashurisë, përballë atyre që mbeten hije antishqiptare në trojet etnike ku jetojn kombi ynë. Të gjitha këto, autori me një devotshmëri i shpalos në faqet e librit të tij, përballë rrymave të ndryshme mendore, përballë pikpamjeve të ndjellakëqinjëve të cilët eci shtigjeve  të devijuara njerëzore dhe, duke i kuptuar në thelm mesazhet e autorit, është më se e qartë, se edhe ky libër na sjell një pasazh hyjnorë të rrëfimit mes kohës dhe jetës së sotme me shumë rrëmuja e trazira të mëdha në Gadishullin e Ballkanit dhe botë. Andaj, duhet lexuar me vëmendje dhe ëndje edhe këtë libër me vlerë të Barjram Kabashit, i cili mbetet si një autor reflektiv dhe me mëndje të kulluar, me një vizion të duhur në rrugëtimin e drejt të tij të lirisë së mendimit.

... E gjithë kjo  është një reflektim i thellë dhe me shumë vlerë për librin “Rilindja, Përkushtim e Trishtim (1982-1999)” të autorit Bajram Kabashi (alias Gjergj Kabashi), një personalitet i njohur në fushën e gazetarisë shqiptare, i njohur për guximin, integritetin dhe qëndrueshmërinë e tij përballë sfidave të mëdha politike e personale. Një rrëfim gazetarie, përkushtimi dhe qëndrese: për librin “Rilindja, Përkushtim e Trishtim” të Bajram Kabashit Libri “Rilindja, Përkushtim e Trishtim (1982–1999)” i autorit Bajram Kabashi, një gazetar me përvojë dhe vizion të rrallë intelektual, është një vepër voluminoze, shumëdimensionale, e ngjeshur me rrëfime personale, analiza sociale dhe përballje me kohën, që bart vlera të mëdha për historinë e gazetarisë dhe për vetë ndërgjegjen kombëtare shqiptare.

Të dy këta libra të autorit në fjalë, nuk  janë thjesht një përmbledhje artikujsh apo kujtimesh nga jeta, veprimtaria e tij me vite dhe të mendimit kontruktiv, si një pasazh, e që mbeten  dëshmi e gjallë e një kohe të trazuar, e cila përshkruhet me qartësi, guxim dhe thellësi analitike nga një njeri që nuk u përkul, por mbeti i drejtë në përkushtimin e tij për të vërtetën dhe për kombin.

Bajram Kabashi, në këtë libër, shfaqet si një gazetar që ka jetuar dhe punuar me dinjitet, duke përballuar jo vetëm sfidat profesionale, por edhe goditjet personale nga rrjetet e errëta të shërbimeve sekrete jugosllave (UDB e KOS), të cilat përmes bashkëpunëtorëve e infiltrimeve brenda vetë redaksisë së gazetës “Rilindja”, përpiqeshin të shtypnin çdo zë të lirë e të ndershëm shqiptar.

 Rrëfimet e tij janë të mbushura me shembuj konkretë nga jeta e përditshme, me përplasje reale me aparatin e pushtetit, por edhe me thellësi filozofike dhe ndjeshmëri njerëzore. Nëpërmjet këtij libri, ai na sjell jo vetëm kronikën e një kohe, por edhe psikologjinë e një gazetari të vërtetë shqiptar, të përkushtuar ndaj profesionit dhe ndaj fatit të kombit. Në mënyrë të veçantë, duhet theksuar, siç kam thënë edhe më herët,  kaptina që trajton vrasjen enigmatike të kolegut të tij, gazetarit Xhemail Mustafa, një nga krimet më të errëta dhe ende të pazbardhura, që autori e shtjellon me ndjeshmëri të thellë njerëzore, por edhe me vëzhgim të mprehtë investigativ. Ai e sheh këtë si një vrasje të një intelektuali shqiptar, një atentat ndaj mendimit të lirë dhe moralit publik – një akt që mbetet ende i pashpjeguar, por që autori me guximin e tij moral, kërkon të zbardhë në ndërgjegjen kolektive.

Po ashtu, Bajram Kabashi në këtë vepër përshkruan përndjekjet e tij personale, kurthimet dhe provokimet ndaj tij nga rrjetet e fshehta të agjentëve, që operonin shpesh me metoda tinëzare, konspirative, madje edhe kriminale. Ai e zhvesh me gjuhë të drejtë e pa mëdyshje gjithë atë sistem të mbrapshtë që funksiononte përmes urrejtjes, frikës, shantazhit dhe mashtrimit. Por më shumë se kaq, ai jep një mesazh të fuqishëm për lirinë, dinjitetin dhe përkushtimin qytetar. Stili i tij është i thukët, i kthjellët, emocionalisht i ngarkuar dhe intelektualisht i angazhuar. Ai nuk flet vetëm për të kaluarën, por ndërton ura me të tashmen dhe të ardhmen. Shkrimi i tij është thirrje për ndërgjegjësim, për vetërespektim dhe për veprim qytetar.

Bajram Kabashi, pas shumë peripecish, sot jeton në Norvegji, por fryma e tij, mendimi i tij dhe fjalët e tij, janë të pranishme në çdo faqe të këtij libri, si dëshmi që shpirti i një gazetari të lirë nuk mposhtet lehtë. Ai rikthehet në Kosovë dhe në vendlindjen e tij Gjurakos, me mallin për kalldrëmet e Pejës dhe me dëshirën për të lënë gjurmë në ndërgjegjen kolektive.

Dy libra, dy rrëfime shqiptare për mbijetesë dhe kujtesë !

( Dy libra që nuk janë vetëm kujtime personale, por dëshmi të gjalla për një histori që shpesh heshtet ose deformohet. Ato flasin për padrejtësinë, përndjekjen, dashurinë dhe qëndresën njerëzore në kohë të egra... ).

Aty, autori, përshkruan përjetimin e veta edhe gjatë një hetuesinë famëkeqe të UDB-së, padrejtësinë gjyqësore dhe torturën fizike e shpirtërore, si një akt i vazhdueshëm për të zhdukur ndërgjegjen shqiptare në Jugosllavinë komuniste. Ai rindërton figurën e një njeriu të zakonshëm me moral të jashtëzakonshëm.

Në një botë ku fjala ka humbur peshën përballë zhurmës, ka ende autorë që na rikujtojnë se të shkruarit është një akt morali. Bajram Kabashi, një emër tashmë i njohur në rrafshin e publicistikës së mërgatës shqiptare, na ofron me veprat e tij një itinerar emocional dhe intelektual në thellësitë e shpirtit shqiptar – të përndjekur, të përjashtuar, por kurrë të dorëzuar. Libri "Rrëfime nga Norvegjia" nuk është vetëm një vëllim reportazhesh apo skicash emigracioni: ai është një udhëtim filozofik në kuptimin e atdheut, të dhimbjes dhe të njeriut që mbijeton përmes fjalës.

Si pjesë e një cikli më të gjerë veprash ku përfshihen edhe "Emigrantët nuk vdesin në pranverë" dhe "Letra që nuk i dërgova kurrë", Kabashi e vendos veten në zonën gri ndërmjet gazetarit dhe shkrimtarit, ndërmjet dokumentuesit dhe rrëfimtarit, ndërmjet dëshmitarit dhe mendimit  filozofit.

Në "Rrëfime nga Norvegjia", autori nuk na fton në një Norvegji turistike. Ai na përball me një Norvegji të heshtjes skandinave dhe të shpirtit shqiptar, ku mërgimtari e humb veten për ta rigjetur përmes kujtimeve. Ky libër është topografi e shpirtit në mërgim, ku çdo rrëfim është një krisje në murin e harresës.

Kabashi nuk shkruan për të dekoruar, por për të mbijetuar. Në stilin e tij, të thjeshtë por të ngjeshur, ndjejmë prirjen për aforizëm, për figura që kapin esencën në një rresht. Ai përdor rrëfimin si formë vetëshpëtimi, por edhe si akt akuze ndaj harresës kolektive. Kjo është letërsia që nuk bërtet, por që dhemb pa e thënë me zë të lartë.

Kabashi ndërthur stilistikën gazetareske me tonin meditativ të esesë letrare. Ai përdor elementë të narracionit dokumentar për të ndërtuar një tregim njerëzor, të personalizuar, shpesh të ngarkuar me reflektime ekzistenciale.

Rrëfimet janë të shkurtra, të drejtpërdrejta, por mbartin një ngarkesë që tejkalon tekstin. Një fjalë e përdorur në vend të vet, një heshtje e lënë qëllimisht në fund të paragrafit – këto janë mjetet që Kabashi përdor për të nënvizuar të pathënën. Ai shkruan si një rrëfimtar i heshtjeve shqiptare, i braktisjeve, por edhe i shpresës që rri fshehur në çdo kujtim.

Më shumë sesa kronika të thjeshta, shumë nga rrëfimet e Kabashit janë përsiatje mbi jetën, mbi vdekjen, mbi kohën dhe mbi fatin e njeriut shqiptar. Ai e sheh mërgimin jo vetëm si realitet ekonomik apo politik, por si gjendje ontologjike: një "zhvendosje e shpirtit", një mungesë që shndërrohet në ekzistencë dhe e qëndresës morale.

 Fjala e shkruar  si qëndresë !

Letërsia e Bajram Kabashit është ndërtuar mbi dhimbjen, por nuk i nënshtrohet saj. Ajo është një letërsi që qëndron më këmbë, që zgjedh të tregojë aty ku të tjerët harrojnë, që kërkon dritë aty ku errësira është bërë zakon.

Në një kohë ku fjalët konsumohen shpejt dhe kujtesa harrohet me lehtësi, rrëfimet e Kabashit janë një akt i ngulmët rezistence: ndaj harresës, ndaj injorancës, ndaj verbërisë historike. Ato janë ftesë për të lexuar, për të ndier, për të mos e harruar njeriun – as atë që iku, as atë që mbeti.

(Shënim për redaksinë): Ky  shkrim imi  është ndërtuar mbi librin  " Rilindja, Përkushtim e Trishtim" si dhe "Rrëfime nga Norvegjia"  si veprat përkatëse të autorit Bajram Kabashi, një zë i rëndësishëm i letërsisë shqiptare të mërgatës dhe kujtesës së përvuajtur kombëtare shqiptare në përgjithësi...

Nafi Çegrani,  22 Maj 2025, Çegran

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page