MUZG NE VENICE,


MUZG NE VENICE, (Santa Monika - Kaliforni)

Do t'ju tregoj se si e kalova nje muzg te kesaj pranvere, Ne refleksin e ndritur te diellit dhe te portokallise se reve, Duke admiruar Venicen1 me natyren e saj dhe aristokracine. Duke soditur ujrat qe llokociten lehte dhe ruajne qetesine. Te urat me harqe te bardha, si endrra ne gjumin magjik, Venice, nuk eshte Venecia Italiane, as Qeparoi2 im Qe ngrihet maje shkembit, si Mali Olymp!

Ndjek reflekset e diellit te shkruajne nuanca ne ujrat e kanalit, Zhurmen e rosave sqep verdha qe gjuajne per gjallesa mes barit, Pemet e lulet perreth qe mbulohen me ngjyrat si ylber, Vrojtoj me kersheri, shallin e mendafshte ne supe e hedh, Ne trup me kalojne mornica, jo aqe nga flladi qe freskon Po nga malli per keshtjellen tone, qe hesht ne Breg -Jon!

Venice, eshte nje lagje impresive, enderrimtare, Ku madheshtia disiplinohet ne korniza imagjinare, Dora e arkitektit, ka imituar Venecian me sy blu, antike e krenare Me zhurmat e gondolave gurgulluese, Me ecejaket dhe perqafimet e cifteve te rastit e romancat e turisteve, Me eren e kendeshme te algave detare, qe nxjerrin shkume brigjeve, Natyrisht qe mungojne basilikatat legjendare, e perendite pagane!

Gurgullojne ujrat ne kanale, shkunden petalet, krijojne piktura perqark, Pemeve me koloritin e stines u varin kordela dhe shilarese me dantella ne qafe, Naten dalin Neraidat nga Paqesori e zanat e malit dhe bejne serenata!

Zogjte mbajne ngjyrat e ylberit ne pupla e rreth gushes, si dekore te arta, Cicerijne embel, zbresin e gjuajne per peshq, puthin ujrat qe kane jete, Fluturat e shkruara me penelin diellor, flladisin krahet e lehta.

Venice, nje bote madheshtore brenda nje cope toke qendisur me art, Paqe, harmoni, zera te lehta biseda ne veranda, femijet koloviten ne litar, Aty jetojne njerez te ditur, elit a e Hollywoodyt, aristokrate, Muzgu i pranveres, pasurohet me vizitoret nga larg, Qe si subjekte te frikes nga Kovidi, duken rralle e me ralle...

Dhe une shetis, me mendje, sy e imagjinate... nisem te Bregu I larget, Eh Venice.., sikur ta dinin amerikanet si eshte Qeparoi yne. Ai ishte Froni i Perendive, eshte nje mini Olymp, Olymp qe e lame, u harrua u braktis...mbase u hakmorren Perendite!

E shkojne atje njerez te tjere, te kafshojne nga nje cope, Nje cope qe eshte dhe Qiell dhe Toke! Nje cope te thate pa jete njerezish, pa krijues, pa historine, Nje cope qe ka ngjyrat e detit, malit dhe qiellit, diamantet e Natyres!

Ndjej se zbresin lot...i fshij, lutem, per ata qe u bene hyjni, iken zemerthyer, Lutem per endrrat tona te kristalta qe na zhgenjyen!

Nuk jam profete, te zvogeloj distancat, ta sjell si Simbadi ate Parajse Tokesore T'ja vendos Venices perballe, e t'i them: Shikoje! “ Kjo eshte toka ku linda une, eshte hyjnore dhe jo tokesore, Qytetet i ngrejne serish e serish, ato i vizatojne, Me copa druri te parafabrikuara, Venice te tjera do krijojne!

Po Qeparoin tim nje here e ngriten Perendite, Nuk ribehet me askurre dhe nje i dyte”... Dhe me cepin e shallit lehtesisht fshiva syte! Venice, ti enderr e bukur, je femije e adoptuar Dhe e llastuar, sigurisht se linde ne Amerike!

Ti ndoshta nuk e di se c'eshte te zvarritesh ne token e huaj, nje, dy a tri here... Dhe te ngrihesh te fluturosh serish si zgalem ne ere... Ti qe shtrihesh para syve te mi, si muza Mnemosyne, afer Oqeanit Irinik Ma bere perendimin e diellit sonte, sa te kendshem aqe melankolik!

(c) ELKO N. Qeparoi, @ Qershor 2020, Los Angeles.CA.

7 views

Shkrimet e fundit