top of page

“MPLAKJA E ZEUSIT”


Sabit Rrustemi 1984

Po ju paraqes poezinë “MPLAKJA E ZEUSIT” të poetit Sabit Rrustemi botuar në librin e tij të parë poetik “KU I LA LISAT ERA”, botim i Ndërmarrja Botuese “RILINDJA” Prishtinë 1990.

Kjo fotografi e Sabit Rrustemit është e vitit 1984, kur protestonte heshtazi me një mjekërr të lëshuar, nga të paktët atë kohë në Kosovë që performonin me mjekrra, të cilën ja hoqën në burgun e Gjilanit, më tetor 1988 kur vuajti dhe 1 muaj e gjysmë burg, pas atij të vitit 1981 në Prishtinë, që pat zgjatur 3 muaj e gjysmë. 

(T. Mërkuri)

MPLAKJA E ZEUSIT

1. (Tatëpjetë Olimpit)

Duke përbiruar botën

Nëpër vrimë gjilpëre

Drita të harroi

As afër as larg nuk sheh

Sy-verbër sy-shtrembër

Prej të rënave qorre

Të plasen timpanet

As afër as larg nuk ndien

Vesh i shurdhër

Paudhësitë të shpunë

Nga s’kthen më

Tatëpjetë Olimpit të zbehur

Malit pa zot

Me gishtat që dridhen

S’futet peri në vrimë gjilpëre

Bota e vjell bukën që ia dhe

2. (Kohët me vel të ri)

Si i çmendur

Shikon kohët që vijnë

-kohë çudirat

Si i çartur i pret

Kohët me vel të ri

Një dreq në di

ç’bluan për të ç’thur

Në vete çirresh e grihesh

Pa zhurmë

Heshtjen e ke modë

3.(Fashët e reve)

Ato re tymi fashë-fashë

Diellit ia mbyllin këndet

Nga niset për në tokë

Ftohtësia zë vend

Rreth neve botës

Zjarrin e ruan gjetkë

Me zili i sheh promethetë

Memec i shekullit

Vetveten sëpari ngrin

Vetveten sëpari djeg

4. (Kujtesë e harruar)

Po plakesh

Tash asgjë nuk të kujtohet

As lëngu i ançarit

Humbe lumit të madh i vockël

As zot

As yrnek

Kot bëhesh servil

Fëmijë reprize

Ushtron cacitjen

Me shkopin mashtrues

Prej ballit kodër

Vëngër vështron

Presat e vdekjeve kah ndërrojmë

Tinëzaket qorre

5. (Vjeshta në kokë)

Dhe flokët po të bien

Vjeshta të rri në kokë

Vetmitari cullak

Dikur ti luaje me to

Tash ato lojën po ta kthejnë

Me spektatorët

Në amfiteatrin e hapur

Sheh ftohtësinë nëndhese

E bindesh pa dashje

Nuk ka bar shërues për mplakje



56 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page