TREGIM NGA MEMISHA GJONZENELI
Avjoni u ul në Rinas. Isha shumë i malluar dhe çdo gjë po më dukej tepër e bukur. Zbrita nga avjoni dhe shkova te sporteli, ku vulosa pashaportën. Mora valixhen dhe dola në sallë. Salla ishte plot me njerëz që prisnin të afërmit e tyre. Dola jashtë, ku njëherazi mu afruan dy tri vetë dhe me pyetën nëse më duhej taksi. Po, u thashë, më duhet një taksi për të shkuar në Vlorë. Mirë, më tha një djalë që ishte mbrapa meje, unë të çoj në Vlorë, se edhe unë nga Vlora jam. Atëhere pyeta, të lutem sa kushton rruga deri në Vlorë? Ai u shtirr sikur bënte llogari, pastaj më tha: 100 lekë të reja. Dakord, ku e ke makinën e pyeta, më prit dy minuta, se erdha. Një benc qëndroi pranë meje. Nga benci zbriti shofer, që më mori me lehtësi bagazhin dhe e futi në makinë. U nisëm. Ora në makinë shënonte 2,30 minuta. Më shkoi mendja gëzueshëm se për dy orë, do isha në Vlorën time të dashur.
Mitati e dinte që do veja shpejt dhe me ditë, ndaj më priste. Të dyve na kishte marrë malli shumë për njëritjetrin. Ishim djemë xhaxhallarësh, po kalonim si vëllezër. Kishim një jetë bashkë edhe në “frutore” e kishim mbrehur sqeparin tok. Ai me mundime, kishte ndërtuar një vilë të mrekullueshme, me nja 15, a 16 dhoma. I gjithë mjedisi ngjante si hoteli me pesë yje. Unë ndjeja kënaqësi të rrija gjithenjë në katin e dytë. Detin e kisha karshi dhe nuk ishte më shumë se 200 m. ndërsa rrugën kryesore që të çonte në Sarandë, ofro 70 m. Mitati ka bashkëshorte një zonjë te mrekullueshme dhe dy djem, njerin më të mirë se tjetrin. Ne, të gjithë, aty jemi rritur, ku dhe banonim familjarisht, te ish Turizmi, ndërsa Mitati pak më larg, aty ku ka bërë vilën.
Makina ecte pak shpejt. Porosita shoferin të ecte më ngadal. Unë nuk po ngopesha me pamjet që më rikalonin si në film. Isha më se i malluar. Nuk e mora vesh kur mbërritëm në Vlore. Shoferi, gjatë rrugës, nuk më bezdisi me pyetje, po kur po futeshim në Vlorë me pyeti: Zotëri nga do shkojmë? Ec drejtë për në Ujin e Ftohtë. Ai vazhdoj rrugën.
Mitati kishte dalë në buzërrugë dhe më priste. Qëndro tek ai burri që është në anë të rrugës! Shoferi qëndroi te Mitati dhe unë dola e u qafova me të. Pagova shoferin dhe e falnderova...
Shoferi, kur po ndaheshim, me tha: Unë të njoh ty, ti je shok me babain tim. Mirë i thashë, bëj shumë të fala babait nga unë. Ai iku shpejtë, ndruhej mos vonohej...Unë qesha dhe thashë me vete: Ndenjem goxha kohë bashkë dhe nuk bëmë asnjë muhabet.
Morëm valixhet me Mitatin... Te dera më priste e zonja e Mitatit. Më uroj mirseardhjen dhe u futëm brënda. Shkova te dhoma ime. Edhe për atë më kishte marrë malli. Kur dëgjova Mitatin që po më fliste, “hajde poshtë se po të presim, të hamë bukë”. Mbaruam së ngreni bukë, dhe dolëm në verandë. Çfarë mrekullie ishte... Nga aty dukej bukur Sazani, pastaj Karburuni, Vargmali deri në Llogora, pastaj Mali i Shashicës, rruga deri në Kaninë. ZOT, thashë me vete “SA BUKUR E KA QËNDISUR ZOTI VLOREN TIME”. Pimë nga një kafe turke dhe e shoqëruam me një godë raki rrushi. U kënaqëm. Pastaj shkuam te vendi jonë i preferuar. Ne kishim një tavolinë te lokali dhe rrinim atje deri nga ora 11 e natës. Tavolina ishte fare afër rrugës dhe ne i admironim të gjithë ata që bënin xhiro, i përshëndesnim ata që njihnim dhe na përshëndesnin ata që na njihnin.
Kaluan 10 ditë. Unë herë vetëm dhe herë me Mitatin, rrija te tavolina jonë me një godë birrë përpara.
Një mbasdarke isha vetëm në tavolinë dhe godën e kisha përgjysmë me birrë. Të gjitha tavolinat ishin të zëna. Kamarjeri ishte i njohuri jonë, kështuqë nuk na bszdiste njeri. Po ja një mbas dite më ndodhi diçka që nuk e prisja. Një burrë me moshë afro të 70 viteve, erdhi dhe pa pyetur fare, u ul në karriken karshi meje. Unë po buzeqeshja dhe i thashë:
-Çfarë bën kështu? Ai, po me të qeshur, më tha:
-Po ja u ula!
-Po tavolina është e zënë, duhej të merrje leje!
-Ke të drejtë, tha po me të qeshur. Unë do të të bëjë shoqeri, të mos mërzitesh. Mik, më tha, unë të njoh mirë, ndaj dhe u ula. Dhe nga një çantë nxorri tregimin tim të fundit DJALË I MIRË.
E pashë dhe mu bë qejfi. I fola kamarjerit dhe porosita dy birra me meze. Zotnia që ishte ulur karshi, më tha duke më zgjatur dorën: Të njihemi: Më quajnë Vebi, ta gëzosh i thashë me të qeshur. Sytë me vanë te fotua ime, në faqen e parë të tregimit, dhe po qeshja. U prezantova: Un jam ai që po na shikon. Kamarjeri solli porosinë: Po të doni ndonjëgjë tjetër, unë këtu jam, tha dhe iku. Të faleminderit Foto i thashë.
Vebiu pinte ngadalë dhe fare i qetë. Unë nuk ndihesha. Rrija i mbështetur në karrike dhe po prisja që ai të më thoshte ndonjëgjë. Më së fundi foli: Kam lexuar disa nga tregimet e tua. Më kanë pëlqyer, sidomos ato shkrime që flasin për punën dhe profesionin. Duke sikur je ende në majë të lartësive dhe kjo është meritë. Por, në përgjithësi, ti, duket që je gjithnjë afër personazhit dhe kjo për mendimin tim është merita kryesore. Duke pasur parasysh këto që të thash, kam ardhur te tavolina jote. Unë te kam parë që kur ke ardhur, së fundmi në Vlorë, po sot vendesa të vijë t’u takoja. Me që shkruan me shpirt dhe jemi të një profesioni, me këtë rast, do të tregoj një ngjarje të pazakontë që e kam jetuar dhe që ti, këtë ngjarje, jam i bindur, se do ta bësh pjesë të shpirtit tënd.
Unë vetëm e dëgjoja dhe nuk ndihesha. Të dy kishim harruar të pinim edhe birrën. Ai me tha: A je i gatshëm ta dëgjosh? Po, i thashë, jam në pritshmëri të të dëgjoj me vëmendje. Të faleminderit, po të lutem, mos më ndërprit…
.
Tregimi i Vehbiut: Unë jam rritur dhe kam jetuar edhe në Skelë dhe në Vlorë. Kështu që ngjarjet e tregimit tuaj i kam ndjekur nga afër. Këtu kam njohur dy djemë. Shumë djemë të mirë. Njerin e quanin Agim dhe tjetrin Iljas. Agimi ishte një vit më i math se Iljazi. Po ata rrinin gjithmonë bashkë, nuk ndaheshin kurrë. Sa mbaruan shtatvjeçaren shkuan në shkollën industriale, në klasën për Saldator. Kur mbaruan për Saldator, i caktuan në dy ndërmarrje të ndryshme në Vlorë. Po ata donin të ishin bashkë. Iljazi kishte një xhaxha oficer në Fier dhe ju lutën që ti rregullonte me punë atje. Xhaxhaj, sa shkoj në NSHMI, ata i thanë bjeri se ne kemi nevojë për këtë profesion. Të nesërmen që të dy u paraqitën në NSHMI dhe filluan menjëherë pune. Në fillim i dërguan në një brigatë që montonin rezervuar. Brigadjer ishte një bregdetas KOÇO e quanin. Koçua ishte një burrë i shkëlqyer dhe profesionist po aq i mirë. Shumë shpejtë ja morën dorën punës sidomos Agimi, që ishte kudo i gjendur dhe bënte punë me cilësi. Shumë shpejt u bënë të nevojshëm dhe Kocua i donte shumë dhe i mbante afër. Po ja që nga problemet e jetës do ndaheshin: Agimin e marrin ushtar, dhe vitin tjeter edhe Iljazin.
Sa mbaroi ushtrinë Agimi u kthye në Fier, tani ishte më i pjekur. Koçoja e përdorte si zëvendës brigadjer. Agimi, sa qe ushtar, Iljazit i shkonte një herë në 15 ditë, që të mos mërzitej. Kur u lirua Iljazi, Agimi bënte punë të kualifikuar si i pavarur, ndaj që kur u lirua Iljazi filloj punë me Agimin. Në çdo punë ata shkonin bashkë. Kaluan, pas pak kohe, me montimin e Tiranës. Kjo ndërmarrje kishte punë në gjithë Shqipërinë. Tani ata ishin bërë specjalistë të kualifiktuar dhe i dërguan në gazsjellësin, që fillonte nga Azotiku deri në Divjakë. Ishte pune specjale me përgjegjësi dhe në çdo tegel që saldoje, duhej të vije numërin tënd kur e mbaroje. Nga fundi grupi që ishte Agimi dhe Iljazi, ngritën një bazë saldimi në Grabian të Lushnjës. Aty pregatiteshin tubat dhe shkonin montoheshin. Në Grabian kishte disa familje të interrnuara kryesisht për imoralitete. Aty Iljazi u pleks me një jevgë që dhe ajo ishte e internuar. Po në Grabian shpesh vinin edhe grupe arixhijësh, rrinin sa u mbushej mendeja dhe iknin. Një darkë Iljazi kishte marrë të dashurën dhe ishte futur në një cep afër pyllit. Dy djemëve të fuqishëm arixhinjë, nuk u pëlqente veprimi i Iljazit, kështu që e gjurmuan dhe e kapën. Filluan të rriheshin, po ata ishin dy dhe të fortë, ndaj po e rrihnin paq. Kur një jevgë tjetër shkoj te kapanoni dhe u tha që një shokë i tyre po rrihesh. Agimi u ngrit me njëherë dhe pa që Iljazi nuk ishte aty, Ai shpesh vonohej po Agimi nuk ja kishte varur, kështuqë u nis me vrap ku po dëgjohej zhurma. Agimi mbërriti shpejtë te vendi i sherit, kur pa Iljazin në shesh që mezi po mbrohesh. Agimi se bëri të gjatë, u fut në mes dhe goditi me grusht njerin nga arixhijtë dhe e rëzoi në shesh. Arixhiu kur ra në shesh, nxorri një thikë dhe qe gati ta qëllonte Agimin, kur dëgjoj shokun që i bërtiti, mos se ai është shoku im. Të dy u ngritën njëherësh në këmbë, shoku e kapi për dore arixhiun dhe i tha hajde ikim. Para se të niseshin, arixhiu i tha Agimit, çfarë e ke këtë, Agimi i tha gjithëçka, shokë, vëlla pra, njësh me veten. Arixhiu e pa Agimin si me keqardhje dhe i tha: Më vjen keq për ty, se ai nuk ja vlen dhe u larguan. Pastaj ktheu prapë kokën dhe i tha Agimit: Të lutem mos e beso…Shporruni u bërtiti Agimi. Iljazi ju hoth për qafe Agimit. Tani ata ikën, të lutem më thuaj ku e gjete shok ti atë arixhiun? Agimi shpjegoi... kemi ardhur një dite në këmbë nga Lushnja në Grabjan, afro tre orë rrugë dhe që atëher jemi bërë shokë...Tani sa herë që shihemi përshendetemi, është djalë i mirë.
Mbasi mbaruan gazsjellsin të dy shokët u kthyen në Fier. Fieri kishte gjithmon punë per saldatorë...Shpesh shkonin edhe në vende të tjera, dhe prap ktheheshin në Fier. Kur u hap uzina e Ballshit ata të dy ishin nga të parët që vajtën atje. I dërguan të bënin ujësjellësin. Në Klos ngritën një bazë pregatitore saldimi, mbasi ishte dhe pika më e lartë. Aty saldoheshin tubat dhe trasportoheshin ku duheshin.. Punonin shumë orë. Kur e linin punën, ishin të këputur nga lodhja.
Po ja një dite se çfarë u ndodhi. Zoti i shptoj nga vdekja: Po punonin te qafa, që ishte edhe pika më e pjerrët. Kanali atje ishte hapur i gjithi me mina, mbasi ishte shkëmb. Tubat duhej të saldoheshin brenda në kanal. Kanali ishte i ngushtë dhe i thellë. Vinxhi mezi gjeti një vend të qëndronte, tubot ishin 500, ose 600 kg...Agimi i tha Iljazit: ulu poshtë dhe bëhu gati per saldim, unë po afroj tubin. Në kohën që gjithëçka qe gati, tubi befas filloj të rrëshqasi nga kavua, në fillim shumë ngadal. Agimi e ndjeu rrezikun, Iljazi që ishte poshtë, u bë dyll i verdhë. Tubi, që të dy do i copëtonte. Agimi shpejtë pa rrotull kur i zuri syri një binar, zgjati dorën, mezi e kapi, se tubi po e shtynte, Agimi dalloi një si vrymë dhe shpejtë futi binarin atje dhe nga ana tjetër e vuri para tubit dhe e mbeshteti me gjokes, tubi per një çast qëndroi, Agimi i foli Iljazit: Shpejt kalo nga këmbët e mia dhe më ndihmo. Dhe, në kohën që erdhi Iljazi tubi po fillonte të rrëshqiste edhe ai i vuri shpatullat, atëhere tubi qëndroj. Bigisti e rregulloj kavon dhe e shtrëngoj. Të dy shokët dolën jashtë kanalit dhe u shtrinë mbi bar, deri sa morën veten. Zoti i shpëtoj, po edhe Agimi, që për asnjë çast nuk e humbi toruan...
Agimin me Iljazin i shikoje gjithmonë bashkë. Shpesh mendonin se ata ishin vëllezër. Po jo, ata qenë vetëm shokë të ngushtë dhe benin gjithëçka për njeri tjetrin. Gjithë ato vite bashkë ishte farkëtuar dashurija dhe respekti pa kufi për njeri tjetrin.
Agimit, kur punonte në Klos, i ra në sy një vajzë. Për herë të parë në jetë, që kur e pa, qëndroj gjatë si i hutuar, që ta shikonte më shumë. Po dhe asaj i tërhoqi vëmendjen ky djalë. Që atë ditë ai dëshironte ta shikonte më shpesh. Dhe ja një dite u takuan ndofta rastësisht. Të dy u skuqën në fytyrë. Ajo donte të largohej, po ai i preu rrugën dhe i tha të lutem më dëgjo. Ajo qëndroj kokë ulur dhe Agimi vazhdoj: Është hera e parë në jetë që takoj një vajzë që më pëlqen. Unë jam një saldator, që veç profesjonit, nuk kam futur gjë tjetër në zemër. Tani që të kam parë ty, nuk mundem të ndaloj zemrën që do të të mbajë vetëm ty. Që kur të kam parë më duket sikur ti je gjithmonë me mua, në punë e kudo. Ajo ngriti kokën dhe e pa drejt në sy dhe i tha, në qoftë se vërtetë më do, kërkomë te shtëpia, se edhe unë të dua dhe në moshë martese jam. Ajo u largua me shpejtësi. Atë darke ai i tha Iljazit. Të nesërmen Agimi ja tregoj vajzën Iljazit. Iljazi e kishte parë atë vajzë, po nuk i kishte lënë ndonjë përshtypje të veçantë.
Një dite babaj i asaj vajze shkoj te baza, për të ngjitur një kokë krevati. Atje Iljazi u njojt me të dhe kur shiheshin shkëmbenin përshendetje me respekt.
Agimi kishte rënë brënda: E donte seriozisht atë vajzë. Shpesh pas pune, shkonte enkas nga shtëpia e saj.
Agimi një dite i tha Iljazit: Të shtunën do shkosh në shtëpinë e asaj vajzës, ta kërkosh për mua. Iljazi sikur u droth pak, po ky ishte urdhër. Në darkë Agimi e takoj të dashurën dhe i tha të shtunën do vijë një shoku im, të të kërkojë. Ditën e shtunë Iljazi u vesh dhe u rregullua mirë dhe shkoj te shtëpia e vajzës.Trokiti. Derën e hapi e ëma e vajzës. Hajde brënda, urdhëro dhe hapi rrugën. Iljazi hyri brënda dhe qëndroj në koridor, po zonja nuk e la: Hajde këtu. te dhoma, i tha. Dhoma ishte e rregulluar shumë bukur, tamam për miq. Ndërkohë hynë në dhomë njeri pas tjetrit edhe babaj edhe vajza dhe u takuan miqësisht, se Iljazi me të jatin njiheshin. Vajza shkoj të bëjë kafe. Ngelen vetëm dhe i jati e pyeti, ç’e mirë të pruri te ne? Iljazi, si me turp i tha kam ardhur të kërkoj dorën e vajzës tuaj. I jati qeshi: Nuk dua të mendohem shumë, i tha. Unë kam pyetur për ty, se dhe mua më ka vajtur në mendje për këtë lidhje, që ditën që të pash. Kështu që vajza është jotja. Iljazit po i merrej goja, dhe s’dinte çfarë të thoshte më tej, po i jati ja mbylli gojën i vendosur: Vajza është jotja, nuk dua më muhabet. Që sot e tutje, ti je djali i shtëpisë. Dhe të vish në këtë shtëpi si dhëndëri jonë. Në këtë kohë hyri vajza. I jati i tha të bijës: Leri kafet aty dhe hajde te babi, ajo ashtu bëri, shkoj tek i jati. Ai e kapi për qafe dhe puthi në të dy faqet dhe i thotë: Të trashgohesh, ky është djali që të do. Ajo e bindur, po dhe e tronditur, u zveth në fytyre, nuk foli, pastaj tha mirë babi, ti e di dhe iku e nuk u duk më. Iljazi u ngrit edhe unë do iki tha. I jati i tha: Të vish çdo darkë, ne të presim.
Iljazi i shqetësuar nga ngjarja befasuese, u vonua dhe në dilemnë, nuk shkoj menjëherë te Agimi qe e priste në ankth. Po, sado që të vonohej do shkonte pa tjetër te Agimi, në zbatim të urdhërit të tij. Sa e pa Agimi i tha:
-Hë vëlla si kaloi. Çfarë bëre? Kokëulur Iljazi u përgjegj gati duke belbëzuar:
-E zbatova porosinë dhe kërkova vajzën, po nuk e kupova mirë... po pse ata, nuk të përfillën ty, po ma dhanë mua për nuse çupën!?
-Mos, bërtiti Agimi, çmë bëre, dhe humbi ndjenjat. Pas pak erdhi në vete, dhe filloj të qaj me lot e të bërtitura:
-More Iljas, më more vëllain e dashur, më more shokun e ngushtë të fëmijërisë, gjërat më të shtrenjta për mua, së fundmi më more edhe të dashurën? Dhe u ngrit e iku duke qarë, pa mbyllur sytë gjithë natën. I erdhi rreth e verdallë kapanonit deri në mëngjes.
Nga ora 8 të mëngjezit shkoj e takoj drejtorin, që e kishte edhe shok dhe i tha që ta trasferonte në ndonjë kantjer nga veriu. Drejtori kishte qenë më parë montator. Kishin respekt per njëri tjetrin. Brenda javës Agimi u trasferua në Laç. Në Laç e priten shumë shokë, po ai, nuk ishte në forme.
Iljazi kur iku Agimi shkonte darkë për darkë te e fejura, shpesh edhe flinte atje. Pas gjashtë muajve Iljazi u martua...Kurrë nuk u fol më për atë shoqëri të ngushtë dhe të rrallë.
Erdhën ndryshime në Shqipëri. Agimi iku në Amerikë, në Detroid. U martua dhe pas një viti Zoti i dha një djalë. Vetëm kur sa herë merte djalin në dore ai ateher qeshte e tjetërsohej. Më vonë, Zoti i fali dhe një vajzë. Kështu që, më në fund, ishte i lumtur. Iljazi ishte bërë me dy goca. Ai kishte hapur nje restorant dhe puna i shkonte shumë mirë, veç kokën e mbante gjithnjë poshtë. Atë Iljaz, që mbante gjithë brigadën me humor sikur e kishte përpirë dheu.
Agimi ka dy vite që ka ndërruar jetë. Atë e prunë në Shqipëri për ta varrosur. Në varrim folën shumë shokë që kishin punuar dhe jetuar me të. Kur po e futnin në varr edhe Iljazi mori lopatën dhe desh ta mbushte me dhe, po e shoqja e Agimit, që e dinte historinë nga Agimi, e pa e nervozuar dhe desh tia merrte lopatën, po nuk qe nevoja. Ai e la në vend lopatën dhe u zhduk për gjithnjë, duke e ndjerë thellësisht mbi vete fajin e tij të pabesisë.
Vehbiu këtu e mbylli tregimin. Ishte shumë i lodhur. As ai dhe as unë birrën nuk e kishim zënë me dorë, po që të dy, sytë i kishim të skuqur... Kishim përjetuar një ngjarje të dhimbëshme të jetës sonë të herrëshme, midis minatorësh.
-Më falë, më tha mua, për kujtimet e trishta, po kjo ka qenë jeta jonë.
- Unë të falnderoj ty me gjith zëmër, miku im. Edhe unë kam pasur nderin të isha dikurr antar i asaj armate të shumëvuajtur montatorësh dhe e kujtoj atë me nostalgji...
Ai u ngrit të ikte, po unë nuk e lashë. Të lutem mos ik, mos më lerë vetëm dhe ai u ulë. Ndenjëm deri nga ora 11 e natës... pastaj u ndamë, duke e shtuar respektin për njëri tjetërin.
CIKAGO, PRILL 2O21..
Comentários