top of page

MONOLOG I PRIAMIT


Rrustem Geci

MONOLOG I PRIAMIT - Poemë nga libri në dorëshkrim, "Diell i zënë Çamërie"

Unë mbret i vetëm i Trojës, zotëria vet, të gjitha dijet ia fala vendit tim dhe njerzëve të mirë të këtij qyteti Liri, hijet që lëshojnë pallatet këtej janë prej yjeve, prej hënës, e diellit. Troja shumë e çmon lirinë. Pyetini filizat e ëndërrave që rriten këtej ata në ( qeshje ) i kanë shkronjat dhe në vaj, vuajtjet e dëshpërimin! Grua e Trojës, grua shumë e bukur grua e nderuar dhe nënë e trimave dashuria e jote lindi tërë këtë qytet. Në Trojë, populli është zemëruar; yje ka qielli dhe ende është natë dardanët e Trojës po grumbullohen T ́i mbrojnë o t ́i djegin kullat e tyre Troja nuk jepet! As Troja nuk falet. Helena vet e dashuroi djalin tim, Menelau ishte pa syrin e Polifemit. Popull, Troja s ́ka përse të frikohet njëgjakësh jemi të gjithë pellazgët, zemërimi mund të jetë i fshehur po djali e vajza janë të dashuruar.

2 -------------------------------------------

Në Trojë, një Trojë kundërshton, që Troja nga zemërimi të mos digjet, yje ka në qielli dhe ende është natë përpara do të kemi luftë të gjatë, këto plazhe që duken të shkretë shpejt do jenë një varr pa varre; luftrat të ngjashme si e jona, edhe hekurin e fortë e djegin e bëjnë hi! Kujtesa e pellazgëve e ruajti Trojën shqipen e lashtë të stërgjyshërve për Paridin, Helenën, dhe Athënen, do të jetë një ditë me pakëz Trojë. Troja është rrethuar me legjenda me kafshë gojëdhënash e lugetëri. Në histori rrugët janë të ngushta mendja hyut mund të bëjë më tepër Në diell trojanët njihen mes vete Troja do mbetet një kujtesë luftash derisa të zbardhen hiletë e Akejve do duhen ndoshta edhe mijëra vjet që e vërteta Trojës të thuhet, drejt. Priami Zeusit; luftën s´e shpika unë por rrufetë që fshihen mes stuhive akejtë lejen ia morën falas vullkanit pa njësyshin e Polifemit të Adamit.

3 --------------------------------------------

Përderisa dashurinë e dashurojmë, natyra e këtij demoni nuk ndalohet. Pyes, a jemi të mjaftfuqishëm ne, dhe të mjaft – kujdesshëm sa duhet t ́ia falim të fundmen dashuri Trojës? Gjykojeni vetë atë kalë mashtrues që oborrin tonë ta bëjnë kasaphanë këtë humbje s ́do ta quaja ndryshe pos mjegullën ma të ultë në kët botë Qaj, flamuri ynë, qaj dhimbja ime se unë Priami, vrava shtëpinë time pa u spërkatë me asnjë rreze yjesh. Në tërë këtë gjëmë ku tashti jemi, s ́ ka strehë që mund të na shpëtojë, në këtë mjegull tonën, Troja u shua nga më e helmëta shpatë e të ligut. Në Trojë gjatë s ́do të ketë flamur, as njerëz që qeshin dhe që punojnë. Shtëpitë tona që na i dogji “Kali...” me asnjë lloj gjaku nuk pastrohen. Troja vdiq pa u bekuar me fitore këtij vendi do t ́i vihet emër tjetër Në eposet me nam planetare, Troja është përbashkuesi i të humburve, forca e graviteti i përgjakjeve midis fisesh, nga e padukshmëja dashuri.

4 ---------------------------------------------------

Kjo botë e dashurive të mëdha është përtej mundësive të Trojës Lufta e Trojës s ́do të jetë e fundit, po mund të quhet një luftë e parë; një djall fshihet çdo herë tek vetja se flakët që po e djegin Trojën, do ia hanë trupin tërë pellazgjisë. Jo të gjitha luftrat janë me fitore Këtë ma thoshte gjyshi në Lezhë! Të krijosh kohë, do të thotë fillim pagjëmësi jete, dhe ide të bardhë. Kjo që tani po ndodhë këtu tek ne është mjegulla më e ligë në tokë, ku as mes miqëve s ́ ka miqësim. Ne vritemi me ata që po na vrasin kjo është Troja e Priamit, Troja jonë, Troja që dardanët e ngritën. Tani që jam në mes të dy kohëve asnjë shpresë Trojën s ́e shpëton, Qytetet mbijetojnë aq sa jetojnë Lufta e Trojës s ́është në dobinë tonë, por në dobi të zjarrvënësve. Muza sot më thoshte të vërtetën Ende ka shkretira të pabanuara Troja do ngrihet dhe rindërtohet por asnjë Trojë s ́do të mbijetojë!

5 --------------------------------------------------

Trojë, ti sot armike e ke dashurinë, dhëndërrin Paridin, dhe nusen e tij Helenën. Dashuria s ́ ka pendë, as krahë, që t ́ia thyejmë dhe shkulim. Ta mbys Paridin s ́më bie ndërmend Dashuria natyrën e ka prej mëmës, ndërsa fshehjen e trimërinë prej të atit! Kohën s ma bën të durueshme as bija e Afërditës, dhe as hija e saj Pyes; çdo bëhet me Akropolin, me pasuritë shpirtërore të pellazgëve?! Trojë, ti sot armik e ke dashurinë. Nga të erdhi ty ky kalë i nxirosur, apo mos unë jam ajo kafsha e keqe! Vaji i detit është i njëjtë me timin kripa e njelmët ia mpreh tallazet; në cekëtina e plazhe ka kufoma dhe kafka kokash sa për një Kala; vetëm nën qiell të shqipes ka Trojë. vetëm nën qiell të shqipes ka Iliri. vetëm nën qiell t´shqipes ka pellazgë vetëm nën qiell të shqipes ka dardanë vetëm nën qiell të Ipes ka Shqipëri Prej se jam lindur e dashurojë Trojën, drerin e ëndrrave e kam për zemër. O fat i Trojës, tragjedi e Priamëve luftën s ́e ndali, Troja do digjet, por,

6 --------------------------------------------

bashkë me të, edhe e fitorja armikut. Rruga për në histori mbetet e gjatë yje ka qielli po vazhdon të jetë natë agim i kuq i arbërit, i kuq shndritë prej ajrit lart dielli vëngër na soditë dardanët kudo po grumbullohen t´i mbrojnë tokat dhe kullat e tyre Helena e deshi vet djalin tonë, ajo e pëlqeu marrëzisht ta marr për burrë, Troja s´ka pse të frikohet, jemi në vendin tonë. Një gjak jemi me akejt zemërimi mund të jetë i fshehur po djali dhe vajza fort përqafohen Qielli ka yje po vazhdon të jetë natë përpara kemi një pafundësi epokash pellazgët kanë rrugë të gjatë në jetë ky plazh me rërë mund të duket shkret. Por nata ka humbjen e vet Iliada e Homerit i këndoi Trojës por përshkruesit atë e ndryshuan shpikën grek midis fisesh pellazge Për Priamin, Eneun , dhe Kreuzen shqiptarët do ta ngrejnë të vërtetën për luftën e Trojës, dhe rreth Trojës Troja kryeqytet i dardanisë së lashtë e shtrirë në gjerësinë e trojeve të saj: mbetet luftë midis fisesh pellazge O fat i Trojës, o tragjedi e Priamëve luftën s ́e ndali, Troja do digjet, por, bashkë me të, edhe fitorja e akejve.

Atdhe Geci - Dortmund, 2020 / Poemë nga libri në dorëshkrimi, "Diell i zënë Çamërie". p. sh. Poema është ripunuar!....

48 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page