MJAFT ME TIFOZERI TE SEMURE!


Thanas L. Gjika




Tifozëria (tifozllëku), kur përjetohet me tepri e bën njeriun të sëmurë mendërisht, pa e kuptuar ai vetë. Kur një person është tifoz i sëmurë, pra simpatizant i tepruar ndaj një ideje, njeriu, grupi shoqëror, ose partie politike, kjo e bën atë të pakënshëm në shoqëri. Një tifoz i sëmurë është i pakëndshëm në shoqëri sepse ai shpreh simpati të tepruar për një ide, person, grup shoqëror, ose parti politike pa dhënë argumente logjike dhe fakte reale, por vetëm se ashtu i është mbushur mendja atij. Me një fjalë, një tifoz i sëmurë mund të quhet njeri me tru të shpëlarë, që nuk ha logjikë, po shprehet e vepron vetëm sipas disa idesh fikse që i janë ngulur në kokë prej kohësh dhe nuk pranon të ndërrojë mendimin, opinionin e vet, nuk pranon të evoluojë në përputhje me rrethanat shoqërore.

Tifozi i sëmurë është i keqi i vetes dhe i familjes, sepse ai zihet dhe me njerëzit e familjes që mendojnë ndryshe, por kur tifozëria bëhet pjesë e mendësisë së një grupi të madh shoqëror, ajo kthehet në një dukuri me pasoja shkatërrimtare për mbarë shoqërinë e një vendi. Kur tifozëria merr përmasa globale bëhet rrezik për mbarë njerëzimin, si u bë komunismi në vitet 1945