top of page

Minush Hoxha: Një Lul i vocërr i madh

ree

Nuk e mendoj fare se edhe sot nuk na endet në mendje Luli i Vocërr i Migjenit tullumbackat dhe bota e zymtë e tij.Në ditët e ëmbla të adoleshencës sonë e lexonim më ëndje të veçantë se, të gjetur në një gjëndje të përafërtë me te, instiktivisht mendonim se ja, Migjeni ai Shopenhaurist i devoçëm, duke e përbotur mjerimin e jetës sonë, në të vertetë, na mirrte në mbrojtje ose, sëpaku më të mirë- si ia thonë.

Dhe Migjeni ia doli: të gjithë ne në përpjekjet tona letrareske, preknin varfërizmat e mjerizmat, acarrin,shtëpizat të mbuluara me borë, bukën bajate, leckat që na veshnin apo ato me të cilat na mbulonin dhe opingat që na mbathnin, divanin nga kashta a fierri dhe si jo, kokrrën e sheqerit që gjyshja si një raritet ia jepte tines ndonjë nipi si një trajtë i mito-s për ta detyruar ate që t’ia përqafojë rrudhat e trasha të fytyrës nga të cilat ndotej e rrënqethej.

Të ngujuar në këte botë me elemente horrori në të cilin kaçubeti, teranati, gogoli, hallabuka, kallakangja dhe të tjera figura frikësuese lëviznin përditëshëm e përnatëshëm në imagjinatën tonë tmerrësisht të trazuar sa për t’na frenuar nga punët e palejuara,të denoncuar, të përgjuar e të ndëshkuar për nocione abstrakte dhe punë të cilat nuk dinim ti vlerësonim se përse janë të inkrimuara, në duhet të jetonim, e duke jetuar ta çonim deri në cak një fiksim politik që ndjellte histeri e ndërsyrje me denime penale e politike, duke na shtyer kënaqësitë e jetës për një tjetër kohë.

Në këte botë nisi jetën profesori Ruzhdiu. Ai duke i rënë botës letrare shqipe /dhe jo vetëm asaj/ kryq e tërthorë dhe duke përfunduar studimet në këte fushë u bë ne fillim një goxha nxënës pastaj student e më vonë profesor, me një të ardhme që s’duhej të ishte as në çfarë afrimiteti me ate botën migjeniane, veçse një mësimdhënës me petka korrekte për mësimdhënie e kollare, me nuse të mirë e fëmij të edukuar dhe me prindër që tok sëbashku do jetojnë jetën e vetë në një idil që e kishte përceptuar nga literatura dhe e kishte ngulitur fuqishëm në mendjën e vetë.

Profesori Ruzhdi dinte se në letërsitë dhe artet e popujve të tjerë kishte vlera mahnitëse dhe po nuk i lexojë, fuqia e fjalës së tij thënë nxënësve ose e shkruar,do ishte e zbetë, anemike që nuk ia do e dëgjon sekush dhe bëri ate që duhej. I lexojë ato aqë sa ia lejonte koha e rrethanat por aqë sa- që vetë pata rastin- të ngrit vlerën e shkrimit të vetë deri të një stil i shkëlqyer dhe observim të denjë filosofik jetes tonë.

Kaloj të tërë sprovat që ia detyroj koha dhe mbrojti kurrikulumin e vetë nga ndotja me ndonjë shkarje e dënueshme kombëtarisht,të pahirë ose të qëllimt duke zbritur në punët që për eminencën e intelektit të tij ishin të papranueshme.Por ja se frika nga turpërimi nga vetja e kombi dhe nevojat imediate që dilnin si një imperativ nga jeta familjare e përditëshme e bënë ate një shegert i ndërgjegjëshëm i një qeramikëvënësi që ia bënte respektin dhe ia paguante shujtën dhe meditjën.

Dhe në një kohëgjatësi jo të shkurtër, qe i detyruar të davaris shumë gjëra që i kishte për zemër që të mbroj nderin e vetë e dinjitetin.

I raskapitur nga puna e qeramikvënësit, këthehej në kohë të vonë i kënaqur nga puna e bërë, por i pakënaqur se bënte punën që s’i përkiste por edhe që nuk i mjaftonte për një jetë çfarë e kishte imagjinuar në ditët studentore dhe në fillimin e karrierës. Ama i qetë ishte.

I ndjekur si shumë e shumë të tjerë të tillë, por pa rrëshqitur as për një pikë nga kodi politik e moral i kohës, i trazuar nga të ngjarat e jetës deri në bezdi, /se tek e fundja, se kishte sjellë ate askush me pajton për një sefa të pasosur/, profesori,- i qetë /s’paku jipej i tillë/ bënte jetën e vetë në një shkallë të ultë të mirëqenies i shoqëruar përherë nga libri të cilit, i begatuar me përvojën jetësore, tashti ia lexonte tekstin e nëntekstin, mesazhin e kontekstin që e kishin lindur librin.

Varfëria e presioni politik gadi që e pllakosën. Por s’jipej ai kollaj- jo! Kishte një strukturë shpirtërore të qëndrueshme sa për ta përulur cilado forcë.

Evoluoj familja, ndërruan rrethanat, ardhi një sistem tjetër vlerash, presioni politik i trajtave më lemeritëse morri fund, erdhën pushtetarë të rinjë, me ide e sentimente befasuese, ardhi çasti i heqjës së maskave dhe dukjës të së vërtetës, ndodhi dhe polarizimi shtresor mbi baza pasurore çfarë se kishte imagjinuar as se kush dhe mbi të gjitha, ndodhi viti 65 i moshës së profesorit nga i cili dolën 4o gjenerata me dije serioze nga historia dhe teoria e letërsisë dhe pensionimi i tij me një shumë dukshëm- dukshëm më të vogël se e dalja finansiare më e vogël e pushtetarit të cilën ai, po do ia jipte dikush në trajtë mitoje, do e prekte në seder autoritetin e tij dhe do e merrte fyerje të rëndë.

Po profesori, nuk jipet se nuk jipët…

Do dal ai vizavi ndërtesës së Gjykatës, në pikën më të frekuentuar të qytetit pa komplekse por, për hater të së vërtetës, pa as më të voglën dëshirë se e shohin ata- nxënësit e tij të cilët në forume shtetërore ia kanë matur nevojat dhe ia kanë caktuar pensionin, dhe, librat, tashmë të leçitura e të tejleçitura, një e nga një, do i shes sa për ta mbajtur trupin e dinjitetin e vetë të gallë. Se punë të tjera e ka të zorrshme të bëjë.

Dhe duke shitur libra tek tuk, do qeshë nga zori për epilogun jetësor të vetin, do e trajtojë si një befasi jo dhe aqë të mirë, do gjej në te pak rrenë, pak mashtrim e tradhti e mbi të gjitha poshtrimin e personit të vetë i cili i vie më rëndë se vetë jeta e keqe dhe mizerabiliteti i shumës së pensionit të quajtur akcidentalisht pension. Disi, do e marrë vetën padrejtësisht të mohuar.

Duke shitur librat dhe pikërisht “Vargjet e lira” në të cilat si një hije në secilën poezi bënë jetë Luli i Vocërr, profesorit i kujtohet po se di se nga cili film, thënia: “Të çuditshme janë këto rrugët e Zotit” e pastaj i merr gjërat me rezignatë dhe të zakonshme. Bile edhe qeshë


Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page