Minush Hoxha: KOHËRAT
- Prof Dr Fatmir Terziu
- 2 days ago
- 5 min read

KOHËRAT E Z. REBE-FRAGMENT 2.
Që të dy në heshtje e në të menduar. Z. Rebe tek e shikonte me brejtje për të thënën e sikur pritte mendimin e Skendos kurse ai, në orvatje ta gjej e t’ia thot sa më përkatësisht. E vërteta, ai ia tha fyerjen por respekti i Skendos, ndalte ate nga reagim më i ashpër.
,, Ju z.Rebe, kini disa veti-natyrisht, të vlersuara-të cilat ua kanë siguruar respektin dhe një vend të pashem në lavdinë lokale. Ndofta dhe më gjërë!” shtoj ai. ,,Përveç arsimimit të arritur me punën e përkushuar, kini dhe një përvojë, krijuar përmes thyrjeve shoqërore. Posteve! Funksioneve! Asociacioneve! Konflikteve! Atyre mbushulluar me gjak e me sakatosje të papara. Përvojen që bashkë me arsimimin, ua jep të drejtën por edhe ua detyron ta thoni fjalën e pritur. Fjalën që përmbushë më se miri kriter mençurie”
Heshtje.
Pas një pushimi të shkurtër e tek orvatej të gjej fjalën e zgjedhur nga respekti ndaj z. Rebe por edhe kundërshtinë në ngulmërinë e tij, vazhdoj: ,, Në veçanti, ju bënë atraktiv disidenca ndaj mendsisë publike. Po dhe ndaj intelektualve elitarë dhe drejtuesve politik.”
Në këte fjali, z. Rebe u gjet i ngacmuar dhe reagoj me një qeshje më të thekshme: ,,Hë,hë! Intelektualët elitarë E cilët na qenkan ata!? Në mos ata që bënë që zhvillimi të ecën me ecje breshke? Ata që i bënë vendit një foto edhe qesharake edhe të vajit. Eh z. Skendo...! Vazhdo, vazhdo e ndjesë për ndërhyrje” ia tha z. Rebo dhe ai vazhdoj: ,,Më të drejtë e kini! Dhe këte cilësim e dhatë pak më parë në një tonë shqetësimi! E prijësve politik, nga synimi i lartësimit të egos tuaj apo nga synimi të këtheni ecjen e gjërave rrugës së duhur. Ndofta dhe nga oportuniteti-ajo mbi domosdoshmërinë e mendimit tjetër. E them këte i dijtur se ç’domëthënie ka për ju mendimi tjetër. Ate që kini vendosur në mendsinë tuaj pas studimit e analizave të sofizmave edhe filosofike edhe historike. Atyre dialektikave e domosdove të kundërshtive që ndryshuan mendsinë njerëzore. Trajtimet e tyre do ishin jo vetëm të mynxyrshme, por nën pikëpyetje nëse do u dilet tek përgjigje e prerë”.
Dhe, derisa z. Skendo mendohej për vazhdimin-thuaja të monologut celebrativ ndaj z. Rebe- ardhi kamarieri dhe, pas pyetjes, z. Skendo porositi dopjo verë.
,,Diç nga meny kuzine jona...?” e pyeti kamarieri dhe pasi morri përgjigjen ,,jo, asgjë” u largua. Më pas Skendo, doli aty ku synonte më parë e vazhdoj:
,, Ju z. Rebe, më parë i ngjitet tiketin historisë me fjalën ,,karrikim” e unë mirrem me te. E kjo ngjanë sikur i ngjet një shisheje me pije tiketin ,,skaduar”. Do thot: mos konsumo! E vlerësoj! Kam lexuar literaturë të gjerë-e them një minibibliotekë. E kisha të vështirë të bëja një gjykim të prerë nga ai galimatias kundrimesh të ngjarjeve të mëdha, të opinioneve për emërat e mëdhenjë të historisë. Opinione të kundërshtuara reciprokisht. Pa argumentim të patundueshëm! Dhe secili tek ka bërë-si e thoni ju-një karrikim të të shkuarës, kurse kishte vetëm një ngjarje”.
,, Skendo!”- ndërhyri z. Rebe. ,,Ke këte emër-me gjase-inspirim nga historia e atij që si kryetrim mbante këte emër dhe, tani-shih e habitu- në vend të luftës me helmetë, i është detyruar të gjorit detyrë-bile akoma më delikate. Të hapë rrugën nga fitorevazhdim i asaj të tij, pa konsiderata ndaj tij. Ate që nuk ia mba sqepi dhe ate që nuk ia do prirje e as nam i tij. Pra, t’a them më kuptueshëm, t’ia dalë pa një tjetër, njëherë mbrojtjes me vringëllim shpate të atyre që kanosen nga zhbërja, të bëjë homogjenizimin dosido e më pas të hap rrugë dhe t’ia jap vrapit drejtë mëvetësisë së mundimshme në të ekzistuar duke spikatur tiparet e vlerat që e dallojnë nga të tjerët. Dhe ai, emëraku yt, hero i nderit e guximit, morri në trast mendjeje, ashtu tek ecën drejtimit të zgjedhur, edhe shpëtimin nga vetëzhbërja nga mjedisi që e rrethon. Një si strumbullarë! Apo jo? Dhe, historian Skendo, kjo detyrë përcaktuar kryetrimit, bashkë me te po ushtrohet, bile me eufori. Nga se? Nga adhurimi i legjendës apo nga mospërballimi i vetes hiqe! Cilido motivi, po, ia doli synimit! Mësyerje nga nesërja pa këthim koke pas! Apo jo? Dhe, për këte janë provë edhe të arriturat!” ndërhyri z. Rebe me një ton paksa të ngritur.
,,Përceptimi juaj është i saktë dhe konkludimi logjik! Përkundra kësaj, do bëjë-me pëlqimin tuaj kuptohet-një ndërhyrje sqaruese. Z. Rebe, ju e dini! Njeriu me të lindur ka në vete shtysin për të jetuar. Qenie e tij përcakton të gjitha nevojat e veprimet. Më pas, ndërhyn pyetja: është dëshira, adhurimi ai që shpie nga jeta, apo ajo zbrazëtia që do të plotësohet e që bënë dëshirën, adhurimin. Të jap një plotësim se ç’kupton adhurimi. Patjetër që kuptimisht përmbushët me dashurinë e njeriut, me të drejtën dhe vlerat tjera të konventës njerëzore. Duket se detyrimohen reciprokisht ashtu që ajo zbrazëtia neveritëse, që të mos pushoj se ekzistuari qenie njeriu, që të luftoj kanosje hiqi, i duhet adhurimi. Dhe, shih mrekullinë: që vetja t’i ikën fikjes, gjendjes së hiqit, krijon adhurimin dhe ate fare të qëndrueshëm, sa të shpëtoj një vete nga fikja. Dhe, ajo që krijon këte raport, nuk është vetëdije e njeriut por rezultim i qenies së tij”
,,Dhe, nga do ia del me këte mendim?” e pyeti z. Rebe. ,,Nga unë?!” vazhdoj.
,,Jo! Është ky vetëm një mendim përfshirës! Një si parim përherë i pranishëm që nuk ka lënë asnjë kohë e asnjë hapsirë pa e përfshirë!” iu përgjigj z. Skendo. ,,Por-vazhdoj tutje: ,, nuk është se nuk prekë çështjet e preokupimit tuaj i cili u shkakton indisponime por edhe ikje kontakti. Tashmë z Rebe, është vërejtur neveri juaja dhe ai shikimi qortues juaji. Dhe tek vijnë nga ju dhe tek njohin vlerat tuaja, kjo u vie paradoksale e nga ndonjë edhe si lëngatë psikosomatike”.
,,Pa të m’a thuash këte e dija. E dija...Nuk përkonte me normalitetin si normë qytetarie e cila do sjellje të uniformuar. Sjellje normale që ngulfate shpirtin por që ndalon ndjesi hiqi” ndërhyri z. Rebe, tashmë aqë i ngacmuar sa të hap një dialog me Skendon, pa limitë ore.
,, Skendo, shoh tek ti një të vërejtur të dalluar dhe një zotësi rezonimi. Dhe, kjo me shtynë që të hap-t’i them dialog, konversacion a polemikë. Më në fund as që ka peshë përcaktimi terminologjik. Është interesimi i dyanshëm. Që të dy anët-ne pra, kanë një fond njohurishë sa të bëjnë një konversacion kompetent. Kompetent në kuptimin e shkëmbimit reciprok të mendimeve me peshë. Jo atyre të ngutshme, refleksive! Qetë, pa ndërhyrje të panevojshme dhe me pretendime të mbërritjes tek e vërteta, duke respektuar mendimin tjetër dhe duke e pranuar po pa vlerën e duhur” vazhdoj z. Rebe.
Skendo e dëgjonte me shumë kujdes. Më në fund, kishte kaluar kohë në pritje të takimit me z. Rebe. I dukeshin atraktive, jo vetëm njohuritë që kishte, por edhe çasjet gjerave dhe këthesat në të menduar të tij. Dinte ate si një aspirantë të pasionuar të lirisë dhe të demokracisë. Të luftëtarit të pasmbrapshëm nga mëvetësia e pavarësia, jo më si dëshira e synime masash që këto i kishin perceptuar e pranuar pa njohur të plotë domethënien dhe peshën e tyre, por si diç domosdoje që mistershëm rezultonte nga qenie e njeriut.
Comments