top of page

Minush Hoxha: I shurdhti


I shurdhti

 

Ka një kohë më të gjatë që nuk dëgjon dhe nuk di se cili është shkaku. Duke bërë presion që të gjithë, e në veçanti gruaja që kishte humbur kontaktin shkaku i kësaj dhe jo vetëm i kësaj por edhe që nuk ia kishte dëshirën ta dëgjoj, më në fund, vajti te specialisti. Një otorinolaringolog që më vështirësi të mëdha ia shqiptonte goja, i dëgjuar i qytetit e më gjërë. “Ai ta thot shkakun dhe ai të sheron”.

U tha u bë.

Vajti në ordinancën e madhe, të bukur dhe sa i dha leje me “hyr” edhe hyri.

 “Nuk dëgjoj nga të dy veshët” ia tha.

 Doktori buzqeshi ca e ia këtheu:

“Unë nuk shëroj sy se kam mbaruar një drejtim tjetër mjekësie”

“Po pikërisht për veshët ardha këtu”

“Ama di një doktor tjetër që sheron syt. Është një oftalmolog shumë i zoti. Ka bërë specializimin në një klinikë të famshme”

“ Po unë nga veshët vuaj!  dhe do ndahem nga gruaja  nga ky shkak se i dukem sikur shtirem!” 

“Ja tek ua shikoj syt më duket sikur keni një miopati të theksuar me një dobësim evident të retinës. Dhe vetë nuk shoh gjithaqë se më iku dioptria në plus 4 ”.

Meqë ai nuk dëgjonte se çfarë i thonte  ky duke kapur veshët i jipte isharet për hallin nga shëndeti që kishte. Ai qeshte.

“Unë dëgjoj mirë. Edhe ferferitja e gjethit nuk më ikën pa e dëgjuar. Po, sa të pash e  dija se nga syt vuan. Hani më shumë karrota, zarzavat me përmbajtje hekuri dhe do ua këthej vitalitetin okulist. ”

Zu të ngris zërin sa trembi dhe infermieren që doli nga pasperdja e këndit të kontrollit. “Zotëri, jeni mirë?” e pyeti ajo.

 “Nuk jam mirë nga veshët, e kuptuat!”

 “Epo, mirë ua tha doktori, miopatia është punë e doktorit të syve dhe ju shkoni ke ay”

Më zë paksa të ngritur ia tha “Nga veshët, nga veshët vuaj”

“E sa për veshkët, shkoni tek nefrologu se aty sherohen veshkët” 

I nervozuar deri në plasje, brofi në këmbë, doli shpejt duke përplasur derën dhe ua tha në të dalur “mos jeni gjë politikan …? ” dhe iku.

“E pe! Vuan nga miopatia ndaj nuk sheh se jam doktor i veshëve.”

“Ia shpieguat vërtetë bukur dhe i dhatë një diagnozë vërtetë të qëlluar” ia tha infermjerja.

Doktori kishte moshë por edhe specializimin kishte bërë aty ku për shkaqe fare diskrete, nuk dëgjon nga veshët.

11.05.09


Këshilla përkatëse dhe ilaçi efikas i neuropsikiatrit

Pas një kohe të mundimshme e zotëruar nga mendime memzi të përballueshme sa të mos shpërthejnë e të bëhen vepra, vendosa t’i shkoj neuropsikatrit. Eprorët kishin kuptuar e respektuar natyren e sëmundjeve neuropsikatrike, dhe ordinancat e kontrollit, kishin vendosur në përdhese. Në të hyrë, nga e majta dhoma e rezervuar për pacietët agresiv e të rreikshëm, kurse mu përballë ajo /dhe të tjera/ e neuropsikatrit.

Trokita tre here dhe pas dëgjimit ,,hyr” hyra. Në këmbë një trupbërë biond dhe tek cep ordinance një infermiere më e re.

,,Ulu këtu” tek më tregoj kurrigen e uljes.

U ula dhe menjëherë më pyeti ,, hajde! Ç’kemi?” dhe pasi në vija të shkurtëra i tregova për krajatat psiqike, për humbjen e interesimit të gjetem në mjedise të afërmish, ma drejtoj pyetjen ashtu ftohtë fare:

,,Po të vie të bësh vetëvrasje?”

Më habiti pyetja, por shpejtë morra veten dhe iu përgjigja:

 ,,Doktor, kjo pyetje e përgjigja, janë intime e unë nuk mund të përgjigjem në prezencë të infermieres”

,,Aa, po! Me të drejtë e ke!”

Më pas iu drejtua infermieres:

,,Moter këto janë gjëndjet intime prandaj, të lutem, na lë vetem!”

Dhe, ajo, xhentile e në buzëqeshje, doli.

,,Hë…?” më pyeti doktori.

,,Po!” ia thash: ,,Tre herë në ditë! Para buke!”

,,Aha…para vaktit të mengjesit? E po mire! Të përshkruaj drazheja ,,lexilium” por t’i pijsh para buke!”

Sikur më tha edhe veprova.

E ç’ndodhi?

Njohuritë brilante të doktorit, nuk shkuan huq! Falë tij, ajo mendja vetëtvrasëse nuk më dukej gjëkundi. Treti…!

Dhe një dite sa ta falënderoj për profesionizmin i shkova në ordinancë dhe me gjentilencë ia thash:

,,Doktor shumë flm! Ska më mendje vetëvrasëse! Shpëtim!”

E ai qeshi tek i besoj fjales time dhe në ndarje ma tha:

,,Kjo është detyrë imja dhe…shih…po t’u këthye hiri vetëvrases, këtu jam sa ta evitoj”

 

Tek këthehesha në shtëpi me një drejtëpeshim të tunduar dhe tek i shihja njerëzit si silueta të trishta, më ardhi në mendje:

,,Tani e kuptova ate që donim deri në vdekje: universitetin. Dituritë shkencore!. Se ç’prodhon ekspert kulmor!”

 

  Nusja që nuk mund të lindte

 

Kishte një vend e aty një fis që kishte nevojë për një trashigimtarë. Nevojë deri tek një alamim fare të dëgjueshëm! Dhe pas një rropatjeje të shumë personave të ndritur e me përvojë të fisit dhe tek kishin djalin për martesë, dhe pasi gjeten familjen në zë-aty bijen e sajë të bukur, morri një nuse që sikur ishte përhapur fjala, lëre se e bukur, por edhe e pjellëshme. Kjo-meqë e trajtonin shpëtim fisi- u duhej pamatshëm shumë . U dilte si nevojë imediate, sa nga dëshira e fisit për zgjërim e gëzim  poaqë e më shumë nga tradita e bindja se është tragjike të fikët fisi nga mungesa trashigimtarit 

Pasi e gjeten një person me autoritet mexhlisesh dhe gojëtarë, pra pasi gjeten një  mësit sikur e donte misioni, ai i rregulluar dhe me mustak burrash, vajti kurse ata të nuses, e priten me shumë respekt. Më pas tek përfundoj të njohtuarit dhe faza e bindjes dyanshe për cilësitë e bashkëshortëve të ardhëshëm, kryekuvendari në emër të familjes, ia dha përgjigjen e pritur dhe pasi zu të këthehet e i uruan rrugëtim të mbarë, ardhi tek fisi i tëri shend e në gëzime. E priten me duartrokitje, ovacione, përqafime  e urime dhe u krijua një disponim edhe gëzimi edhe shprese. Dajret, kënga e gostia, nuk përajten deri diten neser. 

Ardhi dhe dita e ardhjes së nuses. Në pajtim me nevojën që kishin, sapo hyri nusja në jeten e tyre, i bënin temena  i madh e i vogël, dhe që në fillim,  i siguronin të gjitha kushtet  e jeteses, për të cilat ia kishte lakmi secili. Fëmijët e thonin-vajzat adoleshente e në veçanti ato të rriturat për martesë:

” Do gjej burrin sa të kam një jetë si të hanëm nuses!” 

Nusja u zbukurua sa ska / se bënte jetë princëresh: grimi i shtrenjtë, ushqimi, veshëmbathja, pushimi, respekti, dashuria e pamatshme e burrit, e kryefisit.

 

Të gjitha!.


I sigurtë se do ndodhë e pritshmja, fisi nuk ia shikonte fytyren e bukur por barkun se aty kishte varë shpresen e vetë. E barku, tek bënin kujdes të skajshëm që të gjithë, rritej e rritej. I sigurtë se do lindët trashigimtari, fisi kishte bërë  dhe pajen për foshnjën: djepin princëror, lodrat, pajen foshnjore, dhomën e veçantë e tj. që shkonin me këto. 

Në kujdes ndaj nuses, peshën më të madhe e kishte ushqimi. Ajo tek hante ëmbëlsira, mish gjedhi e pule nga ferma, brumëra e çfarë jo, i rritej e rritej barku, aqë sa edhe fustani i gjerë i shtatzanisë,  zu ti bie i ngushtër.

Kryefisi gatitej  të celebronte evenimentin që kishte pritur me dhjetavite. Kishte bërë dhe skenarin për këte: mysafirët e shumtë, këngëtarët, dajret, ushqimi /kishte rritur tre-katër gjedhe, kishte blerë dhe kokoshka, e biba/, etj. 

Po nusja nuk lindte. Nuk lindte e barku ishte rritur sa për treneq. Kryefisi që mbulonte me kujdes e me të holla  rastin, i shqetësuar ngritte vetullat në shenjë habie. Po, i jipte vetit gajret se-sikur kishte dëgjuar, ka shtatzani të zgjatura. Se ka raste të jashtzakonshme dhe, ndoshta ky-për fatin e fisit- ishte i tillë. Dhe barku i nuses kur kishte mbërrijtur kufirin e patejkalueshëm, ndaloj së rrituri. Po nusja nuk lindte trashigimtarin e pritur. Mund të ndodhë diç kur më parë e ndodhur, që pas kalimit të kohes për lindje, për një kohë beba të bëjë jeten në barkun e nuses e pastaj ta lindë?- e mendonin nga dëshprimi. Po kjo, ishte një pritje e marrë e kushtëzuar nga meraku e nevoja për trashigimtarin. 

Kryefisi zu të dyshoj se barku i rritur i nuses nuk ishte nga shtatëzania por i  majmëruar nga tepria e të ushqyerit të nuses nga ushqimi kalorik. 

Më në fund, pas një procedimi të fakteve, pas thashethënave, pas marrjes së informacioneve nga personat kompetent, në dëshprim të të gjithëve, u kuptua se nusja ishte një shterpë që nuk do lindte kurrë dhe që këte e kishte dijtur nga e para ditë, por i pëlqenin tatlijat dhe ushqimi i  begatë i baqices së fisit.

Kryefisi i dëshpruar u gjet nën kritikë  për kumtin që kishte dhënë e i cili supozonte lindjen dhe kur e rrethuan, ua tha: Ç’më shikoni me hakrim: nuk jam i vetmi fajtor! Të gjithë e kishim nën vëshgim e asnjë nuk dyshonte në shtatëzani. Më në fund, nuk isha brënda barkut të saj që ta dij se nuk ka foshnjen e pritur në te por dhjamin.

Kurse, kur nga të gjitha anet që pritnin lindjen e trashigimtarit, me fjalë a me mimikë pritnin përgjigjen e nuses, ajo, nga çardaku i shtëpisë, me arrogancë iu drejtua të pranishmëve: asnjëherë askush nuk më pyeti nëse isha shterpë dhe nëse mund të lindi. Jam unë fajtore për mosdijtjen tuaj për gjërat më të përditshme! Jam unë fajtore që nuk dalloni barkun e majmërisë nga shtatzania? Jo, por provinienca dhe nevojat tuaja. Sapo të shihni një barkëmadhe, e merrni shtatzënë…

Ulën koken teksa në vete pranuan se kishin vështruar e konkluduar naivisht barkun e fryer për shtatzani dhe ashtu, të zhgënjyer fare, u këthyen nga kishin ardhur, kurse kryefisi kishte mbylluar veten  në shtëpi për kohë më të gjat si ndëshkim për mungesen e syçeltësisë.

28 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page