top of page

Minush Hoxha: I gjykuari



I gjykuari

Z. M., paksa në tension, lexonte shkrime për normalitetin dhe, kishte harruar kafenë të vendosur më parë në një anë të tavolinës.

I motivuar nga një realitet që gjetej furishëm në thumb jo vetëm mediatik, në çastin, nuk i jipej të shoh asgjë anash. Bile, nuk dëgjoj as zilen e telefonatës, sado zëshem që binte. Synonte që nëpërmjet atyre shkrimeve, të dilte tek arsyet e të qëndruarit të konceptit e pranimit të tij dhe nëse përkonte me normë sjelljeje.

Tashmë kishte mësuar etiologjinë e fjalës ,,normalitet” qoftë nga fjalorët evident qoftë nga analizat përkatëse të më shumë shkencave e autorëve dhe, tek vështronte jetën e përditshmërisë dhe tek i krahasonte më njohuritë që kishin dalur nga shumë eksplikime, ia dilte të përkufizonte normalitetin nga jonormaliteti në jetën e përditëshme.

Mirëpo, normaliteti që ishte ngritur në shkallë detyrimi i shkruar ose i vendosur në komunikime të përditëshme dhe, përmëtepër edhe i sanksionuar në dispozita-cilatdo e herë pa to por i detyrimshëm,  uniformonte sjelljen e njeriut, në një etapë zhvillimi të mendimit njerëzor tek synonte lirinë, të drejtat dhe sigurinë e njeriut, doli tek një mendim tjetër dhe-fare papritmas, gjeti në te ate shkakun e paimagjinueshëm më parë që ndrydhë njeriun dhe që i huq jetën në të cilën duhej të ishte i lumtur. Tej kësaj. gjeti dhe se tek u shndërrua në rutinë nga përsëritja pa kufi, ndodhin keqpërdorime të tillë sa, mu njeriun që i përgjigjej këllëfit të njeriut të normalitetit, pra njeriun normalitetit, ta vështroj me indiferencë dhe të mos i ofroj mbrojtje.

Kishte kohë që në atë hapsirë jete, masa e faktorizuar kishte një subjektivitet me mundsinë e të drejten të fiksuar në letra sa për të bërë ligjin. Mirëpo, përkundra kësaj, ajo, tek ngulçohej nga ngushti hapsire, kishte mësuar e ngritur mendimin se jeta të cilën e jetonte, nuk mjaftonte sa për një vete të dëshiruar. Ndaj, natyrë e tij i imponoj dhe i gufi synimi për ndërrime të ndjeshme. Pra, përvojë e hidhur e më pas zagushi e brendshme që shkaktone ajo, mbërrijten tek pika sa për të kaluar e gjetur veten në një rebeli që do i hidhte anash ato që rëndonin padurueshëm mbi veten e tij..

Dhe, kjo pakënaqësi që u shtri në  rebeli format e shprehjes e të se cilës ishin marrë nga histori e llojit të sajë, me ecjen e kohës, gjente armiqtë që trajtoheshin shkaktarë të asaj neverie dhe organizohej me përllogaritje të qëndrueshme se si të veprohet dhe me çfarë do i jipej fundi. Qëllimi, tashmë i studjuar nga personat dhe institucionet kompetente ishte përcaktuar, dhe ishte bërë publik në të gjitha format e mënyrat që shënonte koha. Në media, në biseda intime, në banga shkollore e universitare. Përmëtepër dhe në qarqe diplomatike të cilat e shfaqnin këte përmes një fjalori maskot sa për të mos irrituar opinionin e qarqet deri tek një reagim i padëshiruar.

Ajo ana që ndalte ecjen nga vete e çliruar, trajtohej e studjuar mirë dhe e cilësuar e rrezikshme për nesren e vetes e ndrydhëse të saj sot ndaj, trajtohej domosdo hedhja anash e sajë sa për të liruar hapsiren për shtrirjen e hirit të vetes e cila kishte të drejtën e shtrirjes nga të gjithë këndvështrimet.Juridik, historik, logjik!

Dhe ajo rebelia më parë e selitur dhe e studjuar nëse ishte koha për dalje në skenë dhe e cila pasoj pas fiaskos së një marrëveshjeje synim i së cilës ishte pikërisht  jeta në liri e vetes, ishte një strategji kokash të njohura të cilat lirinë e vetes e vendosen mu në themel të planit të rebelor dhe, tek i jipnin trajtën që do çonte nga liria, nuk shihej asnjë synim hileqar i atyre bashkëkoncipuesve të planit të rebelisë e as  të ndonjë scenaristi autorët të tij. Shihnin vetem urën nëpër të cilën do kalonin që të mbërrijten tek synimi i vetë.

Z.M. që tashmë kishte një pamje më të gjerë dhe një të kuptuar më të plotë për normalitetin dhe për at mendimin tjetër që mohon ate si trajtë në të cilën njeriu gjenë veten në plotërinë e natyrës së vetë, ndonëse njihte këto kundërshti dhe i jipte krah asaj që mohonte, konsideratat ndaj të afërmve dhe dyshimi se me bërjen të dijtur të qëndrimit të vetë do përkeqsonte gjendjen e tyre dhe se oportuniteti do qëllonte aqë sa vendin të cilin sikur ka ndodhur në histori me  të gjithë, e kishte ngritur në shkallë adhurimi, e tundonin dhe nuk dinte nga t’ia mbaj.

I përbetuar të jetë vetja, duhej të hidhte anash cilëndo konsideratë. Mirëpo, lidhja emotive me të tjerat ishte aqë e fuqishme sa, i zbehu veten dhe përbetimin ndaj vetes.

Si t’ia dal tej kësaj jopuqjeje të brendshme! Këtij konflikti brenda vetes! Një jetë e tërë e shkrirë për një mëvetësi dhe për bërjen jetë të dëshirës së Zotit: kujdesit të përjetëshëm ndaj të afërmve. Një jetë e tërë shkrirë në të përvetësuar të mënyrës si të duash tjetrin, si të duash vendin që të është dhënë dhe ata që bëjnë jetën aty, kurse, në mendje të hapët një pamje tjetër e njeriut, e vetes. Në mos kjo është antizot! Ka diç që nuk është dhënë nga Zoti!? Nëse po, cili?!

Z.M. ndjente një ngulçim shpirtëror dhe i dukej sikur do i sos fryma.

I këthehej vetes njësoj me pyetje, tashmë me cigare të ndezur tymin e së cilës e thithte me furi. Ta jetoj jetën sikur e dashten në mendjet e veta dijetarët e njohur apo  në një natyrshmëri cinike, pa ato infrastrukturat që gjeten veten të mbrojtura nga sisteme prej gjithëfarësh-ky këthim tek njeriu i parë e njëtrajtshmëri e paqëndrueshme, apo, të futem në evoluimin dhe t’i jap aqë sa më bëhet të jap. Kështu në kundërshtueshmëri dhe i limituar, nuk mund të prejë se cili i bënë veten më të lumtur...

Tek ndezi dhe një tjetër cigare dhe pasi bëri disa harqe ecjeje brenda dhomës, nxorri nga raft librash ,,Marrëzi jete të shkruara”, e vendosi mbi tavolinë mysarirësh dhe zu  të shfletoj e shikoj fotot aty.

,,Rebelia” ,,Liria!”, ,,privimi nga liria” ,,kanosja me vrasje”, ,,shfarosje-kush lirie” ,,denuncimi për tradhëti” ,,linçi publik i krimit”, ,,indiferenca ndaj synimit”, ,, zhbërje armiqësh”, ,,pasurimi klandestin i fitimtarëve” , ,,vrasja në errësirë e denunciatorëve antiliri”, ,, në gjurmë të një tjetri atdhe”, ,,nesre në pikëpyetje”,  ,,lirim nga floskul tiranie e gruas”, etj.

Nën peshen e këtyre frazave dhe pasi mbushi dhe një gotë vodke Smirnoff, pasi u ul, thirri një shokun më të ngushtë në viber dhe pasi ngriti ai receptorin, ia tha: ,,Përkujtoje ate të para disa ditëve! Nuk do ishte kurr jeta kështu kundërthënëse e magjike, të mos e bënte vdekja! E di...mos më ndërprej...s’dëgjoj mendimin tëndë! E them timin! Jam zhytur në një kaos mendjeje dhe nuk përcaktoj as ç’është liria e as të kundërtën! Tërat që i lexova dhe për të tërat që mendova, ma nxorren nga mendja: ishin vetëm çapitje nga shtytje  vdekjeje nëpërmjet derdelisjeve që kurrë nuk ia dolën të vërtetës! E di, ky realiteti ynë, kohë jona...s’është sikur e projektuam! Është sikur e dashtem...në brendi të vetes. Me vete të kënaqur me Ty të pakënaqur e e mbështollëm me fashën ,,liri” Por, e sigurte: jeta nuk do ndaloj dhe do na shpie tek vdekja. Ky ,,normaliteti” ynë. Spektri e piramida ndrydhëse institucionale! Gëzime...e...”

Z. M. harpoj vodkën dhe më, pastaj një tjetër e një tjetër dhe...ra për toke...

08.09.24

84 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page